Trajtimet e kancerit të zorrëve

Fazat e kancerit të zorrëve

Ekzistojnë disa sisteme për të përcaktuar fazat e kancerit të zorrëve. I pari është sistemi ACPS, i treguar më poshtë:

Stadi A – Kanceri gjendet vetëm në muret e zorrës.

Stadi B – Kanceri është përhapur në sipërfaqen e jashtme të mureve të zorrës.

Stadi C – Kanceri është përhapur në nyja limfatike në afërsi të zorrës.

Stadi D – Kanceri është përhapur përtej nyjeve limfatike, në zona të tjera të trupi si mëlçia apo mushkëritë.

Një sistem tjetër i përdorur është ai që quhet sistemi TNM. Ky sistem tregon sa i përhapur është tumor-i (T) në muret e zorrës; a janë infektuar nyjet limfatike (N) dhe a është përhapur kanceri në zona të tjera të trupit (metastazë-M). Në sistemin TNM, çdo shkronje i bashkëngjitet një numër, i cili tregon sa ka përparuar kanceri.

Ndoshta do të dëgjoni edhe për sistemin Dukes, i cili është një sistem më i vjetër, i ngjashëm me sistemin ACPS.

Trajtimi

Trajtimi kryesor për kancerin e zorrës është ndërhyrja kirurgjik-ale. Mund t’ju nevojitet edhe kemioterapi apo radioterapi. Mund t’ju nevojitet vetëm njëra prej tyre, por ndonjëherë mund të nevojitet një kombinim i tyre.

Ndërhyrja kirurgjikale

Ekzistojnë disa lloje të ndërhyrjeve për kancerin e zorrës. Secila prej tyre do të përcaktohet nga vendndodhja e kancerit në zorrë, nga lloji dhe madhësia e kancerit dhe nga përhapja e tij. Doktori do të marrë në konsideratë edhe moshën dhe shëndetin tuaj.

Kirurgji minimalisht invazive

Me termin kirurgji minimalisht invazive, e quajtur ndryshe edhe vrima e çelësit apo kirurgji laparoskopike duhet të kuptojmë një teknikë kirurgjikale, e cila përbëhet prej disa çarje të vogla në vend të një prerjeje të madhe në abdomen.

Kirurg-u fut një tub të hollë dhe fleksibël, i quajtur laparoskop, në një nga çarjet. Laparoskopi ka një dritë dhe një kamera, në mënyrë që kirurgu të shohë brenda abdomen-it dhe të heqë kancerin. Kjo teknikë zakonisht ka më pak dhimbje dhe më pak shenja, një rrezik më të vogël për infeksione dhe shërim më të shpejtë, duke kaluar më pak kohë në spital.

Alternativa të trajtimit të kancerit të lëkurës

Diskutimi i kancerit të lëkurës, zakonisht bëhet për melanomat (deri tani forma më e rrezikshme) dhe për kancerin e lëkurës që nuk është melanomë.

Trajtimi i këtij lloji të dytë të kancerit të lëkurës ka një shkallë të lartë suksesi, me kushtin që kanceri të jetë diagnostikuar në fazën e hershme të tij.

Nëse ju keni një histori të kësaj sëmundje, atëherë duhet të bëni kontrolle të rregullta të zonave të lëkurës të trajtuara më parë si edhe në zona të tjera të ndjeshme ndaj kancerit të lëkurës.

Diagnostikimi i kancerit të lëkurës

Mjeku juaj do të shikojë një plagë të dyshimtë (ose një njollë në lëkurë) dhe të ekzaminoj nyja limfatike pranë saj. Nëse dyshon se mund të keni një kancer të lëkurës, do të sugjerojë një biopsi për të konfirmuar diagnozë-n. Kjo është një procedurë e shpejtë dhe relativisht e thjeshtë, e cila kryhet me anestezi lokale. Mund të jetë një biopsi e një grumbulli indesh me anën e së cilës mblidhet një pjesë e vogël e lëkurës ose një biopsi me prerje, në të cilën hiqet e gjithë zona e dyshuar.

