art-cikli

Si të gjitha llojet e ushtrimeve me intensitet të moderuar, çiklizmi i rregullt (3 deri në 5 herë në javë për një total prej 150 minutash) do të ulë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, do të përmirësojë shëndetin e përgjithshëm dhe mundet edhe të ulë rrezikun e disa formave të kancer-it. Çiklizmi do të përmirësojë kapacitetin aerobik dhe durimin, ashtu sikundër do të tonifikojë muskujt si edhe kofshët. Një orë çiklizëm mund të djegë rreth 250 dhe 700 kalori, në varësi të intensitetit. Ai është edhe një zvogëlues i mirë i stresit.

Për ato që mund të jenë mbipeshë ose mund të kenë probleme të nyjeve, gjë e cila i bën të vështira ushtrimet e peshave, çiklizmi është një opsion i mirë i fitnesit.

Përfitimet e mundshme shëndetësore të çiklizmit

Çiklizmi i rregullt në një nivel të shëndetshëm mund të ketë efekte dobiprurëse për organet dhe sistemin e trupit.

Zemra dhe sistemi i qarkullimit

Kur ushtroheni, zemra rreh më fortë dhe pompon më shumë gjak rreth trupit për të furnizuar me oksigjen mjaftueshëm muskujt, në mënyrë që ato të kryejnë punën. Në pushim, zemra pompon 4 litra gjak në minutë, por gjatë aktiviteteve aerobike të moderuara siç është çiklizmi, kjo rritet në afërsisht 20 litra gjak për minutë.

Të ushtruarit në këtë mënyrë e bën zemrën që të jetë më e madhe dhe më e fuqishme. Edhe biceps-i gjatë të ushtruarit bëhet më i madh. Ky lloj ushtrimi gjithashtu ndihmon në parandalimin e krijimit të depozitave dhjamore në arteriet e zemrës (arterie koronare). Kjo është arsyeja se përse njerëzit që marrin pjesë në aktivitete fizike të rregullta kanë një rrezik të ulët të sëmundjes kardiovaskulare krahasuar me ato që nuk marrin pjesë.

Presioni i gjakut

Aktivitetet e rregullta aerobike siç është çiklizmi mund të parandalojnë ose të ndalojnë zhvillimin e presionit të lartë të gjakut dhe të ulin presionin e lartë të gjakut.

Kolesteroli

Ushtrimet e rregullta aerobike mund të ulin nivelet e kolesterol-it, ashtu sikundër të përmirësojnë profilin e kolesterolit duke rritur nivelin e kolesterolit të mirë (kolesteroli HDL) ndaj kolesterolit të keq (kolesteroli LD) në gjak.

mosha-e-trete

Kualiteti i jetës është duke u bërë gjithmonë e më shumë i rëndësishëm. Kështu që ruajtja e shëndetshme e mendjes dhe trupit tonë është një prioritet.

Çfarë mund të bëni për të patur një mendje të mprehtë?

1) Ushtroni trurin tuaj

Ashtu sikundër edhe trupi, truri përfiton nga të ushtruarit dhe nga sfidat, nga të “qenit në formë”. Sfidimi i trurit me aktivitete të reja mund të krijojë shtegtime të reja brenda trurit që mund të reagojnë si rrugë alternative nëse disa neuron-e janë dëmtuar. Mund të provoni:

  • Luajtjen e lojërave që përfshijnë planifikimin dhe memorien siç është shahu;
  • Aktivitete që testojnë fjalorin tuaj siç është fjalëkryqi;
  • Të mësuarin e aftësive të reja – p.sh. një gjuhë ose një instrument muzikor;
  • Përllogaritjen e shumave në mendjen tuaj në vend të përdorimit të makinës llogaritëse;
  • Vullnetarizmin; dhe
  • Të qenit të informuar se çfarë është duke ndodhur në botë.

Kohët e fundit, shumë kompani kanë zhvilluar programet kompjuterike duke patur si qëllim funksionimin e trurit. Pavarësisht se gjatë kësaj kohe këto studime janë kurajuar, kërkime të tjera duhet të bëhen për të kuptuar nëse këto programe vonojnë ose parandalojnë një rënie të funksionit mendor për një afat të gjatë.

2) Qëndroni fizikisht aktiv

Kërkimet kanë treguar se aktiviteti fizik mund t’ju mbrojë kundër humbjes së funksionit mendor. Të ushtruarit rrit qarkullimin e gjaku-t në tru dhe mund të promovojë rritjen e neuroneve. Nuk keni nevojë për të bërë maratona, por mund t’a filloni aktivitetin fizik gradualisht. Më poshtë mund të gjeni disa ide për të filluar:

  • Përdorni shkallët në vend të ashensorit;
  • Parkojeni makinën tuaj larg në mënyrë që të mund të ecni;
  • Nëse keni një qen, nxirreni atë më shpesh për ecje të rregullta dhe të gjata;
  • Përdorni në shtëpi një vegël siç është biçikleta, ndërkohë që shihni TV.
  • Ndiqni një hobi që ju mban fizikisht aktiv, siç është p.sh. kopshtaria.
Rreziku i fibracionit (dridhjeve) atriale zhvillohet në familje

Njerëzit me ndonjë të afërm të shkallës së parë (p.sh. prind ose vëlla apo motër) me fibracion atrial kanë një rrezik të lartë dhe të konsiderueshëm ndaj zhvillimit të kësaj gjendjeje, që është e pavarur nga faktorët tradicionalë të rrezikut, thonë ekspert-ët.

Fibracioni atrial është një çrregullim i zakonshëm i ritmit të zemrës (aritmi) ku sinjalet elektrike që kontrollojnë rrahjet e zemrës janë të parregullta. Këto sinjale shkaktojnë që dhomat e sipërme të zemrës të rrahin në mënyrë kaotike dhe shumë shpejt, duke rezultuar në një normë të parregullt dhe të shpejtë të zemrës.

Rezultatet nga një studim i 4421 njerëzve tregoi se ato që nuk kishin simptoma të fibracionit atrial, por që kishin një të afërm me këtë sëmundje kishin një rritje rreziku prej 40% ndaj zhvillimit të fibracionit atrial, raportuan kërkuesit.

Rritja e rrezikut nuk ndikohej nga faktorë të tillë si mosha, gjinia dhe masa trupore BMI (Body Mass Index= Indeksi i masës trupore), presioni i gjaku-t, trajtimet për presionin e lartë të gjakut dhe atakut të zemrës ose të paturit e një prej 4 gjeneve të zakonshme të lidhur me fibracionin atrial.

Të paturit e një vëllai ose motre me fibracionin atrial, ishte e njëjtë me rrezikun e të ekzistuarit të fibracionit atrial tek mamaja.

Fibracionet atriale të parakohshme (përpara moshës 65 vjeçare) tek një pjesëtar familjeje, ishte gjithashtu e lidhur me një rrezik rritjeje të tyre, përtej faktorëve tradicionalë të rrezikut.

Tremujori i parë duket se është vendimtar për shëndetin e zemrës së foshnjës

Studimet kanë gjetur se zhvillimi i ngadalshëm i fetus-it lidhet me probleme të mëvonshme kardiovaskulare. Fëmijët që kanë qenë të vegjël gjatë fazave të hershme të zhvillimit të fetusit mund të jenë me një risk të shtuar për problemet e zemrës.

Gjetjet sugjerojnë se tre muaj e parë të shtatzënisë mund të jenë një periudhë vendimtare për shëndetin e zemrës në jetën e mëvonshme. Studiuesit kanë vënë re që tremujori i parë përfshin një periudhë të zhvillimit të shpejtë kur zemra dhe organ-et e tjera të rëndësishme fillojnë të formohen.

Studiuesit vlerësuan rreth 1 200 fëmijë të moshës 6 vjeç për faktorët e riskut kardiovaskular si sasia dhe shpërndarja e yndyrave të trupit, presioni i gjaku-t dhe nivelet e kolesterol-it dhe insulinë-s.

