insulina

Insulina është një hormon i prodhuar nga pankreas-i, një gjëndër e madhe që është e lokalizuar në pjesën abdominale, prapa stomaku-t.

Rregullimi i sheqerit

Insulina prodhohet nga qeliza të veçanta të quajtura pankreatik-e (ose ishujt e Langerhansit), të cilat janë të vogla, në formën e grumbujve të qelizave të izoluara brenda pankreasit. Ishujt e Langerhansit gjithashtu prodhojnë glukagon, një tjetër hormon i cili ndikon në nivelet e glukozës në gjak. Insulina dhe glukagoni sekretohen direkt në gjakun tuaj, dhe punojnë së bashku për rregullimin e sheqerit (glukozës) në nivelet e duhura  në trupin tuaj.

Glukagoni është prodhuar nga qelizat alfa të zonës pankreatike. Ai çlirohet kur niveli juaj i sheqerit në gjak është i ulët (p.sh. nëse ju keni qenë duke u ushtruar) duke stimul-uar çlirimin e glukozës nga trupi juaj. Si rezultat, glukagoni në mëlçi shndërrohet në glukozë dhe hyn në gjak.

Insulina nga ana tjetër prodhohet nga qelizat beta të zonës pankreatike. Ajo çlirohet kur ju sapo keni ngrënë ushqimin dhe niveli i glukozës në gjakun tuaj është i lartë. Insulina punon duke stimuluar qelizat brenda trupit tuaj që të marrin glukozën në gjakun tuaj, për energji të menjëhershme ose për magazinimin si glikogjen në mëlçinë tuaj dhe në qelizat e muskujve.

Insulina dhe diabeti

Nëse pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, ose nëse qelizat e trupit dështojnë ti përgjigjen insulinës që prodhohet (rezistencë e insulinës), atëherë gjaku juaj do të përmbajë shumë glukozë (hiperglikemi). Ky lloj çrregullimi metabolik është quajtur diabeti mellitus. Është karakterizuar shpesh nga etje dhe uri shumë e madhe, urinim i shpeshtë, infeksione të përsëritura (siç është myku vaginal) dhe vizion (shikim) i turbullt. Simptomat e tjera përfshijnë shërimin e ngadaltë të plagë-ve, të ndjerit të lodhur dhe të dobët, ndryshim humori, dhimbje koke, marramendje, dhimbje në këmbë dhe humbje e pashpjegueshme peshe (diabeti mellitus tipi I) ose shtim në peshë (diabeti mellitus tipi II).

Kolangiopankreatografia me anë të rezonancës magnetike

Ky test është një teknikë relativisht e re për të parë në kanalet e bilës, kanalin e pankreas-it dhe në fshikëzën e tëmthit. Zakonisht nuk duhet të administrohet lëndë kontrasti në dallim nga disa teknika të tjera. Kolangiopankreatografia me rezonancë magnetike përdor imazherinë me anë të rezonancës magnetike për të prodhuar pamje të hollësishme.

Imazheria me anë të rezonancës magnetike përdor valë në radiofrekuenca të drejtuara në trup për të ngacmuar atomet e hidrogjenit në molekulat e ujit në trupin tuaj. Kjo bëhet në një fushë të fuqishme magnetike e cila shkakton që protonet të vendosen në pozicione të renditura dhe jo të rastit. Këto protone lëshojnë radiosinjale kur kthehen në renditjen e tyre natyrore. Këto sinjale përdoren për të ndërtuar një imazh të kompjuterizuar që tregon diferencat në indet e trupit bazuar në sasinë e ujit tek ato. Kjo bën të mundur që të përftohen foto jashtëzakonisht të qarta dhe të hollësishme të kanaleve të bilës dhe të pankreasit.

Kolangiopankreatografia me anë të rezonancës magnetike është një procedurë ambulatore që përmban shtrirjen në qetësi nën një skaner të kolangiopankreatografisë me anë të rezonancës magnetike për disa minuta. Ju nuk ndjeni gjë ndërkohë që bëhet skaneri, megjithëse aparatura është mjaft e zhurmshme. Gjithçka zgjat më pak se 20 minuta.