Po ashtu, ju duhet t’u nënshtroheni testimeve suplementare, si biopsisë së nyjeve limfatike, e cila tregon nëse kanceri është i përhapur.

Trajtimi

Gjatë planifikimit të trajtimit, mjeku juaj do të marrë parasysh një numër faktorësh, duke përfshirë:

• Llojin dhe madhësinë e kancerit;

• Vendndodhjen; dhe

• Nëse kanceri është përhapur në pjesë të tjera të trupit.

Kur mjeku ka mësuar se në çfarë faze ka përparuar kanceri, ai mund të vendosë për llojin e trajtimit që kërkohet në këtë rast. Shpesh trajtimi përfshin disa lloj procedura kirurgjik-ale ose radioterapi.

Llojet e trajtimit për formën jo melanomë të kancerit të lëkurës

Kirurgjia

Kur merret një biopsi, shpesh largohet tërë zona ku është shfaqur kanceri lëkurës. Në këtë rast kjo është procedura e nevojshme e trajtimit. Por në disa raste, në qoftë se kanceri i lëkurës është i madh apo i përhapur, mund të nevojitet që të hiqet një sasi e madhe e lëkurës dhe mund të duhet lëkurë tjetër për ta mbuluar zonën.

Operacioni Moh

Kanceri i gjirit: Trajtimet

Trajtimi i kancerit të gjirit përgjithësisht do të fillojë pasi gjendja juaj shëndetësore ka qenë e vlerësuar plotësisht sepse lloje të ndryshme të kancerit të gjirit kërkojnë trajtim të ndryshëm. Një numër faktorësh duhet të merren në konsideratë në zgjedhjen e trajtimit më të përshtatshëm për ju. Kampionët e marrë nga një biopsi mund të përdoren për të gjetur nëse qelizat kanceroze kanë receptor estrogjen ose progesteron.

Mjekët nevojitet të gjejnë nëse kancer-i është përhapur në nyja limfatike nën krahun tuaj ose mbi kockën e qafës ose kudo tjetër në trup. Faktorë të tjerë për t’u marrë në konsideratë kur zgjidhet trajtimi më i përshtatshëm janë madhësia e bllokut të qelizave dhe sa shpejt ai rritet. Fakti nëse e keni kaluar menopauzë-n apo jo mund të ndikojë po ashtu në trajtim.

Alternativat e trajtimit

Alternativat e trajtimit përfshijnë ndërhyrjen kirurgjik-ale për të hequr ose bllokun e qelizave ose tërë gjirin, radioterapi-në dhe terapitë suplementare hormonale apo kemioterapinë.

Ndërhyrja kirurgjikale

Ajo përfshin ose heqjen e të gjithë gjirit (mastektomi) ose vetëm bllokun e qelizave dhe një zonë të indit normal që rrethon atë (lumpektomi). Një lumpektomi është një ndërhyrje kirurgjikale që e ruan gjirin. Llojet të tjera të ndërhyrjes kirurgjikale janë mastektomia e pjesshme ose një prerje e gjerë në të cilën hiqet më shumë ind i shëndetshëm dhe kuadrantektomia në të cilën hiqet një e katërta e gjirit.

Ndërhyrja kirurgjikale që e ruan gjirin

Studimet kanë treguar se në kancerin e hershëm të gjirit, lumpektomia (heqja e tumori-t) e pasuar nga një trajtim me rrezatim ka pothuaj të njëjtën shkallë kurim-i të suksesshëm sa edhe mastektomia (heqja e të tërë gjirit). Kirurgjia që e ruan gjirin me heqje të nyjeve limfatike, e pasuar nga radioterapia e gjirit është trajtimi më i zakonshëm i përdorur për kancerin e gjirit të zbuluar herët. Ideja është që të largohen qelizat kanceroze para se ato të mund të përhapen në pjesë të tjera të trupit.

