gjalpi-kiki

Alergji-a ndaj kikirikëve është alergjia më e zakonshme dhe serioze tek fëmijët. Rreth 3 në çdo 100 fëmijë parashkollorë janë alergjikë ndaj kikirikëve. Për arsye që janë kryesisht të panjohura, duket se prevalenca (prevalencë) e alergjisë së kikirikëve është në rritje në vendet e zhvilluara.

Në shumicën e njerëzve, alergjia ndaj kikirikëve zhvillohet në fëmijëri dhe vazhdon gjatë gjithë jetës, por në rreth 20% të rasteve, alergjia zgjidhet në moshë të rritur. Fëmijët të cilët zhvillojnë anafilaksi (një reagim alergjik i papritur dhe i rëndë) në ekspozimin ndaj kikirikëve kanë më pak të ngjarë të rriten jashtë saj.

Simptomat

Lloji më i zakonshëm i reaksionit alergjik të fëmijëve të ekspozuar ndaj kikirikëve është kosherja, ose vetëm rreth gojës ose që përhapet mbi tërë trupin. Reagimet të tjera të zakonshme përfshijnë dhimbje barku, të vjella dhe diarre.

Shumë rrallë, fëmijët mund të zhvillojnë anafilaksi si rezultat i ekspozimit ndaj kikirikëve. Anafilaksi është një gjendje jetëkërcënuese që zakonisht përfshin vështirësi të papritura në frymëmarrje, ënjtje të gjuhës, dhe një rënie të presionit të gjakut që mund të çojë në kolaps dhe humbje të vetëdijes.

Fatmirësisht reagimet “jetëkërcënuese” të alergjisë së kikirikëvë janë të rralla.

Diagnoza

Për të diagnostikuar alergjinë ndaj kikirikut, doktori juaj do t’ju pyesë rreth simptomave të fëmijës suaj dhe të kërkojë për të kryer një test të shpimit të lëkurës. Mund të kërkohet gjithashtu edhe një test gjaku, edhe pse analizat e gjakut janë përdorur zakonisht më pak ditët e sotme për diagnostikimin e alergjisë ndaj kikirikut.

Është e rëndësishme të përcaktohet se jo çdo njeri që rezulton pozitiv ndaj alergji-së së kikirikut nga një çpim i lëkurës ose një analize të gjakut mund të zhvillojë një reaksion nga të ngrënit e kikirikëve, prandaj është e nevojshme për diagnozën një histori simptomash.

Insomnia dhe presioni i lartë i gjakut: Lidhja ndërmjet tyre

Njerëzit që kanë insomnia kronike (të vazhdueshme), me kohëzgjatje të shkurtra të gjumit mund të kenë rritje të konsiderueshme të hipertension-it (presionit të lartë gjaku), konfirmohet në bazë të kërkimeve të reja.

Një studim amerikan i 1741 të rriturve zbuloi se ato që kishin insomnia për më shumë se një vit e kishin 2.4 herë më shumë rrezikun e zhvillimit të hipertensionit, krahasuar me ato që bënin gjumë normal. Megjithatë, rreziku u 5 fishua ndërmjet njerëzve me pagjumësi dhe me një kohëzgjatje mesatare gjumi prej më pak se 5 orë.

Të gjithë njerëzit në studim iu nënshtruan vetëraportimit të sondazheve të gjumit dhe i kishin të regjistruara matjet e presionit mesatar të gjakut. Lidhja ndërmjet pagjumësisë dhe presionit të lartë të gjakut mbeti e pavarur nga mosha, seksi, indeksi i masës trupore BMI (Body Mass Index), diabet-i, pirja e duhanit, përdorimi i alkool-it, depresion-i dhe çrregullimi i frymëmarrjes gjatë gjumit.

Profesori Stefan Harrap, president i Këshillit të Kërkimeve në Australi, tha se rezultatet në mënyrë të qartë lidhnin insomnian dhe kohëzgjatjen e gjumit me rrezikun e hipertensionit.