Kryerja e këtij testi nuk ju ekspozon ndaj ndonjë rrezatim-i. Megjithatë meqenëse ai përdor një fushë të fuqishme magnetike, personat me ndonjë lloj objekti metalik në trup nuk mund t’i nënshtrohet këtij testi. Këshillohuni me qendrën që e bën skanimin në qoftë se keni ndonjë objekt të tillë brenda në trupin tuaj, si:

  • Kllapa metalike për të mënjanuar një aneurizëm (enë gjaku të zgjeruar);
  • Një valvul artificiale në zemër ose pacemaker;
  • Një zëvendësues të artikulacion-eve;
  • Një transplantim në veshin e brendshëm;
  • Çdo lloj objekti metalik.
Slideshow: Udhëheqës vizual për të kuptuar Lupus-in

[ssba_hide]

Përdorimet

Hipertension (tensioni arterial i rritur).

Kundërpërdorimet

Tek pacientët me ndjeshmëri të lartë ndaj barit si dhe ndaj bllokuesve të tjerë të enzimë-s së konversionit të angiotenzinë-s.

Efektet anësore

Anoreksi (mungesë oreks-i), dhimbje abdominale (barku), kollë e thatë persistent-e, ndryshime të zërit, hipotension (tension i ulët), proteinuri (proteina në urinë), trombocitopeni (ulje e trombo-citeve), neutropeni (neutrofile të ulura në gjak), agranulocitozë (humbje e granulocite-ve në gjak), hiperkalemi (rritja e kalium-it në gjak), rritje e nivelit të enzimave të mëlçisë, ikter kolestatik (ikter nga bllokimi i kolecist-ës), çrregullime të funksionit të veshkave, pankreas-it.

Dozimi

Kur përdoret i vetëm, në fillim jepen 12.5 mg, 2 herë në ditë; në kombinim me diuretikë (shkarkues të lëngjeve), në fillim përdoren 6.25 mg, 2 herë në ditë. Doza e zakonshme mbajtëse është 25 mg, 2 herë në ditë; doza maksimale: 50 mg, 2 herë në ditë.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 12.5 mg, 25 mg, 50 mg, 100 mg.

Përdorimet

Parandalimi i hedhjes së transplanteve të palcës së kockave, veshkave, mëlçisë, pankreas-it, zemrës dhe transplantimi-t zemër-mushkëri si dhe për profilaksi dhe trajtim të sëmundjeve: transplanti kundër nikoqirit (graft-versus-host).

Kundërpërdorimet

I kontraindikuar tek pacientët me tejndjeshmëri në bar.

Efektet anësore

Tremor, dhimbje koke, konfuzion, hipertension, sinusit (infeksion i sinus-eve), pështirosje, vjellje, diarre, nefrotoksicitet (helmim i veshkave), anemi, leukopeni, trombocitopeni, anemi hemolitik-e, hepatotoksicitet (helmim i mëlçisë), infeksione, anafilaksi, ginekomasti (rritje e gjinjve në patologji).

Dozimi

Të rriturit dhe fëmijët: 15 mg/kg P.O. 4-12 orë para transplantimit dhe vazhdohet post-operativisht çdo ditë 1-2 javë . Pastaj doza zvogëlohet 5% çdo javë deri në dozën mbajtëse prej 5-10 mg/kg në ditë. Dozimi alternativ është 5-6 mg/kg injeksion intravenoz (I.V) 4-12 orë para transplantimit. Dozimi post-operativ (pas operacionit) të vazhdohet derisa pacienti toleron formën oral-e të trajtimit.

Format farmaceutike dhe dozat

Solucion oral: 100 mg/mL.

Injeksion: 50 mg/mL.

Kapsula: 25 mg, 50 mg, 100 mg.

