Si ta merrni veten pas një përvoje të keqe në lindje?

Për muaj të tërë jeni përgatitur për një lindje të përsosur. Keni ndjekur mësimet për lindjen e fëmijëve, keni lexuar libra dhe jeni praktikuar për frymëmarrjen. Pasi keni planifikuar një lindje në shtëpi, keni përfunduar në spital. Ose i jeni nënshtruar një anestezie epidural-e, ndërkohë që kishit menduar që nuk do të përdornit medikamente. Ndoshta u është nevojitur një operacion cezarian kur ishit e sigurt që do të lindnit fëmijën në rrugë vagina-le. Sido që të jetë, në vend të që kishit një përvojë të thellë të mrekullueshme siç e kishit përfytyruar, u ndjetë e frikësuar, e pafuqishme dhe ndoshta edhe e vetmuar.

Ka mënyra të panumërta me anën e të cilave lindja mund t’ju befasojë. Dhe si një nënë e re, ju mund të ndiheni e mërzitur e madje edhe fajtore në qoftë se gjërat nuk shkuan siç i kishit planifikuar. Por juve nuk jeni e vetme në luftën pas një lindje zhgënjyese apo të vështirë. Më poshtë keni disa hapa të rikuperimit tuaj.

Ndihmojeni trupin tuaj të shërohet

Fatkeqësisht, një lindje e vështirë shpesh e bën më të vështirë rikuperimin fizik. Ju mund t’ju duhet të merreni me një shqyerje të keqe apo me një prerje të dhimbshme.

“Unë u ndjeva sikur më kishte shkelur një makinë, e pastaj sikur dikush më goditi me një shkop të trashë sikur do të më merrte shpirtin”, thotë një nënë pas një operacioni cezarian pasi ishte munduar të lindte normalisht për katër orë.

Trupi juaj ka nevojë të rikuperohet dhe mënyra më e mirë është të pushoni, gjë që është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet tashmë që ju keni një të porsalindur (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes). Marifeti është të përqendroheni tek foshnja juaj dhe tek vetja dhe t’i lini të tjerat t’u kalojnë anash. Kjo do të thotë t’i lini enët të palara në lavaman dhe ta injoroni fshesën me korrent. Mbani mend, foshnja juaj nuk merakoset fare nëse nuk keni bërë një dush dhe kuzhinën e keni rrëmujë. Pranoni ndihmë nga kushdo ua ofron atë. Në qoftë se të tjerët duan t’ju sjellin drekën, mos i refuzoni.

Mos e fajësoni veten

Elementët bazë të gjumit të foshnjave: Nga lindja deri në 3 muajsh

Të porsalindurit (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) flenë shumë, zakonisht nga 16 deri në 17 orë në ditë. Por shumica e foshnjave nuk rrinë në gjumë më shumë se dy deri në katër orë njëherësh, ditën ose natën, gjatë javëve të para të jetës.

Rezultati? Shumë gjumë për foshnjën tuaj dhe një grafik shumë të parregullt dhe të lodhshëm për ju. Puna juaj është t’u përgjigjeni sinjaleve nga i sapolinduri juaj kështu që ju ndoshta do të zgjoheni disa herë gjatë natës, për ta ndërruar, ushqyer dhe rehatuar atë.

Çfarë ndodh?

Ciklet e gjumit të foshnjës janë shumë më të shkurtër dhe foshnjat shpenzojnë më shumë kohë në gjumin me lëvizje të shpejtë të syve që mendohet se është i domosdoshëm për zhvillimin e jashtëzakonshëm që është duke ndodhur në trurin e tyre. Gjumi me lëvizje të shpejtë të syve është më i lehtë se sa gjumi pa lëvizje të shpejtë të syve, dhe ndërpritet shumë lehtë.

E gjithë kjo paparashikueshmëri është një fazë e domosdoshme për foshnjën tuaj dhe mund të duket si një përjetësi kur juve jeni e pagjumë.

Po më pas?

Në moshën 6 deri 8 javësh, shumica e foshnjave fillojnë të flenë për periudha të shkurtra gjatë ditës dhe periudha më të gjata gjatë natës, megjithëse shumica vazhdojnë të zgjohen për t’u ushqyer gjatë natës. Gjithashtu, ato kanë periudha të shkurtra të gjumit me lëvizje të shpejtë të syve dhe periudha më të gjata të gjumit të thellë, një gjumë pa lëvizje të shpejtë të syve.

Ekspert-ët thonë se dikur midis moshës 4 dhe 6 muajsh shumica e foshnjave janë të afta të flenë për një shtrirje kohore prej 8 deri 12 orësh gjatë natës. Disa të vegjël flenë për një kohëzgjatje të madhe natën qysh nga mosha 6 javë, por shumë foshnja nuk e arrijnë këtë piketë deri sa arrijnë moshën 5 apo 6 muajsh dhe disa vazhdojnë të zgjohen natën edhe në moshën e një fëmije të vogël. Ju mund ta ndihmoni foshnjën tuaj që të arrijë atje më herët në qoftë se ky është objektivi juaj, duke i mësuar atij zakone të mira të gjumit që nga fillimi.

Udhëzime për ndjekjen e televizorit nga fëmijët e vegjël

Rruga më e mirë për t’ju qasur televizorit (dhe koha para ekranit të çdo lloji) është të menduarit për të si për sheqerin e rafinuar. Juve doni që fëmija juaj të kënaqet me gjërat joshëse por pa i konsumuar ato së tepërmi. Pra ju do të duhet të kontrolloni kohën që fëmija juaj shpenzon para ekranit.

Rekomandohet që fëmijët dy vjeç e lart të shikojnë jo më shumë se një deri dy orë në ditë, ndërsa për fëmijët nën dy vjeç nuk rekomandohet të shohin fare.

Vendosja e kufijve qysh nga dita e parë është kryesore për ta mbajtur nën kontroll kohën në të cilën fëmija ndjek televizorin. Është shumë më e lehtë që t’i lironi standardet tuaja më pas se sa të shkëpusni një fëmijë 18 muajsh nga një zakon tre herë në ditë. Më poshtë keni disa këshilla për monitorimin dhe kufizimin e kohës gjatë të cilës fëmija juaj sheh televizor.

Monitorimi i kohës gjatë të cilës fëmija juaj ndjek televizorin

Kufizoni sasinë e kohës që fëmija juaj shpenzon për të parë televizor

Më shumë se dy orë në ditë është e tepërt. Për të bërë që fëmijës tuaj t’i duket se ka kaluar shumë kohë duke parë televizor, dhe për ta ruajtur trurin e tij të vogël që të mos bëjë veprime mekanike ndërkohë që po ndjek televizorin, ndajeni ndjekjen e televizorit në pjesë 10-15 minutash. Mbajini ekranet e televizorëve larg dhomës së gjumit  dhe fikeni atë gjatë vakteve të ngrënies.

Shmangni përcaktimin e një kohe të qëndrueshme të lejuar të shikimit

Kjo është kundër intuitive por çuditërisht e efektshme. Ju mund të doni që fëmija juaj të vijë tek ju kur dëshiron të shohë televizor dhe mbajeni për vete se cila është koha maksimale. Në këtë mënyrë ju do të shmangni dhënien e mesazhit se ka një farë sasie të kohës gjatë të cilës ai “duhet” të ndjekë televizorin.

Bëjeni ekranin fizikisht të parehatshëm