Çfarë duhet bërë lidhur me mungesën e pjellorisë sekondare?

Në qoftë se po përjetoni mungesën e pjellorisë sekondar-e, domethënë vështirësi për të mbetur shtatzënë me një fëmijë të dytë (apo të tretë), ja se çfarë këshillon ekspert-i:

Vizitohuni tek mjeku

Lloji i mjekut tek i cili vizitoheni, një obstetër gjinekolog apo një endokrinolog për riprodhimin, i cili specializohet për mungesën e pjellorisë, varet nga mosha juaj dhe sa kohë ju është dashur për të mbetur shtatzënë herën e parë. Sigurohuni që të mos humbni kohën me një mjek që nuk e merr problemin seriozisht. Disa obstetër gjinekologë kanë interes për pjellorinë, por në qoftë se një grua e ndjen se nuk po e dëgjojnë, atëherë ajo duhet të kërkojë menjëherë të vizitohet tek një endokrinolog i riprodhimit.

Mos prisni shumë gjatë

Sa më e vjetër të jeni aq më e vështirë është të mbeteni shtatzënë, pra vizitohuni sa më parë tek mjeku. Në qoftë se ju është dashur shumë kohë për të mbetur shtatzënë herën e parë, ju nuk duhet të prisni më shumë se disa muaj për t’u vizituar dhe në qoftë se jeni mbi 35 vjeç, jo më shumë se gjashtë muaj.

Siguroni mbështetje

Mos pjelloria sekondare mund të shkaktojë shqetësime të mëdha emocionale. Në qoftë se ndjeni se nuk ia dilni dot mbanë, bashkojuni një grupi mbështetës të mos pjellorisë. Në qoftë se nuk mundeni të gjeni një grup ku të mbështeteni, përpiquni të gjeni të paktën një person që është në të njëjtin hall me ju dhe bisedoni me të. Në qoftë se në dhomën e pritjes së mjekut shihni ndonjë grua me një fëmijë të vogël, atëherë bisedoni me të.

Edukoni njerëzit rreth jush

Shumica e njerëzve as që e dinë çfarë është mos pjelloria sekondare. Përveçse kur ju u tregoni atyre çfarë është ajo dhe si ata mund t’ju ndihmojnë, ata ka të ngjarë që t’ju zhgënjejnë. Bëni çfarë mundeni që të edukoni mjekun tuaj dhe njerëzit përreth jush lidhur me këtë ndjesi të humbjes. Kjo mund t’u ndihmojë të krijoni një rrjet mbështetës që do t’ju ndihmojë t’ia dilni mbanë.

Kujdesuni për veten

Përgatitja e foshnjës tuaj për një vëlla ose motër

[ssba_hide]

Ndihmojeni fëmijën tuaj të përgatitet për një vëlla apo motër të re

Përsëri shtatzënë? Meqenëse ju keni qenë një herë, ndoshta jeni familjare me protokollin e përgatitjes për një foshnjë. Përveç faktit që kësaj here, është edhe dikush tjetër që do të duhet ta përgatisni, fëmija juaj më i madh. Ja se çfarë duhet mbajtur mend dhe çfarë tashmë mund të mbani mend, ndërsa afrohet dita e madhe.

Me një foshnjë tjetër rrugës, ju ndoshta jeni e emocionuar, tronditur dhe paksa (në fakt jo pak) nervoze. Dhe keni arsye, shtimi i familjes tuaj nga tre në katër (ose më shumë) patjetër që paraqet sfidat e veta. Sigurisht që ju i zotëroni tashmë ato që duhen për kujdesin ndaj një fëmije (ju mund t’ia ndërroni pelenat, ta ushqeni, ta qetësoni ) dhe tashmë nuk jeni fillestare dhe nuk keni merak se mos e rrëzoni foshnjën. Por të kujdeseni në të njëjtën kohë për dy foshnja? Të ndani barabar dashurinë tuaj? Të gjeni kohën për t’i bërë të gjithë këto? Kjo është një histori tjetër fare.

Çfarë ju mban zgjuar në këtë kohë netëve (përveç nevojës për të urinuar)? Ju me siguri pyesni veten se si dhe kur t’ia jepni lajmin vogëlushit tuaj (dhe si do t’u përgjigjeni pyetjeve të tij të tipit “Si është futur foshnja në barkun tuaj?”, “Si do të dalë prej andej?”) dhe si do ta përgatisni për javët e para me vëllanë apo motrën e tij/saj.