Trajtimet e kancerit të zorrëve

Fazat e kancerit të zorrëve

Ekzistojnë disa sisteme për të përcaktuar fazat e kancerit të zorrëve. I pari është sistemi ACPS, i treguar më poshtë:

Stadi A – Kanceri gjendet vetëm në muret e zorrës.

Stadi B – Kanceri është përhapur në sipërfaqen e jashtme të mureve të zorrës.

Stadi C – Kanceri është përhapur në nyja limfatike në afërsi të zorrës.

Stadi D – Kanceri është përhapur përtej nyjeve limfatike, në zona të tjera të trupi si mëlçia apo mushkëritë.

Një sistem tjetër i përdorur është ai që quhet sistemi TNM. Ky sistem tregon sa i përhapur është tumor-i (T) në muret e zorrës; a janë infektuar nyjet limfatike (N) dhe a është përhapur kanceri në zona të tjera të trupit (metastazë-M). Në sistemin TNM, çdo shkronje i bashkëngjitet një numër, i cili tregon sa ka përparuar kanceri.

Ndoshta do të dëgjoni edhe për sistemin Dukes, i cili është një sistem më i vjetër, i ngjashëm me sistemin ACPS.

Trajtimi

Trajtimi kryesor për kancerin e zorrës është ndërhyrja kirurgjik-ale. Mund t’ju nevojitet edhe kemioterapi apo radioterapi. Mund t’ju nevojitet vetëm njëra prej tyre, por ndonjëherë mund të nevojitet një kombinim i tyre.

Ndërhyrja kirurgjikale

Ekzistojnë disa lloje të ndërhyrjeve për kancerin e zorrës. Secila prej tyre do të përcaktohet nga vendndodhja e kancerit në zorrë, nga lloji dhe madhësia e kancerit dhe nga përhapja e tij. Doktori do të marrë në konsideratë edhe moshën dhe shëndetin tuaj.

Kirurgji minimalisht invazive

Me termin kirurgji minimalisht invazive, e quajtur ndryshe edhe vrima e çelësit apo kirurgji laparoskopike duhet të kuptojmë një teknikë kirurgjikale, e cila përbëhet prej disa çarje të vogla në vend të një prerjeje të madhe në abdomen.

Kirurg-u fut një tub të hollë dhe fleksibël, i quajtur laparoskop, në një nga çarjet. Laparoskopi ka një dritë dhe një kamera, në mënyrë që kirurgu të shohë brenda abdomen-it dhe të heqë kancerin. Kjo teknikë zakonisht ka më pak dhimbje dhe më pak shenja, një rrezik më të vogël për infeksione dhe shërim më të shpejtë, duke kaluar më pak kohë në spital.

Kanceri i gjirit: Trajtimet

Trajtimi i kancerit të gjirit përgjithësisht do të fillojë pasi gjendja juaj shëndetësore ka qenë e vlerësuar plotësisht sepse lloje të ndryshme të kancerit të gjirit kërkojnë trajtim të ndryshëm. Një numër faktorësh duhet të merren në konsideratë në zgjedhjen e trajtimit më të përshtatshëm për ju. Kampionët e marrë nga një biopsi mund të përdoren për të gjetur nëse qelizat kanceroze kanë receptor estrogjen ose progesteron.

Mjekët nevojitet të gjejnë nëse kancer-i është përhapur në nyja limfatike nën krahun tuaj ose mbi kockën e qafës ose kudo tjetër në trup. Faktorë të tjerë për t’u marrë në konsideratë kur zgjidhet trajtimi më i përshtatshëm janë madhësia e bllokut të qelizave dhe sa shpejt ai rritet. Fakti nëse e keni kaluar menopauzë-n apo jo mund të ndikojë po ashtu në trajtim.

Alternativat e trajtimit

Alternativat e trajtimit përfshijnë ndërhyrjen kirurgjik-ale për të hequr ose bllokun e qelizave ose tërë gjirin, radioterapi-në dhe terapitë suplementare hormonale apo kemioterapinë.

Ndërhyrja kirurgjikale

Ajo përfshin ose heqjen e të gjithë gjirit (mastektomi) ose vetëm bllokun e qelizave dhe një zonë të indit normal që rrethon atë (lumpektomi). Një lumpektomi është një ndërhyrje kirurgjikale që e ruan gjirin. Llojet të tjera të ndërhyrjes kirurgjikale janë mastektomia e pjesshme ose një prerje e gjerë në të cilën hiqet më shumë ind i shëndetshëm dhe kuadrantektomia në të cilën hiqet një e katërta e gjirit.

