10 dobitë e jogës paralindjes

Lini mënjanë egon tuaj dhe respektoni atë që trupi juaj është sot. Praktikoni dhembshurinë për veten tuaj dhe foshnjën. Joga e paralindjes është një nga gjërat më të mira që ju mundeni të bëni për vete si edhe për foshnjën në rritje.

Është e rëndësishme që të gjeni praktikën e duhur për vete, qoftë duke shkuar tek ndonjë qendër e jogës, duke gjetur një DVD apo duke krijuar praktikën tuaj në shtëpi. I vini veshin trupit tuaj dhe bëni atë që ndjeni se është e duhura për ju.

Disa nga dobitë e të praktikuarit të jogës gjatë shtatzënisë përfshijnë:

1. Zhvillon energjinë dhe forcën

Me rritjen e foshnjës brenda trupit tonë, nevojitet më shumë energji dhe forcë për të qenë në gjendje të mbartim peshën. Pozicionet e jogës forcojnë ijet, shpinën, krahët dhe shpatullat tona.

Joga e paralindjes: Salutimi i Diellit

2. Balanca

Balanca jonë sfidohet fizikisht me rritjen e fetus-it brenda trupit tonë. Emocionalisht ne jemi tharë për shkak të rritjes së progesteron-it dhe estrogjenet. Kur përpiqemi të fokusohemi në qëndrimin dhe frymëmarrjen në secilën nga pozat e jogës, në jemi në gjendje të sintonizojmë balancën tonë, fizikisht dhe emocionalisht.

Joga e paralindjes: Poza e  Pemës

3. Qetëson tensionin e fundit të shpinës, ijeve, kraharorit, pjesës së sipërme të shpinës, qafës dhe shpatullave

Me rritjen e foshnjës në trupat tanë ushtrohet më shumë tension mbi këta grupe specifikë muskujsh. Ne priremi të kemi më shumë një lakim të fundit të shpinës për shkak të madhësisë së rritur të barqeve tona. Ijet tona bëhen më të shtrënguara për shkak të presionit të shtuar të peshës së foshnjës në bark. Me rritjen në madhësi të gjinjve, pjesa e sipërme e shpinës dhe kraharori kanë më shumë tension, krahas me qafën dhe shpatullat tona.

Joga e paralindjes: Poza e Perëndeshës

4. Qetëson sistemin nervor

Me anë të frymëmarrjes së thellë, sistemi nervor kalon në gjendjen para-simpatike, që është përgjegjëse për relaksim-in. Kur trupat tanë janë në këtë gjendje, sistemi ynë tretës funksionon siç duhet, ne priremi të flemë më mirë dhe sistemi ynë imun është në gjendjen e tij optimal-e.

10 shenjat e hershme të shtatzënisë

A mund të jeni shtatzënë? Disa simptoma mund të shfaqen afërsisht në kohën kur nuk iu kanë ardhur periodat, apo një javë apo dy më vonë. Në fakt, 7 nga 10 gra kanë simptoma në kohën kur ato janë gjashtë muaj shtatzënë.

Në qoftë se ju nuk mbani shënim për ciklin tuaj menstrual ose ai ndryshon shumë nga muaji në muajin pasues, ju mund të mos jenin e sigurt se kur duhet të prisni periodën tuaj. Por në qoftë se ju filloni të përjetoni disa nga simptomat e mëposhtme (jo të gjitha gratë i kanë ato të gjitha) dhe pyesni përse juve nuk u kanë ardhur periodat, fare mirë mund të jeni shtatzënë. Bëni në shtëpi testin e shtatzënisë dhe do ta gjeni atë me siguri.

1. Mospëlqimi i ushqimit

Në qoftë se jeni shtatzënë, nuk është e pazakontë që të ndjeheni e zmbrapsur nga aroma e një sanduiçi të Bolonjës ose një filxhani kafe dhe për disa aroma për të shkaktuar refleks-in e të vjellit. Megjithëse askush nuk e di këtë me siguri, ky mund të jetë një efekt anësor nga estrogjenet që rriten me shpejtësi në sistemin tuaj. Gjithashtu mund të gjeni se disa ushqime që më parë i pëlqenit papritur janë plotësisht të neveritshme për ju.

