10 shenjat e hershme të shtatzënisë

A mund të jeni shtatzënë? Disa simptoma mund të shfaqen afërsisht në kohën kur nuk iu kanë ardhur periodat, apo një javë apo dy më vonë. Në fakt, 7 nga 10 gra kanë simptoma në kohën kur ato janë gjashtë muaj shtatzënë.

Në qoftë se ju nuk mbani shënim për ciklin tuaj menstrual ose ai ndryshon shumë nga muaji në muajin pasues, ju mund të mos jenin e sigurt se kur duhet të prisni periodën tuaj. Por në qoftë se ju filloni të përjetoni disa nga simptomat e mëposhtme (jo të gjitha gratë i kanë ato të gjitha) dhe pyesni përse juve nuk u kanë ardhur periodat, fare mirë mund të jeni shtatzënë. Bëni në shtëpi testin e shtatzënisë dhe do ta gjeni atë me siguri.

1. Mospëlqimi i ushqimit

Në qoftë se jeni shtatzënë, nuk është e pazakontë që të ndjeheni e zmbrapsur nga aroma e një sanduiçi të Bolonjës ose një filxhani kafe dhe për disa aroma për të shkaktuar refleks-in e të vjellit. Megjithëse askush nuk e di këtë me siguri, ky mund të jetë një efekt anësor nga estrogjenet që rriten me shpejtësi në sistemin tuaj. Gjithashtu mund të gjeni se disa ushqime që më parë i pëlqenit papritur janë plotësisht të neveritshme për ju.

2. Ndryshime të humorit

Është e zakonshme që gjatë shtatzënisë ju të keni ndryshime të befta të humorit, pjesërisht për shkak të ndryshimeve hormonale që prekin nivelet tuaja të neuro transmetuesve (korrierëve kimikë në tru). Çdo njeri reagon ndryshe ndaj këtyre ndryshimeve. Disa nëna të ardhshme përjetojnë emocione të shtuara, edhe të mira edhe të këqija, të tjera ndjehen më shumë në depresion ose plot ankth.

Shënim: Në qoftë se ju jeni ndjerë e trishtuar ose e pashpresë ose e paaftë t’ia dilni mbanë me përgjegjësitë tuaja të përditshme, ose mendoni t’i bëni dëm vetes, drejtojuni menjëherë mjeku tuaj ose një profesionisti t shëndetit mendor.

3. Fryrje abdominale

Ndryshimet hormonale në shtatzëninë e hershme mund t’ju bëjnë të ndiheni e fryrë, njëlloj si ndjesia që disa gra kanë para periodave të tyre. Ja sepse rrobat tuaja mund të ndjehen si më të ngushta se zakonisht në bel.

4. Urinim i shpeshtë

Presioni i gjakut: Cili është objektivi juaj

Presioni i gjakut matet me sigmo-manometër. Ekzistojnë dy presione të gjakut: presioni sistolik dhe presioni diastolik. Presionit i gjakut është matur me milimetrat e merkurit (mmHg), p.sh. 120/80 mmHg, nënkupton që presioni sistolik i gjakut është 120 dhe presioni diastolik 80.

Cilat janë nivelet e pranueshme të presionit të gjakut?

Në bazë të Fondacionit të Zemrës, presioni i gjakut vetëm pak më poshtë se 120/80 mmHg është klasifikuar si normal dhe presioni i gjakut ndërmjet 120/80 dhe 140/90 është klasifikuar si normalisht i lartë.

Presioni i personit është përcaktuar nga Fondacioni i Zemrës nëpërmjet presionit të lartë të gjakut (hipertension), nëse ato kanë presionin sistolik më të lartë ose të barabartë me 140 mmHg dhe/ose presion diastolik më të lartë ose të barabartë me 90 mmHg. Hipertension-i është kasifikuar më pas si i butë, i moderuar ose i rëndë me rritjen e presionit përtej këtij niveli.

Presioni i ulët i gjakut (hipotension) nuk është i lehtë për t’u identifikuar dhe zakonisht është i lidhur me leximin normal të presionit të gjakut të një personi. Ajo zakonisht i referohet një presioni gjaku nën një mesatare prej 90/60 mmHg.

