Në mitër: Fakte me vlerë për zhvillimin

Kur ju jeni shtatzënë mund të duket sikur foshnja juaj është mbështjellë në universin e vet privat (dhe të vogël) brenda barkut tuaj. Por ajo së bashku me ju po përjeton botën jashtë, madje edhe sikur po bën përgatitje për të dalë në të. Këtu keni tre fakte magjepsëse që ndoshta nuk i dini.

Trembja në mitër

Foshnja juaj trembet në mitër kur dëgjon një zhurmë të madhe apo të papritur. Kjo aftësi shfaqet rreth javës së 23 të shtatzënisë, siç mund të dëshmohet nga çdo grua shtatzënë në tremujorin e dytë apo të tretë të shtatzënisë. Në qoftë se nëna teshtin, foshnja kërcen.

Por në qoftë e njëjta zhurmë përsëritet shpesh, foshnja juaj mësohet me të dhe pushon së reaguari. Nuk ka nevojë të shqetësoheni, kjo është një shenjë që truri po zhvillohet normalisht, thonë ekspert-ët.

Frymëmarrja nën ujë

Foshnja juaj fillon të “marrë frymë” qysh kur është në mitër, edhe pse mushkëritë e tij nuk thithin oksigjen. Rreth javës së 27-të, mushkëritë e saj të mbushura me lëng fillojnë të zgjerohen dhe të mblidhen për shkak të kontraktim-eve ritmike të diafragmë-s tuaj dhe muskujve të kraharorit. Këto kontraktime e ndihmojnë atë të zhvillojë muskujt dhe qarqet motore të domosdoshme për frymëmarrjen e vërtetë. Kështu, kur foshnja juaj thith ajër për herë të parë, ka bërë tashmë shumë praktikë.

Ndjesia e nuhatjes në mitër

Duke filluar nga java e 28 foshnja juaj mund të nuhasë në mitër të njëjtat gjëra që nuhasni edhe ju.

Disa nga provat për ndjesinë e të nuhaturit të fetus-eve vijnë nga foshnjat e lindura para kohe: Në një studim ekstrakti i mendërzës u mbajt nën hundën e foshnjave të lindura para kohe. Foshnjat më pak se 28 javë nuk reagonin. Më të mëdhenjtë reagonin duke thithur, duke u ngërdheshur ose duke iu larguar.

Lëngu amniotik ku është zhytur foshnja e shton ndjesinë e saj të nuhatjes. Përse? Sepse ne jemi më mirë të aftë që të nuhasim gjërat pasi molekulat e aromës bashkohen me një lëng.

Ushtrimet aerobike: Përfitimet shëndetësore

Ushtrimet aerobike i referohen ushtrimeve që kërkojnë konsumimin e konsiderueshëm të më shumë oksigjeni. Ushtrimet kanë një intensitet të lehtë në të moderuar dhe mund të merren për një kohë të tejzgjatur (shumë minuta deri në shumë orë) pa lodhje të tepruar. Shembujt e ushtrimeve aerobike përfshijnë të ecurën, të vrapuarit, të notuarit, çiklizmin apo qëndrimet në një ritëm të qëndrueshëm. Një shembull tjetër do të jenë klasat e të kërcyerit dhe ato aerobike.

Ushtrimet e rregullta bëjnë të mundur rregullimet e duhura të trupit. Këto rezultojnë nga përmirësimi i shëndetit dhe i funksionimit fizik. Vazhdimësia e të ushtruarit të rregullt mundëson ruajtjen e këtyre përfitimeve.

Përfitimet e ushtrimeve aerobike mund të kategorizohen gjerësisht si “kapacitete fizike” ose “shëndet”. Të ushtruarit dhe shëndeti janë të lidhura me njëra tjetrën dhe shumica e ushtrimeve aerobike ndihmojnë.

Fitnesi – duke përfshirë rritjen e fitnesit kardiorespirator dhe qëndrueshmërinë

Ushtrimet e rregullta aerobike ndihmojnë sistemin kardiovaskular duke rritur kapacitetin për përdorimin e oksigjenit. Ajo e bën këtë duke rritur kapacitetin e zemrës për të dërguar gjak (dhe oksigjen) tek muskujt. Kjo arrihet kryesisht nëpërmjet një rritjeje në madhësinë e dhomave të pompave të zemrës (ventrikulat), që do të thotë se zemra nuk ka pse të rrahë shpejt për të ofruar të njëjtën sasi gjaku. Kjo është evidente në një ritëm të ngadaltë të zemrës për të njëjtën intensitet ushtrimesh.