2. Ndryshime të humorit

Është e zakonshme që gjatë shtatzënisë ju të keni ndryshime të befta të humorit, pjesërisht për shkak të ndryshimeve hormonale që prekin nivelet tuaja të neuro transmetuesve (korrierëve kimikë në tru). Çdo njeri reagon ndryshe ndaj këtyre ndryshimeve. Disa nëna të ardhshme përjetojnë emocione të shtuara, edhe të mira edhe të këqija, të tjera ndjehen më shumë në depresion ose plot ankth.

Shënim: Në qoftë se ju jeni ndjerë e trishtuar ose e pashpresë ose e paaftë t’ia dilni mbanë me përgjegjësitë tuaja të përditshme, ose mendoni t’i bëni dëm vetes, drejtojuni menjëherë mjeku tuaj ose një profesionisti t shëndetit mendor.

3. Fryrje abdominale

Ndryshimet hormonale në shtatzëninë e hershme mund t’ju bëjnë të ndiheni e fryrë, njëlloj si ndjesia që disa gra kanë para periodave të tyre. Ja sepse rrobat tuaja mund të ndjehen si më të ngushta se zakonisht në bel.

4. Urinim i shpeshtë

Kanceri i gjirit: Trajtimet

Trajtimi i kancerit të gjirit përgjithësisht do të fillojë pasi gjendja juaj shëndetësore ka qenë e vlerësuar plotësisht sepse lloje të ndryshme të kancerit të gjirit kërkojnë trajtim të ndryshëm. Një numër faktorësh duhet të merren në konsideratë në zgjedhjen e trajtimit më të përshtatshëm për ju. Kampionët e marrë nga një biopsi mund të përdoren për të gjetur nëse qelizat kanceroze kanë receptor estrogjen ose progesteron.

Mjekët nevojitet të gjejnë nëse kancer-i është përhapur në nyja limfatike nën krahun tuaj ose mbi kockën e qafës ose kudo tjetër në trup. Faktorë të tjerë për t’u marrë në konsideratë kur zgjidhet trajtimi më i përshtatshëm janë madhësia e bllokut të qelizave dhe sa shpejt ai rritet. Fakti nëse e keni kaluar menopauzë-n apo jo mund të ndikojë po ashtu në trajtim.

Alternativat e trajtimit

Alternativat e trajtimit përfshijnë ndërhyrjen kirurgjik-ale për të hequr ose bllokun e qelizave ose tërë gjirin, radioterapi-në dhe terapitë suplementare hormonale apo kemioterapinë.

Ndërhyrja kirurgjikale

Ajo përfshin ose heqjen e të gjithë gjirit (mastektomi) ose vetëm bllokun e qelizave dhe një zonë të indit normal që rrethon atë (lumpektomi). Një lumpektomi është një ndërhyrje kirurgjikale që e ruan gjirin. Llojet të tjera të ndërhyrjes kirurgjikale janë mastektomia e pjesshme ose një prerje e gjerë në të cilën hiqet më shumë ind i shëndetshëm dhe kuadrantektomia në të cilën hiqet një e katërta e gjirit.

Ndërhyrja kirurgjikale që e ruan gjirin

Studimet kanë treguar se në kancerin e hershëm të gjirit, lumpektomia (heqja e tumori-t) e pasuar nga një trajtim me rrezatim ka pothuaj të njëjtën shkallë kurim-i të suksesshëm sa edhe mastektomia (heqja e të tërë gjirit). Kirurgjia që e ruan gjirin me heqje të nyjeve limfatike, e pasuar nga radioterapia e gjirit është trajtimi më i zakonshëm i përdorur për kancerin e gjirit të zbuluar herët. Ideja është që të largohen qelizat kanceroze para se ato të mund të përhapen në pjesë të tjera të trupit.

