Dalja e dhëmbëve

Tek shumica e fëmijëve dhëmbët dalin midis moshës 5 dhe 9 muajshe, por disa fëmijë lindin me dhëmbë. Kur ata janë rreth 12 muajsh, shumica e bebeve kanë sipër e poshtë nga 4 dhëmbë. Nëse nuk kanë dalë dhëmbë në moshën 12 muajshe, duhet konsultim me dentist-in.

Dhëmballët e para duken pas një viti dhe janë dhëmbët që shkaktojnë më shumë shqetësime kur dalin.

Nga mosha 2 e deri në 2 vjeç e gjysmë shumica e fëmijëve kanë 20 dhëmbë qumështi. Këto dhëmbë bien nga mosha 6 vjeçare për t’u zëvendësuar me dhëmbët e përhershëm të të rriturit. Dhëmbët e parë të përhershëm që dalin janë dhëmballët e para të poshtme – “dhëmballët e 6-vjeçarit”, ndjekur nga dhëmbi ballor (prerës).

Problemet me daljen e dhëmbëve

Për disa fëmijë dalja e dhëmbëve shkakton humbje oreks-i, irritim ose çrregullime (që mund të shkaktojnë skuqje fytyre). Fëmija mund të lodhet dhe të ketë vështirësi në të fjetur.

Nuk ka të dhëna që dalja e dhëmbëve shkakton ethe ose diarre. Nëse fëmija nuk është mirë, atëhere duhet kërkuar ndonjë shkak tjetër përpara se të mallkohet dalja e dhëmbëve.

Trajtimi i dhimbjeve

Për të ndihmuar në reduktimin e dhimbjes që shoqëron daljen e dhëmbëve mund të jenë të dobishme masat e mëposhtme:

  • Bëj masazh lehtë ose vendos në mishrat e dhëmbëve të bebes gishtat tuaja të lagur por të pastruar më parë. Nëse kjo e shqetëson fëmijën, mos e vazhdo;
  • Jepi bebes diçka të fresktë për t’u përtypur. Ju mund të blini rrathë plastikë që t’i ftohni dhe pastaj t’ia jepni bebes për t’i mbajtur në gojë. Gjithashtu mund të përdorni edhe kos ose fruta nga frigoriferi;
  • Parandalo skuqjen e lëkurës së fytyrës duke e shplarë atë me një copë të pastër dhe lyejeni me krem mbrojtës;
  • Nëse bebja është shumë e shqetësuar lyeja mishrat e dhëmbëve me xhel për daljen e dhëmbëve. Përdore siç tregohet në paketën shoqëruese. Xheli i dhëmbëve mund të merret edhe si kusur në farmacitë lokale;
Trajtimet e të ftohurës

Asgjë nuk mund ta kurojë të ftohurën, por trajtimet mund të lehtësojnë simptomat e pakëndshme.

Një nga simptomat e të ftohurës është kongjestion-i i hundës. Kongjestioni i hundës ngushton enët e gjakut në hundë dhe redukton rrjedhjen e plazma-s nga gjaku deri në hundë, ku ajo shkakton kongjestionin.

Kongjestioni hundor

Kongjestioni hundor, që vjen në formën e sprajit hundor, përfshin oxymetazoline dhe ksilometazoline. Ekzistojnë një sërë markash, që përmbajnë një nga këto përbërës. Ato nuk duhet të përdoren për më gjatë se 5 ditë, pasi bllokimi mund të ndodhë si rezultat i tejkalimit të përdorimit të kongjestionit hundor.

Kongjestioni oral

Tabletat e kongjestionit, që përfshijnë pseudo-ephedrin, ndihmojnë në tharjen e rrjedhjes së hundëve, por mund të shkaktojnë nervozizëm dhe insomnia (pagjumësi), veçanërisht tek fëmijët.