Ndërkohë që vini në formë, aktivitete të veçanta (siç janë ecja ose vrapi në një shpejtësi të caktuar) do të jenë më të lehta.

Gjithashtu do të jeni në gjendje që ta ndërmerrni aktivitetin për një kohë më të gjatë (e njohur si kohëzgjatje), dhe/ose në një intensitet më të lartë (p.sh. të vrapuarit në një shpejtësi më të madhe). E njëjta gjë aplikohet tek aktivitetet siç janë çiklizmi dhe të notuarit, por fitnesi duhet të jetë specifik.

Shtatzënia dhe vitaminat para lindjes

Cilat janë vitaminat e paralindjes?

Një dietë e shëndetshme është gjithmonë një ide e mirë, veçanërisht gjatë shtatzënisë. Gjatë shtatzënisë është mirë të merren vitamina të paralindjes për të ndihmuar të mbushet çdo boshllëk ushqimor në dietën e nënës. Vitaminat që duhen para lindjes janë shumë vitamina dhe minerale. Acidi i tyre folik, hekuri dhe kalcium-i janë veçanërisht të rëndësishëm.

Acidi folik, hekuri dhe kalciumi

Acidi folik ndihmon të parandalohen defektet në lindje të tubit neural, që prek trurin dhe shtyllën kurrizore. Defektet e tubit neutral zhvillohen në 28 ditët e para pas ngjizjes, para se shumë gra ta dinë se janë shtatzënë. Meqenëse pothuaj gjysma e të gjithë shtatzënive janë jo të planifikuara, rekomandohet që çdo grua që mund të mbetet shtatzënë të marrë 400 mikro-gram (mcg) acid folik çdo ditë, duke filluar që para ngjizjes dhe gjatë 12 javëve të para të shtatzënisë.

Një grua që tashmë ka pasur një foshnjë me një defekt të tubit neural duhet të këshillohet me mjekun e saj nëse mund të ketë apo jo nevojë të marrë një dozë të ndryshme të acidit folik. Studimet kanë treguar se marrja e një doze të madhe (deri 4 000 mcg) të paktën një muaj para dhe gjatë tremujorit të parë mund të jetë e dobishme për këto gra.

Ushqimet që përmbajnë acid folik janë perimet e gjelbra, arrat, fasulet, agrumet etj. Megjithatë është mirë të merret një plotësues ushqimor me sasinë e duhur të acidit folik.
Edhe kalciumi është i rëndësishëm për një grua shtatzënë. Ai mund të parandalojë humbjen e densitetit të kockave të saj, sepse edhe foshnja përdor kalciumin për rritjen e kockave të saj.

Hekuri ndihmon gjaku-n, edhe të nënës edhe të foshnjës që të mbartë oksigjenin që i nevojitet organizmit.

Çfarë vitaminash duhen kërkuar para lindjes?

Kërkoni këto vitamina të paralindjes:
• 400 mikrogram acid folik;
• 400 unitete vitamina D;
• 200-300 miligram kalcium;
• 70 miligram vitamina C;
• 3 miligram thiaminë;
• 2 miligram riboflavinë;
• 20 miligram niacinë;
• 6 mikrogram vitamina B12;
• 10 miligram vitamina E;
• 15 miligram zink;
• 17 miligram hekur.

Pneumonia: Diagnostikimi dhe trajtimi

Nëse mjeku dyshon që keni pneumoni, atëherë ju mund të keni nevojë për të kryer rreze X të kraharorit. Rrezet X do të konfirmojnë diagnozë-n e pneumonisë. Mjeku është ai i cili do të jetë në gjendje për të parë shkallën dhe shpërndarjen e pneumonisë në mushkëri. Kjo do të zbulojë ashpërsinë e sëmundjes dhe ndonjëherë mund të japë një çelës për kauzën. Herë pas here një skaner CT i gjoksit është i nevojshëm. Mostrat e pështymës gjithashtu mund të shqyrtohen për të parë se çfarë e shkakton pneumoninë në organizëm. Megjithatë kjo merr kohë dhe për shumë njerëz, shkaku i saktë i pneumonisë nuk mund të identifikohet. Nëse jeni shtruar në spital mjeku mund të masë sasinë e oksigjenit në gjak, për të parë nëse keni nevojë për terapinë e oksigjenit. Testet e gjakut mund të japin një ide sesi trupi është duke iu përgjigjur infeksioneve.