Nyjat limfatike dhe limfoedema

Melasma

Fakte mbi melasmën:

  • Melasma është më e zakonshme tek gratë nga 20-50 vjeç;
  • Ajo ka pamjen e vendeve me ngjyrë kafe, të nxira apo blu në gri, në fytyrë (hiper-pigmentim);
  • Ajo karakterizohet nga tri modele të përcaktuara të vendeve ku shfaqet (pjesa qendrore e fytyrës, mollëza dhe përgjatë nofullës);
  • Ajo është shkaktuar pjesërisht nga dielli, predispozicioni gjenetik dhe ndryshimet hormonale;
  • Trajtimet më të zakonshme janë kremrat e lëkurës që përmbajnë hidrokuinon;
  • Parandalimi i saj kërkon shmangien e diellit dhe mbrojtjen ndaj tij me kapele dhe krem mbrojtës;

Çfarë është melasma? Cilat janë shenjat e saj?

Melasma është një çngjyrim i lëkurës së fytyrës, në kafe të çelët, nxirje të lehtë apo blu në gri; shihet pothuajse tërësisht vetëm tek gratë në vitet e tyre të riprodhimit. Ajo zakonisht shfaqet në pjesën e sipërme të faqeve, buzën e sipërme, ballin dhe mjekrën e grave nga 20-50 vjeç. Edhe pse është e mundur, kjo gjendje është e pazakontë tek meshkujt. Mbi 90% e njerëzve me melasmë janë gra. Ajo mendohet se lidhet kryesisht me ekspozimin ndaj diellit, hormone të marra, si pilulat kontraceptive dhe ndryshimet e brendshme hormonale, siç ndodh në shtatzëni.

Shumica e njerëzve me melasmë kanë një historik të ekspozimit gjatë ditës ose të vazhdueshëm ndaj diellit edhe pse nxehtësia, po ashtu dyshohet të jetë një faktor themelor. Melasma është më e zakonshme mes grave shtatzëna, sidomos ato me origjinë latine dhe aziatike. Njerëzit me lëkurë zeshkane apo të errët, si hispanikët, aziatikët dhe individët nga Lindja e mesme, kanë shpërfaqjen më të lartë të melasmës.

Ka rreth 6 milionë gra që jetojnë në SHBA me melasmë dhe 45-50 milionë gra në mbarë botën. Parandalimi përqendrohet kryesisht tek mbrojtja e fytyrës nga dielli dhe shmangia e tij. Trajtimi kërkon aplikimin e rregullt të kremit mbrojtës, medikamenteve të tilla si 4% hidrokuinon dhe krem zbardhues.

Çfarë e shkakton melasmën?

Foshnja juaj tani peshon rreth 1.2 kg dhe është mbi 38 cm i gjatë nga koka në thembrat. Muskujt dhe mushkëritë po vazhdojnë të piqen dhe koka po rritet më e madhe për t’i bërë vend trurit në zhvillim. Për të përmbushur kërkesat e rritura ushqimore, do t’ju nevojiten një shumicë proteinash, vitamina C, acid folik dhe hekur. 2Dhe për shkak se kockat po ngopen me shumë kalcium, sigurohuni që ta pini qumështin tuaj (një burim tjetër i mirë i kalciumit si djathi, kosi ose lëngu i portokallit i pasuruar). Këtë tremujor, rreth 250 miligram kalcium janë depozituar çdo ditë në skeletin që po forcohet të foshnjës tuaj.

Si po ndryshon jeta juaj

Foshnja juaj është shumë aktive tani. Mjeku juaj mund të kërkojë që të shpenzoni njëfarë kohe çdo ditë duke numëruar shkelmat dhe do t’ju japë udhëzime specifike se si ta bëni këtë. Bëjini të ditur mjekut nëse keni vënë re ndonjëherë që foshnja juaj po bëhet më pak aktive. Ju mund të keni nevojë për një test kundër stresit ose një profili biofizik për të kontrolluar gjendjen e saj.

Disa të njohur të vjetër, urthi dhe kapsllëku mund të zënë vend tashmë në qendër të skenës. Hormoni i shtatzënisë progesteron-i, e lëshon indin tek muskujt e lëmuar në të gjithë trupin, duke përfshirë traktin gastrointestinal. Ky lëshim, i çiftuar me grumbullimin në abdomen-in tuaj, e ngadalëson tretje-n. Tretja e ngadaltë mund të shkaktojë gaz dhe urth, veçanërisht pas një vakti të bollshëm dhe të kontribuojë për kapsllëkun.

