8 shenja të hershme të shtatzënisë

Pyesni veten nëse jeni shtatzënë? Një test i shtatzënisë është mënyra me anën e së cilës do ta mësoni me siguri. Por në qoftë se është ende tepër herët për rezultate të sakta? Ju mund të vini re disa shenja të lehta të shtatzënisë – lodhje, të përziera, urinim të shpeshtë dhe zbutje të gjinjve. Këtu keni disa këshilla të ekspert-it se si të reagoni ndaj këtyre simptomave në qoftë se po përpiqeni të mbeteni shtatzënë.

1. Lodhja

“Lodhja e skajshme, e pashpjegueshme është ndoshta shenja më e zakonshme e shtatzënisë së hershme”, thotë Dr. Gil Gross, profesor i obstetrikë-s dhe gjinekologji-së në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit në St. Louis.

“Mos e trajtoni lodhjen me kafeinë të tepërt në qoftë se ka ndonjë shans që të jeni shtatzënë”. Në vend të kësaj, “dëgjojeni trupin tuaj, merreni shtruar dhe përpiquni që të pushoni siç duhet”, thotë Dr. Donnica Moore, një eksperte e shëndetit të grave në Far Hills, Nju Jork.

2. Neveria nga ushqimi

Në qoftë se hapja e frigoriferit ju bën që të stepeni dhe nuk mund të kaloni pranë ndonjë restoranti kinez pa vënë shaminë para gojës, ju mund të jeni shtatzënë. Shumë gra raportojnë se një neveri e tillë e fortë ndaj ushqimeve është një nga shenjat e para të fillimit të shtatzënisë. Kjo mund të shkaktohet nga nivelet në rritje të hormonit beta hCG. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të manovroni e t’u qëndroni larg këtyre ngacmuesve.

3. Ndjeshmëria ndaj aromave

Aromat që asnjëherë nuk kanë qenë të pëlqyeshme për ju (si tymi i cigares) madje edhe ato që kanë qenë të kënaqshme (si kolonja e partnerit tuaj) mund t’ju bëjnë juve t’ju përzihet gjatë fazave të para të shtatzënisë. “Për disa gra kjo mund të jetë një shenjë e asaj që ato presin,” thotë Moore. Kjo ka të ngjarë të jetë rezultat i niveleve të rritura të hormoneve. Për fat të keq, “nuk mund të bëni vërtet asgjë, përveç se t’i shmangni ato kur mundeni”, thotë ajo, “veçanërisht tymin e cigareve që nuk i bën mirë foshnjës tuaj”.

4. Të përzierat dhe të vjellat

Çfarë po ndodh në barkun tuaj? Shumëçka. Foshnja juaj në krijim e sipër është vetëm një topth i vogël prej disa qindra qelizash që shumëfishohen çmendurisht. Pasi topthi i qelizave (i quajtur blastocist –embrion fillestar) fillon e strehohet në mitër, një pjesë e tij që do të zhvillohet në placentë, fillon të prodhojë hormonin e shtatzënisë, gonadotropinën horionike njerëzore, e cila u thotë vezoreve tuaja të pushojnë së lëshuari vezë dhe inicion prodhimin e shtuar të estrogjenit dhe progesteronit (që e pengojë mitrën të largojë veshjen dhe pasagjerin e saj të vockël), si edhe stimul-on rritjen e placentës.
2
Gonadotropina horionike njerëzore është një hormon që e bën pozitiv një test shtatzënie. Nga fundi i kësaj jave ju mund të bëni një test dhe të merrni rezultat pozitiv! (Në qoftë se testi është negativ dhe nuk ju kanë ardhur periodat për dy apo tre ditë, atëherë provoni ta bëni atë përsëri).

Ndërkohë, lëngu amniotik fillon e grumbullohet rreth topthit të qelizave në zgavrën që do të bëhet qeska amniotike (mbështjellësi amniotik). Ky lëng do ta mbrojë foshnjën në javët e muajt që do të vijnë. Pikërisht tani, blastocisti juaj i vogël, e merr oksigjenin dhe ushqimin (dhe flak mbeturinat) nëpërmjet një sistemi primitiv të formuar nga tunele mikroskopikë, të cilët e lidhin foshnjën që po zhvillohet me enët e gjakut në murin e mitrës. Placenta nuk është aq e zhvilluar sa ta marrë përsipër këtë detyrë deri në fund të javës pasuese.

Si po ndryshon jeta juaj