Si duhet shtyrë gjatë lindjes: A duhet që trupi t’ju drejtojë juve?

A ka më shumë se një mënyrë për të shtyrë?

Po, ka dy qasje shumë të ndryshme për shtytjen, presionin që nënat ushtrojnë në përgjithësi në mënyrë që të ndihmojnë foshnjat e tyre të zhvendosen nëpër kanalin e lindjes gjatë fazës së dytë të dhimbjeve të lindjes (fazës së shtytjes).

Njëra është metoda e praktikuar gjerësisht, e quajtur shtytje e trajnuar ose e drejtuar, në të cilën nëna drejtohet të fillojë të shtyjë sapo që të jetë hapur plotësisht, pavarësisht nëse ndjen apo jo nevojën për të peshuar mbi veten. Gjithashtu, juve u jepen udhëzime se si të shtyni.

Qasja alternative, shpesh e preferuar nga mamitë, njihet si shtyrje spontan-e. Kjo metodë kërkon që ju të ndiqni prirjen natyrore të trupit tuaj, duke shtyrë atëherë kur ndjeni që jeni gati dhe në çfarëdo mënyre që konsiderohet e duhur nga ana juaj.

Shtyrja e trajnuar është një praktikë e rëndomtë në shumicën e spitaleve. Por disa ekspert-ë thonë që mjekët duhet ta rishikojnë këtë qasje gjatë studimit duke sugjeruar që në shumë raste, praktika nuk ka avantazhe për nënën ose fëmijën, dhe në fakt mund të jetë e kundërta.

Si trajnohet shtytja?

Në shumicën e rasteve, një infermiere specialiste për dhimbjen e lindjes e drejton këtë trajnim. Zakonisht juve u kërkohet të merrni frymë thellë në fillimin e çdo shtrëngimi dhe të shtyni duke forcuar muskujt e barkut dhe duke u përpjekur të ushtroni sa më shumë presion poshtë, ndërsa infermierja numëron deri në dhjetë (disa nëna thonë se ndjejnë sikur kanë një lëvizje të zorrëve). Pastaj ju bëni një frymëmarrje tjetër të shpejtë dhe e mbani deri sa të numëroni deri në dhjetë, duke synuar që të bëni tre shtytje për çdo shtrëngim.

Dieta për nënat që ushqejnë me gji

Ju ende nuk keni përfunduar së ngrëni sa për dy vetë. Në vijim do të tregohet se si të merrni lëndët e duhura ushqimore për t’i dhënë foshnjës një drekë të lëngshme (edhe vaktet e tjera për të cilat ajo ka nevojë).

Ëndrra është realiteti juaj tashmë që ju ushqeni me gji fëmijën tuaj. Është e vërtetë, prodhimi i qumështit djeg 500 kalori në ditë, që do të thotë se kur ju ushqeni me gji, ju do të merrni 500 kalori shtesë në ditë (më shumë se para shtatzënisë) për të plotësuar këtë nevojë, dhe kjo është një nga shumë dobitë e ushqyerjes me gji.

Hej patatina? Jo saktësisht. Cilësia ka të bëjë po aq shumë sa dhe sasia, veçanërisht në qoftë se ju prisni të qëndroni vertikalisht gjatë këtyre ditëve të gjata të pas lindjes (madje edhe netëve edhe më të gjata). Lajmi i mirë është se ju jeni mësuar të ushqeheni mirë me gjithë atë praktikë që keni bërë për gjithë nëntë muajt e shtatzënisë. Lajm edhe më i mirë është se ngrënia mirë gjatë periudhës së ushqyerjes me gji është shumë  e ngjashme me atë të ngrënies ndërsa ju prisni një fëmijë (lajmi më i mirë nga të gjithë) me rregulla paksa më të lirshme. Ju ende duhet të synoni një shumicë ushqimesh të shëndetshme dhe duhet të eliminoni nga ato më pak të shëndetshme. Përveç kësaj, ndërsa numri i kalorive ka rëndësi, ju ende nuk do të keni nevojë që t’i numëroni ato. Ju mbetet vetëm të respektoni dietën e ushqyerjes me gji sa më mirë që të mundeni.

Çfarë duhet ngrënë

Ashtu sikurse ngrënia mirë gjatë shtatzënisë, edhe ajo gjatë ushqyerjes me gji sjell balancën e duhur të ushqimit të mirë (dhe të mirë për ju vetë). Përpiquni të merrni sa më poshtë për çdo ditë:

  • Proteina: tre racione;
  • Kalcium: pesë racione (një rritje nga kërkesa juaj e shtatzënisë për katër);
  • Ushqime të pasura me hekur: një a më shumë racione;
  • Vitamina C: dy racione;
  • Perime me gjethe të gjelbra dhe të verdha, fruta të verdha: tre deri katër racione;
  • Drithëra integrale dhe karbohidrate të tjera komplekse të përqendruara: tre ose më shumë racione;
Baballarët sot: Më shumë se zëvendësues të thjeshtë të nënave

Harrojeni idenë e një zëvendësuesi të paaftë e fatkeq të nënës, që kërkon kuturu pelenat për të ndërruar foshnjën, që e kap paniku kur do ta ushqejë më shishe, apo zmbrapset me tmerr kur mendon që duhet t’i bëjë banjë asaj. Baballarët e sotëm janë të angazhuar, e shohin veten të barabartë me nënat dhe janë të mërzitur e të lodhur nga sulmet mediatike.