Duhet t’i shmangni këto produkte, nëse keni presion të lartë të gjakut, probleme të zemrës, hipertiroidizëm, diabet ose mospërmbajtje urinar-e. Duhet gjithashtu t’i shmangni, nëse luani në një nivel kombëtar ose ndërkombëtar. Nëse kombinohet me antihistaminat, p.sh. formulat gjatë ditës dhe natës, duhet të kini kujdes gjatë konsumimit të pijeve ose të dhënit të makinës.

Inhalacioni

Inhalacion-i, gjithashtu mund të ndihmojë në lirimin e kongjestionit. Këto përfshijnë përdorimin e vajrave si mente dhe kamfor dhe produktet e inhalimit me avull. Megjithatë, mundohuni të shmangni vajrat dhe avullin tek fëmijët.

Kombinimi i produkteve

Duhet të tregoheni të kujdesshëm, që çdo kombinim produkti për fëmijët nën 12 vjeç të mos përmbajë aspirinë. Ekzistojnë lloje të ndryshme të kombinimeve të produkteve:

    • Kongjestioni dhe paracetamol ose ibuprofen – është një kombinim i dobishëm, nëse keni temperaturë të lehtë dhe dhimbje muskujsh, por është e rëndësishme që të mos merrni doza të tepruara të paracetamolit;
Sëmundja e pestë

Pjesa më e madhe e njerëzve janë shumë të familjarizuar me sëmundjet më të zakonshme infektive të fëmijërisë: fruth, shyta, rubeolë (fruthi gjerman) dhe lija e dhenve. Fatmirësisht 3 të parat, në ditët e sotme, nuk ndeshen më aq shpesh dhe lija e dhenve është parë më rrallë, për shkak të ekzistencës së vaksinave.

Një infeksion tjetër virusal që prek fëmijët nuk është aq shumë i njohur. Ai shkakton të ashtuquajturën sëmundja e pestë.

Çfarë e shkakton sëmundjen e pestë?

Ky infeksion vjen si rezultat i virusit të njohur si parvovirus B19. Ai mund të përhapet nëpërmjet frymëmarrjes, nga teshtitja dhe kollitja e njerëzve të infektuar. Gjithashtu ai mund të përhapet edhe nëpërmjet transfuzion-it të gjaku-t si edhe nga nëna tek fëmija.

Cilat janë simptomat e sëmundjes së pestë?

Pas 7 ditësh nga kontakti me virusin, shfaqet një sëmundje e butë në formë gripi që mund të zgjasë një javë. Pas disa ditëve fillojnë të duken shenjat e infeksioneve. Ajo zakonisht merr formën e një skuqjeje në fytyrë. Skuqja normalisht largohet në më pak se një javë, por mund të rikthehet. Dhimbja e fytit dhe fryrja e gjëndrave gjithashtu mund të shfaqen.

Edhe të rriturit mund të përjetojnë sëmundjen e pestë. Në pjesën më të madhe të rasteve ato do të përjetojnë dhimbje të nyjeve, veçanërisht të duarve, gjunjëve dhe kyçeve. Në krahasim me meshkujt, gratë janë më shumë të prekura ndaj simptomave të nyjeve.

Tek njerëzit me çrregullime të gjakut, sëmundja e pestë mund të shkaktojë anemi të rëndë dhe mund të zvogëlojë numrin e qelizave të bardha të gjakut. Ndonjëherë për t’u përballuar me problemin nevojitet transfuzioni i gjakut.

Sëmundja e pestë dhe shtatzënia

Kur një grua shtatzënë merr sëmundjen e pestë, ajo është nën rrezikun e humbjes së fëmijës. Fatmirësisht ky është një rast i rrallë. Pjesa më e madhe e të rriturve kanë qenë të ekspozuar ndaj parvovirusit B19 dhe janë imunë ndaj tij. Megjithatë, nëse fëmija mund të ketë sëmundjen e pestë, është mirë që të qëndrojë larg grave shtatzëna.