Uterus (mitra) që rritet mund të kontribuojë edhe për hemorroide-t. Këto enë gjaku të ënjtura në zonën e zorrës së drejtë janë të zakonshme gjatë shtatzënisë. Fatmirësisht ato pastrohen zakonisht në javët e pas lindjes.

Foshnja juaj tani eshte 27 cm dhe peshon rreth 350 gram, afërsisht në madhësinë e një karote. Shumë shpejt do të ndjeni sikur ajo po ushtron artet marciale meqenëse lëvizjet e para dridhëse po shndërrohen në shkelmime të plota dhe shtytje. Gjithashtu mund të zbuloni një model tek aktiviteti i saj, duke e njohur kështu më mirë. 2Ka edhe zhvillime të tjera, vetullat dhe qepallat janë të pranishme dhe në qoftë se keni një vajzë, ka filluar t’i zhvillohet edhe vagina.

Si po ndryshon jeta juaj:

Ka mundësi që këto ditë të ndiheni mjaft rehat. Nuk jeni ende shumë e shëndoshë dhe parehatitë e zakonshme që shoqërojnë shtatzëninë e hershme janë larguar në pjesën më të madhe të tyre. Në qoftë se ndiheni mirë, çlirohuni dhe kënaquni për sa kohë mundeni. Tremujori i tretë mund të sjellë me vete ankesa të tjera.

Kjo nuk do të thotë që nuk do të keni disa probleme të vogla, me të cilat duhet të merreni. P.sh. prodhimi i shtuar i vajit mund të kontribuojë në zhvillimin (ose keqësimin) e akne-ve. Në këtë rast, kini kujdes t’i lani ato mirë me një sapun të butë apo pastrues dy herë në ditë dhe sigurohuni që çdo lagështues ose makijazh që përdorni, të jetë pa vaj. Mos merrni medikamente nga goja për akne, disa janë shumë të rrezikshëm gjatë shtatzënisë, ose mos merrni produkte për përdorim lokal për akne pa e diskutuar më parë me mjekun tuaj.

Po ashtu, tashmë ju jeni e prirë për të pasur varice. Me përparimin e shtatzënisë tuaj, ka një presion të shtuar mbi venat në këmbët tuaja. Nivelet e shtuar të progesteron-it që mund të shkaktojnë lëshimin e pareteve të venave mund ta bëjnë problemin edhe më të rëndë. Ka më shumë të ngjarë t’u krijohen varice, në qoftë se edhe pjesëtarët e tjerë të familjes i kanë ato. Gjithashtu, ato priren të keqësohen në çdo shtatzëni të mëpastajme dhe me rritjen e moshës. Për të ndihmuar të parandalohen apo të eliminohen varicet, ushtrohuni për ditë, mbështetini këmbët dhe shputat kurdoherë që është e mundur, flini në krahun tuaj të majtë dhe mbathni çorape që ndihmojnë amësinë.

Çfarë po ndodh në barkun tuaj? Shumëçka. Foshnja juaj në krijim e sipër është vetëm një topth i vogël prej disa qindra qelizash që shumëfishohen çmendurisht. Pasi topthi i qelizave (i quajtur blastocist –embrion fillestar) fillon e strehohet në mitër, një pjesë e tij që do të zhvillohet në placentë, fillon të prodhojë hormonin e shtatzënisë, gonadotropinën horionike njerëzore, e cila u thotë vezoreve tuaja të pushojnë së lëshuari vezë dhe inicion prodhimin e shtuar të estrogjenit dhe progesteronit (që e pengojë mitrën të largojë veshjen dhe pasagjerin e saj të vockël), si edhe stimul-on rritjen e placentës.
2
Gonadotropina horionike njerëzore është një hormon që e bën pozitiv një test shtatzënie. Nga fundi i kësaj jave ju mund të bëni një test dhe të merrni rezultat pozitiv! (Në qoftë se testi është negativ dhe nuk ju kanë ardhur periodat për dy apo tre ditë, atëherë provoni ta bëni atë përsëri).

