Përdorimet

Trajtim i shtuar, i filluar dhe mbikëqyrur nga specialisti i konvulsion-eve parcial-e me ose pa gjeneralizim, i cili nuk mund të kontrollohet në mënyrë të kënaqshme me antiepileptikë të tjerë. Mund të përdoret edhe si terapi e vetme në menaxhimin e spazmë- infantil-e tek West sindromi.

Kundërpërdorimet

Defektet e fushës vizive.

Efektet anësore

Përgjumje (sedacion rrallë i vërejtur, stupor, dhe konfuzione me valë jospecifike të ngadalshme EEG), lodhje, defekte të fushës vizive, marrje mendsh, nekrozë, irritabil-itet, eksitim dhe agjitim posaçërsiht tek fëmijët; depresion, gjykim jonormal, nistagmë, ataksi, tremor, parestezi, koncentrim i pamjaftueshëm; më rrallë konfuzion, agresivitet, psikozë, mani, çrregullime të memorjes, çrregullime të të parit (p.sh.diplopi); fitim në peshë, edemë, çrregullime gastrointestinal-e, alopeci, ekzantemë; urtikarie, rritje e herëpashershme e frekuencës së konvulsioneve (posaçërisht nëse janë mioklonike), zvogëlim i enzimave të mëlçisë, zvogëlim i lehtë i hemoglobinë-s; fotofobi (frikë nga drita) dhe çrregullime të retinës (retina); neurit optik, është raportuar gjithashtu edhe atrofi optike.

Dozimi

Me terapi vijuese antiepileptike, fillimisht 1 g në ditë si një dozë ose e ndarë në 2 doza, pastaj doza rritet gradualisht deri në arritjen e efektit terapeutik me nga 500 mg në intervale javore; doza ditore luhatet prej 2-3 g (maksimumi 3 g në ditë);

Fëmijët: fillimisht 40 mg/kg në ditë në një dozë të vetme ose të ndarë në 2 doza të ndara dhe pastaj duke e rregulluar sipas peshës trupore: 10-15 kg merr 0,5-1 g në ditë; pesha trupore 15-30 kg merr 1-1,5 g në ditë; pesha trupore 30-50 kg merr 1,5-3 g në ditë; pesha trupore më shumë se 50 kg merr 2-3 g në ditë.

West sindromi: mono-terapi 50 mg/kg në ditë, duke e rregulluar dozën varësisht nga përgjigja terapeutike gjatë 7 ditëve; dozat e përdorura deri 150 mg/kg tolerohen mirë.

Forma farmaceutike dhe doza

Tableta të veshura: Vigabatrin 500 mg.

Qese me pluhur: Vigabatrin 500 mg.

Hipoglikemi-a është një gjendje në të cilën ekziston një nivel jonormal i ulët i glukozës (sheqerit) në gjak.

Çfarë e shkakton hipoglikeminë?

Kjo mund të ndodhë i rezultat i hiper-sekretim-it të insulinës nga pankreas-i, glukoza shumë e pakët në dietë dhe, në rastin e personave me diabet, një konsum i tepërt i insulinës ose i shumë tabletave diabetike (ose një kombinim i insulinës dhe tabletave diabetike) mbi nevojat e trupit. Hipoglikemia diabetike mund të ndodhë nëse personi aksidentalisht injekton shumë insulinë, mungon një vakt ushqimi, pi alkool (sidomos me një stomak bosh), ose merr përsipër ushtrime shumë më të fuqishme se ato që është mësuar të bëjë.

Cilat janë simptomat e hipoglikemisë?

Në shumicën e rasteve janë të njohur simptomat e hipoglikemisë diabetike dhe ju mund të merrni veprimet e duhura korrigjuese. Megjithatë, në disa rrethana, p.sh. gjatë gjumit, simptomat paralajmëruese nuk kapen gjithmonë dhe nuk ndërmerren veprimet e duhura, të cilat mund të rezultojnë në atë që personi të mbesë pa ndjenja. Gjithashtu, disa medikamente, të tilla si bllokuesi-beta që përdoret për trajtimin e presionit të lartë të gjaku-t, mund të fshehë disa nga simptomat e hipoglikemisë, duke e bërë atë më të vështirë për ta zbuluar. Nëse personi është i vetëdijshëm për fillimin e hipoglikemisë ata mund të marrin hapa për ta luftuar atë.

Simptomat e para të hipoglikemisë në diabet

Hipoglikemia provokon tek trupi prodhimin e adrenalinë-s, gjë që shkakton shfaqjen e simptomave të para. Këto simptoma shpesh përfshijnë:

  • Djersitje;
  • Drithërima ose dridhje;
  • Rrahje të forta të zemrës;
  • Ankth;
  • Dobësi;
  • Mpirje rreth buzëve; dhe
  • Uri.

Simptoma të tjera të hipoglikemisë

Hipoglikemia gjithashtu nuk ushqen trurin me energjinë e nevojshme të glukozës për rregullimin e funksionimit të trurit, dhe kjo mungesë glukoze mund të shkaktojë shumë simptoma të tjera, duke përfshirë:

  • Dhimbje të lehtë koke ose marramendje;
  • Konfuzion mendor ose sjellje jonormale;
  • Përgjumje;
  • Vështirësi në të folur;
  • Irritim;
  • Mungesë koordinimi;
  • Humbje të vetëdijes; dhe
  • Koma.