Në 28 cm dhe afërsisht 450 gram, pothuajse sa një pako makarona, foshnja juaj po fillon të duket si një i sapolindur në miniaturë. Buzët, qepallat dhe vetullat po i bëhen më të dallueshme dhe madje po i zhvillohen kicat e dhëmbëve nën mishra. Sytë janë formuar por bebes së syrit (pjesës së ngjyrosur), ende i mungon pigmenti. 2

Në qoftë se do të mund të shihni brenda mitrës, ju do të ishit në gjendje të dallonit qimet e holla që i mbulojnë trupin dhe rrudhat e thella në lëkurë, të cilat do të mbeten deri sa të mbushen me yndyrë. Brenda barkut, pankreas-i, thelbësor për prodhimin e disa hormoneve të rëndësishme, po zhvillohet vazhdimisht.

Si po ndryshon jeta juaj:

Në këtë fazë, ju mund të gjeni që barku juaj po bëhet një magnet për duart. Është fare e rregullt t’u thoni njerëzve që prekin barkun tuaj, se do të donit që më mirë të mos e bënin këtë gjë. Dhe në qoftë se njerëzit ju thonë që dukeni më e madhe apo më e vogël se sa do të duhej, kujtohuni që çdo grua shton, dhe e tregon këtë në një shkallë apo në një tjetrën.

E rëndësishme është të bëni vizita të rregullta tek mjeku për t’u siguruar që rritja e foshnjës të jetë normale. Ju mund të vini re shenja tendosjeje në abdomen-in tuaj, ndërkohë që ai zgjerohet për t’i bërë vend foshnjës.

paktën gjysma e grave shtatzënë kanë shenja të tendosjes në kohën që lindin. Këto vija të vogla të lëkurës, të endura në mënyra të ndryshme, mund të luhaten nga rozë në kafe të errët (varësisht nga ngjyra e lëkurës). Megjithëse ato zakonisht shfaqen në bark, mund të jenë edhe në mollaqe, kofshë apo ije dhe gjinj. Nuk ka ndonjë provë që ndonjë lëng për fërkim të ndihmojë për të penguar shenjat e tendosjes, por mbajtja e lagësht e lëkurës mund të ndihmojë për kruajtjet.

Trupi ndryshon jo vetëm në bark.

Ju e prisnit që barku t’ju rritej, ndoshta edhe gjinjtë, por ndryshimet e mëposhtme fizike mund t’ju zënë në befasi. Ashtu si edhe për shumë ndryshime të pamjes tuaj gjatë shtatzënisë, hormonet luajnë rol në shumicën e tyre.

Thellë në mitër, embrion-i rritet me shpejtësi të madhe. Tani, ai është me madhësinë e një fare susami dhe duket më shumë si një fulterëz se si njeri. Embrioni përbëhet nga tre shtresa: ektodermë, mezodermë dhe endodermë, të cilat më pas do të formojnë të gjitha organ-et dhe indet e tij.

Gypi nervor nga i cili do të shpërhapen truri i foshnjës, palca e kurrizit, nervat dhe kolona vertebrore, fillon të krijohet në shtresën e sipërme të quajtur ektodermë. Kjo shtresë do të fillojë rritjen edhe të lëkurës, flokëve, thonjve, gjëndrave të qumështit e të djersës dhe smalti-t të dhëmbëve.2

Zemra dhe sistemi i qarkullimit të gjaku-t fillojnë të formohen në shtresën e mesme ose në mezodermë. Në fakt, këtë javë zemra e vogël fillon të ndahet në dhomëza dhe të rrahë e të pompojë gjak. Mezoderma do të formojë edhe muskujt, kërc-et, eshtrat dhe indet e nënlëkurës.

Shtresa e tretë ose endoderma, do të strehojë mushkëritë, zorrët dhe sistemin rudimentar të urinimit, si dhe tiroidet, mëlçinë, dhe pankreas-in. Ndërkohë, fillojnë të funksionojnë placenta primitiv-e dhe kordoni i kërthizës (kordoni umbilikal), i cili i dërgon foshnjës ushqim dhe oksigjen.

