Ushqimet më të mira për nënat e reja: përmirësues të gjendjes shpirtërore

Nuk është e pazakontë të ndjeheni pa humor për disa javë pas lindjes. Ju po rikuperoheni fizikisht nga dhimbjet dhe nga lindja e fëmijës, duke përjetuar ndryshimet hormonale të paslindjes dhe duke e përshtatur veten me pjesëtarin më të ri dhe më kërkues të familjes tuaj. E gjithë kjo mund t’ju shkaktojë lodhje dhe shqetësim.

Dhe ndërsa të ushqyerit e vetes mund të jetë e fundit në listën e detyrave, ngrënia e një ushqimi të shëndetshëm, marrja e ushqimit në vakte të rregullta dhe disa hapa të thjeshtë mund ta përmirësojnë nivelin tuaj të energjisë dhe gjendjen shpirtërore. Lexoni më poshtë disa këshilla tonat për mirë ushqyerjen tuaj.

Në qoftë se dyshoni që po vuani nga depresion-i dhe jo nga një rast i përkohshëm i mërzisë, njoftoni menjëherë mjekun që kujdeset për ju. Kjo është një gjendje serioze që kërkon trajtim. Një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë gjendjen shpirtërore por ajo nuk mundet ta zëvendësojë një ndihmë profesionale. Shenjat paralajmëruese të depresionit përfshijnë pagjumësinë, ndryshim në oreks, lotim dhe pikëllim që vazhdon gjatë gjithë ditës dhe mendime për t’i bërë dëm vetes ose foshnjës.

Merrni sa më shumë yndyra omega 3

Ekspert-ët janë në një mendje se acidet yndyrore omega-3 yndyrore, të cilat gjenden kryesisht në peshk dhe arra e fara të ndryshme, janë të rëndësishme për një dietë të shëndetshme. Ata ndihmojnë funksionimin normal të trupit tuaj dhe ju mbrojnë nga sëmundjet e zemrës. Disa studime tregojnë përqindje më të ulët të depresionit (duke përfshirë edhe një incidencë të ulët të depresionit të paslindjes mes nënave të reja) në vendet ku njerëzit hanë sasi të mëdha të peshkut.

Mjeku pediatër James Sears, beson se acidet yndyrore omega-3 përmirësojnë funksionimin e trurit dhe ndihmojnë për të kapërcyer një depresion. Ekspertët rekomandojnë marrjen e 1 grami acidi yndyror omega-3 për çdo ditë, një sasi që ndodhet në çdonjërin prej ushqimeve të mëposhtme:

  • 2 lugë çaji me vaj arre;
  • Rreth 50 gram harengë;
  • 100 gram salmon i pjekur;
  • 120 gram peshk ton;
  • 15 gram arra.
Dieta e pjellorisë: Ushqimet që ju duhen për të mbetur shtatzënë

Kur vjen puna për të mbetur shtatzënë, thënia e lashtë “ju jeni ajo që hani” tingëllon e vërtetë. “Çfarë ju hani ndikon në gjithçka, nga gjaku juaj tek qelizat dhe tek hormonet tuaja”, thotë Cynthia Stadd, një specialiste e të ushqyerit në Qendrën Berkley për Shëndetin Riprodhues të grave në Nju Jork Siti.

Sipas Shoqatës Amerikane të Shtatzënisë, një organizatë jofitimprurëse që promovon shëndetin riprodhues, ju duhet të duroni tre muaj pas një viti ndryshimesh dietetike që këto të fundit të zënë rrënjë. Por në qoftë se jeni në fazën kur keni vendosur të bëheni me fëmijë, mos u shpejtoni, asnjëherë nuk është vonë. Duhet të keni parasysh këto gjëra:

Pini alkool sa më rrallë

Një gotë verë herë pas here ose një shishe birrë ndoshta nuk jua pakëson shanset për të mbetur shtatzënë. Por sigurohuni që të mos jeni shtatzënë sepse alkool-i mund të dëmtojë fetus-in.