Ndërkohë, lëngu amniotik fillon e grumbullohet rreth topthit të qelizave në zgavrën që do të bëhet qeska amniotike (mbështjellësi amniotik). Ky lëng do ta mbrojë foshnjën në javët e muajt që do të vijnë. Pikërisht tani, blastocisti juaj i vogël, e merr oksigjenin dhe ushqimin (dhe flak mbeturinat) nëpërmjet një sistemi primitiv të formuar nga tunele mikroskopikë, të cilët e lidhin foshnjën që po zhvillohet me enët e gjakut në murin e mitrës. Placenta nuk është aq e zhvilluar sa ta marrë përsipër këtë detyrë deri në fund të javës pasuese.

Si po ndryshon jeta juaj

Para se foshnja juaj të fillojë me të vërtetë të rritet, ju përgatisni terrenin. Javën e fundit, estrogjenet dhe progesteron-i në gjak rriten në sasi, kjo bën që uterus (mitra) të formojë një veshje të brendshme të zhvilluar e që përmban shumë enë gjaku dhe të mbështesë një vezë potencialisht të fekonduar. Në të njëjtën kohë në vezore, vezët po maturohen në qese të mbushura me lëng, të quajtura folikula. Në fillim të javës (shpesh rreth ditës së 14-të të ciklit prej 28 ditësh), tek ju ndodh ovulacioni. Një nga vezët del nga folikula dhe largohet nga vezorja në drejtim të gypit të mitrës.
2
Gjatë 12 deri 24 orëve pasuese, kjo vezë do të fekondohet në qoftë se një nga 250 milionë spermatozoid-et (mesatarisht) që derdh partneri juaj, arrin të notojë nëpër të gjithë rrugën nga vagina deri në qafën e mitrës, e më pas sipër drejt gypit të mitrës dhe depërton në vezë. Në këtë rrugëtim prej dhjetë orësh deri tek veza, do të mbijetojnë vetëm rreth 400 spermatozoide. Vetëm një prej tyre do të arrijë të strehohet në të duke kaluar përmes membranë-s. (Duhen rreth 20 minuta që fituesi fatlum ta gjejë rrugën për të hyrë brenda).

Gjatë dhjetë deri tridhjetë orëve pasuese, bërthama e spermatozoidit shkrihet me atë të vezës, duke kombinuar materialin gjenetik të tyre. Në qoftë se spermatozoidi mbart një kromozom Y (kromozomi Y), foshnja juaj do të jetë djalë, në qoftë se ai është një kromozom X (kromozomi X), ju do të jeni duke pritur një vajzë.

Gjatë udhëtimit prej tre katër ditësh nga gypi i mitrës deri në mitër, veza e fekonduar (tashmë e quajtur zigotë) do të ndahet në 16 qeliza identike. Pasi ajo futet në mitër, zigota quhet morula (embrioni fillestar). Një apo dy ditë më pas, ajo do të fillojë të rrugëtojë në veshjen e mitrës duke vazhduar rritjen dhe shndërrimin e saj të mahnitshëm.

Gjithcka që një femer duhet të dijë rreth endometriozës

Informacion i përgjithshëm

Osteoporoza, që do të thotë “kocka poroz-e”, është një gjendje ku kockat bëhen më të lehta dhe më pak të dendura dhe kjo bën që ato të kenë më shumë shanse që të thyhen. Osteoporoza prek më shumë se 50% të grave dhe rreth 30% të meshkujve të moshës mbi 60 vjeç.

Për të krijuar dhe mirëmbajtur kocka të shëndetshme trupi ka nevojë për sasi të mjaftueshme kalcium-i, mineralesh të tjera dhe hormonesh, përfshirë këtu estrogjenet tek femrat dhe testosteron-in tek meshkujt. Edhe vitamina D duhet që të absorbojë më mirë kalciumin e ushqimeve në trup, në kocka.

Osteoporoza zhvillohet ngadalë për shumë vite, shpesh pa simptoma. Shenja e parë që dikush ka osteoporozë duket kur dikush rrëzohet dhe shkaktohet thyerja e kockave (fraktura).

Frakturat e legenit, shpinës dhe duarve janë të zakonshme në njerëzit me osteoporozë. Këto tipe frakturash mund të jenë të rrezikshme dhe mund të çojnë në dhimbje kronike, probleme me lëvizjen dhe mund të bëjnë që njerëzit të mos jetojnë më tej të pavarur.