Si ndryshon jeta juaj:

Ju mund të vini re tashmë disa shqetësime që lidhen me shtatzëninë. Shumë gra tregojnë për gjinj të pezmatuar, lodhje dhe urinim të shpeshtë duke filluar që në javët e para. Gjithashtu, mund të keni të përziera, megjithëse më shumë ka të ngjarë që këto të shfaqen gjatë javëve të ardhshme.

Bota jashtë nuk do të shohë ndonjë shenjë të zhvillimeve dramatike që ndodhin brenda jush, përveçse ndoshta që ju refuzoni ndonjë gotë verë gjatë darkës. Është e rëndësishme ta shmangni alkool-in gjatë shtatzënisë, meqenëse askush nuk e di saktësisht se sa mund ta dëmtojë ai një foshnjë në zhvillim e sipër.

A keni simptomat e diabetit?

Diabeti mellitus tipi II (i njohur shkurt diabeti i tipit 2) është një çrregullim metabolik, në të cilën pankreas-i nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose qelizat e trupit krijojnë rezistencë ndaj insulinës. Trupi juaj ka nevojë për insulinë, për të rregulluar nivelin e sheqerit (glukozës) në gjaku-n tuaj.

Diabeti i tipit 2 shpesh ecën njëkohësisht  me obezitet-in, presionin e lartë të gjakut dhe kolesterol-in e lartë. Është përdorur për të njohur fillimin e diabetit tek të rriturit ose diabetin e pavarur nga insulina. Këto terma nuk përdoren më, sepse diabeti i tipit 2 është duke prekur gjerësisht  të rinjtë dhe disa njerëz me diabetin e tipit 2, duhet të përdorin insulinën.

Si funksionon insulina dhe çfarë nuk shkon në diabetin e tipit 2

Insulina prodhohet në pankreas, një gjëndër e madhe që ndodhet prapa stomaku-t. Pas të ngrënit të ushqimit, karbohidratet kthehen në glukozë dhe kalojnë në gjak. Pankreasi zbulon rritjen e nivelit të glukozës në gjak (të quajtur glukoza në gjak ose niveli i sheqerit në gjak) dhe çliron insulinë.

Insulina ndihmon për të nxjerrë glukozën jashtë gjaku-t, duke nxitur kthimin e saj në yndyrë dhe në qelizat e muskujve. Në qeliza, glukoza është përdorur si energji për të ushqyer qelizat që bëjnë punë të ndryshme, p.sh. funksionimin e muskujve, ruajtjen në mëlçi ose në muskuj për tu përdorur më vonë.

Në njerëzit me diabetin e tipit 2, është një nga dy gjërat e mëposhtme që shkon keq:

  • Pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë; ose
  • Qelizat e trupit janë rezistente ndaj efektit të insulinës.

Të dyja këto gabime, çojnë në akumulimin e glukozës në gjak. Doktorët e quajnë këtë hiperglikemi. Nëse lihet pa trajtuar, niveli i lartë i glukozës në gjak, mund të çojë në komplikacion-e të dëmtimit të qelizave të gjakut ose vdekje.

Si zhvillohet diabeti i tipit 2

Zbuloni rreth tretje-s së ushqimit tuaj duke parë diagramën më poshtë për çdo pjesë të sistemit tuaj të tretjes (gjëndra të pështymës, ezofag, stomaku, pankreas, duoden, mëlçisë dhe zorrës së madhe).

sistemi gastrointestinal

1. Gjëndrat e pështymës

Këto sekretojnë pështymën, një lëng alkalin, që zbut ushqimin, njom gojën dhe ndihmon gëlltitjen. Një enzimë e quajtur amilazë fillon të prishë karbohidratet.

2. Ezofagu

Ushqimi shtyhet për në ezofag nëpërmjet kontraktim-eve muskulare dhe relaksim-it.