Kjo do të thotë që koha për të qenë një antialkoolist është midis ovulacion-it dhe menstruacione-ve. Koha më e mirë për të pirë pa merak një gotë është dita kur ju kanë filluar periodat.

E thënë kjo, në qoftë se ju keni cikle të parregullta (të cilat mund të bëjnë të vështirë që të mësoni se kur e keni ovulacionin) ose në përgjithësi e keni problem të mbeteni shtatzënë, sigurohuni që të mos pini fare alkool. Edhe pse studimet mbi efektet e alkoolit në pjellori nuk janë përfundimtare, disa prej tyre tregojnë një lidhje të lehtë mes marrjes së alkoolit dhe vështirësive në ngjizje.

Shoqata Amerikane e Mjekësisë Riprodhuese rekomandon që edhe në qoftë se pini alkool, të mos pini më shumë se dy gota në ditë në qoftë se po përpiqeni të mbeteni shtatzënë.

Për alternativat jo alkoolike, shihni listën e mëposhtme.

Frenoni marrjen e kafeinës

Rezultatet e studimeve nëse kafeina ndikon mbi pjellorinë janë të ndryshme. Në përgjithësi, ekspert-ët janë në një mendje që konsumi i moderuar i kafeinë-s nuk pengon mbetjen shtatzënë të një gruaje.

Folatet në shtatzëninë e vonë dhe rreziku i astmës së fëmijëve

Gratë mund të paralajmërohen gjatë shtatzënisë kundër përdorimit të suplementeve folate, thonë ekspert-ët.

Veçanërisht, ato janë paralajmëruar që suplementet folate të mos merren gjatë shtatzënisë së vonë. Komentet vazhduan me publikimin e kërkimeve që zbuluan një rritje të rrezikut të astmës tek fëmijët e nënave që marrin acid folik në shtatzëninë e vonë (Revista Amerikane e Epidemologjisë, online më 30 Tetor).

Kërkuesit thanë se ishte një kujtesë e rëndësishme që gratë duhet t’u përmbahen rekomandimeve për kohën dhe dozën e suplementeve folate.

Studimi i mëvonshëm gjeti përdorimin e suplementeve të acidit folik në shtatzëninë e vonë (nga 30 deri në 34 javë) që ishte e lidhur me 26% të rrezikut të astmës së fëmijërisë dhe 32% rritje të vazhdueshme tek fëmijët e moshës 3,5 vjeç.

Autori kryesor, Profesori i Asociuar Michael Davies, nga Qendra Kërkimore e Origjinës së Hershme e Shëndetit dhe Sëmundjes në Universitetin e Adelaides, tha: “Suplementet e acidit folik në shtatzëninë e vonë ishin të  lidhura me një rrezik në rritje të astmës tek fëmijët, por nuk kishte prova për të sugjeruar ndonjë efekt anësor nëse suplementet ishin marrë në shtatzëninë e hershme”.

Dr Alan Barclay (PhD), një dietolog në Universitetin e Sydneit, tha se provat sugjeruan një lidhje ndërmjet suplementeve folate dhe rrezikut të astmës në fëmijëri, të dhënat u vështirësuan nga mbështetja në një pyetësor të frekuencave të ushqimit, duke bërë në këtë mënyrë kërkime të mëtejshme të nevojshme. Ai tha se gratë në studim kishin një konsum mesatar në shtatzëninë e hershme të 2948 mikro-gram folate në ditë nga suplementet e pavarura, edhe mbi dozën e rekomanduar prej 400 mikrogram për gratë shtatzëna.

“Nëse do të merrni suplemente, qëndroni tek 400 mikrogram në ditë, dhe sigurohuni që nuk jeni duke marrë folate ekstra nga burime të tjera siç janë multi-vitaminat”, sugjeroi ai.

Dështimi: Vështrim

Dështimi është humbja e një shtatzënie gjatë 20 javëve të para të saj. Zakonisht, është mënyra si trupi juaj e përballon shtatzëninë që ka pasur një fillim të keq. Dështimi i një shtatzënie mund të jetë shumë i vështirë për t’u pranuar. Ti mund të vrasësh mendjen si ndodhi ose të fajësosh veten, por fajin për këtë nuk e ka askush dhe nuk mund ta parandalosh.