Nyjat limfatike dhe limfoedema

Leucemia mieloide akute

Leuçemia (leukemi) meloide akute është një lloj i kancerit të gjakut. Zakonisht zhvillohet nga qelizat të cilat mund të kthehen në qeliza të bardha të gjakut (përveç limfociteve). Megjithatë disa herë ajo mund të zhvillohet nga lloje të tjera të qelizave që formojnë gjakun. Këtu keni një informacion bazë për simptomat, faktorët e riskut, shkallën e mbijetesës dhe trajtimet e sëmundjes.

Çfarë është leuçemia mieloide akute?

Ky lloj i leuçemisë (leukemi) fillon në palcën e kockës. Kjo është pjesa e brendshme e butë e kockave. Në llojet akute të leuçemisë, qelizat e palcës së kockave nuk maturohen ashtu siç duhet. Këto qeliza të pa faturuara që shpesh quhen qeliza shpërthyese vazhdojnë të grumbullohen. Ju mund të dëgjoni edhe emërtime të tjera të kësaj sëmundje. Mjekët mund ta quajnë atë:

  • Leuçemi mieloide akute;
  • Leuçemi mielogjen-e akute;
  • Leuçemi granuloktike akuteb;
  • Leuçemi jo limfo-citike akute.

Pa u trajtuar, kjo lloj leuçemie mund të jetë shumë shpejt vdekjeprurëse. Meqenëse ajo është “akute”, ky lloj i leuçemisë mund të shpërndahet me shpejtësi në gjak dhe në pjesë të tjera të trupit si më poshtë:

  • Nyja limfatike;
  • Mëlçi;
  • Shpretkë;
  • Tru dhe shtyllën kurrizore;
  • Testikuj.

Rezultati i pritshëm i leuçemisë (leukemi) mieloide akute varet nga disa faktorë. Dhe natyrisht prognoza (prognozë) është më e mirë në qoftë se ajo reagon mirë ndaj trajtimit. Prognoza është më e mirë në qoftë se:

  • Ju jeni më pak se 60 vjeç;
  • Nuk keni ndonjë histori të kacereve ose çrregullimeve në gjak;
  • Nuk keni ndonjë farë mutacion-esh të gjeneve ose ndryshime të kromozome-ve.

Faktorët e riskut për Leuçeminë Mieloide Akute

Në qoftë se ndonjë gjë e rrit riskun tuaj për ta marrë sëmundjen, ky quhet një faktor risku. Faktorët e riskut nuk tregojnë gjithçka. P.sh. ju mund të keni pak faktorë risku por përsëri të sëmureni ose të keni disa prej tyre dhe të mos sëmureni.

Faktorët e riskut për leuçeminë mieloide akute janë:

  • Tymosja e duhanit;
  • Ekspozimi ndaj disa kimikateve si benzeni, disa produkte të pastrimit, detergjentet etj;
Ja 15 simptoma të kancerit që meshkujt i injorojnë

Ekspert-ët thonë se meshkujt mund të përfitojnë shumë duke qenë të vëmendshëm ndaj simptomave të caktuara të kancerit, të cilat duhet të diskutohen me doktorin sa më shpejt të jetë e mundur. Por kur vjen puna për të caktuar një vizitë tek doktori, dihet që meshkujt duhet t’i tërheqësh zvarrë!

Dr. Leonard Lichtenfeld, është zëvendës drejtor mjekësor për zyrën kombëtare të shoqatës Amerikane të Kancerit. Sipas Lichtenfeld, meshkujt shpesh duhet të nxiten nga gratë për t’u kontrolluar në lidhje me kancerin. Kjo është një fatkeqësi! Kujdesi rutinë parandalues mund të zbulojë kancerin dhe sëmundje të tjera kur janë vetëm në fazat e tyre fillestare. Kur kanceri zbulohet që në fillim, ka më shumë mundësi për trajtimin e tij.

Kjo do të thotë se ka më shumë shanse për një kurë.