Leximi i saktë

Është e rekomandueshme që të mos pini duhan ose pije me përmbajtje kafeine 2 orë përpara monitorimit të presionit tuaj të gjakut, pasi kjo mund të shkaktojë rritjen e leximit të presionit.

Mbajtja e objektivit

Rritja e presionit të gjakut është një ndër faktorët më të rrezikshëm për sëmundjen kardiovaskular-e, dhe sa më i lartë që të jetë presioni i gjakut aq më të mëdha janë shanset për sëmundjen e zemrës ose atakun e zemrës. Për këtë arsye, është e rëndësishme që të monitoroni rregullisht presionin e gjakut dhe që gjithmonë të merrni ilaçet tuaja të hipertensionit.

10 mënyra për të rritur pjellorinë tek burrat

Në qoftë se po përpiqeni të keni fëmijë, shëndeti është një gjë e rëndësishme për baballarët e ardhshëm sa është edhe për nënat e ardhshme. Kërkohet që edhe burrat edhe gratë të ndjekin me kujdes zakonet e tyre për shëndetin, që nga mbajtja e një peshe të shëndetshme e deri tek reduktimi i stresit të panevojshëm. Këtu janë disa marifete për të rritur pjellorinë e burrave dhe për ta bërë mbetjen shtatzënë më shumë lojë se sa punë.

Për të optimizuar pjellorinë, burrat duhet ta përgatisin trupin e tyre 3 muaj para se të përpiqen të konceptojnë. Provoni këto marifete për t’i pasur shanset nga ana juaj:

  1. Humbisni peshë. Një indeks ideal i masës trupore, shton testosteron-in, duke përmirësuar sasinë e spermës dhe libidon.
  2. Lini duhanin. Tymosja e ul pjellorinë.
  3. Bëni një pushim nga ngarja e biçikletës. Të ngasësh biçikletën mbi 12 orë në javë ushtron një presion suplementar mbi testikujt.
  4. Mos bëni banjë në vaskë me ujë të nxehtë. Sperma nevojitet të qëndrojë e freskët për të qenë më e efektshme.
  5. Mos e mbani laptopin në prehër. Nxehtësia e rrit temperaturën e spermës dhe mund të pakësojë numrin e spermatozoid-eve.
  6. Provoni akupunkturë-n. Ajo mund të përmirësojë cilësinë dhe sasinë e spermës.
  7. Mos përdorni lubrifikantë gjatë seksit. Xheli e bën spermën të lëvizë me vështirësi.
  8. Ndiqni një film me seks. Ai e rrit sasinë e testosteronit dhe përmirëson sasinë dhe cilësinë e spermës.
  9. Bëni seks një herë në ditë. Veçanërisht gjatë ovulacion-it, abstinenca prej një dite e ul lëvizshmërinë e spermës.
  10. Bëni dashuri në pozicionin e misionarit. Graviteti ju mbështet e ju ndihmon.
Udhëzime për stërvitjen javë pas jave: Tremujori i parë

[ssba_hide]

Gërhitja gjatë shtatzënisë

A e rrëzoni shtëpinë çdo mbrëmje me simfoninë tuaj nokturne të hundës? Ja se çfarë duhet të dini lidhur më gërhitjen gjatë shtatzënisë dhe çfarë mund të bëni ju.

Gërhitja, madje edhe në qoftë se nuk e keni bërë asnjëherë më parë në jetën tuaj, është mjaft e zakonshme gjatë shtatzënisë në një nga tre gra shtatzëna. Ajo shpesh është shkaku kryesor i ndërprerjes së gjumit (dhe gjumit të çdokujt që fle në një dhomë me ju), gjë që do të thotë që ju e partneri juaj jeni të vëmendshëm për atë çfarë mund të bëhet lidhur me këto zhurma të larta të natës.