Dështimet e shtatzënive janë shumë të shpeshta. Rreth 1 në 6 gra që e dinë se janë shtatzënë, pëson një dështim. Është gjithashtu normale edhe për një grua të ketë një dështim edhe para se ta dijë se është shtatzënë.

Çfarë e shkakton dështimin e shtatzënisë?

Shumica e rasteve të dështimit ndodhin sepse veza e fertilizuar, brenda në mitër nuk zhvillohet normalisht. Një dështim nuk shkaktohet nga stresi, ushtrimet apo seksi. Doktorët, në shumë raste, nuk e dinë se nga vjen. Rreziku i një dështimi ulet pas 12 javëve të para të shtatzënisë.

Cilat janë simptomat normale?

Simptomat e një dështimi përfshijnë:

  • Rrjedhje gjaku nga vagina. Ato mund të jenë të vogla ose të mëdha, të vazhdueshme ose të ndërprera. Ndonjëherë mund të jetë e vështirë të kuptosh nëse një rrjedhje e lehtë është shenjë e dështimit. Por nëse ke rrjedhje të dhimbshme, mundësia e një dështimi është më e lartë;
  • Dhimbje në pjesën e barkut, mesit apo legenit (pelvisi);
  • Substancë (materie) që del nga vagina.

Si diagnostikohet një dështim?

Telefononi doktorin tuaj nëse mendoni se keni dështim shtatzënie. Nëse simptomat dhe një kontroll i legenit nuk tregon në keni pësuar një dështim apo jo, doktori juaj duhet të kryejë teste për të parë nëse jeni ende shtatzënë.

Si trajtohet?

Asnjë trajtim nuk mund ta ndalë një dështim. Për sa kohë nuk keni humbje të mëdha gjaku, grip, dobësi apo shenja të tjera infeksioni, ju mund ta lini dështimin e shtatzënisë të ndjekë rrjedhën e tij normale.

Nëse keni grup gjaku A (Rh) negativ, ju duhet një vaksinë Rhogam. Kjo parandalon problemet në shtatzënitë e ardhshme. Nëse nuk e dini grupin tuaj të gjakut, duhet të bëni një kontroll për të ditur a jeni e grupit A negativ.

Norfloxacin, F.C Tablet  400 mg.

Çfarë është Fluseminali dhe për çfarë përdoret

Fluseminali ёshtё njё medikament i emёrtuar norfloxacin. Ēshtё njё antibiotik qё vepron kundёr njё game tё gjerё bakteresh. Fluseminali pёrdoret kundёr infeksioneve tё traktit urinar.

Pёrpara se tё pёrdorni Fluseminal

Mos pёrdorni Fluseminal nёse:

  • Keni mbindjeshmёri  ndaj norfloxacin apo ndonjё pёrbёrёsi  tjetёr tё Fluseminalit.
  • Gjatё shtatzёnisё  (shih “Shtatzёnia dhe ushqimi me gji”).
  • Keni patur reaksion ndaj njё medikamenti tё ngjashёm nё tё shkuarёn.
  • Pacienti ёshtё fёmijё.

Mos pёrdorni Fluseminal nё rastet e sipёr pёrmendura. Nёse keni dyshime konsultohuni me mjekun ose farmacistin  tuaj.

Kujdes nё pёrdorimin e Fluseminalit

Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj nёse :

  • Keni patur ndonjёherё konvulsion-e.
  • Keni vuajtur nga sёmundje qё shkaktojnё  konvulsione, p.sh. epilepsi.
  • Nёse vuani nga miastenia gravis qё shkakton dobёsim tё muskujve.
  • Ju apo pjestarё tё familjes vuani nga anemi-a e shkaktuar nga mungesa e G-6–PD .
  • Ju apo pjestarё tё familjes vuani nga aritmia.