Profesori sugjeroi gjithashtu se mjekët duhet të pyesin pacientët rreth gjumit të tyre gjatë kontrolleve të presionit të gjakut. Nëse mund të rregulloni problemet e gjumit, kjo mund të sjellë një efekt pozitiv mbi presionin e gjakut, tha ai.

Udhëheqës për ushqyerjen e të voglit tuaj sipas moshës së tij

Mosha: 12 deri 24 muaj

Shenja që është gati

Mund të fillojë të përdorë një lugë (megjithëse mjeshtëria do të dojë edhe pak kohë).

Me çfarë duhet ushqyer?

Në listën e ushqimeve që tani mund të konsumojë fëmija juaj është:

  • Qumështi;
  • Bulmetra të tjerë (djathë të butë të pasterizuar, kos me yndyrë dhe djathë fshati);
  • Të njëjtin ushqim si edhe pjesa tjetër e familjes (të shtypur ose të grirë në copa sa një kafshatë);
  • Drithëra të pasuruara me hekur (tërshërë, elb, grurë, përzierje drithërash);
  • Drithëra të tjera (grurë integral, bukë, makarona, oriz);
  • Fruta (pjepër, kajsi, qitro);
  • Perime: brokoli, lulelakër, të gatuara sa të zbuten;
  • Proteina (vezë, mish ose pulë, peshk pa hala, fasule);
  • Lëng limoni dhe lëngje të tjera;
  • Mjaltë.

Sasia ditore:

  • 2 filxhanë bulmetra (1 filxhan qumësht ose kos, 1 filxhan djathë).
  • 100 gram drithëra, gjysma drithëra integrale, (1/3 filxhan drithëra të ftohta, ¼ filxhani oriz ose makarona, 1 fetë bukë).
  • 1 filxhan fruta (të freskëta, të ngrira dhe/ose lëng 100%). Jepini përparësi frutave ndaj lëngjeve të tyre.
  • 1 filxhan perime (jepjani perimet të prera në copa të vogla dhe të gatuara që të parandaloni asfiksi-në).
  • Rreth 60 gram proteina (30 gram = një fetë mish për sanduiç, rreth 1/3 e një gjoksi pule, 1//4 e konservës me peshk ton, ¼ filxhan fasule të thata ose 1 vezë).

Udhëzime për ushqyerjen

Ekspert-ët zakonisht thonë që nuk duhet t’u jepni fëmijëve të vegjël vezë, peshk sepse atyre mund t’u krijohet një alergji ndaj këtyre ushqimeve. Por studimet më të fundit nga Akademia Amerikane e Pediatri-së kanë gjetur se nuk ka prova që foshnjave u krijohet alergji nga ushqimi qysh herët me këto ushqime. Megjithatë, disa mjekë rekomandojnë të bëhet kujdes kur vjen puna për të futur ushqime të reja. Në qoftë se ju keni merak që fëmija juaj mund të ketë alergji ndaj disa ushqimeve, jepjani ato një e nga një dhe shihni për ndonjë reaksion alergjik.

Asfiksimi është ende një rrezik nga i cili duhet ta ruani fëmijën tuaj. Pra, mësoni më shumë se prej cilave ushqime duhet ta ruani atë.

Mosha: 24 deri 36 muaj

Shenja që është gati

Sheqernat e shtuara në dietë: Të lidhura me vdekjet nga sëmundjet e zemrës

Konsumimi i tepërt i sheqernave mund të rrisë rrezikun e vdekjes nga një sëmundje e zemrës; një zbulim ky që ka bërë të vërshojnë telefonatat drejt qeverive kanadeze dhe amerikane, duke iu kërkuar të vendosin një kufi për sheqernat në dietat e ndryshme.

Për një të rritur, konsumimi i 2000 kalorive në ditë (që do të thotë të pish një pije me gaz në ditë), do ta kalonte nivelin e dhënë nga një studim i fundit amerikan, në lidhje me rritjen e rrezikut për sëmundjet kardiovaskular-e. Autori kryesor i studimit si dhe kryetari dhe themeluesi i Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Atlanta, Quanche Yang, shpjegon se përqindja shtesë e kalorive nga sheqeri i tepërt e rrit rrezikun e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës.