Trajtimi për sëmundjen e pestë

Lija e dhenve

Lija e dhenve është një sëmundje shumë infektive që prek më shumë fëmijët. Kjo në përgjithësi është një sëmundje e butë, e cila nuk zgjat shumë në fëmijët e shëndetshëm, por mund të shkaktojë sëmundje serioze ose vdekje në njerëz të cilët kanë imunitet të ulët. Të rriturit të cilët marrin linë e dhenve zakonisht nuk ndihen mirë dhe mund të kenë komplikacion-e më serioze siç është pneumoni-a.

Lija e dhenve është e shkaktuar nga virusi varicela-zoster. I njëjti virus shkakton gjithashtu herpes zoster. Ky virus është i pranishëm në një numër të madh dhe është shpërndarë nga një fëmijë tek tjetri nga të teshtiturat dhe kollitjet. Zakonisht simptomat që të shfaqen marrin 2 deri në 3 javë pas infektimit të virusit.

Simptomat e lisë së dhenve

Fillimisht fëmija (ose i rrituri) mund të ketë simptoma të ngjashme të gripit, duke përfshirë: ethet, dhimbe koke, dhimbje shpine dhe humbje të urisë. Kjo është pasuar shpejt nga një skuqje e lëkurës në të kuqe dhe me njolla, të cilat së shpejti zhvillohen në flluska. Njollat normalisht fillojnë në gjoks dhe prapa dhe pastaj përhapen në pjesët e tjera të trupit, përfshirë: fytyrën, kokën, krahët dhe këmbët. Njollat zakonisht janë shumë të kruajtshme. Pas një apo dy ditësh flluskat formojnë një kore ose një puçërr që mund të largohet pas 5 deri në 20 ditë. Disa fëmijë zhvillojnë vetëm disa njolla dhe të tjerët i kanë ato në të gjithë trupin e tyre – duke përfshirë organ-et gjenital-e, gojën dhe në hundën.

Trajtimi i lisë së dhenve

Për disa fëmijë skuqja mund të jetë jo më shumë se një shqetësim që kalon, por për të tjerët kjo mund të jetë shumë e pakëndshme. Trajtimi ka për qëllim kontrollin e simptomave.

Grykët tek fëmijët

Të gjithë prindërit e dinë se fëmijët e vegjël preken lehtë nga grykët dhe e ftohura, kryesisht në stinë të ftohta të vitit, në muajt e lagësht të dimrit. Normalisht këto infeksione (që njihen si infeksione të traktit të sipërm respirator ose ITSR) kalojnë shpejt dhe nuk shkaktojnë shumë alarm. Ato shkaktohen nga viruset dhe nuk mund të kurohen. Trajtimi është çështje e reduktimit të simptomave me gjëra të tilla si paracetemol (panadol) për temperaturën dhe dekongjenstant-ë për t’a bërë jetën më të mirë.

Por ndonjëherë infeksioni mund të bëhet më serioz, duke e vendosur fëmijën në rrezik. Një nga këto kushte është edhe gjendja e grykëve. Ky është një infeksion viral që prek laringu-n (kutinë e zërit) dhe trakenë (trakeja). Grykët janë të zakonshme tek fëmijët midis moshave 6 muajshe dhe 3 vjeç. Përkeqësohen gjatë natës.

Cilat janë simptomat e grykëve?

Fëmija i prekur ka kollë të thatë të fortë që mund të vështirësohet e të shkojë deri në fishkëllima të forta, kur ai merr frymë. Tek fëmijët e vegjël rrugët e sipërme të frymëmarrjes në disa raste edhe mund të bllokohen. Kjo mund të kërcënojë edhe jetën e fëmijës dhe kërkon përkujdesje urgjente spitalore. Nëse mendoni se fëmija juaj ka vështirësi në frymëmarrjeje merrni në telefon menjëherë urgjencën, që fëmija juaj të marrë trajtim të shpejtë.

Si trajtohen grykët?

Trajtimi i grykëve në fazat e buta të sëmundjes konsiston në ndihmën që duhet t’i jepet fëmijës në realizimin e frymëmarrjes duke e risiguruar atë (një fëmijë i trembur merr frymë shpesh dhe pak, gjë që nuk lejon që në mushkëritë e tij të shkojë shumë ajër). Mbajtja e fëmijës drejt e ndihmon atë që të mbajë hapur rrugët e frymëmarrjes dhe kjo e bën marrjen e frymës më të lehtë.

