9 Ndryshime pas lindjes për të cilat askush nuk ju tregon

Pas lindjes së fëmijës, ju mund të zbuloni disa gjëra të çuditshme në trupin tuaj, për të cilat askush nuk ju ka paralajmëruar. “Përse askush nuk më tha që do të pikoj urinë?” mund të pyesni. Ose “Si nuk më tha njeri që këmbët e mia do të duken si barka?” Është koha për t’i thënë këto gjëra.

Mospërmbajtja

Është tërësisht e padrejtë, përveç pelenave të ndotura të foshnjës tuaj, ju duhet të merreni edhe me të brendshmet e lagura tuajat.

Si t’ia bëni: Kjo nuk i ndodh kujtdo, por mospërmbajtja e paslindjes është edhe normale, edhe e përkohshme për shumë nëna. Gjatë dhimbjeve të lindjes, koka e foshnjës pengohet tek vagina (pareti anësor i saj). Si rezultat, nervat bëhen përkohësisht të mpira. Për shkak të kësaj mpirje, nervat nuk veprojnë me korrektësi, kështu që ju jo gjithmonë e merrni mesazhin për të urinuar dhe muskujt që ju bëjnë të përmbaheni jo gjithmonë e marrin mesazhin për ta mbajtur urinën.

“Për 16 muaj pasi linda vajzën, m’u desh të mbathja një pecetë sanitar-e dhe në qoftë se ecja shpejt apo bëja ushtrime fizike, fshikza ime do të zbrazej plotësisht”, thotë një nënë e re. “Ishte shumë e sikletshme”.

Një prerje cezariane mund të shkaktojë të njëjtën gjë, sepse ndërhyrja kirurgjik-ale mund të çojë në ndërprerje të përkohshme të fibrave nervore rreth fshikëzës.

Lajmi i mirë është që në të dy rastet, nervat rigjenerohen shpejt. Brenda disa ditësh e deri disa javësh, ju ka të ngjarë që do t’i keni përsëri të thata të brendshmet tuaja. Ndërkohë përdorini pecetat sanitare (të cilat do t’ju nevojiten sidoqoftë për hemorragji-në e paslindjes) dhe shkoni shpesh në banjë edhe nëse nuk e ndjeni nevojën për të shkuar atje. Në qoftë se urinim-i nuk zgjidhet pas disa javësh, bisedoni me mjekun tuaj. Mund të keni një sëmundje të quajtur mospërmbajtja e urinimit nga stresi, të shkaktuar nga muskujt e dyshemesë së pelvisi-t të cilat rrethojnë ureter-in. Në raste të rënda ky problem zgjidhet me një procedurë të thjeshtë kirurgjikale. Më pas çdo gjë është 100% më mirë.

Hemorragjia

Si duhet shtyrë gjatë lindjes: A duhet që trupi t’ju drejtojë juve?

A ka më shumë se një mënyrë për të shtyrë?

Po, ka dy qasje shumë të ndryshme për shtytjen, presionin që nënat ushtrojnë në përgjithësi në mënyrë që të ndihmojnë foshnjat e tyre të zhvendosen nëpër kanalin e lindjes gjatë fazës së dytë të dhimbjeve të lindjes (fazës së shtytjes).

Njëra është metoda e praktikuar gjerësisht, e quajtur shtytje e trajnuar ose e drejtuar, në të cilën nëna drejtohet të fillojë të shtyjë sapo që të jetë hapur plotësisht, pavarësisht nëse ndjen apo jo nevojën për të peshuar mbi veten. Gjithashtu, juve u jepen udhëzime se si të shtyni.

Qasja alternative, shpesh e preferuar nga mamitë, njihet si shtyrje spontan-e. Kjo metodë kërkon që ju të ndiqni prirjen natyrore të trupit tuaj, duke shtyrë atëherë kur ndjeni që jeni gati dhe në çfarëdo mënyre që konsiderohet e duhur nga ana juaj.

Shtyrja e trajnuar është një praktikë e rëndomtë në shumicën e spitaleve. Por disa ekspert-ë thonë që mjekët duhet ta rishikojnë këtë qasje gjatë studimit duke sugjeruar që në shumë raste, praktika nuk ka avantazhe për nënën ose fëmijën, dhe në fakt mund të jetë e kundërta.

