Metodat hormonale të kontrollit të lindjeve

Hyrje në kontrollin e lindjeve

Në qoftë se një grua është seksualisht aktive dhe ajo është pjellore, në kuptimin që është fizikisht e aftë që të mbetet shtatzënë, ajo duhet të pyesë veten: “A dua unë të mbetem shtatzënë tani? ”Në qoftë se përgjigja e saj është “Jo”, ajo duhet të gjejë ndonjë metodë të kontrollit të lindjeve.

Terminologji-a për “kontrolli e lindjeve” përfshin “kontracepsion-in, parandalimin e shtatzënisë, kontrollin e pjellshmërisë dhe planifikimin familjar. Por pavarësisht terminologjisë, personat seksualisht aktivë mund të zgjedhin nga një larmi metodash për të reduktuar mundësinë e mbetjes shtatzënë. Megjithatë, asnjë nga metodat e kontrollit të lindjeve në dispozicion në ditët e sotme nuk ofron një mbrojtje të përsosur kundër infeksioneve të transmetueshme seksualisht (STI-sexual transmitted diseases), me përjashtim të abstinencë-s.

Me terma të thjeshta, të gjithë metodat e kontrollit të lindjeve bazohen ose në pengimin e spermës së një mashkulli që të arrijë në vezën e femrës (fekondim) ose në pengimin e vezës së fekonduar të ngulet në mitrën e femrës dhe të fillojë të rritet. Metoda të reja të kontrollit të lindjeve vazhdojnë të krijohen dhe të testohen. Dhe çfarë është e përshtatshme për një çift në një pikë mund të ndryshojë me kohën dhe me rrethanat.

Për fat të keq asnjë nga metodat e kontrollit të lindjeve përveç abstinencë-s nuk konsiderohet 100% efektive.

Llojet e metodave hormonale të kontracepsionit

Janë disa metoda të ndryshme hormonale për kontrollin e lindjeve. Diferencat midis tyre janë:
•  Lloji i hormonit;
•  Sasia e hormonit; dhe
•  Rruga me të cilën hormoni hyn në trupin e njeriut.

Hormonet mund të jenë estrogjen dhe/ose progesteron. Këto hormone mund të merren nga goja, të mbillen në indin e trupit, të injektohen nën lëkurë, të absorbohen nga një bandazh mbi lëkurë apo të vendosen tek vagina. Mënyra e vendosjes përcakton nëse ekspozimi i hormonit është i vazhdueshëm ose i ndryshueshëm.

Hormonet nga goja: tableta

Përdorimet

Ekzacerebim (mjekim) i bronkit-it kronik, brucelozë, klamidiaza, mykoplazma, riketsia, sifilis-i tek pacientët alergji-k ndaj penicilin-ës.

Kundërpërdorimet

Në shtatzëni, laktacion (periudha me qumësht gjiri), fëmijët nën 12 vjeç, lupus eritomatoz sistemik.

Efektet anësore

Ndjesi të vjelle, vjellje, diarre, ezofagit (infeksion i ezofagut), mund të shkaktojë hipertension beninj intrakranial.

Dozimi

Nëpërmjet gojës, 200 mg ditën e parë, pastaj nga 100 mg në ditë; në infeksione të rënda 200 mg në ditë, në dy marrje; klamidiazë (infeksion nga klamidia) e pakomplikuar, uretrit (infeksion i uretrës) jogonokoksik 100 mg 2 herë në ditë, 7-21 ditë.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta dhe kapsula: 100 mg.

Përdorimet

Zëvendësim i penicilin-ave te pacientët me hipersensibilitet (ku bën reaksion); pneumoni (infeksion i mushkërive); Campilobakteret enterit (infeksion i zorrëve të holla); sifilis; uretrit (infeksion i uretrës); prostatit (prostata) kronik; difteri.

Efektet anësore

Dhimbje abdominale (barku), ndjenjë të vjelle, vjellje, humbje e kthyeshme dëgjimi (pas dozave të larta), aritmi (çrregullime të ritmit të zemrës).

Dozimi

Oral-isht (nga goja), të rriturit, 250-500 mg, çdo 6 orë ose 500 mg-1 g çdo 12 orë; maksimumi 4g /ditë, në infeksione të theksuara.

– Sifilis i hershëm: 500 mg, 4 herë në ditë (14-21 ditë).

– Uretrit: 500 mg, 2-4 herë në ditë (7-14 ditë).

– Fëmijët deri 2 vjeç, 125 mg, çdo 6 orë.

– Me injeksion intravenoz, të rriturit dhe fëmijët në infeksione të lehta, 25 mg/kg/ditë si infuzion i pandërprerë ose i ndarë në 4 doza. Në infeksione të theksuara 50 mg/kg/ditë.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 250 mg, 500 mg.

Shurup: 125 mg/5 mL dhe 250 mg si etilsuksinat eritromicin.

Tretësira për injeksion: 1 g/flakon si laktobionat eritromicin.

Përdorimet

Në infeksionet e fytit, otit media (veshi i mesëm), endokardit (infeksion i shtresës endokard-iale të zemrës) streptokoksik, meningjit, pneumoni.

Kundërpërdorimet

Ndjeshmëri ndaj penicilin-ës.

Efektet anësore

Reaksione ndjeshmërie.

Dozimi

Me injeksion intramuskular (I.M) ose injeksion intravenoz (I.V) të ngadalshme, 1.2 g në ditë (çdo 6 orë).

Neonat-ët më të vegjël se 4 javë, 50 mg/kg në ditë (çdo 12 orë); në meningjit, 150 mg/kg në ditë (çdo 8 orë).

Neonatët më shumë se 4 javë, 75 mg/kg në ditë (çdo 8 orë); në meningjit.

100 mg/kg në ditë (çdo 12 orë).

Tek fëmijët: 100 mg/kg në ditë (çdo 6 orë); në meningjit 180-300 mg/kg në ditë (çdo 4-6 orë).

Format farmaceutike dhe dozat

Injeksion: 0.5 M I.U, 1 M I.U.