shendeti-zemres

Një zemër e shëndetshme ndihmon për të siguruar një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Mbajtja e një diete të dobët, duhani dhe mungesa e të ushtruarit ndikojnë tek zemra, edhe pse simptomat mund të qëndrojnë të fshehura për shumë vite. Sëmundja kardiovaskular-e është problemi kryesor shëndetësor. Sëmundja koronare e zemrës është shkaku më i përhapur i vdekjeve.

Dy mënyrat, nëpërmjet së cilës mund të vlerësohet shëndeti i zemrës është nëpërmjet monitorimit të presionit të gjakut dhe nivelit të kolesterol-it. Nëse ndonjëra prej këtyre është e lartë, atëherë sinjalizon nevojën për një ndryshim jetese dhe mundësisht nevojën për ilaçe, për të rikthyer shëndetin. Kontrollet e rregullta janë mënyra e vetme e vlerësimit të presionit të lartë të gjakut dhe kolesterolit të lartë.

Presioni i lartë i gjakut

Çdo njeri ka presion gjaku. Është presioni në arterie, i krijuar nga pompimi që bën zemra për qarkullimin e gjakut në trup. Presioni i gjakut është përcaktuar nëpërmjet 2 masave: presionit sistolik dhe presionit diastolik. P.sh. nëse presioni sistolik është 130 dhe presioni diastolik është 85, atëherë ajo shënohet 130/85. Në mënyrë korrekte ajo shënohet 130/85 mmHg.

Presioni normal i gjakut në përgjithësi është më pak se 130/85. Kur presioni i gjakut rritet mbi 140/90 në një bazë të rregullt, kjo është quajtur presion i lartë i gjakut ose hipertension. Sa më i lartë që të jetë presioni i gjakut, aq më të vështirë e ka punën zemra për të shtyrë gjakun drejt arterie-ve. Kjo eventualisht dëmton zemrën dhe enët e gjakut, duke rritur edhe rrezikun e sëmundjes së zemrës ose atakut.

Kolesteroli i lartë

Kolesteroli është lloji i yndyrave që gjendet në gjak dhe ka shumë funksione të rëndësishme në trup. Edhe pse pjesa më e madhe e kolesterolit vjen nga dietat tona, pjesa më e madhe është krijuar nga trupi jonë. Me kalimin e kohës, shumë kolesterol në gjak krijon atë që quhet aterosklerozë.

Shtatzënia me "risk të lartë"

Shtatzënia është emocionuese, por ndonjëherë edhe shqetësuese. Çfarë ndodh në qoftë se keni ndonjë problem? Pasja e disa problemeve specifike me shëndetin mund t’ju fusë juve në kategorinë e një “shtatzënie me risk të lartë”. Është një etiketë alarmante. Por kjo nuk do të thotë që ndonjë gjë nuk do të shkojë mirë. Shumica e grave me shtatzëni me risk të lartë ia dalin mbanë. Ato lindin një foshnjë të shëndetshme dhe mbeten edhe vetë të shëndetshme.

Në qoftë se ju keni një shtatzëni me risk të lartë vetëm nevojitet që të punoni me ekipin tuaj mjekësor për të ulur mundësitë që të keni probleme. Gjithashtu, ju mund të doni të vizitoheni tek një specialist për shtatzënitë me risk të lartë ose për mjekësinë e nënës dhe fetus-it.

Realizoni një shtatzëni mundësisht sa më të shëndetshme

Filloni duke  mësuar se çfarë do t’i shtojë shanset tuaja për të pasur një fëmijë të shëndetshëm dhe në kohën e duhur.