3. Stomaku

Stomaku është një rezervuar që mban. Muskujt e veçantë mundësojnë që ajo të lëvizë ushqimin përreth dhe ta kthejë atë në copa të vogla. Rreshtimi i stomakut sekreton lëngjet acide të stomakut për të tretur më pas karbohidratet dhe proteina-t. Pas kësaj, ushqimi gjysmë i tretur kthehet në duoden.

4a. Pankreasi

Pankreasi prodhon enzima të cilat sekretohen në duoden për të tretur proteinat dhe yndyrat.

4b. Duodeni

Ushqimi mund të tretet këtu vetëm në sasi të vogla. Enzimat pankreatik-e dhe biliar-e përfundojnë jashtë avarisë kimike të përmbajtjes së acidit në stomak. Sipërfaqja e brëndshme është palosur për të rritur zonën e përthithjes së yndyrave, sheqernave dhe aminoacide-ve.

5. Mëlçia

Ardhja e gjakut nga trakti gastrointestinal, sjell glukozë-n nga ushqimet që janë ruajtur si glikogjen.

6. Zorra e madhe

Përmbajtja nga zorra e vogël vjen si në formë lëngu dhe gradualisht bëhet e ngurtë dhe kripëra-t absorbohen jashtë ndërkohë që udhëtojnë nëpër zorrën e madhe. Mukus-i është sekretuar për të ndihmuar kalimin e feçeve në rektum.

Hipoglikemi-a është një gjendje në të cilën ekziston një nivel jonormal i ulët i glukozës (sheqerit) në gjak.

Çfarë e shkakton hipoglikeminë?

Kjo mund të ndodhë i rezultat i hiper-sekretim-it të insulinës nga pankreas-i, glukoza shumë e pakët në dietë dhe, në rastin e personave me diabet, një konsum i tepërt i insulinës ose i shumë tabletave diabetike (ose një kombinim i insulinës dhe tabletave diabetike) mbi nevojat e trupit. Hipoglikemia diabetike mund të ndodhë nëse personi aksidentalisht injekton shumë insulinë, mungon një vakt ushqimi, pi alkool (sidomos me një stomak bosh), ose merr përsipër ushtrime shumë më të fuqishme se ato që është mësuar të bëjë.

Cilat janë simptomat e hipoglikemisë?

Në shumicën e rasteve janë të njohur simptomat e hipoglikemisë diabetike dhe ju mund të merrni veprimet e duhura korrigjuese. Megjithatë, në disa rrethana, p.sh. gjatë gjumit, simptomat paralajmëruese nuk kapen gjithmonë dhe nuk ndërmerren veprimet e duhura, të cilat mund të rezultojnë në atë që personi të mbesë pa ndjenja. Gjithashtu, disa medikamente, të tilla si bllokuesi-beta që përdoret për trajtimin e presionit të lartë të gjaku-t, mund të fshehë disa nga simptomat e hipoglikemisë, duke e bërë atë më të vështirë për ta zbuluar. Nëse personi është i vetëdijshëm për fillimin e hipoglikemisë ata mund të marrin hapa për ta luftuar atë.

Simptomat e para të hipoglikemisë në diabet

Hipoglikemia provokon tek trupi prodhimin e adrenalinë-s, gjë që shkakton shfaqjen e simptomave të para. Këto simptoma shpesh përfshijnë:

  • Djersitje;
  • Drithërima ose dridhje;
  • Rrahje të forta të zemrës;
  • Ankth;
  • Dobësi;
  • Mpirje rreth buzëve; dhe
  • Uri.

Simptoma të tjera të hipoglikemisë

Hipoglikemia gjithashtu nuk ushqen trurin me energjinë e nevojshme të glukozës për rregullimin e funksionimit të trurit, dhe kjo mungesë glukoze mund të shkaktojë shumë simptoma të tjera, duke përfshirë:

  • Dhimbje të lehtë koke ose marramendje;
  • Konfuzion mendor ose sjellje jonormale;
  • Përgjumje;
  • Vështirësi në të folur;
  • Irritim;
  • Mungesë koordinimi;
  • Humbje të vetëdijes; dhe
  • Koma.