Shkencëtarët analizuan vëzhgimet kombëtare mbi shëndetin dhe dietat nga 1988 deri në 2012 të më shumë se 30000 amerikanëve me moshë mesatare 44 vjeç. Ata vunë re se risku fatal për zemrën rritej në momentin që konsumi i sheqerit të shtuar kalonte 15% të kalorive të marra në total.

Laura Schmidt, një specialiste e programeve shëndetësore në Universitetin e San Franaciskos në Kaliforni (e cila ka shtuar dhe një koment mbi studimin në fjalë), thotë se sheqeri i tepërt jo vetëm na shëndosh por dhe na sëmur.

Më parë sheqeri i përdorur në ushqimet e përpunuara (ëmbëlsira, pije me sheqer etj), ka qenë i lidhur vetëm me risqet për sëmundjet jo fatale të zemrës dhe obezitet-in. Natyrisht këtu nuk përfshihet sheqeri që gjendet tek frutat.

Michael Moss, një gazetar në Nju Jork, shton se sheqeri është mjaft i rëndësishëm për industrinë miliona dollarëshe të ushqimeve të përpunuara.

Dëshira për ushqime e projektuar nga industria

” Industria e ushqimeve është një lob shumë i fuqishëm”, shton Moss. “Kjo është tepër frustruese për konsumatorët, sidomos kur në etiketat e mallrave, vendi  në krah të treguesit të sheqerit është bosh. Nuk ka një tregues nga qeveria që të thotë sa është sasia e sheqerit që duhet të konsumojmë në ditë”.

Rreziku i fibracionit (dridhjeve) atriale zhvillohet në familje

Njerëzit me ndonjë të afërm të shkallës së parë (p.sh. prind ose vëlla apo motër) me fibracion atrial kanë një rrezik të lartë dhe të konsiderueshëm ndaj zhvillimit të kësaj gjendjeje, që është e pavarur nga faktorët tradicionalë të rrezikut, thonë ekspert-ët.

Fibracioni atrial është një çrregullim i zakonshëm i ritmit të zemrës (aritmi) ku sinjalet elektrike që kontrollojnë rrahjet e zemrës janë të parregullta. Këto sinjale shkaktojnë që dhomat e sipërme të zemrës të rrahin në mënyrë kaotike dhe shumë shpejt, duke rezultuar në një normë të parregullt dhe të shpejtë të zemrës.

Rezultatet nga një studim i 4421 njerëzve tregoi se ato që nuk kishin simptoma të fibracionit atrial, por që kishin një të afërm me këtë sëmundje kishin një rritje rreziku prej 40% ndaj zhvillimit të fibracionit atrial, raportuan kërkuesit.

Rritja e rrezikut nuk ndikohej nga faktorë të tillë si mosha, gjinia dhe masa trupore BMI (Body Mass Index= Indeksi i masës trupore), presioni i gjaku-t, trajtimet për presionin e lartë të gjakut dhe atakut të zemrës ose të paturit e një prej 4 gjeneve të zakonshme të lidhur me fibracionin atrial.

Të paturit e një vëllai ose motre me fibracionin atrial, ishte e njëjtë me rrezikun e të ekzistuarit të fibracionit atrial tek mamaja.

Fibracionet atriale të parakohshme (përpara moshës 65 vjeçare) tek një pjesëtar familjeje, ishte gjithashtu e lidhur me një rrezik rritjeje të tyre, përtej faktorëve tradicionalë të rrezikut.

7 shenja që fëmija juaj i moshës para shkollore ju do

Sillet keq. Ju ktheheni për të biseduar me një shoqe në fushën e lojës dhe fëmija juaj i moshës para shkollore fillon të rrëmbejë lodra dhe të hedhë rërën lart. Në qoftë se i mungon vëmendja juaj pozitive do të kërkojë të marrë të paktën vëmendjen negative nga ju.