  • Realizoni takimet me mjekun apo maminë tuaj dhe flisni me ta për riskun.
  • Mbani një dietë të shëndetshme dhe mos pini alkool.
  • Qëndroni në peshën që ju sugjeron mjeku apo mamia juaj.
  • Merrni vitaminat e paralindjes për t’u siguruar që merrni mjaftueshëm acid folik, hekur dhe ushqyes të tjerë të rëndësishëm.
  • Mos pini duhan dhe mos rrini në mjedise me tym duhani. Në qoftë se nuk keni mundur ta lini duhanin, kërkoni ndihmë nga mjeku apo mamia juaj. Sa më parë ta lini duhanin, aq më e shëndetshme do të jetë kjo gjë për ju dhe foshnjën tuaj. Megjithatë lënia në çdo kohë e duhanit ka efekte pozitive.
  • Merrni ilaçe pa recetë vetëm pasi t’ua lejojë mjeku apo mamia juaj.
  • Në qoftë se pini alkool apo përdorni drogë, bisedoni me mjekun ose maminë tuaj. Ju mund të keni besim tek ata dhe ata e dinë se ku të kërkojnë ndihmë në mënyrë specifike për gratë shtatzënë. Sa më shpejt të kërkoni ndihmë, aq më mirë do të jetë për ju dhe foshnjën.
  • Punoni me mjekun tuaj për të menaxhuar problemet si diabet-i, depresioni, presioni i lartë i gjakut ose ndonjë infeksion.
Shpjegim i porosive për shtimin në peshë gjatë shtatzënisë

Çdo grua që pret një fëmijë mendon për shtimin në peshë gjatë shtatzënisë. Disa e marrin shtatzëninë si licencë për të ngrënë sa të duan. Të tjerat i shikojnë kilogramët e shtatzënisë me përbuzje dhe shqetësohen se shtimi në peshë gjatë këtyre nëntë muajve do ta shkatërrojë përgjithmonë pamjen e tyre.

Cilido qoftë opinioni juaj për shtesën në peshë gjatë shtatzënisë, ia vlen që të dini se si është e vërteta. Rekomandimet e nxjerra kohët e fundit  nga një panel ekspert-ësh të Institutit të Mjekësisë në Këshillin Kërkimor Kombëtar, direktivat e para të këtij lloji në pothuaj 20 vjet, shpjegojnë se sa peshë të shtohet dhe se si shtimi në peshë gjatë shtatzënisë ndikon mbi shëndetin tuaj dhe të fëmijës tuaj.

Por numrat janë një gjë, vënia në praktikë është një gjë krejt tjetër. Këtu janë disa pyetje të zakonshme të grave lidhur me shtimin në peshë gjatë shtatzënisë.

Sa peshë duhet të shtoj gjatë shtatzënisë?

Sasia e peshës që duhet të shtoni gjatë shtatzënisë bazohet në indeksin tuaj të masës trupore para shtatzënisë dhe sa fëmijë ju keni për të lindur. Indeksi i masës trupore vlerëson yndyrat e trupit bazuar në shtatlartësinë dhe peshën.

Pasi e mësoni indeksin e masës trupore, ju keni një pikë fillestare për shtimin e peshës gjatë shtatzënisë.

Me poshtë është një përmbledhje e udhëzimeve për shtimin në peshë gjatë shtatzënisë me një foshnjë, bazuar në indeksin e masës tuaj trupore:

  • Në qoftë se indeksi i masës tuaj trupore është më pak se 18.5: Shtoni 12.7 deri 18.4 kg gjatë shtatzënisë
  • Në qoftë se indeksi i masës tuaj trupore është 18.5 deri 24.9: Shtoni 11.3 deri 15.8 kg gjatë shtatzënisë.
  • Në qoftë se indeksi i masës tuaj trupore është 25 deri 29.9: Shtoni 6.8 deri 11.3 kg gjatë shtatzënisë.
  • Në qoftë se indeksi i masës tuaj trupore është 30 ose më i lartë: Shtoni 4.9 deri 9.1 kg gjatë shtatzënisë.

Më poshtë është një përmbledhje e udhëzimeve në rastin e binjakëve;

  • Në qoftë se indeksi i masës tuaj trupore është më pak se 18.5: Pyesni mjekun tuaj.
Qumështi i lopës: Kur dhe si të fillojmë ta përdorim atë?

Përse ekspertët rekomandojnë të prisni për ta ushqyer foshnjën tuaj me qumësht lope deri sa ai të jetë 12 muajsh?

Ka disa arsye për ta vonuar përdorimin e qumështit të lopës deri sa foshnja juaj të arrijë në ditëlindjen e tij të parë.

