Përdorimi i kokainës i lidhur me dëmtimin e përhershëm të zemrës

Përdorimi i kokainës mund të shkaktojë dëme të përhershme në zemër, me tension të vazhdueshëm e të lartë të gjaku-t dhe ngurtësim të enëve të gjakut në mesin e përdoruesve, shumë kohë më vonë pasi efektet fillestare janë larguar.

Një studim në Sidnei prej 20 përdoruesve të rregullt të kokainës rekreative gjeti se ata kishin një rritje 30-35% në rëndesën e madhe të enëve të gjakut të trupit, aortë-s, 8mmHg presion i lartë sistolik i gjakut dhe 18% trashësi më të madhe të murit të majtë ventrikular të zemrës, krahasuar me 20 jopërdorues, kur u vlerësuan të paktën 48 orë që kur kishin marrë kokainë për herë të fundit.

Kërkimet e mëparshme janë fokusuar tek ndikimet e menjëhershme, kryesisht ndërmjet vartësve. Ky studim u nxit nga 5 infarkt-e të shkaktuara nga vartës të kokainës tek meshkuj të rinj që u paraqitën në spitalin Royal North Shore (RNSH) në Sidnei brenda dy viteve të fundit.

“Duke e gjetur atë të rregullt përdorimi i kokainës rezulton në ndryshime kronike në trashësinë e zemrës dhe ngurtësim të enëve, që sugjeron se këto subjekte janë duke rritur rrezikshmërinë e dështimit të zemrës, infarkte dhe goditje në të ardhmen”, tha drejtuesi kërkimor dhe kardiolog-u Profesori i Asociuar Gemma Figtree nga RNSH  dhe Universiteti i Sidneit.

Studimi, i cili do të paraqitet në seancat shkencore të Shoqatës Amerikane të zemrës, këtë javë në Los Angelos nuk gjeti prova të infarktit (infarkt pa dhimbje apo simptoma) ndërmjet përdoruesve.

Profesor Figtree është duke vazhduar kërkimin, duke rekrutuar më shumë kontrolle të moshave 40–70 vjeçare për një Skanim me Rezonancë Magnetike (MRI).

7 teste mjekësore që i nevojiten çdo burri

Pranojeni: Madje edhe kur diçka nuk shkon mirë ju nuk pëlqeni të shkoni tek mjeku, e le më pastaj të shkoni për kontrolle parandaluese. Por të jeni pro aktivë lidhur me shëndetin tuaj duke iu nënshtruar ekzaminimeve të rekomanduara për gjendje shëndetësore dhe sëmundje serioze, kjo do të thotë që ju do të shpenzoni më pak kohë tek klinika e mjekut.

Varësisht nga mosha, historia familjare dhe faktorë që lidhen me mënyrën e jetesës, njerëzit kanë nevojë për testime të ndryshme në kohë të ndryshme në jetët e tyre. Këtu më poshtë keni një përshkrim të mirë të gjithçkaje që duhet të mbajnë mend të gjithë burrat.

Diabeti

Mundet që asnjëherë më parë të mos keni pasur nevojë për një ekzaminim për diabet-in në qoftë se do të keni ruajtur një peshë të shëndetshme dhe s’keni faktorë të riskut për këtë sëmundje (si kolesterol apo presion i lartë i gjakut). Por për shumicën e burrave mbi 45 vjeç, veçanërisht ata që janë mbi peshë, një test esëll i glukozë-s së plazmës ose testi A1C është një ide e mirë.

Gjithashtu rekomandohen ekzaminime për diabetin për të rriturit mbi peshë më të rinj se 45 vjeç të cilët kanë një histori familjare të sëmundjes.

Të dy testet e mësipërme janë të teste të gjakut të cilat duhen bërë në kabinet-in e mjekut tuaj. Testi A1C nuk kërkon të mos ushqeheni paraprakisht por në qoftë se mjeku dëshiron që t’u testojë duke përdorur glukozën e plazmës esëll ju do t’ju kërkohet që të mos hani e pini gjë përveç ujit tetë orë para testimit.

Infeksionet e transmetueshme seksualisht (STI)

Edhe në qoftë se keni qenë në një marrëdhënie monogami-ke për vite të tëra, nuk është ide e keqe të testoheni në qoftë se tashmë nuk e keni bërë këtë gjë. Shumë infeksione të transmetueshme seksualisht (STI-sexual transmitted infections) mund të kalojnë pa u diagnostikuar për shumë vite. P.sh. mund të kalojnë edhe 10 vite pa shfaqur simptoma të HIV (human immunodeficiency virus).

Ekzaminimi për STI rekomandohet si rutinë, pavarësisht nga mosha apo historia mjekësore e pacientit.

Shenjat e dhimbjeve të lindjes

A ka ndonjë mënyrë që unë të parashikoj se kur do të më fillojnë dhimbjet e lindjes?

Në të vërtetë jo. Ekspert-ët nuk e kuptojnë plotësisht se çfarë e stimul-on fillimin e dhimbjeve të lindjes dhe nuk ka ndonjë mënyrë që të parashikojë plotësisht se kur do të fillojnë ato.

