Ushqimet më të mira për nënat e reja: përmirësues të gjendjes shpirtërore

Nuk është e pazakontë të ndjeheni pa humor për disa javë pas lindjes. Ju po rikuperoheni fizikisht nga dhimbjet dhe nga lindja e fëmijës, duke përjetuar ndryshimet hormonale të paslindjes dhe duke e përshtatur veten me pjesëtarin më të ri dhe më kërkues të familjes tuaj. E gjithë kjo mund t’ju shkaktojë lodhje dhe shqetësim.

Dhe ndërsa të ushqyerit e vetes mund të jetë e fundit në listën e detyrave, ngrënia e një ushqimi të shëndetshëm, marrja e ushqimit në vakte të rregullta dhe disa hapa të thjeshtë mund ta përmirësojnë nivelin tuaj të energjisë dhe gjendjen shpirtërore. Lexoni më poshtë disa këshilla tonat për mirë ushqyerjen tuaj.

Në qoftë se dyshoni që po vuani nga depresion-i dhe jo nga një rast i përkohshëm i mërzisë, njoftoni menjëherë mjekun që kujdeset për ju. Kjo është një gjendje serioze që kërkon trajtim. Një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë gjendjen shpirtërore por ajo nuk mundet ta zëvendësojë një ndihmë profesionale. Shenjat paralajmëruese të depresionit përfshijnë pagjumësinë, ndryshim në oreks, lotim dhe pikëllim që vazhdon gjatë gjithë ditës dhe mendime për t’i bërë dëm vetes ose foshnjës.

Merrni sa më shumë yndyra omega 3

Ekspert-ët janë në një mendje se acidet yndyrore omega-3 yndyrore, të cilat gjenden kryesisht në peshk dhe arra e fara të ndryshme, janë të rëndësishme për një dietë të shëndetshme. Ata ndihmojnë funksionimin normal të trupit tuaj dhe ju mbrojnë nga sëmundjet e zemrës. Disa studime tregojnë përqindje më të ulët të depresionit (duke përfshirë edhe një incidencë të ulët të depresionit të paslindjes mes nënave të reja) në vendet ku njerëzit hanë sasi të mëdha të peshkut.

Mjeku pediatër James Sears, beson se acidet yndyrore omega-3 përmirësojnë funksionimin e trurit dhe ndihmojnë për të kapërcyer një depresion. Ekspertët rekomandojnë marrjen e 1 grami acidi yndyror omega-3 për çdo ditë, një sasi që ndodhet në çdonjërin prej ushqimeve të mëposhtme:

  • 2 lugë çaji me vaj arre;
  • Rreth 50 gram harengë;
  • 100 gram salmon i pjekur;
  • 120 gram peshk ton;
  • 15 gram arra.
Kur duhet të thërrisni mjekun për foshnjën tuaj?

Është normale që prindërit e rinj të shqetësohen për shëndetin e foshnjës së tyre. Edhe në qoftë se ju mund ta shihni se i porsalinduri juaj (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) është i fortë dhe energjik, foshnjat janë të vegjël dhe të cenueshëm dhe kanë nevojë për mbrojtjen tonë. Por si do ta dini ju që ndonjë gjë nuk shkon vërtet mirë?

Ju e njihni foshnjën tuaj më mirë se kushdo, kështu që besojuni instinkteve tuaja dhe i telefononi mjekut në qoftë se ndjeni se diçka nuk është në rregull. Disa gjëra kryesore për t’i pasur kujdes.

Temperamenti

Nëse foshnja juaj është si zakonisht i gjallë, i kënaqur dhe e merr mirë ushqimin, ai ndoshta nuk është i sëmurë seriozisht. Një foshnjë me hundë që i kullojnë dhe me një buzëqeshje në fytyrë, ka gjasa të mos jetë dhe aq sëmurë, sa një foshnjë me hundë që kullojnë dhe është i përgjumur.

E qara e pazakonshme

Nëse foshnja juaj fillon papritmas të qajë më shumë se zakonisht dhe ju nuk mund ta qetësoni me mënyrat tuaja të zakonshme, ose në qoftë se e qara e saj është e dobët ose jashtëzakonisht e mprehtë, ajo mund të jetë seriozisht e sëmurë. Edhe e kundërta është e vërtetë: nëse foshnja juaj duket e pakënaqur dhe nuk qan por është jashtëzakonisht pasive dhe e vështirë për ta zgjuar, telefonojini mjekut tuaj.

