Sëmundja e indit lidhës

Sëmundja e indit lidhës i referohet një grupi sëmundjesh që përfshijnë indin e pasur me proteina që i mbështet organ-et dhe pjesë të tjera të trupit. Shembuj të indit lidhës janë dhjami, kockat dhe kërc-et. Këto sëmundje shpesh prekin nyjet, muskujt dhe lëkurën, por ato po ashtu mund të prekin organe të tjerë si dhe sisteme organesh, duke përfshirë sytë, zemrën, mushkëritë, veshkat, traktin gastrointestinal dhe enët e gjakut.

Janë më shumë se 200 çrregullime që prekin indin lidhës, shkaqet dhe simptomat e tyre specifike ndryshojnë sipas llojeve të ndryshme.

Çrregullimet e trashëguara të indit lidhës

Disa sëmundje të indit lidhës, shpesh të quajtura çrregullime të trashëguara të indit lidhës, janë rezultat i ndryshimeve në disa gene. Shumë prej tyre janë fare të rralla. Më poshtë po japim disa nga më të zakonshmet:

Sindroma Ehlers-Danlos

Në të vërtetë një grup prej më shumë se 10 çrregullimesh, karakterizohen nga nyje tepër të ndjeshme, lëkurë e tendosur dhe rritje anormal-e e indit të mbresave. Simptomat mund të jenë nga më të butat deri tek ato sakatuese. Varësisht nga format specifike, simptomat mund të përfshijnë:

  • Një shpinë të lakuar;
  • Enë të dobëta të gjakut;
  • Mishra të dhëmbëve që rrjedhin gjak;
  • Probleme me mushkëritë, valvul-at e zemrës ose tretje-n.

Epidermolisisbullosa (EB)

Personat me këtë sëmundje kanë një lëkurë që është kaq e brishtë, saqë ajo shqyhet apo bëhet me flluska si rezultat i goditjeve më të vogla, apo edhe nga fërkimi me rrobat. Disa forma të EB mund të prekin sistemin tretës, atë të frymëmarrjes, muskujt ose fshikëzën e urinës. Shkaktuar nga defektet e disa proteinave në lëkurë, EB zakonisht është evidente në lindje.

Sindroma Marfan

Mosfunksionimi i veshkave

Fakte për mosfunksionimin e veshkave

  • Veshkat janë organ-et që ndihmojnë të filtrohen mbeturinat në gjak. Ato gjithashtu marrin pjesë në rregullimin e presionit të gjakut, balancës elektrolitike dhe prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut në trup.
  • Ekzistojnë shkaqe të shumta të mosfunksionimit të veshkave dhe trajtimi i sëmundjeve që e shkaktojnë këtë mund të jetë hapi i parë i korrigjimit të çrregullimit në veshka.
  • Disa nga shkaqet e mosfunksionimit të veshkave janë të mjekueshme dhe funksionimi i veshkave mund të kthehet në normalitet. Fatkeqësisht, mosfunksionimi i veshkave mund të jetë progresiv në situata të tjera dhe mund të jetë i pakthyeshëm.
  • Simptomat e mosfunksionimit të veshkave i detyrohen grumbullimit të mbeturinave në trup, gjë e cila mund të shkaktojë dobësi, frymëmarrje me hope, letargji, dhe konfuzion. Paaftësia për të eliminuar potasin nga gjaku mund të shkaktojë ritme jo normale të zemrës dhe vdekje të papritur. Fillimisht mund të mos ketë fare simptoma të mosfunksionimit të veshkave.
  • Diagnostikimi i mosfunksionimit të veshkave zakonisht bëhet me anë të testeve të gjakut, duke matur kreatininë-n, azotemi-në dhe shkallën e filtrim-it glomerul-ar.
  • Trajtimi i shkakut të mosfunksionimit të veshkave mund ta kthejë në normalitet funksionimin e tyre. Përpjekje për të kontrolluar presionin e gjakut dhe diabet-in gjatë gjithë kohës mund të jenë mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjen kronike të veshkave dhe progresin e saj deri në mosfunksionim të veshkave.
  • Në qoftë se veshkat arrijnë të mos funksionojnë fare, të vetmet alternativa në dispozicion janë dializa dhe transplantim-i.

 Çfarë janë veshkat?

Veshkat luajnë një rol të rëndësishëm në funksionet e trupit të njeriut, jo vetëm duke filtruar gjaku-n dhe duke hequr qafe produktet e mbetura, por po ashtu edhe duke balancuar nivelet e elektrolite-ve në gjak, duke kontrolluar presionin e gjakut dhe duke stimul-uar prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Po vijojmë me këshilla dhe informacione në lidhje me ngërçet muskulare (vazhdim)

Po vazhdojmë t’ju tregojmë këshilla dhe informacione në lidhje me ngërçet muskulare.

Si mund të parandalohen ngërçet muskulare?

Ndërkohë që përjetoni ngërç në qetësi: Ngërçet e natës dhe ngërçet e tjera kur trupi është në qetësi, shpesh mund të parandalohen me ushtrime të rregullta tendosjeje (ajo që quhet streching në termat stërvitorë), sidomos nëse bëhen para se të flini.

Madje dhe manovrat e thjeshta të tendosjes së pulpës (përshkruar në paragrafin e parë të pjesës për trajtimin), nëse mbahen për 10-15 sekonda dhe përsëriten dy ose tri herë para se të shkoni në shtrat, mund të jenë një ndihmesë e madhe, për parandalimin e ngërçeve të natës. Manovra mund të përsëritet sa herë që ngriheni për të shkuar në banjë gjatë natës, si dhe një ose dy herë gjatë ditës.

Nëse ngërçet e natës në këmbë janë të rënda dhe të përsëritura, ju mund të përdorni një platformë për këmbët (një copë dërrase apo materieli tjetër) për të simuluar ecjen edhe kur jeni shtrirë. Ky veprim mund të parandalojë pozicionimin e papërshtatshëm të këmbëve gjatë gjumit. Pyesni mjekun në lidhje me këtë recetë.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i parandalimit të ngërçeve të natës është marrja në sasi të mjaftueshme e mjaftueshme të kalcium-it dhe magnezit. Nivelet e këtyre mineraleve në gjak mund të mos jenë mjaftueshëm të ndjeshme, për të pasqyruar saktësisht se çfarë po ndodh në sipërfaqet e indit, ku ndodh hiperaktiviteti i nervit.

Marrja  e të paktën 1 gram kalciumi në ditë është e arsyeshme dhe sasia prej 1.5 gramësh mund të jetë e përshtatshme, sidomos për gratë që vuajnë nga sëmundja e osteoporozës, ose që janë në rrezik për t’u prekur nga ajo. Një dozë shtesë kalciumi në kohën para gjumit, mund të ndihmojë në parandalimin e ngërçeve.