Psoriaza: Çfarë duhet të dini

Psoriaza (emri i plotë psoriaza vulgaris) është një kondicion i zakonshëm lëkure, që karakterizohet nga ngjyra e kuqe, luspa në lëkurë ose kruarje. Luspat janë më të zakonshme në gjunjë, bërryla dhe lëkurën e kokës, por mund të preket lëkura e tërë trupit. Mund të preken gjithashtu thonjtë dhe një numër i vogël njerëzish kanë dhimbje dhe enjtje të kyçeve (artrit psoriatik).

Psoriaza është një kondicion kronik (që vazhdon). Ka periudha kohore kur simptomat përmirësohen ose zhduken dhe kohë të tjera kur simptomat përkeqësohen.

Edhe pse të gjithë njerëzit e çdo moshe mund të preken, mosha më e zakonshme për psoriazë është adoleshenca e vonë deri te pjekuria e hershme. Ka edhe një shfaqje të saj tek të 50-at.

Çfarë e shkakton psoriazën?

Shkaku ekzakt i psoriazës nuk dihet. Megjithatë, është e ditur se sistemi imun në lëkurë është mbiaktiv në njerëzit me psoriazën. Një tip i qelizave imune të njohura si qeliza T krijohen në lëkurë. Këto qeliza T dhe kimikatet që ato prodhojnë acarojnë qelizat e lëkurës dhe i kthejnë ato në një cikël më të shpejtë se sa ai normal–në ditë sesa në javë– duke sjellë hollimin e lëkurës dhe krijimin e luspave.

Kondicioni tenton të trashëgohet kështu që faktorët e trashëgimisë luajnë një rol të madh. Gjithashtu, ka edhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në episodet e psoriazës që janë:

  • Infeksionet – infeksione streptokokale (streptokoke bakteret) të fytit;
  • Dëmtimet, përfshirë edhe djegie-t nga dielli;
  • Ilaçe të caktuara (litiumi, që jepet për çrregullimet bipolare, ilaçet e tensonit si bllokuesit beta dhe ilaçet kundër malaria-s);
  • Stresi;
  • Marrja e dozave të larta të alkool-it;
  • Duhanpirja.

Simptomat e psoriazës

Simptomat e psoriazës variojnë midis njerëzve dhe në kohë të ndryshme. Ato mund të përfshijnë:

  • Skuqje lëkure e mbuluar me luspa të bardha;
  • Ënjtje lëkure ose kruarje;
  • Lëkurë të thatë dhe të plasaritur;
  • Thonj të dëmtuar, shtrembëruar dhe pa ngjyrë;
  • Dhimbje në kyçe dhe enjtje (ndodh tek pak njerëz).

Trajtimi i psoriazës

Edhe pse nuk ka kurë për psoriazën, në më të shumtën e rasteve sëmundja mund të kontrollohet mirë.

zzbokthi

Lëkura juaj vazhdimisht largon shtresa qelizash dhe lëkura e kokës tuaj largon më shumë se të gjitha pjesët e tjera të trupit. Zbokthi ndodh kur një sasi e madhe më shumë sesa normalja e lëkurës së kokës fillon të bjerë. Këto pjesë akumulojnë yndyrën dhe papastërtitë. Zbokthi zakonisht bie në rroba dhe në shpatulla. Shpeshherë zbokthi shoqërohet edhe me irritimin ose kruarjen.

Simptomat e zbokthit

  • Shenja të pastra të zbokthit janë pika të vogla të bardha të skalpit, që mund të bien mbi shpatulla;
  • Mund të jenë të pranishme edhe irritimi ose kruarja.