Ju jeni modeli i tij. Ashtu si edhe më parë kur ishte më i vogël, fëmija juaj kërkon të kopjojë saktësisht atë që ju bëni, por ky modelim është bërë më i avancuar. Ju do ta shikoni atë të “bëjë një telefonatë të rëndësishme” apo të godasë fort mbi tastierën e kompjuterit, apo edhe të mallkojë duke ngarë makinën e tij lodër. Për fëmijën tuaj ju jeni një yll roku.

Bën deklarata verbal-e dashurie. Më në fund! Në moshën 3 apo 4 vjeçare shumë fëmijë fillojnë ta shprehin dashurinë e tyre me fjalë. Ju mund të dëgjoni “Të dua shumë mami”, apo “lëkura jote është e butë” apo edhe “dua të martohem me ty dhe të jemi bashkë përgjithmonë”. Të gjitha kanë të njëjtin kuptim.

Ju qetëson juve. Fëmija juaj i moshës para shkollore mund t’ju befasojë. Ju ofron çarçafin e tij të veçantë kur ju sheh të përloteni ose ju jep një të puthur kur sheh që jeni plagosur me diçka. Ai e ka parë se si e keni trajtuar ju kur është vrarë apo është mërzitur. Ju jeni bota e fëmijës tuaj dhe ai nuk pëlqen që kjo botë të prishet, kështu që mundohet t’i verë gjërat në vendin e tyre. Njëkohësisht kjo është edhe shprehje e dashurisë së tij për ju.

Përpiqet t’ju plagosë me fjalë. Dashuria nuk duhet të plagosë, por kur vjen puna tek fëmijët tanë, ndonjëherë edhe plagos. Në qoftë se ju e zhgënjeni fëmijën tuaj të moshës para shkollore ndonjëherë apo e plagosni në ndjenjë ai do të shajë si edhe juve. Kjo nuk është e këndshme ta dëgjoni, por në të vërtetë është më shumë një provë se sa kujdeset fëmija juaj për ju. Ju keni për të rëndësi më shumë se kushdo tjetër që ta zemëroni, prandaj ai ua kthen me të njëjtën monedhë.

Shtatzënia pas moshës 35 vjeç

Siç e thotë proverbi: Mosha nuk është gjë tjetër veç një numër. Por kur vjen puna për të mbetur shtatzënë dhe për të pasur një shtatzëni të shëndetshme, mosha ka të bëjë shumë. Kini besim, shumica e  grave të shëndetshme të cilat mbeten shtatzënë pas moshës 35 vjeç e madje edhe afër të 40-tave kanë fëmijë të shëndetshëm. Por kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të mendoni për hapat e mençura që mund të ndërmerrni për të maksimizuar shëndetin tuaj dhe të foshnjës gjatë shtatzënisë.

Si mund t’i rris shanset e mia për të pasur një foshnjë të shëndetshme?

Kujdesuni që herët dhe rregullisht para lindjes

Javët e para të shtatzënisë tuaj janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e foshnjës. Kujdesi që herët dhe i rregullt para lindjes mund t’i rrisë shanset tuaja për të pasur një shtatzëni të parrezikshme dhe një foshnjë të shëndetshëm. Kujdesi i para lindjes përfshin monitorime, ekzaminime të rregullta dhe edukimin për lindjen e fëmijëve, si edhe këshillim e mbështetje.

Gjithashtu kujdesi i paralindjes ndihmon për të siguruar një mbrojtje suplementare për gratë mbi 35 vjeç. Ai e lejon mjekun tuaj t’i dalë përpara problemeve shëndetësore që janë më të zakonshme për gratë që janë më në moshë kur janë shtatzënë. P.sh. mosha juaj mund të rrisë riskun për diabet dhe preklampsi, një sëmundje që shkakton presion të rritur të gjakut krahas proteinave në urinë. Gjatë vizitave të paralindjes mjeku do të kontrollojë presionin tuaj të gjakut, do të analizojë urinën për proteina dhe sheqer si dhe nivelet e glukozë-s në gjak. Në këtë mënyrë, çdo lloj problemesh potenciale mund të kapen e të trajtohen që herët.