Foshnjat mund ta tresin qumështin e lopës plotësisht ose po aq lehtë sa edhe qumështin e gjirit apo atë të pasuruar me vitamina. Qumështi i lopës përmban përqendrime të larta të proteina-ve dhe mineraleve të cilat mund të jenë barrë për veshkat e pa maturuara të foshnjës tuaj. Veç kësaj, qumështi i lopës nuk ka sasitë e duhura të hekurit, vitaminës C dhe ushqyesve të tjerë të fëmijëve. Madje ai mund të shkaktojë edhe anemi nga pamjaftueshmëria e hekurit tek disa foshnja, meqenëse proteinat e qumështit të lopës mund të acarojnë veshjen e brendshme të sistemit tretës, duke shkaktuar gjak në jashtëqitje. Së fundmi, qumështi i lopës nuk siguron yndyrat më të shëndetshme për foshnjat në rritje.

Pasi foshnja juaj të jetë në gjendje ta tresë atë, qumështi bëhet një pjesë e rëndësishme e dietës së saj. Ai është një burim i pasur kalciumi, që ndërton kocka dhe dhëmbë të forta dhe ndihmon të rregullohet koagulim-i i gjakut dhe kontrolli i muskujve. Po ashtu, është një nga burimet e pakta të vitaminës D që e ndihmon trupin të absorbojë kalciumin dhe është vendimtar për rritjen e kockës.

Gjithashtu qumështi siguron proteinën për rritje, si edhe karbohidratet, të cilat do t’i japin foshnjës tuaj energjinë që i nevojitet për t’u çapitur gjithë ditën. Dhe në qoftë se foshnja juaj merr mjaftueshëm kalcium, ai do të ketë më pak rrezik për një presion të lartë të gjaku-t, goditje, kancer të zorrës së trashë dhe frakturave të ijeve gjatë jetës së mëvonshme.

Sa qumësht duhet të pijë fëmija im?

Sipas Akademisë Amerikane të Pediatri-së, shumica e fëmijëve do të marrin mjaftueshëm kalcium dhe vitamina D në qoftë se ata pinë 2 deri 2 ½ filxhanë qumësht lope në ditë. Ju ofroni  fëmijëve tuaj një vjeç, qumësht të plotë (veç rastit kur kanë rrezik të shtuar për obezitet).

Kanceri i mitrës

Pjesa më e madhe e kancerave të mitrës janë kancera të endometrium-it. Kancerat mundet edhe të zhvillohen në shtresat e muskujve të mitrës. Të kuptuarit se cilin lloj kanceri ju keni është e rëndësishme pasi prek vendimin që ju dhe mjeku do të merrni për trajtimin.

Adenokarcinomë e endometriumit

Adenokarcinomë është një kancer që fillon në indet glandular-e. Pjesa më e madhe e grave (rreth 85%) që janë diagnostikuar me kancerin e mitrës kanë këtë lloj kanceri.

Lloje të tjera kancerash të mitrës (uterusit)

Llojet më pak të zakonshme të kancerave të mitrës janë karcinoma adenoskuamoz, papillary serous karcinoma dhe më rrallë qelizat karcinoma ose karcinomë e mitrës. Këto kancera janë quajtur kancera me rrezikshmëri të lartë sepse ato kanë shumë mundësi që të shpërndahen.

Gjakderdhja e pazakontë

Ndonjëherë gratë zhvillojnë një shtresë shumë të trashë të mitrës. Kjo do të thotë që ato kanë perioda shumë të dhimbshme ose gjakderdhje në kohë të parregullta, ose kanë një shkarkim uji e gjaku edhe pse janë në menopauzë.

Disa lloje të hiperplazi-së endometriale më vonë mund të bëhen kanceroze. Nëse ju keni përfunduar së linduri fëmijë, mjeku juaj mund t’ju këshillojë histerektomi-në.

Gjakderdhjet e pazakonshme para dhe pas menopauzës duhet të hetohen. Zakonisht nje test ultratingull-i dhe /ose një biopsi kryhet për të vlerësuar trashësinë e endometriumit. Në një biopsi, një mostër e endometriumit marret për ta vëzhguar me mikroskop.

Shkaqet e kancerit të mitrës

Shkaku kryesor i kancerit të mitrës është i panjohur. Disa gjëra duken se vendosin gratë në një rrezik më të madh:

  • Mosha – është më e zakonshme në gratë mbi moshën 50 vjeçare;
  • Hiperplazi endometriale;
  • Menopauza; të mos paturit e fëmijëve ose të qenit infertil;
  • Të qenit mbipeshë;
  • Presioni i lartë i gjakut dhe diabet-i;
  • Një histori familjare endometriale e kancerit të gjirit dhe fshikëzës;
  • Të realizuarit e zëvendësimit hormonal mbi estrogjenet pa progesteron;
  • Marrja e tamoxifen-it ose anastrozole-ve për trajtimin e kancerit të gjirit. Nëse jeni duke marrë këto 2 ilaçe diskutoni rrezikun me mjekun tuaj.
Angina

Në botën perëndimore, sulmet në zemër mbeten një nga shkaqet më të zakonshme të vdekjes së papritur dhe të parakohshme. Edhe pse disa atake të zemrës shfaqen papritur dhe janë shenjat e para që tregojnë se ekziston një problem në zemër, shumë nga të prekurit do të kenë patur ndonjë shenjë paralajmëruese të njohur si angina.

Çfarë është angina?

Angina është një dhimbje ose ndjenjë shqetësimi në gjoks e shkaktuar nga muskuli i zemrës si rezultat i mos marrjes mjaftueshëm të oksigjenit.

Dhimbja e anginës ndjehet zakonisht në qendër të gjoksit, por mund të përhapet në qafë apo krahë (sidomos krahun e majtë). Ajo ndonjëherë ndihet dhe në supe. Zakonisht vjen gjatë një tendosjeje fizike ose shqetësimeve emocionale dhe ndalon kur pushon së ushtruari ose së ndjeri ankth. Është përshkruar shpesh si një ndjenjë e “ngurtë” ose “presion” dhe mund të ashpërsohet nga një dhimbje e butë në një dhimbje shumë të fortë. Tek gratë, mund të jetë pak më ndryshe: ndonjëherë kanë dhimbje që mund të ndjehen si thika, puls-uese ose të mprehta, të përziera, gulçim dhe dhimbje të barkut.

Shkaqet e anginës

Angina ndodh nga mbingarkesa e punës së zemrës në mënyrë dramatike gjatë ushtrimeve ose stresit, që u kërkon muskujve të zemrës të punojnë më shumë. Për të kryer këtë, muskuli ka nevojë për oksigjen, i cili mbahet në gjak dhe rrjedh në arterie-n koronare. Kur rrjedhja e gjaku-t nëpërmjet këtyre arterieve reduktohet, muskujt e zemrës nuk marrin oksigjen mjaftueshëm. Mënyra më e zakonshme për të zvogëluar rrjedhjen e gjakut është sëmundja koronare e arteries (e njohur edhe si sëmundja koronare e zemrës), ku arteriet ngushtohen nga depozitat yndyrore.

Faktorët që rrisin rrezikun e sëmundjes së arteries koronare dhe anginës janë: duhanpirja, diabet-i, presioni i lartë i gjakut ose kolesterol-i i lartë në gjak, mungesa e ushtrimeve, dhe të qenit mbipeshë. Të tjera rreziqe përfshijnë sëmundjet e zemrës me histori familiare dhe plakjen (mbi 45 vjeç për burrat dhe mbi 55 vjeç për gratë).

Trajtimi i anginës

Shtatzënia pas moshës 35 vjeçare

Ndërkohë që shumë gra mbi 35 vjeç kanë shtatzëni normale, gjithsesi femrat e kësaj moshe kanë “konsiderata” të veçanta për shtatzëninë. Bërja e zgjedhjeve të drejta që në fillim dhe të punuarit me mjekun tuaj ose gjinekolog-un mund t’ju ndihmojë që shtatzënia juaj të jetë pa probleme.

Bërja e zgjedhjeve të drejta

Çfarë është e shëndetshme për ju është shpesh e shëndetshme për fëmijën tuaj. Çfarë është e dëmshme për ju mund të dëmtojë fëmijën tuaj edhe më shumë, përpara dhe pasi ju të mbeteni shtatzënë.

  • Mos përdorni droga rekreative ose të paligjshme;
  • Mos pini alkool;
  • Mos pini cigare;

Ruajtja e shëndetit tuaj dhe fëmijës

Dietat dhe ushtrimet përpara dhe gjatë shtatzënisë luajnë një rol të madh në shëndetin tuaj. Për t’ju ndihmuar juve dhe fëmijën tuaj që të qëndroni të shëndetshëm:

  • Merrni suplemente vitaminash ditore që përmbajnë acid folik, kalcium, jod dhe hekur, por që nuk kanë nivel të lartë në vitamina A (kontrollojini me mjekun ose farmacistin tuaj që formula të jetë e përshtatshme);
  • Hani një dietë të pasur me fibra, të mirë balancuar, të pasur me fruta dhe perime;
  • Qëndroni fizikisht aktive; dhe
  • Qëndroni në një peshë të shëndetshme, por mos bëni dietë për të humbur peshë gjatë shtatzënisë.

