Lindja dhe mungesa e hekurit tek foshnjat

Për nënat që i mbajnë foshnjat në tjetër mënyrë, prerja e kordonit umbilikal (kordoni umbilikal) mund të shtyhet.

Sipas një studimi të ri, ndryshimi i mënyrës se si mbahen foshnjat menjëherë pas lindjes, mund të rrisë përdorimin e prerjes së vonë të kordonit dhe potencialisht, të ulë numrin e foshnjave me mungesë të hekurit.

Kërkimet e mëparshme kanë zbuluar se nëse pritet deri rreth dy minuta pas lindjes për të prerë kordonin umbilikal, kjo lejon më shumë gjak të kalojë nga placenta e nënës tek foshnja, veprim i cili zvogëlon rrezikun e mangësisë së hekurit gjatë foshnjërisë.

Udhëzimet e tanishme sugjerojnë që foshnja të mbahet në nivelin e placentës së nënës, para se kordoni umbilikal të pritet. Megjithatë, studiuesit vunë në dukje se ky pozicion është i vështirë dhe jo i këndshëm për personin që mban fëmijën dhe parandalon kontaktin e drejtpërdrejtë ndërmjet fëmijës dhe nënës.

Kërkuesit sugjeruan se këto probleme mund të kontribuojnë në normat e ulëta të prerjes së vonë të kordonit umbilikal, duke rezultuar në një rritje të numrit të fëmijëve me mangësi hekuri.

Ky studim i ri në Argjentinë ka shqyrtuar se si ndryshimi i pozicionit si mbahet foshnja, menjëherë pas lindjes, ndikon në prerjen e vonë të kordonit. Ai përfshiu 197 fëmijë të cilët ishin mbajtur në pozicionin që këshillohet aktualisht dhe 194 të tjerë, të cilët nga ana tjetër, ishin vendosur në kraharorin apo barkun e nënës.

Të dy grupet e fëmijëve kishin vëllime të ngjashme gjaku, të transferuara nga placenta e nënës. Sipas studimit, të botuar në16 prill në revistën The lancet, kjo do të thotë se vendosja e foshnjës në stomaku-n apo kraharorin e nënës është po aq e dobishme sa pozicioni i këshilluar aktualisht dhe që është pak më i çuditshëm.

“Mungesa e hekurit tek foshnjat dhe fëmijët është një problem serioz i shëndetit publik në vendet me të ardhura të ulëta, si dhe i hasur tashmë në vendet e Amerikës së Veriut dhe të Evropës Perëndimore”, tha në një njoftim zyrtar për shtyp autori kryesor i studimit Nestor Vain, i Fondacioni për Shëndetin e Nënës dhe Fëmijës në Buenos Aires.

Anemia

Anemi-a ndodh kur përqendrimi i qelizave të kuqe të gjakut në trup, hemoglobina, bie nën nivelet normale. Kjo është shpesh një simptomë e një çrregullimi themelor mjekësor.

Ekzistojnë 3 shkaqe kryesore të anemisë.

  • Humbje gjaku;
  • Dëmtim i qelizave të kuqe të gjakut; dhe
  • Shkatërrim i qelizave të kuqe të gjakut.

Cilat janë shenjat e anemisë?

Një person me anemi shpesh duket shumë i zverdhur dhe mund të përjetojë:

  • Lodhje;
  • Dobësi dhe puls të shpejtë;
  • Etje;
  • Marramendje; dhe
  • Gulçim.

Megjithatë, anemia mund të mos jetë e dukshme, veçanërisht tek të rinjtë ose njerëzit me shëndet të përgjithshëm të mirë, nivelet e hemoglobinë-s së të cilëve mund të bien por pa shfaqur simptoma. Në raste të tjera, simptomat mund të zhvillohen ngadalë me kalimin e muajve ose viteve.

Anemia e mungesës së hekurit

Trupi ka nevojë për hekur për prodhimin e qelizave të kuqe. Megjithatë, kur ndodh gjakrrjedhja, hekuri humbet në trup duke shkaktuar me kalimin e kohës mungesën e tij. Kjo është forma më e zakonshme e anemisë. Njerëzit që janë më në rrezik janë:

  • Gratë shtatzëna;
  • Njerëzit me dieta strikte;
  • Gratë që kanë fëmijë; dhe
  • Foshnjat që janë ushqyer me gji.

Tek gratë dhe burrat që kanë kaluar nëpër menopauzë – andropauzë, mungesa e hekurit mund të tregojë se gjakderdhja gastrointestinal-e, ndoshta vetëm në sasi mikroskopik-e, është e pranishme.