Bronkiolitet

Bronkiolit-et janë infeksione virale që shfaqen në vjeshtë dhe në dimër. Më shumë preken bebet nën një vjeç.

Simptomat e bronkioliteve

Simptomat e zakonshme janë si ato të të ftohurës, me hundë të bllokuara dhe me rrufë, kollë dhe në më shumë se gjysmën e rasteve edhe temperaturë jo shumë të lartë.

Në rastin e bronkioliteve viruset shkaktojnë ënjtje të mureve të bronkioliteve–rrugë të vogla të frymëmarrjes që lidhin tubat kryesorë të frymëmarrjes (bronket) me mushkëritë. Kjo ngushton rrugët e ajrit. Ajri mbetet në mushkëri dhe si rezultat frymëmarrja e fëmijës tenton të bëhet më e shpeshtë. Në disa raste dëgjohet edhe zhurmë në mushkëri kur ajri del jashtë.

Sa zgjat kjo gjendje?

Shumë fëmijë me bronkiolite virale e marrin veten tërësisht pas 7-10 ditëve. Megjithatë, pak prej tyre mund të kenë simptoma (më shpesh kollë) që zgjat për 3-4 javë.

Nëse fëmija është prematur ose ka sistem të dobët imun ose probleme të tjera serioze, si problem zemre dhe mushkërish, atëhere bronkiolitet janë më të shpeshta.

Trajtimi i bronkioliteve

Meqenëse bronkiolit-i është një infeksion virusal, antibiotikët nuk ndihmojnë (Antibiotikët janë efektivë vetëm në trajtimin e infeksioneve të shkaktuara nga bakteret). Në mënyrë të ngjashme, ilaçet si salbutamol (Ventolin), steroide dhe antihistaminikë zakonisht nuk janë efektive.

Nëse fëmija ka ethe, kjo mund të trajtohet me paracetamol.

Çfarë mund të bëhet tjetër?

Fëmijët me bronkiolite kanë nevojë për shumë lëngje. Shpesh vështirësitë në frymëmarrje shoqërohen me vështirësi të ushqyerjes së fëmijëve, kryesisht për fëmijët që janë më të vegjël se 6 muajsh. Për të plotësuar nevojat për lëngje, është mirë që fëmijëve t’u jepen sasi të vogla dhe shpesh, që tolerohen më mirë nga ana e tyre.

Është e rëndësishme që fëmija me këto kushte të mos dehidratohet. Kjo mund të kontrollohet duke monitoruar numrin e vakteve që i jepen fëmijës dhe numrin e pelenave të lagura.

Problemet me daljen e dhëmbëve

Një problem që përjetojnë të tëra bebet është ndjerja keq gjatë daljes së dhëmbëve. Kjo zakonisht fillon rreth muajit të gjashtë dhe ndodh me intervale gjatë tre viteve të para. Dalja e dhëmbëve për së dyti fillon në moshën 5-6 vjeçare.

Dalja e dhëmbëve mallkohet për shumë gjëra, por nuk është kjo çështja. Problemet e zakonshme janë irritimi, oreks i reduktuar, prirja për të tërhequr veshët dhe për të futur në gojë gjithçka që bebja merr në duar.

Të ndjerit keq nga dalja e dhëmbëve mund të reduktohet duke i dhënë bebes një rreth dhëmbësh për ta mbajtur në gojë, fërkimin e akullit në mishrat e dhëmbëve, dhënia bebes që të hajë një karrotë ose selino të freskët (mos e lini beben vetëm me këto në dorë) dhe përdorimi i paracetamolit nëse ata janë shumë të shqetësuar.

Sapo të dalë dhëmbi i parë, është një ide e mirë për të mësuar beben të lajë dhëmbët. Kjo mund të fillojë si lojë në kohën e banjës. Sa më herët të mësojë fëmija të pijë me gotë dhe jo nga shishet aq më mirë është. Jepini më mirë ujë se sa pije të ëmbla bebeve të etura dhe mos përdorni shishe për të qetësuar fëmijët, ose për t’i çuar në shtrat.