Ndërhyrja kirurgjikale që e ruan gjirin

Studimet kanë treguar se në kancerin e hershëm të gjirit, lumpektomia (heqja e tumori-t) e pasuar nga një trajtim me rrezatim ka pothuaj të njëjtën shkallë kurim-i të suksesshëm sa edhe mastektomia (heqja e të tërë gjirit). Kirurgjia që e ruan gjirin me heqje të nyjeve limfatike, e pasuar nga radioterapia e gjirit është trajtimi më i zakonshëm i përdorur për kancerin e gjirit të zbuluar herët. Ideja është që të largohen qelizat kanceroze para se ato të mund të përhapen në pjesë të tjera të trupit.

Nyjat limfatike dhe limfoedema

Përsëritja e kancerit të gjirit pas radioterapisë

Radioterapi-a e përgjysmon përsëritjen e kancer-it të gjirit pas një ndërhyrje kirurgjik-ale që e ruan gjirin dhe po ashtu redukton e rrezikun e vdekjes nga kanceri i gjirit në 15 vitet në vazhdim. (Lancet, 20 tetor 2011, botim online).

Studiuesit britanikë ekzaminuan të dhëna nga 10 800 gra të regjistruara në 17 prova të rastit, duke krahasuar rastet që u ishin nënshtruar radioterapisë pas ndërhyrjes kirurgjikale që e ruan gjirin, ndërhyrjes kirurgjikale me heqje të tumor-it dhe indit rreth tij, por jo tërë gjirin. Ndërhyrjet kirurgjikale varijonin nga lumpektomia deri në heqjen e një të katërtës së gjirit në të cilën ndodhej tumori.

Studiuesit gjetën që 12.6% e grave që i ishin nënshtruar radioterapisë kishin zhvilluar një tjetër kancer të gjirit në 5 vitet e ardhshme pas ndërhyrjes fillestare kirurgjikale, krahasuar me 25.6% të grave të cilat i ishin nënshtruar vetëm ndërhyrjes kirurgjikale dhe shifrat për 10 vitet e ardhshme ishin 19.3% dhe 35% përkatësisht.

Në total, përqindja vjetore e vdekjeve nga kanceri i gjirit ishte reduktuar me një të gjashtën tek grupi që i ishte nënshtruar radioterapisë.

talasemia

Talasemi-a  është një çrregullim i trashëguar i gjakut që e bën trupin të prodhojë më pak hemoglobinë ose hemoglobinë anormal-e. Hemoglobina ndihmon qelizat e kuqe të gjakut të shpërndajnë oksigjenin në të gjithë trupin. Niveli i ulët i hemoglobinës mund të shkaktojë anemi, një sëmundje që ju bën të ndiheni të dobët dhe të lodhur. Anemia e rëndë mund të dëmtojë organ-et dhe të shkaktojë vdekje.

Cilat janë llojet e talasemisë?

Ka dy lloje kryesore: alfa dhe beta. Talasemia beta është më e zakonshme.

Talasemia beta

Nevojiten të dyja llojet e globinë-s, alfa dhe beta, për të prodhuar hemoglobinën. Talasemia beta ndodh kur njëri ose të dy genet që  përbëjnë beta-globinën nuk funksionojnë, ose funksionojnë pjesërisht.

  • Nëse ju keni një gen të dëmtuar, mund të vuani nga një anemi e butë dhe ndoshta nuk do të keni nevojë për trajtim. Kjo quhet talasemia beta minore ose talasemia beta. Kjo ndodh kur ju merrni një gen normal nga njëri prind dhe një gen talasemik nga tjetri.
  • Kur të dy genet janë të dëmtuar, do të thotë se ju keni një gen talasemik nga secili prind. Në këtë rast mund të shfaqni anemi të moderuar ose të rëndë.
    • Nëse keni anemi të moderuar (talasemia beta mesdhetare), ju mund t’ju nevojitet transfuzion gjaku.
    • Njerëzit me anemi të rëndë (të quajtur talasemi beta madhore apo anemia e Cooley-it) kanë  nevojë për transfuzione gjaku gjatë gjithë jetës. Simptomat e anemisë zakonisht fillojnë brenda disa muajve pas lindjes.

Talasemia alfa

Ky tip talasemie ndodh kur një ose më shumë nga katër genet alfa-globinë që formojnë hemoglobinën, mungojnë apo janë të dëmtuar.

