Infertiliteti

Infertilitet është konsideruar paaftësia për të arritur shtatzëninë pas 12 muajsh të marrëdhënieve normale seksuale pa kontraceptivë. Sterilitet-i mund të prekë mashkullin apo femrën ose të dy.

Çfarë ndikon tek fertiliteti?

Femrat janë në fertilitetin e tyre më të mirë në të 20-at, por do të ndalojnë prodhimin e vezëve (ovulacion) kur ato të arrijnë menopauzë në të 40-tat ose afër të 50-tave. Megjithatë, burrat mund të vazhdojnë të prodhojnë spermë edhe në të 70-tat e tyre, por cilësia e spermës përkeqësohet me moshën. Ka edhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në fertilitetin, duke përfshirë:

  • Shqetësimet e përgjithshme shëndetësore të tilla si obezitet-i, sëmundja e tiroides ose diabet-i pakontrolluar;
  • Faktorët psikologjikë të tillë si stresi, tensioni dhe ankth-i;
  • Pirja e tepruar e duhanit dhe konsumi i alkool-it;
  • Disa lloje ilaçesh.

Çfarë e shkakton fertilitetin femëror?

  • Dështimi për të prodhuar vezë;
  • Dështimi për zhvillimin e vezoreve, siç shihet në kushte të tilla si sindroma Turner;
  • Endometrioza, një gjendje që shkakton rritje anormal-e të indit endometrium, shpesh duke shkaktuar dhëmbëzim dhe inflamacion në organ-et riprodhuese;
  • Tubat fallopianë të bllokuar (tubat që marrin vezët nga vezorja për në bark). Kjo shpesh është shkaktuar nga infeksione të tilla si sëmundja pelvik-e inflamatore (PID) ose sëmundje seksualisht e transmetueshme (STD-sexual transmitted diseases) siç janë klamidia ose gonorre-a;
  • Tumor-i i mitrës ose dhëmbëzat që pengojnë vezën e fekonduar nga transplantim-i;
  • Disa pabarazi hormonale;
  • Mukus-i “armiqësor” në qafën e mitrës që nuk e lejon spermën që të hyjë;
  • Në raste të veçanta, disa gra mund të kenë një reaksion ndaj spermës së partnerit.

Vlerësimi i infertilitetit

Mjekët mund të vlerësojnë infertilitetin tek të dy partnerët nëpërmjet:

  • Marrjes së një historie të detajuar mjekësore duke përfshirë edhe problemet menstrual-e, ekspozimin ndaj STD-ve apo parotit-it, përdorimin e barnave të caktuara dhe ilaçeve, kohën dhe rregullueshmërinë e marrëdhënieve seksuale;
  • Ekzaminimit fizik të të dy partnerëve;
Ndryshimet e zërit

Ndryshimet e zërit ndodhin dhe shpesh lidhen me një sërë sëmundjesh të vogla. Pjesa më e madhe prej nesh ka përjetuar ndryshimet e zërit, veçanërisht gjatë infeksioneve të fytit.

Por ndonjëherë një ndryshim në zë mund të jetë shenjë e një problemi më serioz.

Tingulli që ne nxjerrim kur flasim ose këndojmë prodhohet në laring, dhe nganjëherë është e njohur me emrin kutia e zërit, një strukturë që gjendet në fyt ndërmjet pjesës së pasme të gjuhës dhe trakesë (laringut). Çdo sasi ajri që ne thithim dhe që shkon në mushkëri kalon më parë në fyt.

Laringu është organi përgjegjës për respiracion-in, mbrojtjen e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes. Tumor-et malinj-e të laringut do të prekin këto funksione dhe manifestimet klinik-e do të jenë në varësi të madhësisë dhe vendosjes së masës tumoral-e. Kështu p.sh. një pacient me tumor supraglotik (supraglotis) mund të mbetet asimptomatik për një kohë të gjatë derisa tumori të arrijë përmasa të mëdha dhe të japë bllokim të frymëmarjes ose mund të ndodhë që një limfo-nodul metastatik të jetë shenja e parë klinike që e sjell pacientin tek mjeku. Pacientët me tumore glotike paraqiten herët pasi ngjirja është një simptomë që shfaqet shpejt. Tumoret subglotike janë të rralla dhe mund të paraqiten me stridor ose hemoptizi.

