Komplikimet gjatë lindjes

Një shtatzëni e cila ka përparuar pa ndonjë vështirësi të dukshme ende mund të t’ju hapë rrugën ndërlikimeve gjatë lindjes. Këtu janë disa nga shqetësimet më të zakonshme:

Mungesa e përparimit (proces i zgjatur i lindjes)

Një përqindje e vogël e grave, në më të shumtën e rasteve, ato që do të bëhen nëna për herë të parë, mund të përjetojnë një lindje që zgjat shumë. Në këtë situatë edhe nëna edhe foshnja janë të rrezikuar nga disa ndërlikime duke përfshirë edhe infeksionet.

Paraqitje jo normale

Paraqitja i referohet pozicionit që fetus-i merr ndërsa trupi juaj përgatitet për të lindur dhe mund të jetë ose me kokën poshtë, ose me të ndenjurat poshtë. Në javët para ditës së caktuar të lindjes, fetusi zakonisht bie më poshtë në mitër. Pozicioni më i mirë për të lindur është kur foshnja pozicionohet me kokën poshtë, me fytyrë nga shpina e nënës me mjekrën të mbështetur në gjoksin e tij dhe pjesën e pasme të kokës të gatshme për të hyrë në pelvis. Në këtë mënyrë pjesa më pak e mundshme e kokës së foshnjës çan rrugën nëpër qafën e mitrës nëpër kanalin e lindjes.

Meqenëse koka është pjesa më e madhe dhe më pak elastike e foshnjës, më e mira për të është të hapë rrugën për në kanalin e lindjes. Në këtë mënyrë ka pak rrezik që trupi ta shtyjë dhe koka të bëhet e varur. Në disproporcion-in cefalo-pelvik koka e foshnjës shpesh është shumë e madhe për të kaluar në pelvisi-n e nënës, qoftë për shkak të dimensioneve të tyre relative ose për shkak të pozicionimit jo të mirë të fetusit.

Disa herë foshnja nuk është i kthyer drejt shpinës së nënës por drejt barkut. Kjo rrit shanset për një lindje të dhimbshme, të zgjatur dhe që e gërvisht kanalin e lindjes. Në pozicionimin e keq, koka e foshnjës është pozicionuar me ballin, majën e kokës ose fytyrën në hyrje të kanalit të lindjes.