  • Në qoftë se një gen mungon ose është i dëmtuar: Qelizat e kuqe të gjakut mund të jenë më të vogla se normalisht. Në këtë rast ju nuk do të përjetoni simptoma dhe  nuk do të keni nevojë për trajtim. Por ju jeni një bartës i heshtur. Kjo do të thotë se nuk keni sëmundje, por mund të kaloni genin defektoz tek fëmijët tuaj.
  • Nëse dy gene mungojnë apo janë të dëmtuar: Ju do të përjetoni anemi tepër të lehtë, që zakonisht nuk ka nevojë për trajtim. Kjo quhet talasemia alfa minore ose talasemia alfa.
Keloidet

Keloid-et mund të konsiderohet se janë vraga që nuk dinë se ku të ndalojnë. Disa herë një keloidi i referohen si një vragë keloidi, ajo është një vragë e fortë e grumbulluar që rritet krejt befasisht mbi pjesën tjetër të lëkurës. Zakonisht ka një majë të lëmuar dhe një ngjyrë rozë apo të purpurt. Keloidet janë me forma të çrregullta dhe priren të zmadhohen progresivisht. Ndryshe nga shenjat e tjera keloidet largohen me kalimin e kohës.

Cili është ndryshimi midis një keloidi dhe një vrage hipertrofike?

Pasi lëkura është lënduar, procesi i shërimit zakonisht lë një vragë. Disa herë vraga është hipertrofi-ke ose e trashur, por e kufizuar në kufirin e plagës. Vragat hipertrofi-ke priren të jenë më të kuqe dhe mund të zhduken vetiu (një proces që mund të dojë një vit apo më shumë). Mjekimi, si p.sh. injeksion-e të kortizonit mund ta shpejtojnë këtë proces.

Në të kundërt, keloidet mund të fillojnë dikur pas lëndimit dhe të shtrihen përtej vendit të plagosur. Kjo tendencë për të emigruar në zonat rreth e rrotull, të cilat nuk ishin lënduar fillimisht i dallon keloidet nga vragat hipertrofike. Keloidet zakonisht shfaqen pas një ndërhyrje kirurgjik-ale ose një plagosje por mund të shfaqen edhe spontan-isht ose si rezultat i ndonjë inflamacion-i të lehtë, siç është një puçërr e akne-s në gjoks. Plagosje të tjera të vogla që mund të nxisin keloidet janë djegie-t apo shpimet (pircing).

Cilat janë simptomat dhe shenjat e keloideve?

Keloidet rriten dhe duken shkëlqyese dhe në trajtën e kubesë, duke ndryshuar në ngjyrë nga rozë në të kuqe. Disa keloide bëhen mjaft të mëdhenj dhe të pakëndshëm. Përveç se shkaktojnë probleme potenciale kozmetike këto vraga priren të kruhen, të zbuten e madje edhe të dhëmbin kur preken.

Cili është shkaku i keloideve?

Mjekët nuk e kuptojnë saktësisht përse keloidet formohen tek disa njerëz ose në disa situata dhe jo në të tjerë. Ndryshimet në sinjalet qelizore që kontrollojnë rritjen dhe shpërndarjen mund të jenë të lidhura me procesin e formimit të keloidit, por këto ndryshime ende nuk janë karakterizuar shkencërisht.

Kur mjekimi juaj për dhimbjen nuk funksionon

Cilat mund të jenë hapat që duhet të ndërmerrni në rastet e një dhimbje kronike

Në qoftë se jeni një person i cili për disa arsye përjeton një dhimbje kronike, duhet të merrni në konsideratë që kontrolli i saj ka të ngjarë të kërkojë trajtime të tjera përveç medikamenteve.

Kjo sepse mjekimi i dhimbjes ndërsa është i dobishëm, shpesh nuk mund të sigurojë shërim të plotë nga dhimbja. Ai mund ta reduktojë por nuk e eliminon dhimbjen. Mjekimi i dhimbjes ofron shkallë të ndryshme të qetësimit, por gjithashtu çon edhe në disa efekte anësore.

Nuk ka shërim të shpejtë për dhimbjen kronike

Një këmbë e thyer dhe dhimbja akute që shkakton mund të mjekohen relativisht shpejt. Por dhimbja kronike ka më shumë të ngjarë që të shkaktohet nga probleme më të mëdha si diabet-i ose kancer-i avancuar që nuk mund të shërohen kaq shpejt dhe lehtë.