Oreksi

Se sa e uritur është foshnja juaj, kjo ndryshon nga dita në ditë. Në qoftë se është e uritur do ta kërkojë ushqimin energjikisht. Një foshnjë që largohet lehtë nga gjiri apo nuk është e interesuar të pastrohet, ndërrohet dhe ushqehet ka gjasa të jetë e sëmurë. Gjithashtu, në qoftë se vini re që ajo e nxjerr ushqimin më shumë se zakonisht apo ajo që nxjerr është në ngjyrë të gjelbër, atëherë telefonojini mjekut.

Jashtëqitja e parregullt

Artritet: Përballimi i emocioneve

Ju jeni diagnostikuar me artrit dhe e pret ose jo kjo mund të jetë shkatërruese. Të mësosh se ke sëmundje kronike të çfarëdolloji mund t’i çojë emocionet tuaja në një spirale ankthi dhe depresioni.

Sipas një studimi të fundit, më shumë se 2/3 e njerëzve me artrit kanë thënë se kushtet e tyre janë ndikuar edhe emocionalisht. Gjithashtu, njerëzit që jetojnë me dhimbje të vazhdueshme kanë 4 herë më shumë shanse të kenë ankth dhe depresion sesa njerëzit që jetojnë pa dhimbje.

Disa nga simptomat e depresionit përfshijnë të ndjerit keq ose në gjendje të rënë moralisht në pjesën më të madhe të kohës, humbje të interesit dhe kënaqësive për veprimtari të zakonshme, të ndjerit pa ndihmë dhe të vetmuar, luhatje të gjendjes shpirtërore, lodhje, përgjumje dhe mungesë oreksi.

Shumë nga ata që janë diagonostikuar kohët e fundit me artrit mund të ndiejnë një sens të humbjes së të ardhmes që ata kishin planifikuar dhe realizimin e planeve të jetës që tani kanë ndryshuar.

Është e zakonshme që për ata që diagnostikohen me osteoartrit dhe artrit reumatoid të ndjejnë frikë për të ardhmen, p.sh. mundësia për të qëndruar në karrige tërë jetën dhe imagjinata sesi do të ndikojë kjo në jetën dhe karrierën.

Në disa raste, njerëzit që janë diagnostikuar kohët e fundit mund të kenë frikë nga ilaçet që duhet të marrin dhe çfarë impakti do kenë ato në jetën e tyre.

Çdo sëmundje kronike përfshin humbje: në rastin e artriteve, humbja e aktiviteteve që kemi dashur dhe e imazhit. Ne shpesh mendojmë se jemi ata që jemi sepse bëjmë ato që bëjmë. Ky imazh i vetes tashmë ka ndryshuar dhe ne nuk e dimë se çfarë të bëjmë për këtë dhe si të ecim përpara me këtë.

Shumë njerëz mendojnë se e folura me dikë që ka patur frikë të njëjtë apo të ngjashme dhe përvoja të ngjashme me artritet mund të ndihmojë. Edhe grupet lokale të mbështetjes për artritin mund të ndihmojnë.

Udhëheqës vizual: 24 mënyra për të humbur peshë pa bërë dietë

[ssba_hide]

Shpjegim i porosive për shtimin në peshë gjatë shtatzënisë

Çdo grua që pret një fëmijë mendon për shtimin në peshë gjatë shtatzënisë. Disa e marrin shtatzëninë si licencë për të ngrënë sa të duan. Të tjerat i shikojnë kilogramët e shtatzënisë me përbuzje dhe shqetësohen se shtimi në peshë gjatë këtyre nëntë muajve do ta shkatërrojë përgjithmonë pamjen e tyre.

Cilido qoftë opinioni juaj për shtesën në peshë gjatë shtatzënisë, ia vlen që të dini se si është e vërteta. Rekomandimet e nxjerra kohët e fundit  nga një panel ekspert-ësh të Institutit të Mjekësisë në Këshillin Kërkimor Kombëtar, direktivat e para të këtij lloji në pothuaj 20 vjet, shpjegojnë se sa peshë të shtohet dhe se si shtimi në peshë gjatë shtatzënisë ndikon mbi shëndetin tuaj dhe të fëmijës tuaj.

Por numrat janë një gjë, vënia në praktikë është një gjë krejt tjetër. Këtu janë disa pyetje të zakonshme të grave lidhur me shtimin në peshë gjatë shtatzënisë.

Sa peshë duhet të shtoj gjatë shtatzënisë?

Sasia e peshës që duhet të shtoni gjatë shtatzënisë bazohet në indeksin tuaj të masës trupore para shtatzënisë dhe sa fëmijë ju keni për të lindur. Indeksi i masës trupore vlerëson yndyrat e trupit bazuar në shtatlartësinë dhe peshën.