Çfarë e shkakton atë

Fajtorët më të mundshëm të simfonisë tuaj gjatë kohës së gjumit janë ngjeshja e hundës e shkaktuar nga shtimi i hormoneve të shtatzënisë që shkaktojnë ënjtjen te membranat mukoze në hundë dhe shtimi i tepërt në peshë që jep si rezultat inde shtesë rreth kokës dhe qafës. Që të dyja janë të zakonshme në shtatzëni.

Çfarë nevojitet të dini?

Zakonisht gërhitja gjatë shtatzënisë është më shumë një bezdi se sa ndonjë gjë tjetër. Megjithatë në disa raste gërhitja është një tregues i diabet-it të shtatzënisë (kështu që sigurohuni që të bëni testin e monitorimit të glukozë-s). Ajo gjithashtu mund të jetë një shenjë e apne të gjumit, një çrregullim që mund t’ju privojë juve dhe foshnjën nga oksigjeni (në veçanti në tremujorin e tretë dhe tek gratë të cilat janë mbi peshë) dhe ju ve në rrezik më të madh për komplikacion-e duke përfshirë preklampsi. Ja sepse është e rëndësishme t’ia bëni të ditur mjekut në qoftë se jeni duke gërhitur më shumë se zakonisht.

Çfarë duhet bërë

  • Ngjisni një shirit në hundë gjatë gjumit;
  • Përpiquni të përdorni një lagështues në dhomën tuaj të gjumit për natën;
  • Përpiquni të flini anash (ana e majtë është më e mirë për qarkullimin e gjakut);
  • Shtoni jastëkët e përpiquni të flini me kokën paksa të ngritur;
  • Kujdesuni për kaloritë që merrni dhe sigurohuni që pesha shtesë të mos ndikojë në gërhitje.
Si të shtoni në peshë në mënyrë të shëndetshme

Nëse doni të shtoni disa kile, mënyra e vetme është të merrni më shumë kalori. Nuk ka rëndësi nëse shtoni vakte ekstra apo zmadhoni vaktet normale. Këtë e keni ju në dorë.

Nëse nuk jeni mësuar të hani shumë në një vakt, duhet të filloni të hani vakte shtesë gjatë ditës. Nga ana tjetër, nëse hani pak në çdo kohë të ditës, atëherë duhet të rrisni sasinë e racioneve të secilit vakt.

Zgjidhni ushqime që janë sa të ushqyeshme aq edhe të pasura në kalori. Hiqni dorë nga ushqimet e gatshme të tejmbushura me kalori.

Ushqimet që janë njëkohësisht të ushqyeshme dhe plot me energji, janë pjesë e produkteve të përditshme si: mishi, produktet e detit, mishi i shpendëve, legumet, frutat e thata, ullinjtë, farat dhe avokadot.

Përzgjedhni vaktet tuaja

Vaktet tuaja duhet të jenë të balancuara me sasinë e duhur të proteinave, karbohidrateve dhe yndyrave.  Zgjidhni një racion të bollshëm mishi shpendësh, peshku, frutash deti apo legumesh dhe shoqërojeni me perime të gjelbra ose shumëngjyrëshe, dhe me ushqime që përmbajnë niseshte si patatet, orizi ose makaronat.

Shtojini patateve më shumë kalori duke i hedhur pak lëng mishi dhe lyeni perimet me gjalpë, margarinë (pa acide gjysmë-yndyrore), vaj ulliri ose shtoni pak djathë. Nëse planifikoni të hani vakte të vogla dhe të shpeshta, zgjidhni një përzjerje frutash të thara , grurë, fruta të thata dhe fara të shoqëruara me qumësht. Hani sanduiçe me gjalp kikiriku, ose të ndonjë fruti tjetër të  thatë ose shtojini atyre pak mish gjeli, feta të  holla gjoksi pule, mish të pjekur dhe shtojini kaloritë me pak djathë ose avokado. Supat kremoze janë më të pasura në kalori sesa ato që janë të holla. Ju mund t’i shtoni më shumë kalori duke i hedhur një lugë qumështi puhur.

A më ndihmojnë suplementet ushqimore

Suplementet ushqimore që premtojnë shtim në peshë dhe muskuj më të mëdhenj, nuk funksionojnë dhe mund të jenë të rrezikshme.