Është e natyrshme që të krahasosh beben tënde më të tjerët, por mbaj mend se ka shumë gjëra të ndryshme që ndikojnë tek bebet kur dhëmbët fillojnë të dalin.

Kanceri i vezoreve: Alternativat e trajtimit

Trajtimi i kancerit të vezoreve zakonisht përfshin ndërhyrjen kirurgjik-ale dhe kemioterapinë. Ndonjëherë ai përfshin radioterapi-në.

Kirurgjia

Trajtimi parë për kancerin e vezoreve zakonisht është një operacion i quajtur laparotomi. Në këtë operacion bëhet një prerje në abdomen dhe kjo e lejon mjekun të gjejë dhe të largojë sa më shumë kancer që është e mundshme.

Në shumë raste mjeku do të bëjë një biopsi të tumor-it në fillim të operacionit për që qenë i sigurt që ai është kancer. Kjo quhet një “prerje e ngrirë”. Në qoftë se kanceri konfirmohet, atëherë operacioni do të vazhdojë. Operacioni zakonisht heq vezoret dhe tubat fallopianë (tubat uterine), mitrën dhe omentum majus dhe disa nyja limfatike në atë zonë. Gjithashtu mund të hiqet edhe apendicit-i. Ndonjëherë nevojitet të hiqet edhe një pjesë e zorrëve dhe madje edhe fshikëza e urinës.

Mund të tingëllojë që shumë nga pjesët ose organ-et e trupit tuaj hiqen në këtë operacion. Megjithatë këto organe janë fare të vegjël në krahasim me çdo gjë tjetër në abdomen-in dhe pelvisi-n tuaj dhe heqja e tyre nuk le ndonjë hapësirë bosh.

Disa gra mund të mos kenë nevojë për një kirurgji ekstensive. P.sh. një grua e re me një kancer epitelial të vezoreve në fazë të hershme mund të mos ketë nevojë t’i hiqet uterus (mitra) dhe të dy vezoret. Në këtë rast për të është ende e mundur që të ketë fëmijë.

Përcaktimi i fazave të sëmundjes

Pas operacionit, kampionë të një pjese të organeve që janë hequr dërgohen për ekzaminim në laborator. Rezultatet, të kombinuara me disa rezultate të testeve diagnostike japin informacion për llojin dhe shtrirjen e kancerit tuaj. Kjo bën të mundur që mjekët të përcaktojnë fazat e sëmundjes në mënyrë që të munden të përpunojnë trajtimin më të mirë për ju. Në qoftë se kanceri i vezoreve është kufizuar vetëm tek vezoret ose fare pranë tyre, ai mund të quhet i fazës 1 ose 2. Në qoftë se ai është përhapur në organe të tjerë ai mund të jetë i fazës 3 ose 4. Njohja e fazës së sëmundjes e ndihmon mjekun tuaj që të diskutojë me ju zgjedhjet për trajtimin e mëtejshëm.

Dhimbjet e dhëmbit

Çfarë e shkakon dhimbjen e dhëmbit?

Bakteri i prodhimit të acidit në gojë shkakton prishjen e dhëmbëve duke kthyer sheqernat e tharmëtueshëm të tilla si, fruktozë, glukozë dhe laktozë. Acidet pastaj rezultojnë në prishjen e smalti-t të dhëmbëve. Dhimbja e dhëmbit shkaktohet nga ekspozimi i mbaresave nervore të dhëmbit.

Dhimbja e dhëmbit e shkaktuar nga kaviteti kërkon një vizitë tek dentisti. Dhëmbi nuk do të rregullohet vetë. Nëse dhimbja nuk zvogëlohet, nervi mund të ketë “vdekur”. Megjithatë, prishja e dhëmbit do të vazhdojë që të jetë e pranishme dhe dhëmbi do të vazhdojë të kalbet derisa një dentist ta trajtojë atë. Dhimbja intensifikohet kur ka infeksion në indet përreth.

