Kur duhet të thërrisni mjekun për foshnjën tuaj?

Është normale që prindërit e rinj të shqetësohen për shëndetin e foshnjës së tyre. Edhe në qoftë se ju mund ta shihni se i porsalinduri juaj (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) është i fortë dhe energjik, foshnjat janë të vegjël dhe të cenueshëm dhe kanë nevojë për mbrojtjen tonë. Por si do ta dini ju që ndonjë gjë nuk shkon vërtet mirë?

Ju e njihni foshnjën tuaj më mirë se kushdo, kështu që besojuni instinkteve tuaja dhe i telefononi mjekut në qoftë se ndjeni se diçka nuk është në rregull. Disa gjëra kryesore për t’i pasur kujdes.

Temperamenti

Nëse foshnja juaj është si zakonisht i gjallë, i kënaqur dhe e merr mirë ushqimin, ai ndoshta nuk është i sëmurë seriozisht. Një foshnjë me hundë që i kullojnë dhe me një buzëqeshje në fytyrë, ka gjasa të mos jetë dhe aq sëmurë, sa një foshnjë me hundë që kullojnë dhe është i përgjumur.

E qara e pazakonshme

Nëse foshnja juaj fillon papritmas të qajë më shumë se zakonisht dhe ju nuk mund ta qetësoni me mënyrat tuaja të zakonshme, ose në qoftë se e qara e saj është e dobët ose jashtëzakonisht e mprehtë, ajo mund të jetë seriozisht e sëmurë. Edhe e kundërta është e vërtetë: nëse foshnja juaj duket e pakënaqur dhe nuk qan por është jashtëzakonisht pasive dhe e vështirë për ta zgjuar, telefonojini mjekut tuaj.

Oreksi

Se sa e uritur është foshnja juaj, kjo ndryshon nga dita në ditë. Në qoftë se është e uritur do ta kërkojë ushqimin energjikisht. Një foshnjë që largohet lehtë nga gjiri apo nuk është e interesuar të pastrohet, ndërrohet dhe ushqehet ka gjasa të jetë e sëmurë. Gjithashtu, në qoftë se vini re që ajo e nxjerr ushqimin më shumë se zakonisht apo ajo që nxjerr është në ngjyrë të gjelbër, atëherë telefonojini mjekut.

Jashtëqitja e parregullt

Kur një e ftohur bëhet infeksion i sinuseve ?

Nuk ju ka ndodhur të merrni ndonjë infeksion të sinus-eve pas një të ftohure të keqe? Ai quhet sinusit. Pas një të ftohure ju jeni në një rrezik më të madh që të merrni një infeksion të sinuseve sepse e ftohura shkakton inflamacion dhe ënjtje të sinuseve.

Çfarë është një e ftohur e zakonshme?

E ftohura e zakonshme është një infeksion i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes që shkaktohet zakonisht nga një virus i cili infekton hundën dhe fytin.

Simptomat e zakonshme të ftohjes përfshijnë zënien e hundëve, hundë që rrjedhin, rrjedhje të pas hundës që është pikim i lëngut të hundëve në fyt, dhimbje të kokës dhe lodhje. Kolla dhe pak temperaturë gjithashtu mund të shoqërojnë këto simptoma.

Simptomat e ftohjes zakonisht shfaqen, kulmojnë dhe zhduken ngadalë. Nuk është i nevojshëm ndonjë trajtim për të ftohurën, por disa medikamente mund t’i lehtësojnë simptomat. P.sh. liruesit e hundëve mund të pakësojnë rrjedhjen dhe pastrojnë kanalet e hundës. Edhe qetësuesit e dhimbjeve mund të lehtësojnë ethet dhe dhimbjen e kokës. Medikamentet për kollën mund të ndihmojnë edhe ato. E ftohura zakonisht mund të zgjasë nga disa ditë deri në rreth një javë apo më shumë.

Në disa raste, ftohja mund të shkaktojë ënjtjen e sinuseve, duke penguar daljen e mukozës. Kjo mund të çojë në një infeksion të sinuseve. Në qoftë se keni dhimbje të sinuseve, dhimbje në fytyrë dhe sy dhe një mukozë të trashë të verdhë apo jeshile që vazhdon pas një jave, atëherë duhet të vizitoheni tek mjeku që do të përcaktojë nëse keni infeksion.

Çfarë është një infeksion i sinuseve?

Një infeksion i sinuseve është inflamacioni ose ënjtja e sinuseve tuaja. Normalisht, sinuset tuaja janë të mbushura me ajër. Kur sinuset bllokohen dhe mbushen me lëng, atje mund të rriten baktere dhe të shkaktojnë infeksionin. Ky infeksion njihet si sinusit.

Cilat janë simptomat e një infeksioni të sinusit?