Pasi e mësoni indeksin e masës trupore, ju keni një pikë fillestare për shtimin e peshës gjatë shtatzënisë.

Me poshtë është një përmbledhje e udhëzimeve për shtimin në peshë gjatë shtatzënisë me një foshnjë, bazuar në indeksin e masës tuaj trupore:

  • Në qoftë se indeksi i masës tuaj trupore është më pak se 18.5: Shtoni 12.7 deri 18.4 kg gjatë shtatzënisë
  • Në qoftë se indeksi i masës tuaj trupore është 18.5 deri 24.9: Shtoni 11.3 deri 15.8 kg gjatë shtatzënisë.
  • Në qoftë se indeksi i masës tuaj trupore është 25 deri 29.9: Shtoni 6.8 deri 11.3 kg gjatë shtatzënisë.
  • Në qoftë se indeksi i masës tuaj trupore është 30 ose më i lartë: Shtoni 4.9 deri 9.1 kg gjatë shtatzënisë.

Më poshtë është një përmbledhje e udhëzimeve në rastin e binjakëve;

  • Në qoftë se indeksi i masës tuaj trupore është më pak se 18.5: Pyesni mjekun tuaj.
Problemet me daljen e dhëmbëve

Një problem që përjetojnë të tëra bebet është ndjerja keq gjatë daljes së dhëmbëve. Kjo zakonisht fillon rreth muajit të gjashtë dhe ndodh me intervale gjatë tre viteve të para. Dalja e dhëmbëve për së dyti fillon në moshën 5-6 vjeçare.

Dalja e dhëmbëve mallkohet për shumë gjëra, por nuk është kjo çështja. Problemet e zakonshme janë irritimi, oreks i reduktuar, prirja për të tërhequr veshët dhe për të futur në gojë gjithçka që bebja merr në duar.

Të ndjerit keq nga dalja e dhëmbëve mund të reduktohet duke i dhënë bebes një rreth dhëmbësh për ta mbajtur në gojë, fërkimin e akullit në mishrat e dhëmbëve, dhënia bebes që të hajë një karrotë ose selino të freskët (mos e lini beben vetëm me këto në dorë) dhe përdorimi i paracetamolit nëse ata janë shumë të shqetësuar.

Sapo të dalë dhëmbi i parë, është një ide e mirë për të mësuar beben të lajë dhëmbët. Kjo mund të fillojë si lojë në kohën e banjës. Sa më herët të mësojë fëmija të pijë me gotë dhe jo nga shishet aq më mirë është. Jepini më mirë ujë se sa pije të ëmbla bebeve të etura dhe mos përdorni shishe për të qetësuar fëmijët, ose për t’i çuar në shtrat.

Është e natyrshme që të krahasosh beben tënde më të tjerët, por mbaj mend se ka shumë gjëra të ndryshme që ndikojnë tek bebet kur dhëmbët fillojnë të dalin.

Leucemia mieloide akute

Leuçemia (leukemi) meloide akute është një lloj i kancerit të gjakut. Zakonisht zhvillohet nga qelizat të cilat mund të kthehen në qeliza të bardha të gjakut (përveç limfociteve). Megjithatë disa herë ajo mund të zhvillohet nga lloje të tjera të qelizave që formojnë gjakun. Këtu keni një informacion bazë për simptomat, faktorët e riskut, shkallën e mbijetesës dhe trajtimet e sëmundjes.

Çfarë është leuçemia mieloide akute?

Ky lloj i leuçemisë (leukemi) fillon në palcën e kockës. Kjo është pjesa e brendshme e butë e kockave. Në llojet akute të leuçemisë, qelizat e palcës së kockave nuk maturohen ashtu siç duhet. Këto qeliza të pa faturuara që shpesh quhen qeliza shpërthyese vazhdojnë të grumbullohen. Ju mund të dëgjoni edhe emërtime të tjera të kësaj sëmundje. Mjekët mund ta quajnë atë:

  • Leuçemi mieloide akute;
  • Leuçemi mielogjen-e akute;
  • Leuçemi granuloktike akuteb;
  • Leuçemi jo limfo-citike akute.

Pa u trajtuar, kjo lloj leuçemie mund të jetë shumë shpejt vdekjeprurëse. Meqenëse ajo është “akute”, ky lloj i leuçemisë mund të shpërndahet me shpejtësi në gjak dhe në pjesë të tjera të trupit si më poshtë:

  • Nyja limfatike;
  • Mëlçi;
  • Shpretkë;
  • Tru dhe shtyllën kurrizore;
  • Testikuj.