Disa njerëz kanë më shumë rrezik për osteoporozë sesa disa të tjerë.

Faktorët e rrezikut janë:

  • Të qenit femër;
  • Të kaluarit e fazës së menopauzë-s;
  • Ardhja e menopauzës ose heqja e ovare-ve (vezoreve) përpara moshës 45 vjeçare;
  • Të qenit më shumë se 50 vjeç;
  • Të paturit e një historie të osteoporozës në familje;
  • Të qenit i gjatë dhe i dobët;
  • Origjina e bardhë (kaukaziane) ose aziatike;
  • Dieta e varfër në kalcium ose vitaminë D;
  • Çrregullime peshe si anoreksi nervoze;
  • Pirja e duhanit;
  • Konsumimi i alkool-it në sasi të madhe;
  • Jeta sedentare (të mos qënit aktiv);
  • Të mos shpenzuarit mjaftueshëm kohë nën rrezet e diellit;
  • Marrja e ilaçeve si steroidet ose antikonvulsantët.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

Vlerësimi i rrezikut

  • Mjeku juaj ose farmacisti mund të ndihmojnë në vlerësimin e rrezikut për osteoporozën dhe mund të sugjerojnë bërjen e skanimit të densitetit të kockave (një tip rrezeje X);
  • Densiteti i mineraleve të kockës (BMD) mat rrezikun e osteoporozës. Sa më e ulët të jetë BMD-ja, aq më i lartë është rreziku i frakturave;

Ilaçi i vogël ose pilula progestogjen (POP) është një alternativë kontraceptive orale e kombinimit të pilulës. Ajo përmban një nivel të ulët të progestogjenit, por nuk përmban asnjë nga estrogjenet. Markat në dispozicion përfshijnë Microlut 28, Microval 28, Locilan 18, Micronor, dhe Noriday.

Si funksionon?

Është e mundur të prodhojë progestogjen sintetik që imiton hormonet natyrale – progesteronin – i cili është prodhuar nga trupi juaj çdo muaj kryesisht në 2 javët e fundit të ciklit tuaj menstrual. Progesteron-i trash mukus-in cervikal dhe bën rreshtimin e hollë të mitrës.
Trashësia e mukusit cervikal e bën shumë të vështirë marrjen e spermës për të fekonduar vezën dhe rreshtimi i hollë i mitrës e bën shumë të vështirë për një vezë që të implantohet edhe nëse ajo nuk arrin të fekondohet. Gjithashtu, progestogjeni mund të pengojë lirimin e vezës nga vezorja në disa (por jo në të gjitha) ciklet menstruale.

Sa efektiv është?

Ilaçi i vogël është 96-99.5% efektiv kur merret në përputhje me instruksionet.

Cilat janë avantazhet?

Disa nga avantazhet e ilaçit të vogël janë që:

  • Mund të jetë i përshtatshëm për gratë që nuk mund të marrin pilulën e kombinuar për shkak të estrogjenit që përmban (p.sh. ato me sëmundje kardiovaskular-e ose që kanë efekte anësore nga pilula e kombinuar, të tilla si ndjeshmëri të gjirit ose mbajtje likuid-esh);
  • Është më i përshtatshëm për duhanpirësit sesa pilulat e kombinuara;
  • Zvogëlon rrezikun e efekteve anësore negative të tilla si mpiksjet e gjakut dhe presioni i lartë i gjakut, që lidhen me pilulën e kombinuar;
  • Zvogëlon rrezikun e sëmundjes inflamatore pelvik-e;
  • Mund të përdoret nëse ju po ushqeni me gji;
  • Mund të fillohet direkt pas lindjes ose abort-it dhe;
  • Lejon që fertiliteti të kthehet pa vonesa pasi ju ta keni lënë atë.

Cilat janë disavantazhet?

Disa nga disavantazhet e ilaçit të vogël janë që:

  • Mund të merret në të njëjtën kohë çdo ditë;
  • Është më pak efektive sesa pilula e kombinuar;
  • Mund të merret vetëm me recetë;
  • Mund të rezultojë në gjakderdhje të parregullta;
  • Nuk të mbron ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme;