Përdorimet

Hipertension (tensioni arterial i rritur).

Kundërpërdorimet

Tek pacientët me ndjeshmëri të lartë ndaj barit si dhe ndaj bllokuesve të tjerë të enzimë-s së konversionit të angiotenzinë-s.

Efektet anësore

Anoreksi (mungesë oreks-i), dhimbje abdominale (barku), kollë e thatë persistent-e, ndryshime të zërit, hipotension (tension i ulët), proteinuri (proteina në urinë), trombocitopeni (ulje e trombo-citeve), neutropeni (neutrofile të ulura në gjak), agranulocitozë (humbje e granulocite-ve në gjak), hiperkalemi (rritja e kalium-it në gjak), rritje e nivelit të enzimave të mëlçisë, ikter kolestatik (ikter nga bllokimi i kolecist-ës), çrregullime të funksionit të veshkave, pankreas-it.

Dozimi

Kur përdoret i vetëm, në fillim jepen 12.5 mg, 2 herë në ditë; në kombinim me diuretikë (shkarkues të lëngjeve), në fillim përdoren 6.25 mg, 2 herë në ditë. Doza e zakonshme mbajtëse është 25 mg, 2 herë në ditë; doza maksimale: 50 mg, 2 herë në ditë.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 12.5 mg, 25 mg, 50 mg, 100 mg.

Përdorimet

Në epilepsi, në formën primare ose sekondar-e të epilepsisë gjeneral-e, me kriza të komponenteve toniko -klonikë. Nuk jep efekte tek petit mal. Indikohet në mani, në profilaksi-në  e çrregullimeve maniako-depresive; në neuralgji trigeminale idiopatik-e dhe neuralgji trigeminal-e; neuralgji gloso-faringeal-e idiopatike; sindrom i abstinencë-s nga alkool-i; diabeti insipid qendror; poliuri dhe polidipsi me origjinë neurohormonale; neuropati diabetike.

Kundërpërdorimet

Tek pacientët me mbindjeshmëri ndaj barit; tek nyja atrio-ventrikular-e; nuk përdoret së bashku me inhibuesit e mono-aminoksidazës (IMAO).

Efektet  anësore

Tharje e gojës, mungesë oreks-i, vjellje, diarre, konstipacion, dhimbje koke, marrje mendsh, pagjumësi, ataksi, diplopi, hiponatremi, dermatit eksfoliativ, nekrolizë epidermike toksik-e, rënie flokësh, leukopeni, trombocitopeni, agranulocitozë, trombemboli (emboli e shkaktuar nga tromb-et), hepatit, proteinuri, edemë e gjëndrave limfatik-e.

Dozimi

Të rriturit, në fillim 200 mg, 1 ose 2 herë në ditë; pastaj doza rritet ngadalë deri në 400 mg, 2-3 herë në ditë kur edhe arrihet dozimi optimal.

Tek fëmijët: 10-20 mg/kg në ditë. Doza maksimale është 1,6 gr në ditë.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 100 mg, 200 mg, 400 mg.

Shurup: 100 mg/5 mL.