Trajtimi i pneumonisë

Trajtimi do të varet nga shkaku dhe ashpërsia e pneumonisë.

Antibiotikët

Antibiotikët zakonisht janë përdorur për pneumoninë bakteriale. Nëse pneumonia është e rëndë, mund të jepen antibiotikë intravenoz.

Pneumonia virale

Antibiotikët nuk janë efektivë kundër viruseve, kështu që ato jepen vetëm në pneumoninë virale (pneumonia virale) nëse në këtë fazë ekziston një infeksion bakterial sekondar. Shumë rrallë për trajtimin e pneumonisë virale, jepen ilaçet antivirale, siç janë liruesit e dhimbjeve dhe oksigjeni.

Liruesit e dhimbjeve

Liruesit e dhimbjeve zakonisht janë të nevojshëm dhe do të largojnë dhimbjen e kraharorit.

Oksigjeni

Terapia e oksigjenit mund të jetë e nevojshme, nëse keni një përqendrim të ulët të oksigjenit në gjak.

Shërimi

Konsumimi i ujit

Përveç oksigjenit, uji është një ndër 2 lëndët (të hyrat) kryesore në jetën e njeriut. Një person mund të mbijetojë mesatarisht për 40 ditë pa ngrënë ushqim, por pjesa më e madhe do të vdesin nëse ato kalojnë në më shumë se 72 orë pa pirë ujë.

Rreth 60% e trupit të njeriut është e përbërë nga uji. Kjo do të thotë se mesatarja e trupit të një mashkulli përmban 40 litra. Uji është i nevojshëm për të gjitha reaksionet kimike që ndodhin në trup. Ai lubrifikon nyjet dhe është përgjegjës për pastrimin e trupit, për shmangien e helmimeve të mundshme dhe për mbeturinat e produkteve.

Për sa ujë kemi nevojë?

Sistemi i tretje-s përdor rreth 12 litra ujë çdo ditë për të tretur ushqimin që ne hamë. Tre të katërtat e trurit të njeriut përmban ujë.

Në mënyrë që trupi të funksionojë normalisht, ka nevojë për një furnizim të qëndrueshëm me ujë. Edhe nëse ne nuk ushtrohemi, ne humbim 2 deri në 3 litra ujë në ditë, nëpërmjet frymëmarrjes, djersës, urinës, funksionit të zorrëve, e gjithë kjo në varësi të kushteve mjedisore. Me anën e të ushtruarit dhe me motin e nxehtë kjo humbje mund të rritet edhe më shumë.

Uji dhe të ushtruarit

Nëse ushtroheni rregullisht, duhet të pini një gotë ujë përpara se të ushtroheni dhe më pas të pini gjysmë gote ujë pas çdo 15 minutash. Kjo do të ndalojë dehidratimin dhe të përmirësojë performancën. Një shembull i thjeshtë për një shëndet të mirë është pirja e 8 deri në 10 gota ujë çdo ditë.

Mushkëritë dhe frymëmarrja

Mushkëritë përbëjnë organin më të madh në sistemin e frymëmarrjes. Sistemi respirator furnizon oksigjenin e nevojshëm nga qelizat e trupit dhe largon dioksidin e karbonit (dyoksidi i karbonit).

Ajri thithet përmes hundës dhe gojës dhe kalon poshtë rrugëve të frymëmarrjes (trakeja ose laringu) në mushkëri, ku oksigjeni shkëmbehet me dioksidin e karbonit nga indet e trupit. Dioksidi i karbonit pastaj nxirret jashtë mushkërive dhe prej gojës apo hundës.

Mushkëritë janë të pozicionuara në zgavrën e kraharorit në krye të diafragmë-s. Mushkëria e majtë është pak e ndryshme nga mushkëria e djathtë: mushkëria e majtë ka 2 lobe dhe e djathta ka 3 lobe. Mushkëria e majtë është më e vogël se e djathta, sepse ajo është zhvendosur pak nga zemra e cila merr më shumë hapësirë ​​në të majtë të zgavrës së kraharorit.