Merrni në konsideratë testimet fakultative për gratë mbi 35 vjeç

Mjeku juaj mund t’ju ofrojë teste të veçanta të paralindjes që janë të zbatueshme në mënyrë të veçantë për nënat në moshë. Ato ndihmojnë të përcaktohet rreziku i një foshnje me defekt në lindje. Pyeteni mjekun tuaj për këto teste në mënyrë që të mund të mësoni rreziqet dhe dobitë dhe të vendosni çfarë është e duhur për ju.

Merrni vitamina të paralindjes

Neuroza : Prezantim

Termi neurozë përfshin një larmi çrregullimesh shumë të zakonshme të shëndetit mendor. Neuroza në të vërtetë është një diagnozë e prapambetur që nuk përdoret më në mjekësi. Çrregullimet që dikur klasifikoheshin si një neurozë, tani kategorizohen më me saktësi si çrregullime neurotike.

Çrregullimet që konsiderohen neurozë ose çrregullim neurotik përfshijnë çrregullimin e stresit pas traumave, çrregullime somatike, ankthi, paniku, fobia, çrregullimi i shkëputjes, çrregullimi obsesiv detyrues dhe çrregullimi i përshtatjes.

Çrregullimet që konsiderohen neurozë ose çrregullim neurotik përfshijnë një larmi të gjerë simptomash ose manifestimesh emocionale e fizike. Ankthi dhe frika janë simptoma të zakonshme për shumë çrregullime që konsiderohen neuroza apo çrregullime neurotike. Personat me çrregullime që konsiderohen neuroza ose çrregullime neurotike nuk kanë iluzione apo halucinacion-e që janë simptoma të çrregullimeve psikotike. Megjithatë çrregullimet që konsiderohen neuroza ose çrregullime neurotike mund të ndikojnë negativisht aftësinë e një personi të funksionojë me efektshmëri në aktivitetet e jetës së përditshme, si vajtja në punë apo në shkollë, kujdesi për familjen dhe kujdesi për nevojat bazë.

Diagnostikimi i çrregullimeve që konsiderohen neuroza apo çrregullime neurotike fillon me marrjen e historisë së plotë mjekësore duke përfshirë simptomat dhe përfundimi i një ekzaminimi të plotë fizik dhe i shëndetit mendor. Gjithashtu mund të bëhen testime për t’u siguruar që simptomat nuk janë të lidhura me sëmundje të tjera, si hipertiroidizëm ose prolaps i valvul-ës mitrale, të cilat të dyja kanë simptoma që mund të japin rezultat ankthin. Vlerësimi nga ana e një psikiatri shpesh është i domosdoshëm për të ndihmuar në diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve që konsiderohen neuroza ose çrregullime neurotike.

Mosha dhe pjelloria: Mbetja shtatzënë në të njëzetat

Koha është në anën tuaj në qoftë se po përpiqeni të mbeteni shtatzënë në të njëzetat tuaja, edhe biologjia po ashtu. Trupi juaj është i përgatitur plotësisht për shtatzëninë dhe ka të ngjarë do të jetë ende në qoftë se ju vendosni të shtoheni.

E thënë kjo, shtatzënia në çfarëdo moshe vjen me avantazhe dhe dizavantazhe të dallueshme. Ne jemi lidhur me specialistë të pjellorisë, konsulentët financiarë dhe edukatorët e marrëdhënieve dhe nëna rreth të njëzetave për të marrë një tablo realiste të asaj se çfarë do të thotë të keni një fëmijë në të njëzetat tuaja.

Pro-të

Nga një perspektivë rreptësisht biologjike, të njëzetat janë dhjetëvjeçari më i mirë për ngjizjen dhe për mbajtjen e një foshnje. Ekspertët thonë se pjellshmëria mesatare e gruas arrin kulmin kur ajo është në moshën 24 vjeç.