Krahasuar me fëmijët që ishin më të mëdhenj gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë, ata që ishin më të vegjël kishin në masë të konsiderueshme më shumë yndyra dhe dhjamë në abdomen, presion më të lartë të gjakut dhe nivele jo të shëndetshme të kolesterolit.

Qenia i vogël gjatë tremujorit të parë shoqërohej gjithashtu me një risk të shtuar të ekzistencës së këtyre faktorëve kardiovaskularë të riskut gjatë fëmijërisë, sipas një artikulli të botuar online në 23 janar në bjm.com.

Por studimi vetëm sa ka zbuluar një lidhje midis përmasave të vogla gjatë tremujorit të parë dhe problemeve të mundshme në zemër. Ai nuk provoi një lidhje shkak-pasojë.

Nevojiten studime të tjera për të identifikuar përse përmasat e vogla gjatë tremujorit të parë duket se shoqërohen me riskun e shtuar të problemeve të zemrës në fëmijëri, si edhe me pasoja afatgjatë, përfundojnë Vincent Jaddoe, profesor i epidemiologji-së pediatri-ke në Qendrën Mjekësore të Universitetit Erasmus në Rotterdam dhe kolegët e tij.

Ky studim u shtohet provave në rritje se rritja e ngadalshme e fetusit shoqërohet me një risk të shtuar të sëmundjeve kardiovaskulare dhe problemeve të tjera të shëndetit në jetën e mëvonshme.

Astma: Shtatzënia dhe të ushqyerit me gji

Nëse keni astmë, qenia shtatzënë ose të ushqyerit me gji nuk duhet të paraqesin probleme, nëse kryeni në mënyrë efektive kontrollet përkatëse. Më poshtë jepen disa përgjigjie për disa pyetje të thjeshta në lidhje me menaxhimin e astmës përgjatë këtyre situatave.

A mund të marr ilaçe astme gjatë shtatzënisë?

Në përputhje me rekomandimet e Këshillin Kombëtar të Astmës, është e sigurt që të merren ilaçet e astmës gjatë shtatzënisë. Megjithatë, nëse astma trajtohet me kortikosteroide oral-e, pyet mjekun në lidhje me sigurinë e këtij trajtimi gjatë shtatzënisë. Shumë ilaçe astme kanë treguar se janë shumë të sigurta për të dy, nënën dhe beben në zhvillim dhe që tregojnë se astma nuk është lënë e pa trajtuar gjatë periudhës së shtatzënisë. (Simptomat e patrajtuara mund të jenë të rrezikshme për beben). Plani i menaxhimit të astmës duhet të rishikohet në mënyrë të rregullt gjatë shtatzënisë. Astma e pakontrolluar është më shumë e rrezikshme për shtatzëninë sesa ilaçet e marra me recetë.

Mos ndalo marrjen e ilaçeve parandaluese dhe lehtësuese pa u konsultuar më parë me mjekun.

Disa gra shtatzëna me astmë aktualisht përjetojnë një përmirësim të simptomave të astmës, ndoshta për shkak të rritjes së nivelit të kortizonit në trup gjatë shtatzënisë.

Gjithmonë pyet mjekun përpara fillimit ose ndalimit të ndonjë ilaçi gjatë shtatzënisë.

A e përkeqëson astma shtatzëninë?

Shumë gra përjetojnë vështirësi në frymëmarrje gjatë shtatzënisë që vjen nga ndryshimet hormonale dhe jo nga astma. Shumë gra përjetojnë gjithashtu vështirësi në frymëmarrje gjatë tremujorit të fundit të shtatzënisë për shkak të zmadhimit të uterusit (mitrës) duke kufizuar lëvizjen e diafragmë-s. Kjo është normale në shumë gra shtatzëna, edhe tek ato që nuk kanë astmë.

Disa gra me astmë gjatë shtatzënisë mund të kenë rritje të presionit të gjaku-t.

Ka një rritje të rrezikut për pasjen e një bebeje me peshë të ulët ose të një lindjeje të parakohshme tek gratë që nuk e kontrollojnë astmën.

Si ta mbikqyr astmën gjatë shtatzënisë?