Kur merrni frymë ajri në fillim kalon përmes hundës dhe ngrohet për të qenë në temperaturën e trupit. Ai gjithashtu laget dhe kalon në membranë-n mykotike të pjesës së brendshme të hundës.

Pastaj ajri kalon poshtë në fytin tuaj në kutinë e zërit – laringu. Nga laringu ajri kalon poshtë në trake, i cili pastaj kanalizohet në bronken e majtë dhe në të djathtën. Epiglot-i mbulon laringun kur ju gëlltisni ushqimin – për t’a parandaluar atë që të kalojë në trake dhe mushkëri.

Rrugët respiratore të mushkërive i ngjajnë strukturës së një peme të parë me kokë poshtë. Në fakt, rrugëve respiratore shpesh iu referohemi si pema bronkial-e. Bronket e majta dhe të djathta janë 2 degët kryesore të kësaj peme, dhe ato furnizojnë të dyja mushkëritë respektivisht. Nga këto dy bronke kryesore dalin degëzimet e shumë bronkeve të tjera të vogla, të cilat përfundojnë në bronkiole të imta.

Bronkiolet terminal-e janë më pak se një milimetër të gjata. Në fund të secilës bronkiole gjenden bronkiolet respiratore. Këto janë më të ngushtat e rrugëve të frymëmarrjes dhe në fund të tyre janë disa grupime të vogla dhomëzash ajri të cilat quhen alveolë. Alveolat duken si vile rrushi në fund të bronkioleve respiratore.

7 gjëra që ju nuk i dinit lidhur me rritjen e binjakëve

Prisni binjakë? Asnjëherë nuk mund të jeni tepër i përgatitur për dy fëmijë njëherësh. Në SHBA, rreth 3 nga çdo 100 gra shtatzëna lindin binjakë ose trinjakë. Dhe nga shumë llogaritje, shtatzënitë e binjakëve janë në rritje. Por, edhe nënat me përvojë mund të mos e dinë se çfarë i pret kur ato sjellin në shtëpi binjakë të sapolindur.

 Ndërsa është e vërtetë që binjakët mund të sjellin gëzim të dyfishtë, rritja e tyre mund të kërkojë po ashtu punë të dyfishtë, të paktën fillimisht.

“Kjo është një formë mbijetese”, thotë Jennifer Walker pediatre nga Atlanta, e cila është edhe vetë një nënë binjakësh.

Kryesorja është të mos ndjeni që do të mbyteni në punë, për këtë duhet të planifikoni që më parë. Ja se çfarë thonë ekspert-ët:

1. Mungesa e programimit do të thotë të mos jetoni

“Është mjaft e vështirë me një foshnjë të vetme, por kur ju keni dy binjakë të porsalindur (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) gjërat duhet të programohen”, thotë Walker. “Ju doni t’i keni të dy foshnjat në të njëjtin program të ushqyerjes dhe të gjumit. Ata më në fund do të mësohen të përshtaten me këtë”.

2. Ju mund t’i ushqeni me gji të dy foshnjat në të njëjtën kohë…vërtet!

 “Në qoftë se ju ushqeni me gji, ju mund t’i ushqeni të dyja foshnjat në të njëjtën kohë me çdonjërin nga binjakët në njërin gji. Por kjo kërkon koordinim dhe durim të madh”, thotë Walker. “Unë personalisht nuk e pëlqej se si ndihem”. Ajo kujton se si të ushqeheshin të dy foshnjat në të njëjtën kohë ishte njëlloj si të balancoheshin të dy gjinjtë. Zgjidhja? “Unë ushqej njërin me gji dhe tjetrin me shishe”, thotë ajo. “Ulem në dysheme duke e ushqyer njërin me gji dhe tjetri rri në një jastëk para meje ose në krah me një shishe. E gjithë përvoja e ushqyerjes do të më marrë 45 minuta gjithsej”.

3. Një shtrat është shumë mirë në fillim

Testime ekzaminuese për të porsalindurin: Cilat teste duhen kryer për foshnjën tuaj dhe pse?

Çfarë është një testim ekzaminues për një të porsalindur?

Testimet ekzaminuese për një të porsalindur (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) kontrollojnë për sëmundje të rralla por serioze të foshnjave menjëherë pas lindjes. Disa testime ekzaminuese janë të detyrueshme të bëhen për të porsalindurit edhe në qoftë se ata duken të shëndetshëm. Këto teste përgjithësisht përfshijnë një larmi testesh të gjaku-t dhe një test të dëgjimit (tashmë në disa vende bëjnë edhe ekzaminime për defekte të zemrës).