Si trajnohet shtytja?

Në shumicën e rasteve, një infermiere specialiste për dhimbjen e lindjes e drejton këtë trajnim. Zakonisht juve u kërkohet të merrni frymë thellë në fillimin e çdo shtrëngimi dhe të shtyni duke forcuar muskujt e barkut dhe duke u përpjekur të ushtroni sa më shumë presion poshtë, ndërsa infermierja numëron deri në dhjetë (disa nëna thonë se ndjejnë sikur kanë një lëvizje të zorrëve). Pastaj ju bëni një frymëmarrje tjetër të shpejtë dhe e mbani deri sa të numëroni deri në dhjetë, duke synuar që të bëni tre shtytje për çdo shtrëngim.

Gratë obeze kanë më shumë nevojë për lindje të detyruar

Një studim britanik tregon se gratë obez-e kanë më shumë mundësi të kenë shtatzëni të vonuar dhe kërkojnë lindje të detyruar më shumë se gratë me peshë normale, por rezultatet e lindjes janë të ngjashme.

Kërkuesit britanikë studiuan të dhënat mjekësore të rreth 30.000 grave, nga të cilat rreth 3.000 kishin shtatzëni të zgjatur, për më shumë se 41 javë e 3 ditë.

Ata gjetën se gratë obeze kishin 50% më shumë mundësi të kishin shtatzëni të zgjatur sesa gratë me peshë normale (Revista Britanike e mjekëve obstetër dhe gjinekolog-ëve më 2011; online 26 Janar).

Midis grave që kishin fëmijën e tyre të parë, më shumë se një e treta e tyre që ishin obeze kishin lindje të detyruar që përfundonte me prerje cezariane, krahasuar me më pak se një të katërtën e grave me peshë normale.

Megjithatë, gratë obeze nuk përjetuan më shumë komplikacion-e sesa gratë me peshë normale.

Kohëzgjatja e lindjes dhe komplikimet si gjakrrjedhja pas lindjes, pak të qara, rezultate të ulëta Apgar (që tregon probleme të mundshme shëndeti për beben) dhe distoki (lindje e vështirë) ishin të tëra të ngjashme midis grupeve me peshë të ndryshme. Por, gratë obeze kishin bebe më të mëdha.

Shpjegim i porosive për shtimin në peshë gjatë shtatzënisë

Çdo grua që pret një fëmijë mendon për shtimin në peshë gjatë shtatzënisë. Disa e marrin shtatzëninë si licencë për të ngrënë sa të duan. Të tjerat i shikojnë kilogramët e shtatzënisë me përbuzje dhe shqetësohen se shtimi në peshë gjatë këtyre nëntë muajve do ta shkatërrojë përgjithmonë pamjen e tyre.

Cilido qoftë opinioni juaj për shtesën në peshë gjatë shtatzënisë, ia vlen që të dini se si është e vërteta. Rekomandimet e nxjerra kohët e fundit  nga një panel ekspert-ësh të Institutit të Mjekësisë në Këshillin Kërkimor Kombëtar, direktivat e para të këtij lloji në pothuaj 20 vjet, shpjegojnë se sa peshë të shtohet dhe se si shtimi në peshë gjatë shtatzënisë ndikon mbi shëndetin tuaj dhe të fëmijës tuaj.

Por numrat janë një gjë, vënia në praktikë është një gjë krejt tjetër. Këtu janë disa pyetje të zakonshme të grave lidhur me shtimin në peshë gjatë shtatzënisë.

Sa peshë duhet të shtoj gjatë shtatzënisë?

Sasia e peshës që duhet të shtoni gjatë shtatzënisë bazohet në indeksin tuaj të masës trupore para shtatzënisë dhe sa fëmijë ju keni për të lindur. Indeksi i masës trupore vlerëson yndyrat e trupit bazuar në shtatlartësinë dhe peshën.

Pasi e mësoni indeksin e masës trupore, ju keni një pikë fillestare për shtimin e peshës gjatë shtatzënisë.