Disa nga simptomat e kancerit tek meshkujt janë specifike. Ato përfshijnë disa pjesë të trupit dhe mund të tregojnë direkt për mundësinë që një kancer të jetë i pranishëm. Simptomat e tjera janë të paqarta. P.sh. një dhimbje që prek shumë pjesë të trupit, mund të ketë shumë shpjegime. Kjo mund të jetë një shenjë e kancerit, ose jo. Por ju nuk mund të përjashtoni kancerin si mundësi, pa shkuar tek mjeku.

Simptoma nr. 1 e kancerit tek meshkujt: Masa e gjoksit

Si shumica e meshkujve, ju ndoshta nuk e keni marrë kurrë parasysh mundësinë që mund të keni kancer gjiri. Edhe pse nuk është shumë i hasur, ai është i mundur. “Çdo masë e re në zonën e gjirit të një mashkulli, ka nevojë të kontrollohet nga një mjek”, thotë Lichtenfeld.

Përveç kësaj, Shoqata Amerikane e Kancerit identifikon disa shenja të tjera shqetësuese që përfshijnë gjoksin e burrave ashtu si dhe të grave, të cilave duhet t’ju kushtohet vëmendje. Ato përfshijnë:

  • Rrudhje dhe tërheqje të lëkurës;
  • Tërheqje e thimthave;
  • Skuqje apo deformim të thimthës ose lëkurës së gjoksit;
  • Dalje e thimthës nga vendi.

Kancer-i zorrëve është kanceri që ndodhet në çdo pjesë të zorrës së trashë ose në çdo pjesë të rektumit. Kanceri i zorrëve mund të zhvillohet në dy mënyra: ai mund të rritet nga rreshtimi i brendshëm i zorrëve, ose nga rritje të vogla në murin e zorrëve që quhen polipe. Këto janë zakonisht të padëmshme (beninj), por me kalimin e kohës mund të bëhen edhe më keq.

Nëse nuk trajtohet, kanceri i zorrëve mund të përhapet (metastazë) më thellë në murin e zorrëve. Nga këtu, ai mund të përhapet në nyja limfatike.

Nyjet limfatike janë të vogla. Ato mbledhin dhe shkatërrojnë bakteret dhe viruset në trup. Ato janë pjesë e sistemit limfatik (sistemi limfatik) dhe luajnë një rol të rëndësishëm në funksionimin e sistemit imun (sistemi imunitar).

Më vonë, kanceri zorrëve mund të përhapet në organet e tjera, siç janë mëlçia ose mushkëritë. Në pjesën më të madhe të rasteve, ato rriten ngadalë dhe mund të qëndrojnë në zorrë për muaj ose vite përpara se të zhvillohen.

Diskutimet për kancer-in e lëkurës zakonisht e ndajnë atë në melanomë (deri tani forma më e rrezikshme) dhe jo melanomë, që përfshijnë qelizat kanceroze bazale dhe skuamoz-e.

Trajtimi i kancerit të lëkurës jo melanomë ka një normë të lartë suksesi, sidomos kur ai është zbuluar në një fazë të hershme. Njerëzit duhet të kontrollojnë rregullisht lëkurën e tyre për ndonjë rritje, plagë që nuk shërohen ose ndonjë ndryshim në ngjyrë, formë ose masë të ndonjë pike ekzistuese. Mjeku juaj gjithashtu mund t’ju kontrollojë për kancerin e lëkurës. Nëse ju keni një histori të kësaj sëmundjeje ju duhet të bëni kontrolle të rregullta mjekësore.

Diagnostikimi i kancerit të lëkurës

Mjeku juaj do të shohë pikat dyshuese të lëkurës dhe do të ndjejë nyja limfatike. Nëse mjeku juaj dyshon se ju mund të keni kancerin e lëkurës, ai do t’ju kërkojë që të bëni një biopsi për të konfirmuar diagnozë-n. Kjo është një procedurë e shpejtë dhe e thjeshtë që realizohet nëpërmjet anestezi-së lokale. Pikat dhe disa nga indet rrethuese do të hiqen në mënyrë që të mund të testohen në laborator. Pasi i gjithë kanceri në këtë fazë të jetë hequr dhe nëse të gjitha qelizat kanceroze të jenë larguar, ju nuk do të keni nevojë për trajtime të mëtejshme.