Qëllimi i mjekimit të dhimbjes kronike nuk është domosdo vetëm të eliminojë dhimbjen, por objektivi është një cilësi e mirë e jetës ndërsa dhimbja menaxhohet në një nivel të tolerueshëm.

Ajo që është e rëndësishme për personat që kanë dhimbje kronike, është të komunikojnë me mjekun e tyre dhe t’i bëjnë atij të ditur cili është ai nivel i dhimbjes së tyre që i pengon të bëjnë veprime të caktuara. P.sh. dhimbja mund ta pengojë pacientin të flejë, të shkojë në punë dhe të ecë. Prandaj duhet konsultuar me mjekun për të caktuar objektiva specifike e të matshme.

Për të arritur këto objektiva, mjekët mund të provojnë:

  • Mjekimin e dhimbjes duke e parë atë nga këndvështrime të ndryshme. P.sh. ilaçet kundër depresion-it mund të ndihmojnë për të qetësuar sistemin nervor dhe ta bëjnë atë më pak të ndjeshëm ndaj dhimbjes.
  • Injektim-i i anestetikë-ve ose steroideve në zonat e dëmtuara.
  • Ndërhyrja kirurgjik-ale për të mjekuar burimin e dhimbjes. Ajo përfshin zëvendësimin e artikulacion-eve, riparimin e disqeve të dëmtuar në shpinë etj.

Mjeku juaj mund të sugjerojë po ashtu që ju të punoni me një fizioterapi-st. Ju mund të dëshironi gjithashtu të kërkoni përgjigje për komponentët mendorë të dhimbjes, duke mos parë vetëm aspektin fizik.

Forma më e përhapur e artrit-eve është osteoartrit-i (OA). Kjo vjen nga dëmtimi i kartilagës (një substancë e butë mbrojtëse) në fund të kockave atje ku ato formojnë nyjet, për të bërë një lëvizje sa më normale midis sipërfaqeve të kockave. Edhe pse frekuenca e simptomave dhe shfaqja e OA mund të variojë midis njerëzve, ajo mund të çojë në dëmtime dhe dhimbje përreth gjurit, kërcitje, ngërçe, paqëndrueshmëri, dobësim muskujsh dhe dhimbje gjatë ecjes dhe qëndrimit në vend.

Shkaqe të tjera dhimbjesh dhe humbje funksioni të gjunjëve mund të përfshijnë:

  • Artrit reumatoid (AR) – që ndodh kur membranat sinoviale fillojnë dhe inflamohen dhe mbiprodhojnë atë që njihet si lëngu sinovial, që rrit presionin në nyje dhe që mund të çojë në dëmtimin e kartilage-s.
  • Dëmtim gjuri – Artritet e gjurit mund të zhvillojnë në vazhdimësi plagosje të ndryshme të gjunjëve. Frakturat e gjunjëve, këputjet e ligament-eve dhe këputjet e menisqeve mund të çojnë në dëmtime të kartilageve.

Për disa njerëz të prekur nga OA e gjurit, operacioni i zëvendësimit (i njohur edhe si artroplastia e gjurit) mund të ofrojë një përmirësim në cilësinë e jetës nëpërmjet reduktimit të dhimbjes dhe rritjes së mobilitetit.

Kush mund të ketë nevojë për zëvendësim gjuri?

Nëse vuani nga artrite të gjurit me dhimbje të vazhdueshme, përveç ilaçeve, ushtrimeve, pushimit dhe mbështetjes për të asistuar mobilitetin, mund të përfitohet një zëvendësim total i gjurit. Indikimi kryesor për një zëvendësim gjuri është dhimbja monoton-e. Nëse ka mbështetje të përshtatshme dhe nëse dhimbja është e durueshme, ndoshta nuk ka nevojë për zëvendësim gjuri.

Përshtatshmëria për operacionin e zëvendësimit të gjurit bazohet në historitë mjekësore, ekzaminimet fizike dhe rrezet X.

Çfarë përmban një riparim gjuri?

Një operacion për riparim gjuri bëhet zakonisht për një deri dy orë. Pas vlerësimit nga një anesteziolog, bëhet ose anestezi e përgjithshme (që shkakton gjumë gjatë tërë operacionit) ose një anestezi shpinore (gjatë së cilës qëndroni zgjuar, por pjesa që i nënshtrohet ndërhyrjes është e mpirë).