Diarrea

Diarre-a ёshtё njё problem i zakonshёm qё mund tё shkaktohet nga antibiotikёt, problem i cili zgjidhet  me ndёrprerjen e antibiotikut. Mund  tё ndodhё qё gjatё pёrdorimit tё antibiotikut, te disa pacientё mund tё verifikohet gjak në jashtёqitje (me apo pa spazma stomaku), problemi mund tё vazhdojё edhe pas njё periudhe ndёrprerje tё antibiotikut. Nёse kjo ndodh konsultohuni me mjekun tuaj sa mё shpejt tё jetё e mundur.

Nёse pёrdorni ilaçe tё tjera

Vini nё dijeni mjekun tuaj nёse jeni duke pёrdorur apo keni pёrdorur sё fundmi medikamente tё tjera, pёrfshirё edhe ato ilaçe qё merren pa recetё. Kjo sepse disa ilaçe mund tё ndёrhyjnё nё veprimin e Fluseminalit ose anasjelltas. Disa medikamente mund tё reduktojne sasinё e pёrthithur tё Fluseminalit. Mos merrni asnjё nga medikamentet e listuara mё poshtё nё dy orёt nё vijim pasi tё keni pёrdorur Fluseminalin:

  • Antacidet – qё pёrdoren nё trajtimin e dispepsi-t ose urthit.
  • Sucralfate – qё pёrdoret nё trajtimin e ulçerё-s ose gastrit-it.
A mund ta parandalojë paralizën e trurit vitamina C?

Hulumtuesit nuk mund ta thonë me siguri të plotë, por gjakderdhjet e trurit ishin më të hasura mes atyre me nivel të ulët të vitaminës C.

Në një studim të fundit, shkencëtarët francezë kanë zbuluar se njerëzit me mungesë të vitaminës C, mund të jenë në rrezik më të madh për gjakderdhje në tru, e quajtur ndryshe goditje hemorragjik-e.

Goditjet hemorragjike përbëjnë vetëm 15% të të gjitha goditjeve, por ato zakonisht janë më vdekjeprurëse se sa goditjet ishemi-ke, të cilat ndodhin kur një enë gjaku në tru bllokohet.

“Ky studim tregon se një nivel i ulët i vitaminës C, është një rrezik për hemorragji spontan-e të trurit”, thotë hulumtuesi kryesor i studimit, Dr. Stephane Vannier, nga Spitali Universitar Pontchaillou në Rennes.

Vannier tha se kjo lidhje ndoshta ka të bëjë me rolin e vitaminës C në uljen e presionit të gjakut dhe ruajtjen e shëndetit të enëve të gjakut. Pavarësisht zbulimit të një lidhjeje mes niveleve të vitaminës C dhe rrezikut për një goditje hemorragjike, studimi nuk ka treguar një lidhje të drejtpërdrejtë shkak- pasojë.

Vitamina C gjendet tek frutat dhe perimet, të tilla si portokallet, papajat, luleshtrydhet, specat dhe brokoli.
Vannier tha se rezultatet e test-it na mundësojnë një arsye të fortë për të provuar efektivitetin e shtojcave ushqimore që përmbajnë vitaminë C, në parandalimin e gjakderdhjes në tru. Ai megjithatë, nuk këshilloi që suplementet me vitaminë C, të përdoren në këtë pikë të studimit.

Vannier shtoi se është mirë që vitamina C të merret nëpërmjet ushqimit të përditshëm. “Ne në fakt nuk e rekomandojmë përdorimin e shtesave të vitaminës C kur nuk ka mangësi të saj”, tha ai.

Rezultatet e studimit janë caktuar të paraqiten për takimin vjetor të Akademisë Amerikane të Neurologji-së, i cili do të mbahet nga 26 prilli – 3 maj në Filadelfia.

Dr. Ken Uchino, një specialist i atakeve në klinikë-n e Klevelandit në Ohajo, tha se do të duhen studime të tjera për të konfirmuar lidhjen e mundshme mes niveleve të vitaminës C dhe gjakderdhjes në tru.