Udhëheqës Vizual: Stërvitja 20 minutëshe e një nëne të zënë me punë

[ssba_hide]
Alkooli: Efektet

Efektet e çdo droge (duke përfshirë alkoolin) ndryshojnë nga njëri person tek tjetri. Nëse alkooli ndikon tek një person varet nga shumë faktorë duke përfshirë moshën, peshën dhe shëndetin e tyre (megjithëse mund të jeni mësuar me pirjen e alkoolit dhe substancave të tjera, duhet të merrni parasysh faktorët që u përmendën më parë ). Efektet e çfarëdolloj droge varen nga sasia e marrë.

Pas disa pijesh – Më i relaksuar, reduktim përqendrimi dhe ngadalësim refleks-esh.

Disa pije më shumë – Më shumë besim, koordinim i reduktuar, të folur nëpër dhëmbë, gjendje ekstreme (p.sh. mërzitje, lumturi, acarim).

Akoma më shumë pije – Konfuzion, vizion (shikim) i paqartë, kontroll i dobët i muskujve.

Akoma më shumë – Përzierje, vjellje, gjumë.

Edhe më shumë – Mundësi për koma ose vdekje.

Nuk ka ndonjë nivel të sigurt për përdorimin e alkoolit. Përdorimi i alkoolit ose drogave të tjera gjithmonë përmban një rrezik (edhe ilaçet mund të prodhojnë efekte të padëshiruara anësore).

Është e rëndësishme që të jeni të kujdesshëm në marrjen e çfarëdo lloj droge, përfshirë alkoolin.

Efektet e menjëhershme

Efektet e alkoolit në tru, ndodhin brenda pesë minutave nga të qenit i dehur.

Doza të ulëta në të moderuara Doza të larta
Disa nga efektet që mund të përjetohen pas pirjes së alkoolit, janë:
  • Të ndjerit i relaksuar;
  • Eufori normale;
  • Koordinim i reduktuar dhe ngadalësim refleksesh;
  • Zvogëlim frenimi;
  • Rritje besimi;
  • Sjellje e papërshtatshme seksuale ose e dhunshme;
  • Vizion i paqartë;
  • Të folur nëpër dhëmbë;
  • Paraqitje e skuqur;
  • Dhimbje koke;
  • Përzierje;
  • Vjellje;
  • Gjumë.
Kur dikush pi mbi normën e duhur, gjatë një periudhe të shkurtër me qëllimin që të dehet, zakonisht referohet si “qejfli pijesh”. Të qenit qejfli pijesh është e dëmshme për shkak se ajo rezulton në dehje të menjëhershme dhe të rëndë. Kjo gjendje mund t’i detyrojë njerëzit që të marrin rreziqe të panevojshme dhe të vënë veten e të tjerët në rrezik. Disa efekte të zakonshme të qejflinjve të pijeve, janë:
  • Dhimbje koke;
  • Lëkundje;
  • Përzierje;
  • Vjellje;
  • Koma;
  • Vdekje.

Pasojat

Leucemia mieloide akute

Leuçemia (leukemi) meloide akute është një lloj i kancerit të gjakut. Zakonisht zhvillohet nga qelizat të cilat mund të kthehen në qeliza të bardha të gjakut (përveç limfociteve). Megjithatë disa herë ajo mund të zhvillohet nga lloje të tjera të qelizave që formojnë gjakun. Këtu keni një informacion bazë për simptomat, faktorët e riskut, shkallën e mbijetesës dhe trajtimet e sëmundjes.

Çfarë është leuçemia mieloide akute?

Ky lloj i leuçemisë (leukemi) fillon në palcën e kockës. Kjo është pjesa e brendshme e butë e kockave. Në llojet akute të leuçemisë, qelizat e palcës së kockave nuk maturohen ashtu siç duhet. Këto qeliza të pa faturuara që shpesh quhen qeliza shpërthyese vazhdojnë të grumbullohen. Ju mund të dëgjoni edhe emërtime të tjera të kësaj sëmundje. Mjekët mund ta quajnë atë:

  • Leuçemi mieloide akute;
  • Leuçemi mielogjen-e akute;
  • Leuçemi granuloktike akuteb;
  • Leuçemi jo limfo-citike akute.

