Në mitër: Fakte me vlerë për zhvillimin

Kur ju jeni shtatzënë mund të duket sikur foshnja juaj është mbështjellë në universin e vet privat (dhe të vogël) brenda barkut tuaj. Por ajo së bashku me ju po përjeton botën jashtë, madje edhe sikur po bën përgatitje për të dalë në të. Këtu keni tre fakte magjepsëse që ndoshta nuk i dini.

Trembja në mitër

Foshnja juaj trembet në mitër kur dëgjon një zhurmë të madhe apo të papritur. Kjo aftësi shfaqet rreth javës së 23 të shtatzënisë, siç mund të dëshmohet nga çdo grua shtatzënë në tremujorin e dytë apo të tretë të shtatzënisë. Në qoftë se nëna teshtin, foshnja kërcen.

Por në qoftë e njëjta zhurmë përsëritet shpesh, foshnja juaj mësohet me të dhe pushon së reaguari. Nuk ka nevojë të shqetësoheni, kjo është një shenjë që truri po zhvillohet normalisht, thonë ekspert-ët.

Frymëmarrja nën ujë

Foshnja juaj fillon të “marrë frymë” qysh kur është në mitër, edhe pse mushkëritë e tij nuk thithin oksigjen. Rreth javës së 27-të, mushkëritë e saj të mbushura me lëng fillojnë të zgjerohen dhe të mblidhen për shkak të kontraktim-eve ritmike të diafragmë-s tuaj dhe muskujve të kraharorit. Këto kontraktime e ndihmojnë atë të zhvillojë muskujt dhe qarqet motore të domosdoshme për frymëmarrjen e vërtetë. Kështu, kur foshnja juaj thith ajër për herë të parë, ka bërë tashmë shumë praktikë.

Ndjesia e nuhatjes në mitër

Duke filluar nga java e 28 foshnja juaj mund të nuhasë në mitër të njëjtat gjëra që nuhasni edhe ju.

Disa nga provat për ndjesinë e të nuhaturit të fetus-eve vijnë nga foshnjat e lindura para kohe: Në një studim ekstrakti i mendërzës u mbajt nën hundën e foshnjave të lindura para kohe. Foshnjat më pak se 28 javë nuk reagonin. Më të mëdhenjtë reagonin duke thithur, duke u ngërdheshur ose duke iu larguar.

Lëngu amniotik ku është zhytur foshnja e shton ndjesinë e saj të nuhatjes. Përse? Sepse ne jemi më mirë të aftë që të nuhasim gjërat pasi molekulat e aromës bashkohen me një lëng.