Është koha që baballarët të gëzojnë respektin që meritojnë

Ky është mesazhi i marrë nga një studim i ri në shkallë të gjerë mbi baballarët e rinj. Anketimi i 1 319 prindërve, përfshinte 559 baballarë ose baballarë të pritshëm dhe zbuloi disa ndryshime të rëndësishme në krahasim me një studim të ngjashëm të kryer shtatë vjet më parë. Tre të katërtat e baballarëve tani thonë që ata kanë qëndruar apo planifikonin të qëndronin disa ditë në shtëpi menjëherë pas lindjes së fëmijës së tyre duke bërë punët e përditshme dhe duke u kujdesur për foshnjën, trefishi i numrit të marrë nga studimi i mëparshëm. Gjithashtu, ndërsa 3 në 5 baballarë thanë se ideja për të pasur një fëmijë u kishte ardhur bashkë me partnerët e tyre, një çerek thanë se shtatzënia ishte e paplanifikuar, një rritje trefish në krahasim me studimin e shtatë vjetëve më parë.

Baballarë të gatshëm

Në total, baballarët raportojnë që janë shumë aktivë në të gjithë fazat e shtatzënisë dhe në lindjen e fëmijës. 80% e burrave kanë qenë të pranishëm në pjesën më të madhe të vizitave të partneres së tyre tek mjeku, tre të katërtat janë gjithnjë të arritshëm me telefon gjatë shtatzënisë dhe dy të tretat thanë që shkëmbenin mesazhe me partneret e tyre. Tre nga pesë baballarë thanë që ata i kishin prerë apo planifikonin ta prisnin atë që quhet kordoni umbilikal i foshnjës së tyre.

7 marifete mbijetese për prindërit e vetëm

Rritja e një fëmije është si një udhëtim në oqean, plot me stuhi të furishme, dallgë të ashpra dhe herë pas herë qetësi plot diell. Është mjaft e vështirë me një partner, por kur ju duhet t’ia dilni mbanë vetëm vështirësia rritet në një nivel edhe më të lartë.

Megjithatë, prindër në të gjithë botën i rrisin me gëzim dhe në mënyrë të suksesshme fëmijët vetëm. Pikërisht sepse ju manovroni në një kaike për një person dhe jo në një lundër për dy vetë, kjo nuk do të thotë që nuk mundeni të lundroni me zotësi në ujërat e trazuara të qenies prind. Këto marifete mund t’u ndihmojnë që të udhëtoni më këndshëm.

Kujdesuni për veten

Ndërkohë që një udhëtim në një vend klimaterik luksoz natyrisht që do të ishte një gjë e këndshme, kujdesi për veten në ditët e para të qenies prind ka më shumë të bëjë me vëmendjen ndaj nevojave tuaja bazë. Të gjitha ato është shumë e lehtë të neglizhohen veçanërisht në mungesë të një partneri që t’ua kujtojë.

Bashkojini forcat

Qenia nënë apo baba vetëm në një shesh lodrash plot me çifte prindërish çdo të shtunë në mëngjes mund t’ju plakë para kohe, ashtu si edhe mbyllja në shtëpi mbrëmjeve me foshnjën tuaj me dhimbje barku.

Gjetja e nënave apo baballarëve në të njëjtën situatë me ju mund të jetë shpëtimtare.

Krijoni një komunitet

Një komunitet i fortë mund t’ju japë një mbështetje të fuqishme dhe një ndjesi përkatësie, një kundër helm i përsosur kundër izolimit që shkaktohet nga të qenët prind i vetëm.

Por mos u fokusoni vetëm tek prindërit e vetëm. Sa më i larmishëm të jetë komuniteti juaj, aq më e pasur do të jetë dita juaj. Në qoftë se jeni person i mbyllur, atëherë krijimi i një komuniteti do të jetë gjë e vështirë. Do t’ju duhet ta shtyni veten që të hyni në shoqëri. Dhe mbajeni mend, takimi me njerëz të rinj bëhet më i lehtë duke u praktikuar. “Fillimisht”, thotë një nënë e vetme, “ndihesha me turp madje edhe t’u thosha të tjerëve që isha nënë e vetme. Por duhej ta kapërceja këtë gjë. Më duhej patjetër që të hyja në shoqëri”.

Pranojeni ndihmën