Rezultati i pritshëm i leuçemisë (leukemi) mieloide akute varet nga disa faktorë. Dhe natyrisht prognoza (prognozë) është më e mirë në qoftë se ajo reagon mirë ndaj trajtimit. Prognoza është më e mirë në qoftë se:

  • Ju jeni më pak se 60 vjeç;
  • Nuk keni ndonjë histori të kacereve ose çrregullimeve në gjak;
  • Nuk keni ndonjë farë mutacion-esh të gjeneve ose ndryshime të kromozome-ve.

Faktorët e riskut për Leuçeminë Mieloide Akute

Në qoftë se ndonjë gjë e rrit riskun tuaj për ta marrë sëmundjen, ky quhet një faktor risku. Faktorët e riskut nuk tregojnë gjithçka. P.sh. ju mund të keni pak faktorë risku por përsëri të sëmureni ose të keni disa prej tyre dhe të mos sëmureni.

Faktorët e riskut për leuçeminë mieloide akute janë:

  • Tymosja e duhanit;
  • Ekspozimi ndaj disa kimikateve si benzeni, disa produkte të pastrimit, detergjentet etj;
Të rrish ulur shumë: Sa e keqe është kjo?

Të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë lidhet me një mori problemesh. Ja se si mund ta reduktoni kohën tuaj të qëndrimit ulur.

Ta kalosh jetën ulur, duket se mund të jetë shumë keq për shëndetin tonë madje edhe për shpresat për jetën tonë.

Qysh nga janari, studiuesit kanë raportuar se të qëndruarit ulur për shumë orë është i lidhur me:

  • Shëndet më të keq mendor;
  • Një risk më të madh për vdekjen nga sëmundje të zemrës dhe shkaqe të tjera;
  • Një risk më të lartë për t’u bërë i paaftë.

Studimet e reja sugjerojnë që të qëndruarit e tepërt ulur është një gjë e keqe, edhe nëse ju bëni rregullisht ushtrime fizike.

Ekspert-ët thonë se ata ende nuk e dinë me siguri se cila vjen e para. A është të qëndruarit e tepërt ulur që shkakton shëndet të keq apo e kundërta.

Gjithashtu, ata thonë se ne mund të kemi nevojë të mendojmë rreth qëndrimit ulur dhe ushtrimit fizik, si për sjellje të veçuara, çdonjëra nga të cilat kontribuon në vetvete për shëndetin tonë. Pra, ndërsa 1 orë shkundje është shumë e mirë për ju, ajo mund të mos i zhbëjë dot 8 orë të qëndruar ulur në tryezën tuaj të punës.

Ekspertët e pyetur se si e vlerësojnë atë çfarë dimë lidhur me të qëndruarit ulur dhe si mund ta reduktojmë kohën e të ndenjurit ulur.

Cilat probleme shëndetësore lidhen me të qëndruarit e tepërt ulur?

”Të qëndruarit e tepërt ulur lidhet me probleme kardiovaskular-e si ataku kardiak, vdekja nga sëmundja e zemrës dhe vdekja nga kancer-i,” thotë Dr. Andrea LaCroix, drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore për Gratë në Universitetin e California-s, San Diego.

Në studimin e saj më të fundit, ajo ka gjetur se gratë e moshuara të cilat kanë raportuar më shumë kohë qëndrimi ulur, kishin më shumë gjasa të vdisnin gjatë 12 muajve pasues. Ato që qëndronin ulur më shumë se 11 orë në ditë ishin me riskun më të lartë, shkruan ajo në revistën American Journal of Preventive Medicine.

Koha e qëndrimit ulur lidhet edhe me presionin e lartë të gjakut, obezitet-in, kolesterol-in e keq dhe me shumë dhjamosje në bark.

Çrregullimet e humorit

Kur ne mendojmë për çrregullimet e humorit, depresioni dhe çrregullimi bipolar, ka të ngjarë që të na vijnë të parët në mendje. Kjo vjen për shkak se këto janë sëmundje të hasura, të rënda dhe janë shkaku kryesor i paaftësisë. Depresioni dhe çrregullimi bipolar mund të dëmtojnë emocionalisht, duke e bërë të vështirë shijimin e jetës në maksimumin e saj.

Ajo që ju mund të mos dini, është se dy versione më të lehta të këtyre dy çrregullimeve të humorit, gjithashtu mund të jenë të dëmshme dhe mund të kalojnë pa u diagnostikuar. Këto quhen çrregullim distimi-k dhe çrregullim ciklotimi-k.