Si mund ta parandaloni dhimbjen e dhëmbit?

Mund të ndihmoni parandalimin e dhimbjes së dhëmbit nga larja e rregullt dhe përdorimi i fijes së perit. Fluori mund të ndihmojë në parandalimin e karies-it.  Fluoridet e mjaftueshme janë marrë nga përmbajtja e pastës me flor dhe prania e fluorideve në ujë.

Pastrimi i dhëmbëve me pe dentar do të ndihmojë në minimizimin e faktorëve që shkaktojnë  prishjen e tyre duke hequr ushqimin dhe mbeturinat nga hapësirat ndërmjet dhëmbëve. Larja e dhëmbëve ul përkohësisht numrin e baktereve në pështymë, por ofron vetëm mbrojtje  afatshkurtër.

Roli i pështymës në prishjen e dhëmbëve

Edhe higjiena e mirë oral-e është e rëndësishme. Arsyet e tjera të tillë si faktorët trashëgues dhe mungesa e pështymës gjithashtu mund të shkaktojnë prishjen e dhëmbëve. Pështyma ndihmon për të parandaluar prishjen e dhëmbëve sepse ajo neutralizon acidet e prodhuara nga ushqimet me karbohidrate – dhe enzimat e saj ndihmojnë që karbohidratet dhe bakteret të largohen nga goja. Çamçakëzi pa sheqer stimul-on prodhimin e pështymës.

Dhëmbë të ndjeshëm

Përdorimet

Dhimbje me etiologji (prejardhje) të ndryshme; dismenorre (mungesë të menstruacione-ve); mialgji (dhimbje të muskujve); neur-algji (dhimbje nervore); ulje të temperaturës në gjendje febril-e.

Kundërpërdorimet

Tek pacientët me mbindjeshmëri ndaj barit, insuficiencë renale (insuficienca renale) dhe hepatike (të mëlçisë).

Efektet anësore

Anemi hemolitik-e (gjak shkatërruese), neutropeni (ulje të neutrofileve), leukopeni (ulje të leukocite-ve), pancitopeni (ulje të të gjitha qelizave në gjak), kruarje, urtikarie (njolla të kuqe), hipoglikemi (ulje e glukozë-s në gjak).

Dozimi

Oralisht (nga goja): të rriturit, nga 0.5-1 g 3-4 herë në ditë. Doza maksimale ditore është 4 g në ditë; fëmijët nën një vjeç, 60 mg 3-4 herë në ditë; 1-6 vjeç 60-150 mg, deri 4 herë në ditë; doza maksimale për fëmijët 3-6 vjeç është 480 mg, ndërsa pë fëmijët e rritur është 1.2 g.

Me rrugë rektal-e: fëmijët 1-5 vjeç 125-250 mg, deri 4 herë në ditë; të moshuarit: suposte 500 mg, që janë në doza të njëjta me ato oral-e.

Format farmaceutike dhe dozat

Barnat e skeletit dhe muskujve:

Tableta: 160 mg, 350 mg, 500 mg, 650 mg.

Tableta eferveshente: 330 mg, 500 mg.

Kapsula: 250 mg dhe 500 mg.

Shurup: 120 mg/5 mL, 100 mg/5 mL, 160 mg/5 mL.

Eliksir: 120 mg/5 mL, 160 mg/5 mL, 325 mg/5 mL.

Granulë: 80 mg, 325 mg.

Suposte: 80 mg, 100 mg, 120 mg, 125 mg, 300 mg, 325 mg, 650 mg.

Tretësira për injeksion: 1 g.

Analgjetik:

Tableta: 100 mg, 300 mg, 500 mg, 650 mg.

Tableta eferveshente (shkumëzuese): 500 mg, 300 mg, 400 mg.

Suposte: 60 mg, 120 mg, 200 mg, 300 mg, 600 mg, 650 mg, 1.2 g.

Tretësira për injeksion: 0.5 g dhe 1 g.