Në majat e gishtave të duarve, foshnjës i janë formuar vijat e gjurmëve, vena-t dhe organ-et duken përmes lëkurës ende të hollë dhe madhësia e trupit po i afrohet asaj të kokës, e cila tani përbën vetëm një të tretën e madhësisë së trupit. Në qoftë se keni një vajzë, ajo tashmë ka më shumë se 2 milionë vezë në vezoret e saj. Foshnja është tani pothuaj 7.62 cm e gjatë (afërsisht sa madhësia e një bishtaje) dhe peshon gati 28.3 gram.2

Si po ndryshon jeta juaj:

Kjo është java e fundit e tremujorit tuaj të parë dhe rreziku për abort është tashmë shumë më i ulët se më herët në shtatzëni. Java pasuese shënon fillimin e tremujorit të dytë, kohë e një rehatie relative për shumë gra që i shohin t’ju largohen simptomat e hershme të shtatzënisë, si të përzierat, të vjellat dhe lodhja. Më shumë lajme të mira: Në këtë kohë, shumë çifte vënë re edhe një rritje të dallueshme të libido-s. Lindja është ende me muaj larg, por gjinjtë mund të kenë filluar tashmë të prodhojnë kulloshtrën, lëngun e pasur me ushqim që e ushqen foshnjën tuaj në ditët e para pas lindjes, para se të fillojë të rrjedhë qumështi.

3 pyetje rreth ushqimit për të dy

1- Sa më tepër … duhet të ha çdo ditë?

Ju keni nevojë për rreth 300 kalori suplementare në ditë kur jeni shtatzënë. Bëni llogari për këto kalori: Hiqni ushqimet e vjetruara dhe merrni një gotë qumësht dhe nja dy feta bukë integrale të thekur. Por mos u varni shumë tek numrat. Për sa kohë bëni zgjedhje të shëndetshme dhe mjeku kujdestar është i kënaqur me shtimin në peshë, nuk ka nevojë të torturoheni për kaloritë.

2-Cilat janë disa ushqime të rëndësishme?

Proteinat, hekuri dhe kalciumi janë tani tre ushqyesit që ju nevojiten dhe ushqejnë zhvillimin e foshnjës tuaj.

  • Proteina:

Suplementet antioksidantë të cilat përmbajnë karotenoide kanë qenë të lidhura me një rritje të rrezikut të vdekjes nga kanceri i gjirit në gratë që janë duke u trajtuar nga kanceri.

Në studimin e parë sugjeruar për një dëm të mundshëm nga një antioksidant specifik i përdorur nga gratë me kancer të gjirit, studiuesit amerikanë gjetën një rrezik të dyfishtë në rritje të vdekshmërisë së kancerit të gjirit me përdorimin e shpeshtë të karotenoideve, krahasuar kjo me ato që nuk e përdornin. Karotenoidet përfshijnë substanca të tilla si vitamina A, alfa-karoten, beta-karoten, beta-cryptoxanthin, lutein, Lycopene dhe zeaxanthin.

Kërkuesit studiuan mbi 2200 gra, prej të cilëve 81% kishin marrë të paktën një lloj suplementi antioksidant, për 2 vjet pas diagnozë-s së tyre të kancerit (Kancer 2011; online më 27 shtator).

Studimi është ndërmarrë për shkak të shqetësimit se antioksidantë të caktuar mund të mbrojnë qelizat kanceroze kundër dëmtimeve nga kemioterapia dhe trajtimeve të rrezatim-it, uljen e efektivitetit të këtyre trajtimeve.

Kërkuesit gjithashtu gjetën një efekt mbrojtës të vitaminës C dhe vitaminës E ndaj rishfaqjes së tumor-it të gjirit, dhe vunë në dukje një prirje drejt reduktimit të rrezikut të vdekjes nga ndonjë shkak me vetëm suplementet e vitaminës E. Asnjë efekt nuk ishte parë me përdorimin e  multi-vitaminave.