Presioni i gjakut: Cili është objektivi juaj

Presioni i gjakut matet me sigmo-manometër. Ekzistojnë dy presione të gjakut: presioni sistolik dhe presioni diastolik. Presionit i gjakut është matur me milimetrat e merkurit (mmHg), p.sh. 120/80 mmHg, nënkupton që presioni sistolik i gjakut është 120 dhe presioni diastolik 80.

Cilat janë nivelet e pranueshme të presionit të gjakut?

Në bazë të Fondacionit të Zemrës, presioni i gjakut vetëm pak më poshtë se 120/80 mmHg është klasifikuar si normal dhe presioni i gjakut ndërmjet 120/80 dhe 140/90 është klasifikuar si normalisht i lartë.

Presioni i personit është përcaktuar nga Fondacioni i Zemrës nëpërmjet presionit të lartë të gjakut (hipertension), nëse ato kanë presionin sistolik më të lartë ose të barabartë me 140 mmHg dhe/ose presion diastolik më të lartë ose të barabartë me 90 mmHg. Hipertension-i është kasifikuar më pas si i butë, i moderuar ose i rëndë me rritjen e presionit përtej këtij niveli.

Presioni i ulët i gjakut (hipotension) nuk është i lehtë për t’u identifikuar dhe zakonisht është i lidhur me leximin normal të presionit të gjakut të një personi. Ajo zakonisht i referohet një presioni gjaku nën një mesatare prej 90/60 mmHg.

Leximi i saktë

Është e rekomandueshme që të mos pini duhan ose pije me përmbajtje kafeine 2 orë përpara monitorimit të presionit tuaj të gjakut, pasi kjo mund të shkaktojë rritjen e leximit të presionit.

Mbajtja e objektivit

Rritja e presionit të gjakut është një ndër faktorët më të rrezikshëm për sëmundjen kardiovaskular-e, dhe sa më i lartë që të jetë presioni i gjakut aq më të mëdha janë shanset për sëmundjen e zemrës ose atakun e zemrës. Për këtë arsye, është e rëndësishme që të monitoroni rregullisht presionin e gjakut dhe që gjithmonë të merrni ilaçet tuaja të hipertensionit.

Shtatzënia pas moshës 35 vjeç

Siç e thotë proverbi: Mosha nuk është gjë tjetër veç një numër. Por kur vjen puna për të mbetur shtatzënë dhe për të pasur një shtatzëni të shëndetshme, mosha ka të bëjë shumë. Kini besim, shumica e  grave të shëndetshme të cilat mbeten shtatzënë pas moshës 35 vjeç e madje edhe afër të 40-tave kanë fëmijë të shëndetshëm. Por kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të mendoni për hapat e mençura që mund të ndërmerrni për të maksimizuar shëndetin tuaj dhe të foshnjës gjatë shtatzënisë.

Si mund t’i rris shanset e mia për të pasur një foshnjë të shëndetshme?

Kujdesuni që herët dhe rregullisht para lindjes

Javët e para të shtatzënisë tuaj janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e foshnjës. Kujdesi që herët dhe i rregullt para lindjes mund t’i rrisë shanset tuaja për të pasur një shtatzëni të parrezikshme dhe një foshnjë të shëndetshëm. Kujdesi i para lindjes përfshin monitorime, ekzaminime të rregullta dhe edukimin për lindjen e fëmijëve, si edhe këshillim e mbështetje.

Gjithashtu kujdesi i paralindjes ndihmon për të siguruar një mbrojtje suplementare për gratë mbi 35 vjeç. Ai e lejon mjekun tuaj t’i dalë përpara problemeve shëndetësore që janë më të zakonshme për gratë që janë më në moshë kur janë shtatzënë. P.sh. mosha juaj mund të rrisë riskun për diabet dhe preklampsi, një sëmundje që shkakton presion të rritur të gjakut krahas proteinave në urinë. Gjatë vizitave të paralindjes mjeku do të kontrollojë presionin tuaj të gjakut, do të analizojë urinën për proteina dhe sheqer si dhe nivelet e glukozë-s në gjak. Në këtë mënyrë, çdo lloj problemesh potenciale mund të kapen e të trajtohen që herët.