Çrregullimet e humorit: Çfarë është çrregullimi distimik?

Ky çrregullim humori është një formë më e lehtë e depresion-it. Edhe pse është më pak ekstrem, çrregullimi distimik mund të shkaktojë luhatje afatgjata të humorit. Kur bëhet fjalë për çrregullimin distimik, ndjesitë e errëta dhe depresive, pushtojnë jetën tuaj çdo ditë, për dy vjet ose më shumë. Distimia është në kontrast me një episod të plotë depresiv, që zgjat dy vjet ose më shumë, i cili quhet derpesioni madhor kronik.

Çrregullimi distimik mund të ndodhë vetëm ose bashkë me çrregullime të tjera psikiatrike apo të humorit. Ashtu si depresioni, çrregullimi distimik është më i hasur tek gratë sesa tek burrat. Historiku familjar i çrregullimeve të humorit nuk është i pazakontë, kur bëhet fjalë për këtë çrregullim. Ky çrregullim humori ka tendencë të shfaqet para depresionit madhor kronik edhe pse ai mund të fillojë në çdo kohë, nga fëmijëria e deri në fund të jetës.

Deri në 5% e popullsisë së përgjithshme, është duke vuajtur nga çrregullimi distimik. Por shkaku i tij nuk është kuptuar mirë. Mund të jetë një kombinim faktorësh që konspirojnë së bashku, të cilët krijojnë këtë çrregullim humori.

Këta faktorë mund të përfshijnë:

  • Gjenetikën;
  • Anomali-të në funksionimin e qarqeve të trurit, duke përfshirë dhe përpunimet emocionale;
  •  Stresin kronik ose sëmundjet mjekësore;
  • Izolimin; 
  • Strategjitë e dobëta të mbijetesës dhe problemet e përshtatjes ndaj stresit të jetës.
Anatomia e një sulmi astme

Si të shmangni një emergjencë astme

Sulmet e astmës rrallë ndodhin pa paralajmërim. Njohja e shenjave të një sulmi të pritshëm ndihmon në parandalimin e një emergjence të astmës. Në fakt, të vepruarit shpejt mund t’ju shpëtojë jetën.

Shenjat paralajmëruese të astmës

  • Anoreksi (mungesë oreks-i), lodhje, dhimbje koke ose kolla shpesh ndodhin para një sulmi astme;
  • Shqetësime gjatë gjumit dhe lodhja janë shenja të tjera tipike;
  • Po kështu janë rrathët e errët nën sy dhe më pak tolerancë ndaj stërvitjes.

Një kollë e vazhdueshme

Shenjat e një sulmi të astmës mund të ndryshojnë nga një rast tek tjetri. Ndonjëherë mund të ketë pak ose aspak kollë para një sulmi. Herën tjetër, mund të ketë një kollë të vazhdueshme, sidomos gjatë natës.

Një kollë astme zakonisht është e thatë dhe gërvishtëse. Një kollë e vazhdueshme apo kronike, që nuk largohet bashkë me simptomat e tjera të të ftohtit, mund të jetë tregues për astmë.

Shmangni marrjen e barnave për kollë. Mjekimet për kollë nuk do ta ndihmojnë astmën.

Ndryshime të matshme në frymëmarrje

Një pajisje që mat sasinë e ajrit që del nga mushkëritë, mund të tregojnë një sulm në progres. Sigurohuni që gjithmonë të dini matjen bazë, që reflekton frymarrjen tuaj më të mirë.

  • Nëse spirometri tregon shifra midis 50% dhe 80% të më të mirës tuaj, ndoshta është duke filluar një sulm astme;
  • Një numër më pak se 50% tregon një situatë emergjence që kërkon veprim të menjëhershëm;
  • Telefononi urgjencën, nëse keni probleme me të ecurit ose të folurit për shkak të gulçimit, ose nëse buzët tuaja janë blu ose gri.

Ndiqni  një plan veprimi për astmën

Një plan veprimi ju tregon se si të merreni me simptomat e një sulmi astme.

  • Në bazë të matjeve të frymëmarrjes, një plan veprimi tregon se çfarë barnash duhet të merrni dhe kur. Është e rëndësishme  ta ndiqni planin dhe të përdorni barna pikërisht si ato që ju ka dhënë doktori;
  • Nëse simptomat përkeqësohen edhe pas planit, shkoni tek një doktor i specializuar për astmën. Për më tepër, ndiqni udhëzimet emergjente të planit.

Vështirësi në frymëmarrje