Punoni me mjekun tuaj ose gjinekolog-un për të marrë përgjigjet e pyetjeve që mund të keni. Mund të keni nevojë për një kujdes të veçantë gjatë shtatzënisë nëse do te keni:

  • Një sëmundje seksualisht të transmetueshme (STD-sexual transmitted diseases);
  • Diabet;
  • Presion të lartë të gjaku-t; ose
  • Probleme të tjera shëndetësore kronike (sëmundje që kërkon një trajtim afatgjatë), veçanërisht sëmundjen e zemrës ose të mushkërive.

Kujdesi i veçantë për shëndetin

Doktori juaj ose gjinekolog-u mund t’ju japë më shume detaje rreth kujdesit që keni nevojë. Femrat e moshës 35 vjeçare apo mbi këtë moshë mund të kenë nevojë për një kujdes të veçantë përpara dhe gjatë shtatzënisë. Ju mund të doni të mësoni më shumë rreth çështjeve të mëposhtme.

Këshillimet e fertilitetit

Mosha dhe pjelloria: Mbetja shtatzënë në të njëzetat

Koha është në anën tuaj në qoftë se po përpiqeni të mbeteni shtatzënë në të njëzetat tuaja, edhe biologjia po ashtu. Trupi juaj është i përgatitur plotësisht për shtatzëninë dhe ka të ngjarë do të jetë ende në qoftë se ju vendosni të shtoheni.

E thënë kjo, shtatzënia në çfarëdo moshe vjen me avantazhe dhe dizavantazhe të dallueshme. Ne jemi lidhur me specialistë të pjellorisë, konsulentët financiarë dhe edukatorët e marrëdhënieve dhe nëna rreth të njëzetave për të marrë një tablo realiste të asaj se çfarë do të thotë të keni një fëmijë në të njëzetat tuaja.

Pro-të

Nga një perspektivë rreptësisht biologjike, të njëzetat janë dhjetëvjeçari më i mirë për ngjizjen dhe për mbajtjen e një foshnje. Ekspertët thonë se pjellshmëria mesatare e gruas arrin kulmin kur ajo është në moshën 24 vjeç.

Ashtu si çdo grua, ju jeni lindur me të gjitha vezët që do të keni gjatë jetës tuaj: rreth 1 milion në lindje. Në kohën që arrini pubertet-in, vezët tuaja numërohen rreth 300 000, por vetëm 300 prej tyre çlirohen nga vezoret gjatë viteve tuaja të riprodhimit.

Ndërsa moshoheni, vezoret tuaja plaken së bashku me pjesën tjetër të trupit tuaj dhe vezët tuaja bëhen më pak të shëndetshme. Për këtë arsye, vezët e grave më të reja kanë më pak të ngjarë se ato të grave më të moshuara  që të kenë anomali gjenetike, të cilat japin si rezultat sindroma Down dhe defekte të tjera në lindje.

Risku i abort-eve po ashtu është shumë më i ulët. Risku është rreth 10% për gratë në të njëzetat e tyre, 20% për gratë në mes apo në fund të tridhjetave dhe rreth 35% për gratë në fillimin e të dyzetave.

Në të njëzetat, ju keni më pak të ngjarë që të keni probleme të tjera gjinekologji-ke si fibroid-e dhe endometriozë, të cilat shpesh përparojnë dhe me kalimin e kohës bëhen shumë problem.

Vetë shtatzënia është zakonisht më e lehtë fizikisht për gratë në të njëzetat, sepse ato janë me një risk më të ulët për ndërlikime shëndetësore si presioni i lartë i gjaku-t dhe diabet-i.