Me poshtë është një përmbledhje e udhëzimeve për shtimin në peshë gjatë shtatzënisë me një foshnjë, bazuar në indeksin e masës tuaj trupore:

  • Në qoftë se indeksi i masës tuaj trupore është më pak se 18.5: Shtoni 12.7 deri 18.4 kg gjatë shtatzënisë
  • Në qoftë se indeksi i masës tuaj trupore është 18.5 deri 24.9: Shtoni 11.3 deri 15.8 kg gjatë shtatzënisë.
  • Në qoftë se indeksi i masës tuaj trupore është 25 deri 29.9: Shtoni 6.8 deri 11.3 kg gjatë shtatzënisë.
  • Në qoftë se indeksi i masës tuaj trupore është 30 ose më i lartë: Shtoni 4.9 deri 9.1 kg gjatë shtatzënisë.

Më poshtë është një përmbledhje e udhëzimeve në rastin e binjakëve;

  • Në qoftë se indeksi i masës tuaj trupore është më pak se 18.5: Pyesni mjekun tuaj.
Kontrolli gjashtë javë pas lindjes

Përse ju nevojitet një kontroll i pas lindjes?

Mjeku ose mamia juaj do të duan t’u vizitojnë katër deri në gjashtë javë pas lindjes për të kontrolluar regjenerim-in tuaj fizik nga shtatzënia dhe nga lindja, për të parë se si po ia dilni mbanë emocionalisht dhe të trajtojnë nevojat tuaja në vazhdim. Ju mund të keni nevojë të vizitoheni po ashtu edhe me mjekun e familjes. P.sh. në qoftë se i jeni nënshtruar një operacioni cezarian, plaga juaj duhet të kontrollohet një apo dy javë pas ndërhyrjes kirurgjik-ale për t’u siguruar që po shërohet siç duhet.

Ende mund t’u duhet të merreni me disa dhimbje të lidhura me shtatzëninë dhe lindjen dhe mund të keni disa pyetje për dhimbjet e lindjes, lindjen dhe për çështje që kanë të bëjnë me periudhën e paslindjes, siç është ushqyerja me gji, kontrolli i lindjeve, ushtrimet fizike, seksin dhe punën. Kjo ndihmon të merren përgjigjet e pyetjeve të cilave ju doni t’ua dini përgjigjen dhe çështje të tjera që do të donit t’i diskutonit.

Mos u ndjeni e kufizuar nga data e paracaktuar e vizitës. Ndonjëherë problemet fizike ose emocionale dalin në pah dhe kërkojnë vëmendje imediate dhe duhet të stimulojnë një vizitë tek mjeku para datës së caktuar.

Temat që mjeku do të diskutonte me ju janë:

  • Komplikacion-et që keni pasur gjatë shtatzënisë dhe lindjes dhe çfarë ndikimi ato mund të kenë tek shtatzënitë e ardhshme dhe për shëndetin tuaj në përgjithësi. P.sh. në qoftë se ju keni ende pyetje për dhimbjet e lindjes dhe lindjen, tani është koha që t’i bëni. Edhe në qoftë se mjeku juaj ua ka shpjeguar në kohë se çfarë saktësisht po ju ndodhte dhe përse, ju mundet që të mos e mbani mend çdo gjë që është thënë atëherë.
  • Çfarë simptomash fizike ju keni si p.sh. nëse keni ende hemorragji herë pas here, ndonjë shqetësim abdominal, dhimbje vagina-le apo perineal-e, mos përmbajtje urinar-e apo të jashtëqitjes ose dhimbje të gjinjve. Mos ngurroni të tregoni edhe për ndonjë gjë që mjeku juaj nuk ju pyet. Në qoftë se keni ndonjë simptomë të bezdisshme që mjeku nuk e ka zbuluar, tregojani.
Si ta merrni veten pas një përvoje të keqe në lindje?