Forma të tjera të anemisë

Forma të tjera të anemisë që janë më pak të zakonshme, janë:

  • Anemia hemolitikeAnemia hemolitik-e vjen si rezultat i shkatërrimit të parakohshëm të rruazave të kuqe të gjakut. Jetëgjatësia e rruazave të kuqe normale mund të shkojë deri në 120 ditë, por në rastin e anemisë hemolitike, kjo jetëgjatësi shkurtohet deri në 25 % të jetëgjatësisë normale. Në këtë rast, indi kockor që prodhon rruazat e kuqe nuk është në gjendje që të plotësojë nevojat e indeve të ndryshme të organizmit me rruaza të kuqe.
  • Anemia hemolitike e trashëguar – Ka disa lloj anemish hemolitike të trashëguara, si: sickle cell anemi, talasemi, deficiencë, mangësi e një enzime të quajtur G6PDHG (Glukoze-6-Fosfato-Dihydrogjeneze).

Përdorimet

Anemi nga mungesa e hekurit.

Dozimi

1tabletë 2-3 herë në ditë para  ushqimit.

KOMBINIM: Sulfat hekuri + Acid folik – Përdoret për parandalimin e mungesës së hekurit dhe acidit folik tek shtatzënat. Duhet hekur që sasitë e vogla të acidit folik që gjenden në këto përgatitje të mund të mjekojnë anemitë megaloblast-ike.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta rreth 40 mg dhe 100 mg hekur.

Përdorimet

Anemi nga mungesa e hekurit.

Kundërpërdorimet

Sëmundjet e mëlçisë dhe veshkave, infeksionet e pamjekuara të  traktit urinar.

Efektet anësore

Ndjenjë të vjelle, vjellje, diarre, çrregullime të shijes, mialgji (dhimbje muskulare), rrallë aritmi (çrregullime të ritmit të zemrës) të rënda.

Dozimi

Me injeksion intramuskular (IM) të thellë e kalkuluar në bazë të masës trupore dhe deficitit (mungesës) të hekurit.

Format farmaceutike dhe dozat

Injeksion I.M: 100mg Fe/2 mL.

Përdorimet

Anemi nga mungesa e hekurit.

Efektet anësore

Irritim gastrointestinal (zorrë – stomak), ndjesi të vjelle, diarre dhe konstipacion (kapsllëk) veçanërisht tek pacientët më të moshuar.

Doza

Profilaksi: 2 tableta në ditë para ushqimit; terapeutik-e: 4-6 tableta në ditë të ndara në doza të veçanta para ushqimit; tek fëmijët: 1-3 tableta në ditë.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 300 mg (35 ng hekur).

Udhëheqës vizual: A merrni hekur? Shumica e grave nuk marrin

[ssba_hide]

Informacion i përgjithshëm

Anemi-a është një gjendje në të cilën trupi nuk prodhon mjaftueshëm hemoglobinë, një substancë në qelizat e kuqe  të gjakut e cila transporton oksigjenin nga mushkëritë për në pjesët e tjera të trupit. Kjo çon në të qenit të lodhur dhe të dobët, ndërmjet simptomave të tjera. Shkaku më i zakonshëm i anemisë është mungesa e hekurit. Hekuri është i nevojshëm për prodhimin e hemoglobinës.

Nëse keni anemi, arsyeja që mund t’ju mungojë energjia dhe të ndiheni të lodhur është për shkak se oksigjeni nuk është marrë mjaftueshëm në trupin dhe trurin tuaj. Njerëzit më të moshuar mund të kenë edhe dhimbje zemre, sepse zemra e tyre duhet të punojë më shumë për të furnizuar me oksigjen mjaftueshëm trupin.

Simptomat e anemisë

  • Nivel të ulët të energjisë;
  • Lodhje;
  • Zvogëlim të kapacitetit të të ushtruarit;
  • Vështirësi përqendrimi;
  • Vështirësi për të mësuar gjëra të reja;
  • Dhimbje koke;
  • Prirje ndaj infeksioneve;
  • Nervozizëm;
  • Dobësi;
  • Lëkurë të zbehtë.

Nga e marrim hekurin?

Një dietë e balancuar zakonisht përmban mjaftueshëm hekur për nevojat e trupit. Hekuri vjen nga shumë ushqime, duke përfshirë:

  • Mishin (mish qingji, viçi, derri, pule) dhe peshkun (sardele, tuna, midhje);
  • Frutat: fruta të thata (kumbulla të thara, fiq, rrush, pjeshkë) dhe lëng manaferre;
  • Perimet: spinaq, fasule, bizele, kungull dhe patate të ëmbël;
  • Agrumet;
  • Arrat dhe vezët;

Është mirë për të marrë hekur nga një shumëllojshmëri ushqimesh. Hekuri në mish, peshk dhe mish pule është më e lehtë të absorbohet sesa hekuri në perime. Për të marrë maksimumin prej këtyre ushqimeve kujtoni të ngrënën e ushqimeve të pasura me vitamina C, si agrumet dhe perimet me gjethe jeshile, që do të ndihmojnë trupin tuaj për të absorbuar hekur.

Pirja e çajit ose kafes me ushqimin mund të ndalojë trupin tuaj të thithë hekurin siç duhet.