Shkaqet e zbokthit

  • Shkaku më i zakonshëm i zbokthit është mbiprodhimi i lëkurës dhe rënia e lëkurës së vdekur nga skalpi;
  • Dermatit-i Sebohorik është i kuq, i kruajtshëm dhe bën që skalpi të rrëzojë më shumë qeliza të vdekura sesa normalja. Një faktor kontribues i kësaj gjendjeje është një rritje e një myku të quajtur malassezia. Ai jeton në pjesën më të madhe tek skalpet e kokës që janë të shëndetshme. Nuk shkaktojnë probleme, por mund të ndikojnë në formimin e zbokthit, kur ato dalin jashtë kontrollit.

Çfarë mund të bëni ju

  • Masazh-oni skalpin tuaj për disa minuta çdo ditë për të ndihmuar në qarkullimin dhe në humbjen e qelizave të vdekura;
  • Lajini rregullisht flokët tuaj me një shampo anti-zbokth. Shampot e përshtatshme anti-zbokth, janë ato që përmbajnë: ketoconazole, selenium sulfid, zink pyrithione, acid salicilik. Ndonjëherë ndryshimet nga një shampo në një tjetër mund t’ju ndihmojë për të kuptuar nëse shampoja që po përdorni është duke bërë më pak efekt. Shumë njerëz zbulojnë se larja e rregullt është shumë përfituese, disa të tjerë zbulojnë se kjo irriton skalpin e tyre;
  • Flokët me yndyrë shpesh përmirësohen nga larjet me lëng limoni;
  • Skalpi i thatë i kokës shpesh përfiton nga një trajtim me vaj të ngrohtë duke e përdorur njëherë në javë. Masazhojeni atë me vaj për rreth 10 minuta përpara se ta lani;
  • Eleminoni produktet e forta të flokëve dhe ndryshoni shampon nëse ajo që po përdorni nuk po ju sjell efektivitet;

Përdorimet

Kolit (infeksion i zorrës së trashë) ulçeroz, artrit reumatoid, Crohn morbus, spondiliti ankilozues, kolit kolagjenoze, artrit kronik juvenil, psoriazë (emri i plotë psoriaza vulgaris), artrit psoriatik.

Kundërpërdorimet

Pacientët fëmijë nën 2 vjeç, obstruksion intestinal ose urinar, porfiri, mbindjeshmëri në sulfasalazin dhe metabolite të tij, salicilate ose sulfonamide ose barnat kimikisht të ngjashme (p.sh. sulfoniluretë, diuretikë tiazidë dhe të ansës, inhibitor të karboanhidrazës, mbrojtës nga rrezet e diellit me PABA-acid paraaminobenzoik, anestetikë lokal).

Efektet anësore

Veprimet anësore paraqiten në 3% të pacientëve dhe përfshijnë: anoreksi (mungesë oreks-i), dhimbje koke, ndjenjë të vjelle, vjellje, çrregullime gastrik-e, oligospermi (spermë e ulët në sasi) reversibil-e.

Dozimi

Koliti ulçeroz: Të rriturit marrin 3 deri 4 g në ditë në doza të ndara. Është e këshillueshme që të fillohet me doza të vogla që të zvogëlohet intoleranca gastrointestinal-e (p.sh. fillohet me nga 500 mg në ditë duke rritur dozën për nga 500 mg në javë).

Fëmijët 2 vjeç marrin 40 deri 60 mg/kg gjatë 24 orëve në intervale kohore të barabarta dhe në 3 deri 6 doza të ndara.

Terapia e mbajtjes: Të rriturit marrin dozë mbajtëse prej 2 g në ditë kurse fëmijët mbi 2 vjeç 30 mg/kg gjatë 24 orëve në intervale kohore të barabarta në 4 doza të ndara.

Dozat dhe format farmaceutike

Tableta të veshura: 500 mg.

Përdorimet

Terapi mbajtëse në leuçemi (leukemi) limfoblastik-e tek fëmijët, koriokarcinomë, limfomë jo Hodgins, tumor-e solide, artrit reumatoid, psoriazë (emri i plotë psoriaza vulgaris).

Vërejtje të posaçme

Si citostatikët e tjerë, insuficiencë renale (insuficienca renale); të shmanget përdorimi në porfiri.