Ashtu si çdo grua, ju jeni lindur me të gjitha vezët që do të keni gjatë jetës tuaj: rreth 1 milion në lindje. Në kohën që arrini pubertet-in, vezët tuaja numërohen rreth 300 000, por vetëm 300 prej tyre çlirohen nga vezoret gjatë viteve tuaja të riprodhimit.

Ndërsa moshoheni, vezoret tuaja plaken së bashku me pjesën tjetër të trupit tuaj dhe vezët tuaja bëhen më pak të shëndetshme. Për këtë arsye, vezët e grave më të reja kanë më pak të ngjarë se ato të grave më të moshuara  që të kenë anomali gjenetike, të cilat japin si rezultat sindroma Down dhe defekte të tjera në lindje.

Risku i abort-eve po ashtu është shumë më i ulët. Risku është rreth 10% për gratë në të njëzetat e tyre, 20% për gratë në mes apo në fund të tridhjetave dhe rreth 35% për gratë në fillimin e të dyzetave.

Në të njëzetat, ju keni më pak të ngjarë që të keni probleme të tjera gjinekologji-ke si fibroid-e dhe endometriozë, të cilat shpesh përparojnë dhe me kalimin e kohës bëhen shumë problem.

Vetë shtatzënia është zakonisht më e lehtë fizikisht për gratë në të njëzetat, sepse ato janë me një risk më të ulët për ndërlikime shëndetësore si presioni i lartë i gjaku-t dhe diabet-i.

Vezët, pjelloria dhe mosha: Si funksionojnë?

Pjelloria bie natyrshëm me rritjen e moshës së gruas, por rënia ka pak të bëjë me plakjen që ndodh në kocka, lëkurë dhe pjesën më të madhe të organ-eve të trupit. Është mosha dhe cilësia e vezëve të një gruaje arsyeja primare për rënien e pjellorisë me plakjen e gruas. Ja sepse gratë në të pesëdhjetat e madje edhe në të gjashtëdhjetat kanë qenë në gjendje të mbeten shtatzënë duke përdorur vezët e dhuruara nga një grua më e re.

Ju ndoshta keni dëgjuar që vajzat lindin me një pasuri të tërë vezësh-ose para vezësh- tashmë brenda vezoreve të tyre. Kjo do të thotë që vezët e një gruaje janë gjithmonë në moshën që është dhe gruaja. Këto një milion deri në dy milionë vezë në pritje quhen oocite primare. Ato në të vërtetë ende nuk janë vezë, por janë mbështjellë në një fshikëz mbrojtëse, në folikulë dhe ruhen në një lloj gjumi, duke pritur për hormonet e pubertet-it që t’i zgjojnë. Me kalimin e kohës, oocitet vdesin vazhdimisht. Në kohën që vajza arrin pubertetin kanë mbetur vetëm 300 000 deri në 500 000. Pjesa tjetër janë shpërbërë dhe absorbuar nga trupi në një proces natyror të quajtur atresia.

Ndarja e vezëve

Shumica e qelizave në trup përmbajnë dy kopje të strukturave të quajtura kromozome. Kromozomet përmbajnë ADN-në tonë, informacionin tonë gjenetik. Qeniet njerëzore kanë 23 çifte kromozomesh të ndryshëm, domethënë 46 kromozome në secilën qelizë. Kur një oocit primar ndahet, çdo pjesë ka vetëm një kromozom. Pasi oociti i nënshtrohet kësaj ndarje, quhet vezë. Qelizat e spermës po ashtu kanë vetëm një kopje të secilit kromozom, 23 në total. Kjo siguron që kur veza dhe sperma takohen dhe shkrihen me njëra tjetrën, veza e fekonduar që vjen si rezultat, që së shpejti do të bëhet embrion, do të ketë dy kopje të secilit nga kromozomet në çdo qelizë.