Planifikimi i shtatzënisë

Planifikimi i shtatzënisë nuk nënkupton që të nxitoni për në dyqanin më të afërt të fëmijëve. Do të thotë që të keni kujdesin mjekësor përpara mbetjes shtatzënë. Ju doni që trupi juaj të jetë në gjendjen më të mirë, në mënyrë që kur të mbeteni shtatzënë, t’i jepni fëmijës tuaj fillimin më të mirë të mundshëm.

Kontrolli i para konceptimit

Hapi i parë do të jetë që të bëni një rrugë me partnerin tuaj për tek doktori për një vizitë para konceptimit. Kjo do t’ju mundësojë që të siguroheni që jeni në rregull me gjendjen tuaj shëndetësore dhe vaksinim-in. Duhet diskutuar ndonjë shqetësim që mund të keni rreth shtatzënisë dhe për të vendosur ndonjë ndryshim jetësor që duhet të ndërmerrni. Mjeku juaj do të jetë në gjendje për të marrë një vendim për shëndetin tuaj të përgjithshëm si edhe çdo aspekt të historisë tuaj mjekësore e familjare që mund të ndikojë në shtatzëni. Do t’ju pyesë nëse jeni duke marrë ndonjë ilaç, ashtu sikundër edhe bimë ose suplemente, pasi këto mund të duhet të ndryshohen para dhe pas konceptimit.

Nëse ju si një mama e ardhshme, keni një gjendje mjekësore siç është: diabet, astmë, lupus eritematoz ose presioni të lartë gjaku, është e rëndësishme që të siguroheni që gjendja të jetë nën kontroll përpara se të ngeleni shtatzënë. P.sh. gratë me diabet duhet të sigurohen që ato kanë një kontroll të mirë të nivelit të sheqerit në gjak gjatë kohës së konceptimit, pasi kjo zvogëlon rrezikun e fëmijës për të patur një anomali kongjenital-e.

Ilaçet kontraceptive

Nëse jeni duke marrë pilula kontraceptive, por jeni duke programuar që të mbeteni shtatzënë, doktori juaj mund t’ju rekomandojë që të përdorni një metodë kontracepsion-i, siç është: prezervativi ose diafragma, për disa muaj para përpjekjes për konceptim. Kjo do t’i japë trupit tuaj kohën që i duhet për të rivendosur ekuilibrin hormonal normal. Mund të duhen disa muaj derisa periodat të kthehen të rregullta.

Stërvitja