8 hapa të thjeshtë për banjën e parë të foshnjës tuaj

Banjat me sfungjer

Rreth javës së parë më e mira është që t’i bëni foshnjës tuaj banja me sfungjer, me një shtupë të njomur me ujë të ngrohtë. Lani shpesh fytyrën dhe duart dhe mbani të pastër zonën gjenital-e pas çdo ndërrimi të pelenave.

Banjat në vaskë

Pasi baza e të quajturit kordoni umbilikal thahet, i bie korja dhe shërohet, ju mund të filloni t’i bëni të porsalindurit (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) tuaj banja në vaskë. Meqë foshnja është e vogël, ka kuptim të përdoret një vaskë e vogël plastike për foshnjat.

Edhe pse disa prindër i lajnë foshnjat e tyre çdo ditë, një banjë nuk është e domosdoshme më shumë se sa tre herë në javë gjatë vitit të parë të jetës. Larja shumë e shpeshtë e foshnjës mund ta thajë lëkurën e saj.

Disa foshnja e gjejnë ujin e ngrohtë shumë qetësues. Nëse ndodh kështu me foshnjën tuaj, është në rregull që ajo të zgjatet paksa. Të tjerë qajnë gjatë banjës dhe duan të dalin prej saj. Banjat nuk ka nevojë të zgjasin shumë: pesë minuta është një kohë e mjaftueshme për ta mbajtur foshnjën të pastër para se uji të ftohet më shumë se duhet.

Kur ju i bëni banjë një të porsalinduri, në fillim mund të jetë paksa frikësuese. Mbajtja e një krijese të lagur e të rrëshqitshme kërkon praktikë dhe besim në vetvete, kështu që qëndroni e qetë dhe ruani një kontroll të mirë mbi të.

Siguria gjatë banjës

• Asnjëherë mos e lini foshnjën pa mbikëqyrje, as edhe për një minutë. Nëse bie zilja apo telefoni dhe ju mendoni që ju duhet të përgjigjeni, mbështilleni atë me peshqir dhe merreni me vete.
• Asnjëherë mos e lini foshnjën kur uji është duke rrjedhur. (Ai mund të jetë shumë i nxehtë dhe me thellësi më të madhe nga sa duhet).
• Kufizoni temperaturën e ujit në jo më shumë se 45° C. Një foshnjë mund të pësojë djegie të shkallës së tretë në më pak se një minutë në temperaturën 60° C.

Piketat e zhvillimit të foshnjës tuaj: Rrokullisja

Rrokullisja

Pasi foshnja juaj fiton kontrollin mbi kokën e vet dhe pothuaj në të njëjtën kohë kur mësohet të qëndrojë ulur, ajo do të mësohet edhe të rrokulliset. Do të mësojë të kthehet nga shtrirë në shpinë, në shtrirë mbi bark dhe anasjelltas dhe do ta përdorë këtë aftësi të re të tij për të lëvizur nëpër shtëpi. Stimul-i për këtë është një lodër larg tij, apo edhe juve vetë.

Kur krijohet kjo aftësi?

Foshnja juaj mund të jetë në gjendje të kthehet nga pozicioni barkas në shpinë, qysh në moshën 4 muajsh. Do t’i duhet edhe një apo dy muaj që të rrotullohet nga pozicioni në shpinë në atë barkas, sepse ka nevojë për muskuj më të fortë të qafës dhe të krahëve për ta realizuar këtë manovër.

Si krijohet?

Rreth moshës tre muajsh kur foshnja vihet mbi bark do të fillojë të ngrejë kokën dhe shpatullat duke përdorur krahët për t’u mbështetur. Kjo mini ulje-ngritje e ndihmon atë që të forcojë muskujt që do të përdorë për t’u rrokullisur. Foshnja do t’ju çudisë ju dhe veten herën e parë që rrokulliset.

Në moshën 5 muajsh foshnja juaj ndoshta do të jetë në gjendje të ngrejë kokën e tij, të ngrihet mbi krahë dhe të harkojë shpinën për të ngritur gjoksin nga toka. Madje ai mund të mbështetet mbi barkun e tij, të shkelmojë me këmbë dhe të “notojë” me krahë. Të gjithë këto ushtrime e ndihmojnë që të zhvillojë muskujt që i nevojiten për t’u rrokullisur në të dy drejtimet, ndoshta rreth moshës 6 muajsh.

Ndërsa disa foshnja e kanë rrokullisjen si mënyrën e tyre parësore të transportit mbi dysheme, të tjerë e kapërcejnë këtë fazë dhe zhvendosen duke qenë ulur, duke u zgjatur dhe duke u zvarritur.

Për sa kohë foshnja juaj vazhdon të fitojë aftësi të reja dhe të tregojë interes për të ardhur vërdallë dhe për të eksploruar mjedisin e vet, mos u shqetësoni.

Po më pas?