Vezët, pjelloria dhe mosha: Si funksionojnë?

Pjelloria bie natyrshëm me rritjen e moshës së gruas, por rënia ka pak të bëjë me plakjen që ndodh në kocka, lëkurë dhe pjesën më të madhe të organ-eve të trupit. Është mosha dhe cilësia e vezëve të një gruaje arsyeja primare për rënien e pjellorisë me plakjen e gruas. Ja sepse gratë në të pesëdhjetat e madje edhe në të gjashtëdhjetat kanë qenë në gjendje të mbeten shtatzënë duke përdorur vezët e dhuruara nga një grua më e re.

Ju ndoshta keni dëgjuar që vajzat lindin me një pasuri të tërë vezësh-ose para vezësh- tashmë brenda vezoreve të tyre. Kjo do të thotë që vezët e një gruaje janë gjithmonë në moshën që është dhe gruaja. Këto një milion deri në dy milionë vezë në pritje quhen oocite primare. Ato në të vërtetë ende nuk janë vezë, por janë mbështjellë në një fshikëz mbrojtëse, në folikulë dhe ruhen në një lloj gjumi, duke pritur për hormonet e pubertet-it që t’i zgjojnë. Me kalimin e kohës, oocitet vdesin vazhdimisht. Në kohën që vajza arrin pubertetin kanë mbetur vetëm 300 000 deri në 500 000. Pjesa tjetër janë shpërbërë dhe absorbuar nga trupi në një proces natyror të quajtur atresia.

Ndarja e vezëve

Shumica e qelizave në trup përmbajnë dy kopje të strukturave të quajtura kromozome. Kromozomet përmbajnë ADN-në tonë, informacionin tonë gjenetik. Qeniet njerëzore kanë 23 çifte kromozomesh të ndryshëm, domethënë 46 kromozome në secilën qelizë. Kur një oocit primar ndahet, çdo pjesë ka vetëm një kromozom. Pasi oociti i nënshtrohet kësaj ndarje, quhet vezë. Qelizat e spermës po ashtu kanë vetëm një kopje të secilit kromozom, 23 në total. Kjo siguron që kur veza dhe sperma takohen dhe shkrihen me njëra tjetrën, veza e fekonduar që vjen si rezultat, që së shpejti do të bëhet embrion, do të ketë dy kopje të secilit nga kromozomet në çdo qelizë.

Plakje e shëndetshme në të pesëdhjetat

Është e lehtë për të supozuar se të gjitha ndryshimet që ju vini re se ndodhin në trupin tuaj në moshën 50 vjeçare janë për shkak të plakjes. Por disa nga këto ndryshime nuk janë të pashmangshme. Këtu janë 5 gjërat që ju mund të bëni për t’u përpjekur dhe për t’u siguruar që ju jeni duke luftuar të 50-at tuaja. Këto janë themelet e ruajtjes së shëndetit fizik në moshën rreth të 50-tave.

1. Rritja e muskujve

Humbja e masës së muskujve fillon rreth moshës 30 vjeçare dhe në kohën kur personi arrin të 70-at, ato do të kenë një humbje të 25% të masës së muskujve. Shkencëtarët tashmë dinë se jo e gjithë kjo humbje muskujsh që ndodh me rritjen e moshës vjen si rezultat i procesit të moshës – një pjesë e saj është si rezultat i të qëndruarit pasiv. Lajmi i mirë është se të rriturit që ushtrohen rregullisht  mund të rifitojnë një sasi të konsiderueshme të kësaj humbjeje, të funksionit të muskujve dhe forcës.

Të paturit e muskujve të tonifikuar nuk është e dobishme vetëm kur ju doni të ngrini një thes me patate – muskujt kanë funksione të tjera. Muskujt djegin kalori kur ata janë në pushim. Muskujt djegin gati 10 herë më shumë kalori kur janë në pushim sesa yndyrat, kështu që të paturit e muskujve të mirë tonifikuar mund të ndihmojë në mbajtjen e peshës në kontroll.

Muskujt ndihmojnë gjithashtu insulinë-n për të bërë punën e saj për transportimin e sheqerit nga gjaku për në qeliza, duke reduktuar nivelin e sheqerit në gjak. Muskujt e njerëzve fizikisht aktiv janë më të ndjeshëm ndaj efekteve të insulinës, kështu që ata ndihmojnë për të shmangur ndërtimin e sheqerit të tepërt në gjak, e cila me kalimin e kohës mund të çojë në diabet-in e llojit 2 dhe në sindromën metabolike.