Merrni në konsideratë testimet fakultative për gratë mbi 35 vjeç

Mjeku juaj mund t’ju ofrojë teste të veçanta të paralindjes që janë të zbatueshme në mënyrë të veçantë për nënat në moshë. Ato ndihmojnë të përcaktohet rreziku i një foshnje me defekt në lindje. Pyeteni mjekun tuaj për këto teste në mënyrë që të mund të mësoni rreziqet dhe dobitë dhe të vendosni çfarë është e duhur për ju.

Merrni vitamina të paralindjes

Stresi mban yndyrat shkatërruese të zemrës më gjatë në gjak

Stresi mund të ngadalësojë pastrimin e yndyrave të dëmshme që janë të lidhura me sëmundjen e zemrës nga qarkullimi i gjaku-t.

Ky është një zbulim nga një studim i ri, që tregon se periudhat afatshkurtra të stresit psikologjik tek njerëzit mund të shkaktojnë atë që trupit t’i duhet më shumë kohë për të pastruar trigliceridet, që janë yndyra që dëmtojnë zemrën.

Ngrënia e vakteve ose ushqimeve të pasura me yndyrat, gjatë periudhave të stresit, mund të çojnë në qarkullimin e yndyrave të dëmshme në lëkurë për një kohë më të gjatë sesa normalja.

Mjekët e dinë që nivelet e larta të dëmshme të yndyrave rrisin rrezikun e personit për sëmundjen e zemrës.

Gjatë sesioneve të stresit, pjesëtarët bënin veprime të ndryshme, të vazhdueshme për 40 minuta. Gjatë sesioneve jo stresuese, njerëzit qëndronin në qetësi për 40 minuta. Mostra gjaku u morën në të dyja rastet.

Detyrat e përdorura në seancën e stresit janë teste laboratorike standarde që kanë treguar se shkaktojnë rritjen e presionit të gjakut dhe normën e zemrës, kur kryhen për periudha të zgjatura kohore.

Rezultatet nga mostrat e gjakut treguan se trigliceridet e dëmshme u pastruan dukshëm më shpejt nga gjaku në sesionin jostresues sesa në atë stresues.

Trigliceridet janë një nga dy llojet kryesore të yndyrave që gjenden në gjak. Lloji tjetër është kolesteroli. Kur bëni testin e kolesterol-it, laboratori gjithashtu mund të masë edhe nivelin e triglicerideve.

Është mirë për të gjithë të rriturit që të masin të paktën njëherë në jetën e tyre nivelin e triglicerideve. Nëse nivelet janë të ulëta dhe ju nuk ndryshoni dietën ose të ushtruarit, nuk do të jetë e nevojshme që t’i kontrolloni ato përsëri, të paktën për një kohë të caktuar. Por nëse nivelet janë shumë të larta, mjeku mund t’ju këshillojë në lidhje me menaxhimin e kolesterolit.

Mosfunksionimi i veshkave

Fakte për mosfunksionimin e veshkave

  • Veshkat janë organ-et që ndihmojnë të filtrohen mbeturinat në gjak. Ato gjithashtu marrin pjesë në rregullimin e presionit të gjakut, balancës elektrolitike dhe prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut në trup.
  • Ekzistojnë shkaqe të shumta të mosfunksionimit të veshkave dhe trajtimi i sëmundjeve që e shkaktojnë këtë mund të jetë hapi i parë i korrigjimit të çrregullimit në veshka.
  • Disa nga shkaqet e mosfunksionimit të veshkave janë të mjekueshme dhe funksionimi i veshkave mund të kthehet në normalitet. Fatkeqësisht, mosfunksionimi i veshkave mund të jetë progresiv në situata të tjera dhe mund të jetë i pakthyeshëm.
  • Simptomat e mosfunksionimit të veshkave i detyrohen grumbullimit të mbeturinave në trup, gjë e cila mund të shkaktojë dobësi, frymëmarrje me hope, letargji, dhe konfuzion. Paaftësia për të eliminuar potasin nga gjaku mund të shkaktojë ritme jo normale të zemrës dhe vdekje të papritur. Fillimisht mund të mos ketë fare simptoma të mosfunksionimit të veshkave.
  • Diagnostikimi i mosfunksionimit të veshkave zakonisht bëhet me anë të testeve të gjakut, duke matur kreatininë-n, azotemi-në dhe shkallën e filtrim-it glomerul-ar.
  • Trajtimi i shkakut të mosfunksionimit të veshkave mund ta kthejë në normalitet funksionimin e tyre. Përpjekje për të kontrolluar presionin e gjakut dhe diabet-in gjatë gjithë kohës mund të jenë mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjen kronike të veshkave dhe progresin e saj deri në mosfunksionim të veshkave.
  • Në qoftë se veshkat arrijnë të mos funksionojnë fare, të vetmet alternativa në dispozicion janë dializa dhe transplantim-i.