Efektet anësore

Shih citostatikët tjerë.

Dozimi

Oral-isht, në leuçemi (leukemi) tek fëmijët: 15 mg/m2 në javë, në kombinim me barnat tjerë.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 2.5 mg, 10 mg.

Tretësira për injeksion: 2.5 mg, 25 mg (si kripë Na), 100 mg.

Përdorimet

Sëmundjet e lëkurës: Mjekimi i ekzemë-s (sëmundje lëkure nga infeksione zakonisht mykotike) tek të rriturit dhe fëmijët; ekzema atopike dhe diskoide; prurigo nodul; psoriazë (emri i plotë psoriaza vulgaris); neuro-dermatozë; dermatit disebohorik; lupus eritematoz. Terapia kur kortikosteroide të tjera më të dobëta nuk kanë patur sukses.

Sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit: Trajtimi afatshkurtër i inflamacion-eve lokale joinfektive të veshit dhe të hundës.

Kundërpërdorimet

Sëmundjet e lëkurës: Nuk përdoret te pacientët me mbindjeshmëri ndaj barit, rosace (njolla rozë), akne vulgaris (plasaritje), dermatit (infeksion të lekurës) përreth gojës, lezion-et e infektuara të lëkurës, të shkaktuara nga infeksionet mikotike ose bakteriale, në dermatozë tek fëmijët nën 1 vjeç.

Sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit: Infeksionet e patrajtuara.

Efektet anësore

Sëmundjet e lëkurës: Ndryshime atrofik-e (tharje, shkëputje) lokale në lëkurë; hiper-korticizmi (kortikosterode të rritura) dhe inhibim i veprimit tek gjëndra mbiveshkore. Nëse shfaqen shenjat e mbindjeshmërisë trajtimi duhet të ndërpritet menjëherë.

Sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit: Në përgjithësi lokale.

Dozimi

Sëmundjet e lëkurës: Në zonën e prekur aplikohet një sasi e vogël e përgattjes 2 ose 3 herë në ditë deri sa të  përmirësohet, pastaj që të mbahet nën kontroll aplikohet 1 herë në ditë apo edhe më rrallë.

Sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit: Në hundë 2-3 pika në te dyja vrimat e hundës 2 herë në ditë; në vesh, 2-3 pika çdo 3-4 orë. Pas qetësimit të simptomeve të zbritet doza.

Format farmaceutike

Sëmundjet e lëkurës:

Pomadë: ( si valerat) 0,1%

Locion: (si valerat) 0,1%

Sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit:

Pika për vesh, hundë dhe sy: 0.1%.

 

Informacion i përgjithshëm

Psoriaza (emri i plotë psoriaza vulgaris) është një gjendje e lëkurës që mund të ndodhë kudo në lëkurën tuaj. Ka qenë raportuar që ajo prek 2% të popullsisë, me meshkujt dhe femra të prekura në mënyrë të barabartë dhe mund të ndodhë në çdo moshë. Mosha më e zakonshme për fillimin e psoriazës është në mes të moshës 20 dhe 30 vjeçare.

Rreth 25% e njerëzve gjejnë se psoriaza është e kruajtshme dhe të tjerët mund të kenë një ndjenjë djegie në lëkurë.

Shfaqja e psoriazës varet nga pjesa e trupit tuaj që është e prekur. Pjesë të tilla si shpina, krahët dhe këmbët mund të kenë njolla të kuqe, të mbuluara shpesh me pllaka të argjendta në të bardha ose mund të kenë njolla të vogla të kuqe të shpërndara në të gjithë lëkurën tuaj.

Psoriaza në skalpin e kokës mund të duket si zbokth i rëndë dhe mund të ketë humbje të flokëve. Ajo mund të prekë thonjtë duke prishur formën e tyre dhe duke i bërë ato të verdhë; kjo është parë zakonisht në pacientët që kanë patur këtë gjendje lëkure për një kohë të gjatë. Mbi pëllëmbët e duarve tuaja dhe tabanin e këmbëve tuaja, psoriaza mund të duket si flluckë e rrethuar nga lëkura e kuqe.