Për muaj të tërë jeni përgatitur për një lindje të përsosur. Keni ndjekur mësimet për lindjen e fëmijëve, keni lexuar libra dhe jeni praktikuar për frymëmarrjen. Pasi keni planifikuar një lindje në shtëpi, keni përfunduar në spital. Ose i jeni nënshtruar një anestezie epidural-e, ndërkohë që kishit menduar që nuk do të përdornit medikamente. Ndoshta u është nevojitur një operacion cezarian kur ishit e sigurt që do të lindnit fëmijën në rrugë vagina-le. Sido që të jetë, në vend të që kishit një përvojë të thellë të mrekullueshme siç e kishit përfytyruar, u ndjetë e frikësuar, e pafuqishme dhe ndoshta edhe e vetmuar.

Ka mënyra të panumërta me anën e të cilave lindja mund t’ju befasojë. Dhe si një nënë e re, ju mund të ndiheni e mërzitur e madje edhe fajtore në qoftë se gjërat nuk shkuan siç i kishit planifikuar. Por juve nuk jeni e vetme në luftën pas një lindje zhgënjyese apo të vështirë. Më poshtë keni disa hapa të rikuperimit tuaj.

Ndihmojeni trupin tuaj të shërohet

Fatkeqësisht, një lindje e vështirë shpesh e bën më të vështirë rikuperimin fizik. Ju mund t’ju duhet të merreni me një shqyerje të keqe apo me një prerje të dhimbshme.

“Unë u ndjeva sikur më kishte shkelur një makinë, e pastaj sikur dikush më goditi me një shkop të trashë sikur do të më merrte shpirtin”, thotë një nënë pas një operacioni cezarian pasi ishte munduar të lindte normalisht për katër orë.

Trupi juaj ka nevojë të rikuperohet dhe mënyra më e mirë është të pushoni, gjë që është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet tashmë që ju keni një të porsalindur (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes). Marifeti është të përqendroheni tek foshnja juaj dhe tek vetja dhe t’i lini të tjerat t’u kalojnë anash. Kjo do të thotë t’i lini enët të palara në lavaman dhe ta injoroni fshesën me korrent. Mbani mend, foshnja juaj nuk merakoset fare nëse nuk keni bërë një dush dhe kuzhinën e keni rrëmujë. Pranoni ndihmë nga kushdo ua ofron atë. Në qoftë se të tjerët duan t’ju sjellin drekën, mos i refuzoni.

Mos e fajësoni veten

Kontracepsioni: Sterilizimi femëror

Sterilizimi femëror është një formë kontracepsion-i kirurgjik-al që përfshin mbylljen e tubave fallopianë. Ajo është referuar ndonjëherë si procedura kirurgjikale, ndërprerja e tubave, ose “të paturit e tubit tuaj të lidhur”.

Histerektomi-a (heqja kirurgjikale e mitrës) gjithashtu ndonjëherë është përdorur si një teknikë steril-izimi femëror, veçanërisht në qoftë se ekzistojnë probleme të tjera që lidhen me mitrën.

Si funksionon ajo?

Procedura kirurgjikale funksionon  duke ndaluar spermën për të arritur vezën. Pas ejakulim-it, sperma zakonisht noton në tubat fallopianë dhe fertilizim-i mund të ndodhë kur një vezë është lëshuar nga njëra prej vezoreve (ovulacion) dhe është në drejtimin poshtë tubave. Tubat fallopianë (tubat uterine), që mbajnë vezën poshtë për në vezore, janë të bllokuar si nga prerja ashtu dhe nga lidhja ose nga aplikimi i kapuçëve ose unazave. Nga ana tjetër, tubat mund të mbyllen duke qenë të djegur nga përdorimi i një elektriciteti.

Sa efektive është?

Procedura kirurgjikale është rreth 99% efektive në parandalimin e shtatzënisë. Ajo mund të përmbyset me anë të një operacioni të quajtur reanastamosis, por shkalla e suksesit të kthimit të pjellorisë është vetëm ndërmjet 50 dhe 80%, kështu që sterilizimi duhet gjithmonë të mendohet si një masë e përhershme.

Cilat janë avantazhet?

Disa nga avantazhet e sterilizimit femëror janë që:

  • Është menjëherë efektive;
  • Rrallë ka ndonjë pasojë shëndetësore afatgjatë;
  • Nuk ndikon në marrëdhënien seksuale;
  • Nuk ndërhyn në spontanitetin e marrëdhënieve seksuale; dhe
  • Nuk prek marrëdhëniet seksuale, ritmet normale hormonale dhe periodat.

