Udhëheqës vizual: Joga 101

[ssba_hide]

Udhëheqës i babait për t’i bërë masazh fëmijës

Masazhi i foshnjës për fillestarë

Foshnjat thjesht pëlqejnë t’i prekin. Në fakt ata lulëzojnë me këtë, kjo është një pjesë e rëndësishme e rritjes dhe zhvillimit. I gjithë ky kontakt lëkurë me lëkurë, jo vetëm që ndihmon lidhjen midis jush dhe foshnjës, ai mundet ta rehatojë foshnjën kur është i mërzitur dhe të lehtësojë sjelljen e tij të bezdisshme.

Këto gjashtë hapa të thjeshtë të “Masazhit Të dua shumë” do t’ju ndihmojnë të filloni. Më pas kontrolloni për një varg tjetër më të plotë të masazhit për fëmijët.

Përgatitja

Gjeni një sipërfaqe të sheshtë e të ngrohtë për të shtrirë mbi të foshnjën tuaj, një batanije ose një dysheme e mbuluar me qilim është shumë e mirë. Hidhni pak vaj të pastër ulliri ose vegjetal në pëllëmbët tuaja dhe i fërkoni ato me njëra tjetrën që vaji dhe pëllëmbët të ngrohen.

Përpiquni të shihni në sytë e foshnjës dhe këndojini apo i flisni atij ndërsa i bëni masazh. Kini vëmendjen për reagim-in e foshnjës tuaj: Në qoftë se nuk duket se po kënaqet, provoni një prekje më të butë ose thjesht ndaloni.

Si t’i bëni masazh foshnjës?

1. Ndërsa jeni përballë foshnjës, përdorni dy ose tre gishta, sikur shkruani germën I në anën e djathtë të barkut të tij me lëvizje të vendosura, por të buta. Filloni nën brinjët e tij dhe shkoni drejt poshtë në kyçin e këllkut të tij duke përdorur vajin për të zbutur rrugën e gishtave tuaj.

2. Pastaj, e fërkon nga e majta në të djathtë barkun e tij,  duke formuar një germë “L” të shtrirë në anën e gjatë të saj.

3. Përdorni një fërkim të shkurtër duke u ulur poshtë në anën e djathtë të stomaku-t të saj për të plotësuar germën ”L”.

4. Për të filluar germën e fundit, një “U” të përmbysur, e fërkoni duke u ngritur lart nga kocka e këllkut  në anën e majtë të barkut.

5. Për segmentin e mesit të “U” lëvizini gishtat nëpër majën e barkut të foshnjës.

6. Dhe për pjesën përfundimtare të “U”, fërkoni duke zbritur poshtë anën e djathtë të foshnjës tuaj.

(Keni “shkruar” kështu në barkun e foshnjës: ILU ( I Love You – Të dua shumë).

Udhëheqës Vizual: Stërvitja 20 minutëshe e një nëne të zënë me punë

[ssba_hide]
Stërvitje në vetëm 7 minuta

Në qoftë se ndonjëherë i keni premtuar vetes që duhet të ktheheni në formën e mëparshme sapo që të gjeni kohën e duhur, atëherë stërvitja 7 minutash mund të jetë për ju. Kjo është një seri ushtrimesh të shpejta që ju ndihmojnë për të stabilizuar peshën tuaj trupore.

Filloni me diçka që e keni mësuar në shkollën fillore: kërcimet. Rrini me këmbë të hapura dhe me duart pas kokës. Pastaj ndërsa kërceni bashkojini këmbët dhe shtrijini krahët anash. Ju mund ta shpejtoni ose ngadalësoni këtë ushtrim sipas gjendjes tuaj fizike. Bëjeni këtë për 30 sekonda, bëni 10 sekonda pushim dhe kaloni në lëvizjen tjetër.

Mbështetja në mur

Qëndroni me shpinën tuaj mbështetur në mur, këmbët të hapura dhe paksa përpara. Përkuluni prapa në mur dhe rrëshqisni sikur do të uleni në karrige. Gjunjët duhet të ulen deri mbi kyçe të përkulura në 90°. Qëndroni në këtë pozicion për 30 sekonda.

Janë 12 ushtrime. Secili prej tyre duhet të zgjasë 30 sekonda, me nga një pushim prej 10 sekonda midis tyre.

Kjo quhet stërvitja 7 minutash, por ju do të keni dobinë maksimale nga përsëritja e tyre të paktën 3 herë.

Rendi i ushtrimeve nuk ka rëndësi: Ju duhet të alternoni funksionimin e grupeve të muskujve të kundërt me njëri tjetrin dhe të pasoni ushtrimet që e rrisin ritmin e zemrës tuaj me ato që e qetësojnë paksa atë. Kontrolloni me mjekun tuaj para se të filloni një rutinë të re ushtrimesh për t’u siguruar që ajo është e duhura për ju.

Ulje – ngritje

Rrini në pozicionin shtrirë në dysheme, bashkoni këmbët me gishtat e tyre poshtë, duart poshtë në gjerësinë e shpatullave. Përkulni ngadalë krahët dhe uleni trupin në dysheme sa më poshtë që të mundeni duke e mbajtur shpinën në nivelin e vitheve. Pastaj kthehuni përsëri në pozicionin e mëparshëm dhe përsëriteni ushtrimin për 30 sekonda. Mund ta bëni më të lehtë këtë ushtrim duke e mbështetur peshën në gjunjë në vend të gishtave të këmbëve.

Përkulje të barkut