Psoriaza mund të shfaqet në lëkurën tuaj, si në ijet tuaja, gjinjtë ose nën sqetull. Këtu ajo shpesh duket e qetë dhe me skuqje të kuqe e të kruajtshme.

Ndërmjet 10% dhe 30% të njerëzve që kanë psoriazën, do të kenë githashtu edhe artrit psoriatik, që shkakton dhimbje, ngurtësi dhe ënjtje të nyjeve.

Psoriaza ka si tendencë që të vijë dhe të largohet me kohën. Nuk ekziston një kurë, por ka trajtime të disponueshme për lirimin e simptomave. Ajo nuk është ngjitëse dhe nuk mund të përhapet nga një person tek tjetri. Ndryshe nga pezmatimi i lëkurës, pezmatimi psoriazës zakonisht nuk është i kruajtshëm.

Shkaktarët e psoriazës

Shkaku i psoriazës nuk njihet, por zakonisht ajo është e trashëgueshme. Edhe mjedisi mund të ndikojë.

Disa nga shkaqet e njohura që mund të shkaktojnë psoriazën ose ta përkeqësojnë atë janë:

  • Dëmtimi i lëkurës, që përfshin djegiet nga dielli;
  • Infeksioni;
  • Stresi;
  • Ilaçe të caktuara;
  • Alkool-i;

Për shkak se ato janë shumë larg nga zemra jonë, këmbët tona janë shpesh pjesa e parë e trupit që tregon se diçka nuk është duke shkuar mirë me qarkullimin e gjakut në trupin tonë. Gjendja e gishtave tonë është një sinjal që tregon shfaqjen e shumë sëmundjeve. P.sh. gishtat që janë “me vrima” (hapësira boshe) dhe jo të rrumbullakët mund të tregojnë mungesë të hekurit ose anemi (një mungesë të qelizave të kuqe të gjakut). Rritja e trashësisë së thonjve mund të tregojnë për psoriazë (emri i plotë psoriaza vulgaris).

Gishtat tona

Pjesa më e madhe e gishtave janë:

  • Vetë thoi;
  • Matriks, nga ku rritet thoi;
  • Lunula, një zonë e bardhë me formën e hënës në bazën e thoit;
  • Shtrati i thoit, ose indet mbi të cilat shtrihen thonjtë; dhe
  • Brazda, në të cilën thoi qëndron.

Thonjtë e shëndetshëm janë rozë, të pastër dhe rriten në brazdën e tyre normalisht. Thonjtë e gishtave rriten vazhdimisht. Nevojiten rreth 12 muaj për të zëvendësuar thoin e gishtit tuaj të madh.

Kush mund të ketë probleme të thonjve të gishtave?

Thonjtë e gishtave të njerëzve të të gjitha moshave pësojnë një sërë ndryshimesh, disa prej të cilave janë relativisht të zakonshëm. Ato mund të bëhen të trashë, të çngjyrosur, të infektuar dhe të brishtë. Në disa raste, thoi bie dhe ndërkohë një tjetër shfaqet. Më rritjen e moshës, ne kemi më shumë mundësi për të zhvilluar probleme të thonjve të gishtave.

Çfarë i shkakton problemet e thonjve të gishtave?

Problemet e thonjve të gishtave mund të shkaktohen nga lythat, tumor-et poshtë thoit, infeksionet dhe qarkullimi i dobët të gjakut. Pjesa më e madhe e problemeve vjen nga këpucët e papërshtatshme, të cilat ushtrojnë shumë presion mbi thonjtë. Dëmtimet, siç janë gërvishtjet dhe infeksionet mund të shkaktojnë gjymtim të përhershëm të thonjve.

Gjendjet e zakonshme dhe trajtimet

Rritja e brendshme e thonjve (e futura në mish)