Cilat janë disavantazhet?

Disa nga disavantazhet e sterilizimit femëror përfshijnë:

  • Kërkon operacion, zakonisht nën një anestezi lokale;
  • Është më e komplikuar sesa vazektomi-a (sterilizimi mashkullor);
  • Ekziston rreziku, megjithëse i ulët, i komplikimeve kirurgjikale të tilla si gjakderdhje e brendshme, infeksion ose dëmtim i organ-eve të tjera;
  • Nëse një shtatzëni ndodh, ekziston një rrezik në rritje që ajo të jetë në tubat fallopianë (shtatzënia ektopike);
Transmetimi i herpesit gjenital

Virusi i herpesit mund të përhapet nëpërmjet kontaktit lëkurë me lëkurë, veçanërisht gjatë kontaktit intim seksual. Kjo përfshin puthjen, seksin oral dhe kontaktin me organ-et gjenitale ose anus-in. Virusi i herpesit shpeshherë mund të transmetohet edhe nëpërmjet një prerje të lëkurës.

Virusi i herpesit shpeshherë është përhapur nëpërmjet një shpërthimi të plagë-ve të lëkurës. Megjithatë, edhe kur nuk ka simptoma, virusi i herpesit mund të jetë prezent në lëkurë dhe mund të transmetohet tek njerëzit e tjerë që janë në kontakt të ngushtë me personin e infektuar.

Terminologji-a mjekësore për virusin që çlirohet nga sipërfaqja e lëkurës është quajtur përhapje virale. Përhapja virale mund të ndodhë me simptoma (herpes simptomatik) dhe pa simptoma (herpes asimptomatik). Ju mund të mos jeni ose viheni në dijeni se përhapja virale është duke ndodhur. Virusi nuk mund të përhapet kur është inaktiv. Nuk ka asnjë mënyrë për t’a ditur nëse virusi i herpesit është aktiv nëse nuk ka simptoma.

Ju nuk mund ta merrni herpesin gjenital duke ndarë gota me njëri tjetrin, peshqir ose nëpërmjet ndenjësve të tualetit.

A e kam marrë unë herpesin nga partneri im aktual?

Herpesi i tanishëm nuk është marrë domosdoshmërisht nga partneti aktual. Disa njerëz me herpes, për herë të parë mund të mendojnë se ato e kanë marrë herpesin nga partneri i tyre i kohëve të fundit (aktual). Megjithatë, për shkak se herpesi mund të rindodhë, ai mund të jetë marrë edhe nga një kontakt seksual i së shkuarës. P.sh. ju mund ta keni marrë herpesin nga një partner i së shkuarës dhe t’a transmetoni atë tek partneri aktual nëpërmjet përhapjes virale.

Shpesh është e vështirë për të identifikuar se nga është marrë infeksioni. Personi që mund t’jua ketë kaluar juve, mund të mos jetë fare në dijeni për bartjen e herpesit, pasi ato asnjëherë nuk kanë patur simptoma. Kërkimet kanë sugjeruar se është e mundur për të transmetuar herpesin e llojit 2 tek një partner, edhe nëse vetë personi nuk është duke përjetuar simptoma.

A e kaloj unë herpesin tek fëmija im gjatë shtatzënisë?