Trupi juaj fillon të përgatitet për lindjen deri një muaj më parë se ju të lindni fëmijën. Juve mundet që të mos jeni e ndërgjegjshme se çfarë po ndodh, ose mund të filloni të vini re simptoma të reja me afrimin e datës së caktuar. Këtu keni disa gjëra që mund të ndodhin në javët apo ditët para se të fillojnë dhimbjet e lindjes:

Foshnja juaj bie

Në qoftë se kjo është shtatzënia juaj e parë, ju mund të ndjeni atë që quhet “lehtësim” disa javë para se të fillojnë dhimbjet. Mund të ndjeni një rëndesë të pelvisi-t dhe më pak presion paksa nën kafazin e kraharorit, gjë që e bën më të lehtë frymëmarrjen tuaj.

Mund të vini re më shumë kontraktime Braxton Hicks

Kontraktim-et më të shpeshta dhe më të forta Braxton Hicks mund të sinjalizojnë fillimin e dhimbjeve të lindjes. Qafa e mitrës piqet dhe përgatitet terreni për dhimbjet e vërteta të lindjes. Disa gra përjetojnë një ndjesi ngërçi të ngjashme me atë të menstruacione-ve. Disa herë, me afrimin e dhimbjeve të vërteta të lindjes, kontraktimet bëhen relativisht të dhimbshme dhe përsëriten me një shpeshtësi dhjetë deri njëzetë minuta, duke bërë që ju të pyesni veten nëse kanë filluar dhimbjet e vërteta të lindjes. Por në qoftë se kontraktimet nuk bëhen më të zgjatura, më të forta dhe të afërta me njëra tjetrën dhe që të shkaktojnë fryrjen progresive të qafës së mitrës, atëherë ju ndjeni të ashtuquajturat dhimbje të rreme të lindjes.

Qafa e mitrës fillon të ndryshojë

Kanë dalë në pah dëshmi të reja që mbështesin lidhjen ndërmjet “të panjohurës” –  sindromës së qepallave të lodhura të syrit (FES) dhe sindromës së bllokimit të frymëmarrjes në gjumë (OSAHS). OSAHS është një gjendje në të cilën muskujt e pjesës së prapme të fytit dhe gjuha relaksohen së tepërmi gjatë gjumit, deri në pikën kur ato nuk funksionojnë më dhe bllokojnë rrugët e frymëmarrjes.

Një studim amerikan i 102 njerëzve me FES nxori një lidhje të rëndësishme me OSAHS (Oftalmologji 2010; 117: 831-38). Studiuesit paralajmërojnë se FES është në rritje së bashku me një numër gjithashtu në rritje të këtyre rasteve të lidhura me problemet e syve. Kjo gjendje karakterizohet “nga qepalla të sipërme shumë elastike” që çrregullohen lehtësisht duke ushtruar një presion minimal.

Studiuesit sugjerojnë se fërkimi i syve mund të jetë një nga faktorët më të zakonshëm që shkakotjnë FES dhe problemet e tjera të syve, dhe kjo mund të ndodhë më shpesh në njerëzit me OSAHS.

Kokaina: Cilat janë efektet

Efektet e kokainës mund të zgjatin kurdo nga pak minuta deri në dy orë, në varësi të asaj se si është marrë kokaina dhe nga personi që e ka marrë atë. Kur shfaqet nxitimi për marrjen e kokainës, atëhere personi mund të përjetojë një përplasje. Efekte të tjera të menjëhershme që mund të përjetohen janë:

  • Zgjim psikologjik, përfshirë rritje të temperaturës së trupit dhe ritmit të zemrës;
  • Rritje të ndjenjës fëminore;
  • Dehje;
  • Ankth;
  • Tharje goje;
  • Rritje e ritmit të frymëmarrjes;
  • Rritje e të folurit ose ndjekje në qetësi të plotë ose ngazëllim;
  • Ndjenjë për forcë të madhe fizike dhe kapacitet mendor;
  • Rritje e libidos dhe zgjim seksual;
  • Ndjenjë e mirëqenies;
  • Ankth, axhetim dhe panik;
  • Paranoja;
  • Sjellje agresive të dhunshme të papritura;
  • Ndjesi vigjilence, reduktim i nevojës për të fjetur;
  • Rritje performance në detyra të thjeshta;
  • Dhimbje koke;
  • Rritje e presionit të gjaku-t dhe rrahjeve të zemrës (pas një fillimi të ngadaltë);
  • Oreks i reduktuar;
  • Rritje e temperaturës së trupit;
  • Indiferencë për dhimbje dhe lehtësim i dhimbjeve lokale.

Në sasi të mëdha

Efekti i menjëhershëm i kokainës intensifikohet kur droga merret në sasi të mëdha. Njerëzit gjithashtu mund të përjetojnë dridhje, tkurrje muskujsh, të përziera dhe të vjella, puls të shpejtë dhe të dobët, aritmi, dhimbje gjoksi, atak zemre, hipertermi, ngërçe dhe goditje.

Sasi të mëdha dhe në mënyrë frekuent-e, përdorim i rëndë dhe për një kohë të gjatë i kokainës mund të çojnë në “psikozë-n e kokainës”, që karakterizohet nga deluzion paranojak, halucinacion, sjellje bizarre, sjellje agresive dhe të dhunshme. Disa njerëz e marrin kokainën në doza të mëdha “binge” (për qejf), që do të thotë se ata e marrin kokainën në mënyrë të përsëritur disa herë në ditë ose disa ditë në javë. “Binge” pasohet nga përplasja, dhe personi ndjen depresion të thellë, letargji dhe zemërim.

Overdoza