Simptomat e një infeksioni të sinusit përfshijnë:
• Sekrecione të trasha, të verdha e me erë të keqe nga hunda;
• Presion ose dhimbje në fytyrë dhe sy;
• Dhimbje koke (përgjithësisht në zonën e ballit);
• Bllokim i hundëve;

Infeksionet kërpudhore

Infeksioni kërpudhor i thonjve ndodh kur një kërpudhë sulmon një thua të gishtit të dorës, thoin e madh të këmbës, ose lëkurën nën thua, që quhet shtrati i thoit. Kërpudha mund t’i sulmojë thonjtë nëpërmjet çarjeve të vogla në lëkurën rreth thoit ose në hapsirën mes thoit dhe shtratit të tij.
thoi
Nëse jeni të shëndetshëm, një infeksion kërpudhor i thoit, ndoshta nuk do t’ju shkaktojë probleme serioze. Vendi i infektuar mund të duket keq, mund t’ju dhembë apo t’ju dëmtojë thoin ose shtratin e tij.

Infeksioni kërpudhor i thoit mund të sjellë probleme shumë serioze në qoftë se ju keni diabet apo një sistem të dobët imunitar. Bisedoni me mjekun për të gjetur mënyrën më të mirë të trajtimit të një infeksioni të thoit, nëse keni ndonjë nga këto probleme.

Çfarë e shkakton infeksionin kërpudhor të thoit?

Pllakëzat e bardha (këto formohen nga një organizëm njëqelizor, i cili riprodhohet vetë), myku dhe disa lloje të ndryshme kërpudhash mund të shkaktojnë infeksione kërpudhore të thonjve. Shumica shkaktohen nga i njëjti lloj kërpudhe që shkakton këmbën e atletit.

Kërpudhat rriten më mirë në të ngrohtë, në vende me lagështirë dhe mund të përhapen nga njëri person tek tjetri. Ju mund të merrni një infeksion kërpudhor të thonjve nga ecja zbathur në dushe publike ose pishina ose duke ndarë sende personale, të tilla si peshqiri dhe prehësja e thonjve. Nëse keni këmbë atleti, kërpudhat mund të përhapen nga lëkura drejt thonjve.

Ju keni më shumë gjasa të merrni një infeksion të thonjve në qoftë se:

  • Jeni më shumë se 60 vjeç;
  • Keni diabet ose një sistem të dobët imunitar (sistemi imunitar);
  • Keni një lëndim të thoit, si një copë shtesë thoi (ajo pjesa e shtuar dhe e dhimbshme që del në anë të tij) ose një thua këmbe të hyrë në mish;
  • Vishni këpucë që bëjnë këmbët të lagështa apo me djersë;
  • Jetoni ose punoni në një vend të nxehtë dhe të lagësht.

Cilat janë simptomat?

Thoi i prekur nga një infeksion kërpudhor mund:

  • Të zverdhet apo të zbardhet;
  • Të trashet;
  • Të thyhet ose të ndahet, madje mund të shkëputet i gjithi nga lëkura.

Më shumë se 2 milionë australianë janë të prekur nga astma bronkial-e, një kondicion që shkaktohet në rrugët e frymëmarrjes në mushkëri duke shkaktuar probleme të përhershme të ngushtimit të tyre. Ky ngushtim i rrugëve të frymëmarrjes, që e bën të vështirë frymëmarrjen duke reduktuar sasinë e ajrit që lëviz në mushkëri vjen për shkak të:

  • Inflamacion-it dhe ënjtjes së rrugëve të frymëmarrjes;
  • Prodhimit të shumtë të mukozës në rrugët e frymëmarrjes;
  • Hollimit të muskulit të hollë që është rreth rrugëve të frymëmarrjes (që njihet si bronko-konstriksion).

astma

Simptomat e astmës

Simptomat tipike që shoqërojnë astmën përfshijnë ndjenjën e të ftohtës së shpejtë, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje gjoksi dhe kollë. Edhe pse rrugët e frymëmarrjes ngushtohen dhe astma është  e rikthyeshme, shumë njerëz me astmë vetëm në mënyrë okazionale i përjetojnë simptomat. Sapo zgjidhet problemi i ngushtimit të rrugëve të frymëmarrjes, fluksi i ajrit rrjedh nëpër mushkëri dhe ato kthehen në normale dhe simptomat përmirësohen.

Shkaktarët e astmës

Shumë njerëz me astmë e kuptojnë se faktorë të caktuar “shkaktojnë” simptomat e tyre. Në fakt, meqenëse rrugët e frymëmarrjes inflamohen lehtë, ato janë shumë të ndjeshme nga një numër shkaktarësh si:

  • Infeksione respirator-e;
  • Alergjen-ë (substanca që shkaktojnë alergji), p.sh. polen-i, pluhuri, mikro-gjallesat e pluhurit të shtëpisë, myku.
  • Pirja e duhanit;
  • Ushtrimet e rënda fizike;
  • Medikamente të caktuara si aspirina, beta bllokuesit dhe ilaçet jo steroide anti-inflamatore;
  • Ankth-i dhe stresi;
  • Ajri i ftohtë.

Shkaktarët variojnë nga një person tek tjetri — ndërsa alergjen-ët mund të shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje tek një person, ushtrimet fizike mund të jenë shkaktari kryesor tek një tjetër.

Si të ndihmojmë në parandalimin e goditjeve nga astma