Pak më e gjatë se 51 cm, foshnja juaj ka vazhduar të rritet dhe tani mund të peshojë gati 3.6 kg. Sado rehat të jetë, nuk mund të qëndrojë përherë brenda jush. Për sigurinë e foshnjës, mjeku juaj do të bisedojë me ju rreth stimul-imit të lindjes në qoftë se edhe javën pasuese ai nuk ka lindur ende (edhe më herët nëse ka ndonjë problem). 2Shumica e mjekëve nuk do t’ju lejojnë të prisni më shumë se dy javë pas datës të pritshme, sepse kjo ju ekspozon ju dhe fëmijën ndaj rrezikut për komplikime. Rreth 5 – 6% e grave kanë pasur shtatzëni të zgjatura që shkojnë tre ose më shumë javë përtej datave të llogaritura si të pritshme. Foshnjat e lindura pas 42 a më shumë javësh mund të kenë një lëkurë të thatë si pergamenë dhe shpesh janë mbipeshë. Pritja kaq gjatë për të lindur shton edhe mundësinë e zhvillimit të ndonjë infeksioni në mitrën tuaj, gjë që mund të jetë e rrezikshme për foshnjën, apo edhe mundësinë e lindjes së një foshnjë të vdekur. Për më tepër, procesi i lindjes ka më shumë mundësi të zgjatet apo edhe të ndalojë. Meqenëse edhe ju edhe foshnja keni një rrezik të shtuar për t’u lënduar gjatë një lindje vaginale, ju dyfishohen mundësitë për nevojën e një operacioni cezarian.

Si po ndryshon jeta juaj:

Është vështirë të mos shqetësoheni kur vjen dhe kalon data e pritshme (sidomos kur familja dhe miqtë dashamirës vazhdojnë e telefonojnë për të kontrolluar gjendjen tuaj). Mos kini gajle, ju nuk do të jeni shtatzënë përgjithmonë. Ekziston një mundësi e mirë që këtë javë dhimbjet e lindjes t’ju fillojnë vetiu. Në qoftë se jo, do të stimuloheni nga java e 42-të apo më herët po qe se ju apo foshnja do të keni ndonjë problem.

Metodat që përdor mjeku për të stimuluar lindjen do të varen nga gjendja e qafës së mitrës. Nëse ajo nuk ka filluar të zbutet, të hollohet, ose të fryhet (hapet), atëherë konsiderohet e “papjekur” ose jo e gatshme për lindje. Në këtë rast, mjeku do të përdorë hormone ose metoda “mekanike” për të pjekur qafën e mitrës para nxitjes.

Foshnja juaj tashmë peshon 2.1 kg (afërsisht sa madhësia e një pjepri) dhe është pothuaj 45.7 cm e gjatë. Shtresat e dhjamit, të cilat do të ndihmojnë të rregullojnë temperaturën e trupit pasi është lindur, e mbushin atë duke e bërë më të rrumbullakët. Lëkurën e ka më të lëmuar se kurdoherë. 2Sistemi nervor qendror po maturohet, dhe mushkëritë po ashtu. Në qoftë se keni qenë nervoze lidhur me dhimbjet e parakohshme të lindjes, do të jeni e gëzuar të mësoni që foshnjat e lindura midis javës së 34 dhe 37 pa probleme të tjera shëndetësore ia kalojnë përgjithësisht shkëlqyeshëm. Mund të kenë nevojë për një qëndrim të shkurtër në inkubator-in e të sapolindurve (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes), si dhe disa probleme afatshkurtra shëndetësore, por zakonisht në planin afatgjatë ia kalojnë po aq mirë sa foshnjat e lindura në kohë.

Si po ndryshon jeta juaj:

Këtë javë lodhja mund të vijë përsëri, megjithëse ndoshta jo me të njëjtin intensitet të tremujorit të parë. Lodhja është plotësisht e kuptueshme po të marrim parasysh presionin fizik nën të cilin jeni dhe netët e gjata të ndërprerjeve të shpeshta për të urinuar, vërtitjet në shtrat për të gjetur pozicionin e përshtatshëm.

Tani është koha për të ngadalësuar dhe për ta kursyer energjinë tuaj për ditën kur do të fillojnë dhimbjet e lindjes (dhe më tej). Në qoftë se keni qenë ulur ose shtrirë për një kohë të gjatë, mos u ngrini shumë shpejt. Gjaku mund të grumbullohet në këmbët dhe shputat tuaja, duke shkaktuar një rënie të përkohshme të presionit të gjakut kur ngriheni, gjë që mund të bëjë të ndiheni e trullosur.

Në qoftë se vini re gunga apo të vrara të kuqe që kruhen në bark, e ndoshta në kofshë dhe mollaqe, mund të keni një sëmundje të quajtur gungat dhe pllakat e shtatzënisë, ato janë urtikarie që kruhen.