Kur duhet të thërrisni mjekun për foshnjën tuaj?

Është normale që prindërit e rinj të shqetësohen për shëndetin e foshnjës së tyre. Edhe në qoftë se ju mund ta shihni se i porsalinduri juaj (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) është i fortë dhe energjik, foshnjat janë të vegjël dhe të cenueshëm dhe kanë nevojë për mbrojtjen tonë. Por si do ta dini ju që ndonjë gjë nuk shkon vërtet mirë?

Ju e njihni foshnjën tuaj më mirë se kushdo, kështu që besojuni instinkteve tuaja dhe i telefononi mjekut në qoftë se ndjeni se diçka nuk është në rregull. Disa gjëra kryesore për t’i pasur kujdes.

Temperamenti

Nëse foshnja juaj është si zakonisht i gjallë, i kënaqur dhe e merr mirë ushqimin, ai ndoshta nuk është i sëmurë seriozisht. Një foshnjë me hundë që i kullojnë dhe me një buzëqeshje në fytyrë, ka gjasa të mos jetë dhe aq sëmurë, sa një foshnjë me hundë që kullojnë dhe është i përgjumur.

E qara e pazakonshme

Nëse foshnja juaj fillon papritmas të qajë më shumë se zakonisht dhe ju nuk mund ta qetësoni me mënyrat tuaja të zakonshme, ose në qoftë se e qara e saj është e dobët ose jashtëzakonisht e mprehtë, ajo mund të jetë seriozisht e sëmurë. Edhe e kundërta është e vërtetë: nëse foshnja juaj duket e pakënaqur dhe nuk qan por është jashtëzakonisht pasive dhe e vështirë për ta zgjuar, telefonojini mjekut tuaj.

Oreksi

Se sa e uritur është foshnja juaj, kjo ndryshon nga dita në ditë. Në qoftë se është e uritur do ta kërkojë ushqimin energjikisht. Një foshnjë që largohet lehtë nga gjiri apo nuk është e interesuar të pastrohet, ndërrohet dhe ushqehet ka gjasa të jetë e sëmurë. Gjithashtu, në qoftë se vini re që ajo e nxjerr ushqimin më shumë se zakonisht apo ajo që nxjerr është në ngjyrë të gjelbër, atëherë telefonojini mjekut.

Jashtëqitja e parregullt

Foshnja juaj nuk mundet t’i shprehë emocionet e veta në të njëjtën mënyrë komplekse si edhe ju. Megjithëse mund t’ju bëjë juve të ditur qartësisht në është e gëzuar apo jo, aftësia për të demonstruar dashurinë dhe sensin e humorit sapo po zhvillohet tek ajo.

Ndërsa rritet, ajo mund të fillojë të qajë kur ju largoheni nga dhoma dhe të emocionohet kur ktheheni në të. Gjithashtu, mund t’i ngrejë duart kur dëshiron ta merrni dhe t’ju përkëdhelë në shpinë kur e merrni në krahë.

Ndoshta do ta shihni të kuptojë shakatë tuaja, do të qeshë me shprehjet qesharake dhe do të përpiqet t’ju bëjë edhe ju të qeshni. Bëni që e qeshura të vazhdojë duke i treguar shprehje komike të fytyrës.

Seksi si prindër të rinj

Gjetja e kohës dhe energjisë për seks si prindër të rinj është mjaft sfiduese. Kjo sepse tashmë është edhe një i tretë në dhomën tuaj, i gatshëm të ulërijë pikërisht atëherë kur nuk duhet. Por me pak planifikim dhe përpjekje, çdo gjë është e mundshme.

Flirti. Flirti është i njëjtë me stimul-imin. Ai është lojë seksuale pa synimin e një aktiviteti të menjëhershëm seksual. Flirti me partnerin tuaj (fizikisht, në telefon ose me postë elektronike) ju ndihmon të dyve që të bëheni me humor të mirë.

Përcaktoni mirë kohën. Jo gjithmonë ju flini kur fle foshnja. Koha kur ajo është në gjumë ose dremitje është një shans i madh, para se të rraskapiteni në fund të ditës tuaj.

Bëni një takim dashuror. Nuk ka nevojë të pispilloseni që të dilni në takim. Thjesht planifikojeni më parë. Po ashtu, kur jeni prindër, masazh-et apo një dush së bashku ndërsa foshnja fle vlen sa një takim dashurie.

Ruani sensin e humorit. Jini e gatshme që gjërat të mos shkojnë gjithmonë vaj. P.sh. në qoftë se ju po ushqeni me gji, mund të shikoni ca qumështi të rrjedhin apo të spërkatin. Në qoftë se foshnja fillon të qajë, mos u shpejtoni ta shpëtoni. Prisni disa minuta se mos ai bie përsëri në gjumë.