Shumica e çrregullimeve për të cilat kontrollohet foshnja juaj nuk kanë shenja të dukshme në lindje. Kapja e këtyre sëmundjeve qysh herët u jep mjekëve një mundësi për t’i trajtuar ato para se t’i shkaktojnë foshnjës tuaj dëmtime kronike dhe serioze.

Testimet ekzaminuese japin vetëm informacion paraprak që u tregon mjekëve nëse duhet të bëjnë testime më precize diagnostikuese, të cilat nevojiten për të përcaktuar nëse vërtet ekziston ndonjë problem. Shumica dërrmuese e foshnjave të ekzaminuara nuk janë të prekura nga sëmundjet për të cilat kontrollohen. Vetëm rreth një e treta e 1% të fëmijëve të ekzaminuar diagnostikohen me të vërtetë se kanë diçka.

Kur dhe ku do t’i nënshtrohet foshnja ime testimit?

Në qoftë se ju e lindni foshnjën tuaj në spital, personeli mjekësor do të kujdeset për të bërë ekzaminimin e dëgjimit dhe të zemrës dhe do të marrin gjak prej tij për testime të tjera para se ju të largoheni nga spitali. Zakonisht ata do ta dërgojnë kampionin e gjakut në një laborator për t’u analizuar dhe rezultatet do të dërgohen përsëri në spital. Mjeku i fëmijës tuaj do t’u bëjë të ditur hapat e mëtejshëm që duhen marrë në qoftë se rezultatet tregojnë ndonjë shkak për t’u shqetësuar.

Sëmundja pulmonare kronike obstruktive COPD: Trajtimi dhe menaxhimi

Sëmundja kronike obstruktive pulmonar-e (COPD) është një sëmundje afatgjatë (kronike) që obstrukton (bllokon) rrugët e frymëmarrjes. Cilësia e jetës për një person me COPD mund të ulet me përparimin e sëmundjes.

Fatkeqësisht COPD nuk mund të kurohet dhe është e pamundur për t’u ndryshuar dëmtimi i mushkërive që është bërë deri më tani. Megjithatë ekzistojnë disa masa, të cilat lirojnë simptomat, zvogëlojnë zhvillimin dhe çrregullimin, si dhe parandalojnë komplikacion-et. Për pjesën më të madhe të njerëzve, funksionojnë mirë edhe trajtimet në shtëpi, por njerëzit që kanë sëmundje shumë të rëndë mund të kenë nevojë për t’u shtruar në spital.

Lënia e duhanit

Gjëja më e rëndësishme që mund të bëni nëse keni COPD është ndalimi i menjëhershëm i pirjes së duhanit. Këshillohet bisedimi me mjekun. Në këtë mënyrë, do të përmirësoni kolllën, lehtësoni frymëmarrjen dhe do të zvogëloni dëmtimin e mëtejshëm të mushkërive.

Ilaçet

Në varësi të zhvillimit të COPD-së dhe simptomave, mjeku mund t’ju japë me recetë ilaçe. Disa prej tyre mund të përdoren për periudha afatgjata, ndërsa disa të tjerë për periudha me afatshkurtëra:

  • Antibiotikët jepen kur përjetoni infeksione të kraharorit, të cilat do të përkeqësojnë COPD-në.
  • Kortikosteroide-t për të ndihmuar në inflamacion-in e rrugëve të frymëmarrjes.
  • Ilaçet për ankth dhe depresion.

Oksigjeni

Terapia e suplementeve të oksigjenit është shpesh ndihmuese për njerëzit që kanë nivele të ulëta të oksigjenit në gjak. Si fillim duhet të vlerësoheni nga një specialist, i cili do të test-ojë funksionin e mushkërive, për të parë nëse mund të përfitoni nga terapia e oksigjenit.

Në varësi të mënyrës së jetesës dhe rezultateve të testimit, mund t’ju jepet në shtëpi një aparat furnizimi me oksigjen. Për të përfituar nga oksigjeni, duhet ta përdorni atë për të paktën 15 orë në ditë.

Kirurgjia

Udhëheqës vizual: A merrni hekur? Shumica e grave nuk marrin

[ssba_hide]