Qumështi i gjirit përmban mjaftueshëm hekur për foshnjat deri në moshën gjashtë muajshe. Ushqime të tjera pastaj duhet të përcaktohen; kontrolloni me mjekun tuaj ose konsulentin e gjirit.

A keni ju mungesë të hekurit?

Për shkak se ato janë shumë larg nga zemra jonë, këmbët tona janë shpesh pjesa e parë e trupit që tregon se diçka nuk është duke shkuar mirë me qarkullimin e gjakut në trupin tonë. Gjendja e gishtave tonë është një sinjal që tregon shfaqjen e shumë sëmundjeve. P.sh. gishtat që janë “me vrima” (hapësira boshe) dhe jo të rrumbullakët mund të tregojnë mungesë të hekurit ose anemi (një mungesë të qelizave të kuqe të gjakut). Rritja e trashësisë së thonjve mund të tregojnë për psoriazë (emri i plotë psoriaza vulgaris).

Gishtat tona

Pjesa më e madhe e gishtave janë:

  • Vetë thoi;
  • Matriks, nga ku rritet thoi;
  • Lunula, një zonë e bardhë me formën e hënës në bazën e thoit;
  • Shtrati i thoit, ose indet mbi të cilat shtrihen thonjtë; dhe
  • Brazda, në të cilën thoi qëndron.

Thonjtë e shëndetshëm janë rozë, të pastër dhe rriten në brazdën e tyre normalisht. Thonjtë e gishtave rriten vazhdimisht. Nevojiten rreth 12 muaj për të zëvendësuar thoin e gishtit tuaj të madh.

Kush mund të ketë probleme të thonjve të gishtave?

Thonjtë e gishtave të njerëzve të të gjitha moshave pësojnë një sërë ndryshimesh, disa prej të cilave janë relativisht të zakonshëm. Ato mund të bëhen të trashë, të çngjyrosur, të infektuar dhe të brishtë. Në disa raste, thoi bie dhe ndërkohë një tjetër shfaqet. Më rritjen e moshës, ne kemi më shumë mundësi për të zhvilluar probleme të thonjve të gishtave.

Çfarë i shkakton problemet e thonjve të gishtave?

Problemet e thonjve të gishtave mund të shkaktohen nga lythat, tumor-et poshtë thoit, infeksionet dhe qarkullimi i dobët të gjakut. Pjesa më e madhe e problemeve vjen nga këpucët e papërshtatshme, të cilat ushtrojnë shumë presion mbi thonjtë. Dëmtimet, siç janë gërvishtjet dhe infeksionet mund të shkaktojnë gjymtim të përhershëm të thonjve.

Gjendjet e zakonshme dhe trajtimet

Rritja e brendshme e thonjve (e futura në mish)

Është e vështirë për të imagjinuar se problemet e shëndetit vijnë nga prania e madhe e gjaku-t. Policitemi-a ndodh kur ka shumë qeliza të kuqe në sistemin tuaj të gjakut. Kjo e bën gjakun më të trashë. Kjo ndikon edhe në ngadalësimin e qarkullimit.

Qelizat e kuqe të gjakut mbajnë oksigjen dhe ndonjëherë trupi bën një sërë përpjekjesh për të kompensuar situatat kur ka mungesë oksigjeni. Këto situata përfshijnë jetesën në vende të larta (ku ka më pak oksigjen në ajër), disa sëmundje zemre dhe probleme mushkërie. Shumë duhanpirës kanë një shkallë të lehtë të këtij lloji të njohur si  policitemia “e dytë”.

Simptomat e policitemisë

Policitemia prodhon një variacion të gjerë simptomash të cilat rriten në çdo pjesë të trupit. Ndër simptomat më të zakonshme janë dhimbjet e kokës, dobësia, kruarja e lëkurës, marramendja, vështirësitë në frymëmarrje dhe paqartësia në shikim. Gjithashtu, tendencat për të rrjedhur gjak janë të zakonshme. Komplikimi më i rëndësishëm është një trombozë (mpiksja e gjakut).

Disa njerëz me policitemi kanë një pamje shumë dalluese. Fytyra e tyre mund të ketë një shenjë me ngjyrë blu në të kuqe. Kjo është veçanërisht e dallueshme në buzë, faqe dhe në majën e hundës. Kjo mund të jetë një pamje shumë befasuese dhe ata që e vuajnë shpesh akuzohen për përdorim të alkool-it. Trupi nuk preket nga kjo pamje, por duart dhe këmbët mund të kenë një ngjyrë të ngjashme.

Trajtimi

Trajtimi i policitemisë varet nga ashpërsia dhe simptomat që ajo shfaq. Ndonjëherë heqja e gjakut ndihmon, megjithëse nëse kjo bëhet shpesh mund të rezultojë në mangësi të hekurit në trup. Ilaçe të veçanta si hydroxyurea dhe ilaçet e imunoterapisë, janë tani në dispozicion për të ulur aktivitetin e indeve që prodhojnë qelizat e kuqe të gjakut.