Ju gjithashtu mund të keni nevojë për teste shtesë, siç janë rrezet X dhe/ose skanimet dhe biopsia e nyjeve limfatike, për të treguar nëse ka patur ndonjë përhapje të kancerit në pjesë të tjera të trupit.

Trajtimi i kancerit të lëkurës

Kur planifikoni trajtimin, mjeku do të marrë në konsideratë një sërë faktorësh, që përfshijnë:

  • Llojin dhe masën e kancerit;
  • Ku është lokalizuar ai; dhe
  • Nëse ai është përhapur në pjesë të tjera të trupit.

Kur mjeku juaj e di se në çfarë fazë kanceri juaj ka avancuar, ai mund të marrë një vendim në lidhje me llojin e trajtimit. Trajtimi shpesh përfshin disa lloje të procedurave kirurgjik-ale ose terapitë e rrezeve.

Llojet e trajtimit për kancerin e lëkurës jomelanoma

Kirurgjia

Ekzistojnë shumë forma të kancer-it të lëkurës – që është një problem mëse i njohur, veçanërisht për ato që jetojnë në vende ku ka shumë diell.

Forma më  e rrezikshme e kancerit të lëkurës njihet me emrin melanomë. Kjo zakonisht fillon në melanocitet-qeliza të holla në shtresën e jashtme të lëkurës. Këto qeliza i japin lëkurës pigmentin (ngjyrën).

Nëse nuk zbulohet dhe hiqet, melanoma mund të rritet nëpër shtresa më të thella të lëkurës, nga ku ato mund të shpërndahen në pjesë distante të lëkurës, siç është truri dhe mëlçia. Këtu ato mund të ndërhyjnë në funksionet normale jetësore  dhe të shkaktojnë vdekjen.

Si duket melanoma?

Melanoma duket pothuajse si një pikël. Ajo mund të ketë një larmi ngjyrash, duke përfshirë të zezën, blunë, kafen, të kuqen apo nganjëherë një ngjyrë të zbehtë në gri. Melanomat zakonisht kanë një kufi të parregullt (të njollosur). Ngjyra e tyre shpesh nuk është uniforme. Melanomat zakonisht janë të sheshta, por shpesh bëhen të ngritura pasi ato rriten.

Shenjat e para të melanomës zakonisht janë shfaqja e pikave të reja në lëkurë, ose ndryshimet në aparencën e një pike. Ky ndryshim zakonisht është në përmasë, formë ose ngjyrë. Ajo zakonisht ndodh mbi disa javë ose muaj dhe jo në pak ditë.

Gjatë pubertet-it këto ndryshimeve të pikave të lëkurës janë normale. Por zakonisht në këtë moshë pikat dhe qukat ndryshojnë në të njëjtën kohë. Nëse vetëm një qukë ndryshon, ose njëra ndryshon më shpejt sesa tjetra, duhet të kërkohet këshilla mjekësore.

Rreziqet e melanomës

Një sërë gjërash i vendosin njerëzit në rrezikun e të zhvilluarit të melanomës.

Kanceri i prostatës (prostata) zhvillohet kur qelizat në gjëndrat e prostatës rriten më shpejt sesa në prostatën normale, duke formuar një tumor malinj. Pjesa më e madhe e kancerave të prostatës rriten ngadalë në krahasim me llojet e tjera.

Kanceri i prostatës së hershme (ose lokalizuar) nënkupton që qelizat kanceroze janë rritur, por ato nuk janë shpërndarë në pjesë të tjera të trupit, siç janë kockat dhe nyja limfatike. Ky është quajtur kancer prostate i avancuar.