 Çfarë janë veshkat?

Veshkat luajnë një rol të rëndësishëm në funksionet e trupit të njeriut, jo vetëm duke filtruar gjaku-n dhe duke hequr qafe produktet e mbetura, por po ashtu edhe duke balancuar nivelet e elektrolite-ve në gjak, duke kontrolluar presionin e gjakut dhe duke stimul-uar prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Dhurimi i gjakut

Donacioni (dhurimi) i gjakut është përdorur tek njerëzit me probleme madhore shëndetësore siç është kancer-i, sëmundja e zemrës, stomaku-t dhe sëmundja e zorrëve, aksidentet, njerëzit që janë duke shkuar drejt kirurgji-së, me çrregullime gjakderdhje, fëmijët e sapolindur (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) dhe gratë shtatzëna.

Ashtu sikundër nuk ekziston asnjë lloj zëvendësuesi për gjakun, zgjidhja e vetme është donacioni i gjakut. Duke u bërë dhurues, ju do të bëheni pjesë e një shërbimi shumë të rëndësishëm të komunitetit.

Të qenit një dhurues gjaku

Jo çdo njeri mund të jetë në gjendje që të dhurojë gjak. Ekzistojnë një sërë arsyesh që mund t’ju parandalojnë për të qenë një dhurues. Disa prej të cilave janë:

  • Mosha (mosha minimale e dhurimit është mosha 16 vjeçare, njerëzit e moshës 70–80 vjeçare nuk mund të dhurojnë pa aprovimin me shkrim të mjekut);
  • Pesha më e ulët se 45 kg;
  • Të qenit shtatzënë ose me ushqim me gji;
  • Sëmundje të caktuara ose trajtime të mëparshme;
  • Sëmundje aktuale;
  • Realizimi i kohëve të fundit të një tatuazhi;
  • Çështje të caktuara jetese; dhe
  • Të jetuarit në Mbretërinë e Bashkuar ndërmjet viteve 1980 dhe 1996 për një periudhë totale prej 6 muajsh ose më shumë.

Çfarë përfshin ajo?

Dhurimi i gjakut është i sigurt dhe i lehtë. Ai merr në total një afat kohor prej 60 deri në 90 minuta. Kur shkoni për të dhuruar gjak, si fillim duhet të plotësoni një pyetësor të detajuar shëndeti. Pas kësaj, infermierja do t’ju kërkojë që të firmosni deklaratën që vërteton faktin që ju plotësoni udhëzimet mjekësore dhe që ju mbron juve si dhurues, duke mos ju shkaktuar pasoja shëndetësore.

Hapi tjetër është ekzaminimi fizik, që përfshin presionin e gjakut, peshën dhe nivelet e hemoglobinë-s.

Nëse i kaloni këto hapa, atëherë jeni gati për fazën e dhurimit që merr një kohë prej 7–10 minutash. Pas dhurimit, mund të uleni, të shtriheni dhe të pushoni. Mos u shqetësoni se mund të keni humbur shumë gjak, pasi keni dhuruar vetëm 8% të volumit tuaj total të gjakut.

Dhurimi i plazmës