Pa u trajtuar, kjo lloj leuçemie mund të jetë shumë shpejt vdekjeprurëse. Meqenëse ajo është “akute”, ky lloj i leuçemisë mund të shpërndahet me shpejtësi në gjak dhe në pjesë të tjera të trupit si më poshtë:

  • Nyja limfatike;
  • Mëlçi;
  • Shpretkë;
  • Tru dhe shtyllën kurrizore;
  • Testikuj.

Rezultati i pritshëm i leuçemisë (leukemi) mieloide akute varet nga disa faktorë. Dhe natyrisht prognoza (prognozë) është më e mirë në qoftë se ajo reagon mirë ndaj trajtimit. Prognoza është më e mirë në qoftë se:

  • Ju jeni më pak se 60 vjeç;
  • Nuk keni ndonjë histori të kacereve ose çrregullimeve në gjak;
  • Nuk keni ndonjë farë mutacion-esh të gjeneve ose ndryshime të kromozome-ve.

Faktorët e riskut për Leuçeminë Mieloide Akute

Në qoftë se ndonjë gjë e rrit riskun tuaj për ta marrë sëmundjen, ky quhet një faktor risku. Faktorët e riskut nuk tregojnë gjithçka. P.sh. ju mund të keni pak faktorë risku por përsëri të sëmureni ose të keni disa prej tyre dhe të mos sëmureni.

Faktorët e riskut për leuçeminë mieloide akute janë:

  • Tymosja e duhanit;
  • Ekspozimi ndaj disa kimikateve si benzeni, disa produkte të pastrimit, detergjentet etj;
Mishi i kuq mund të rrisë rrezikun e kancerit të gjirit

Gratë të cilat hanë më shumë mish të kuq e rrisin rrezikun që ato kanë për të pasur kancer-in e gjirit me afërsisht 25%. Këto janë përfundimet e një studimi 20 vjeçar të pothuaj 89 000 grave.

Nga ana tjetër, zëvendësimi i ushqimit të përditshëm me mish të kuq me një kombinim të peshkut, perimeve, arrave, bajameve, lajthive dhe mishit të pulave duket se e ul riskun e kancerit të gjirit me 14%.

Pakësimi i konsumit të mishit të përpunuar duke reduktuar edhe ushqimin me mish të kuq dhe zëvendësimi me kombinimin e përmendur më sipër si burim proteinash gjatë viteve të para të jetës duket se është i dobishëm për parandalimin e kancerit të gjirit.

Krahasuar me gratë që marrin mish të kuq një herë në javë, ato që marrin 1.5 herë në ditë të njëjtën sasi mishi të kuq duket se kanë 22% më shumë rrezik për të pasur kancerin e gjirit. Dhe çdo pjatë shtesë e përditshme e sasisë së mishit të kuq duket se e rrit rrezikun e kancerit të gjirit me një tjetër 13%.

Ngrënia e më shumë mishi pule e ul rrezikun, vërejnë studiuesit. Zëvendësimi i një racioni mishi të kuq me një racion mishi pule e redukton rrezikun e kancerit të gjirit me 17% në total dhe me 24% tek gratë pas menopauzë-s.

Reduktimi i konsumit të mishit të kuq dhe zëvendësimi me burime të tjera të shëndetshme në dietën tuaj e ul rrezikun e kancerit të gjirit por gjithashtu ul rrezikun edhe të sëmundjeve të tjera kronike, si sëmundjes së koronareve, diabet-it dhe llojeve të tjera të kancerit.

Meqenëse studimi është një studim i ashtuquajtur vrojtues, ai nuk provon që më shumë mish i kuq e rrit rrezikun e kancerit të gjirit. Dhe arsyet biologjike të lidhjes së përdorimit të mishit të kuq me kancerin e gjirit nuk është e qartë.