Humbja e flokëve: Opsionet e trajtimit

Produktet mjekësore për trajtimin e humbjes së flokëve, janë klasifikuar si ilaçe që merren vetëm në farmaci ose vetëm me recetë. Trajtimi i hershëm i humbjes së flokëve të trashëguar është më i suksesshëm kur fillon në shenjat e para të trashjes së flokëve. Trajtimi duhet të jetë i vazhdueshëm për të ruajtur ri-rritjen. Nëse trajtimi ndalohet, ri-mbirja ndalon dhe humbja e flokëve fillon përsëri. Efektiviteti i trajtimit nuk mund të matet për mbi 12 muaj.

procesi i renies se flokut

Locioni minoxidil (siç është Rogaine), mund të zvogëlojë procesin e  humbjes së  flokëve të trashëguar, por jo të gjitha flokët do të rriten përsëri. Ju duhet të aplikoni locionin në skalpin tuaj, kur ajo të jetë e thatë dhe ta lini atë për të paktën 4 orë pas aplikimit.

Ju nuk duhet ta kaloni dozën e rekomanduar, pasi mbidoza nuk do të sjellë një rritje më të mirë apo më të shpejtë. Efekti anësor më i zakonshëm është një skalp i kruajtshëm.

Ju duhet gjithmonë të lani duart pas aplikimit të locionit dhe të shmangni vendosjen e tij në sy, hundë dhe gojë. Kur merret në formën e tabletës, minoxidil është përdorur për të trajtuar presionin e lartë të gjaku-t dhe nëse aksidentalisht gëlltitet mund të prekë funksionin normal të zemrës dhe presionin e gjakut.

Ky produkt nuk duhet të përdoret nga gratë gjatë shtatzënisë ose të ushqyerit me gji.

Tabletat finasteride (Propecia) janë një trajtim tjetër i pranishëm me recetë, por janë për trajtimin e rënies së flokëve vetëm tek meshkujt.

Kuptimi i kirurgjisë së kancerit: Një udhëheqës për pacientët dhe familjet e tyre

Planifikimi dhe përgatitja për kirurgjinë e kancerit

Edhe ju edhe mjeku juaj kanë gjëra për të bërë para kirurgji-së për t’u siguruar që ju keni shansin më të mirë për një rezultat pozitiv. Sa më shumë që të jetë e mundur ju duhet të dini çfarë do të prisni dhe të ndjeni që vendimi që keni marrë është më i miri për ju. Njerëzit ndryshojnë lidhur me atë se sa të përfshirë duan të jenë në procesin e marrjes së vendimit. Por të dini sa më shumë që të jetë e mundur për atë se çfarë ju pret, kjo të paktën redukton nivelin e stresit për ju.

Nuk është e pazakontë që pacientët të presin disa javë pasi mësojnë që ata kanë kancer që të bëhet një operacion kirurgjikal. Ju keni kohë të:

  • Mësoni më shumë për kancerin;
  • Të flisni me të tjerë që kanë pasur kancer;
  • Të eksploroni alternativat e trajtimit tuaj;
  • Të gjeni ekipin më të mirë për t’u kujdesur për ju.

Gjithashtu ju mund të doni që të merrni një opinion të dytë. Pothuaj në të gjithë rastet koha e nevojshme për t’u përgatitur për operacionin nuk duhet të ketë ndikim mbi suksesin e tij. Por në qoftë se ju keni ndonjë lloj problemi urgjent mjekësor, operacioni duhet bërë sa më shpejt që është e mundur.

Miratim i informuar

Miratimi pasi të jeni i informuar është një nga pjesët më të rëndësishme të përgatitjes për operacionin kirurgjikal. Ai është një proces gjatë të cilit juve u tregohen të gjithë aspektet e trajtimit para se të jepni miratimin tuaj me shkrim për operacionin. Ky miratim zakonisht nënkupton që mjeku juaj ka shpjeguar sa më poshtë:

  • Kushtet ose diagnozë-n tuaj dhe përse operacioni është një alternativë;
  • Qëllimin e operacionit;
  • Si do të bëhet operacioni;
  • Si mundet të jetë ai i dobishëm për ju;
  • Cilat janë rreziqet;
  • Çfarë efektesh anësore duhen pritur;
  • Çfarë alternativash të tjera trajtimi keni.

Kur ju e nënshkruani miratimin tuaj ju me këtë pranoni që e keni marrë këtë informacion, e kuptoni atë dhe jeni i gatshëm t’i nënshtroheni operacionit kirurgjikal. Gjithashtu kjo do të thotë që ju e kuptoni se nuk ka garanci që trajtimi do të funksionojë.

Testimi para operacionit