Infeksioni i laringut shkaktohet nga të ftohtit dhe fyti i tharë. Në qoftë se nuk çon në bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, nuk është problem serioz. Shenjat më të përgjithshme janë humbja e zërit dhe ngjirja. Fëmija mund ta ketë të vështirë dhe të dhimbshme që të gëlltitet, mund të ketë kollë të thatë dhe ethe të lehta. Shumica e rasteve të laringit-it nuk zgjasin. Fëmija duhet të pushojë mundësisht në një mjedis të lagësht, ku të qarkullojë ajri. Jepini shumë lëngje dhe mos e lini të flasë shumë. Nëse temperatura vazhdon, ka nevojë për antibiotikët. Sigurohuni që nuk është i nxehtë dhe nëse vini re shenja të bllokimit, lajmëroni mjekun.

Mosha dhe pjelloria: Mbetja shtatzënë në të njëzetat

Koha është në anën tuaj në qoftë se po përpiqeni të mbeteni shtatzënë në të njëzetat tuaja, edhe biologjia po ashtu. Trupi juaj është i përgatitur plotësisht për shtatzëninë dhe ka të ngjarë do të jetë ende në qoftë se ju vendosni të shtoheni.

E thënë kjo, shtatzënia në çfarëdo moshe vjen me avantazhe dhe dizavantazhe të dallueshme. Ne jemi lidhur me specialistë të pjellorisë, konsulentët financiarë dhe edukatorët e marrëdhënieve dhe nëna rreth të njëzetave për të marrë një tablo realiste të asaj se çfarë do të thotë të keni një fëmijë në të njëzetat tuaja.

Pro-të

Nga një perspektivë rreptësisht biologjike, të njëzetat janë dhjetëvjeçari më i mirë për ngjizjen dhe për mbajtjen e një foshnje. Ekspertët thonë se pjellshmëria mesatare e gruas arrin kulmin kur ajo është në moshën 24 vjeç.

Ashtu si çdo grua, ju jeni lindur me të gjitha vezët që do të keni gjatë jetës tuaj: rreth 1 milion në lindje. Në kohën që arrini pubertet-in, vezët tuaja numërohen rreth 300 000, por vetëm 300 prej tyre çlirohen nga vezoret gjatë viteve tuaja të riprodhimit.

Ndërsa moshoheni, vezoret tuaja plaken së bashku me pjesën tjetër të trupit tuaj dhe vezët tuaja bëhen më pak të shëndetshme. Për këtë arsye, vezët e grave më të reja kanë më pak të ngjarë se ato të grave më të moshuara  që të kenë anomali gjenetike, të cilat japin si rezultat sindroma Down dhe defekte të tjera në lindje.

Risku i abort-eve po ashtu është shumë më i ulët. Risku është rreth 10% për gratë në të njëzetat e tyre, 20% për gratë në mes apo në fund të tridhjetave dhe rreth 35% për gratë në fillimin e të dyzetave.

Në të njëzetat, ju keni më pak të ngjarë që të keni probleme të tjera gjinekologji-ke si fibroid-e dhe endometriozë, të cilat shpesh përparojnë dhe me kalimin e kohës bëhen shumë problem.

Vetë shtatzënia është zakonisht më e lehtë fizikisht për gratë në të njëzetat, sepse ato janë me një risk më të ulët për ndërlikime shëndetësore si presioni i lartë i gjaku-t dhe diabet-i.

Vezët, pjelloria dhe mosha: Si funksionojnë?

Pjelloria bie natyrshëm me rritjen e moshës së gruas, por rënia ka pak të bëjë me plakjen që ndodh në kocka, lëkurë dhe pjesën më të madhe të organ-eve të trupit. Është mosha dhe cilësia e vezëve të një gruaje arsyeja primare për rënien e pjellorisë me plakjen e gruas. Ja sepse gratë në të pesëdhjetat e madje edhe në të gjashtëdhjetat kanë qenë në gjendje të mbeten shtatzënë duke përdorur vezët e dhuruara nga një grua më e re.

Ju ndoshta keni dëgjuar që vajzat lindin me një pasuri të tërë vezësh-ose para vezësh- tashmë brenda vezoreve të tyre. Kjo do të thotë që vezët e një gruaje janë gjithmonë në moshën që është dhe gruaja. Këto një milion deri në dy milionë vezë në pritje quhen oocite primare. Ato në të vërtetë ende nuk janë vezë, por janë mbështjellë në një fshikëz mbrojtëse, në folikulë dhe ruhen në një lloj gjumi, duke pritur për hormonet e pubertet-it që t’i zgjojnë. Me kalimin e kohës, oocitet vdesin vazhdimisht. Në kohën që vajza arrin pubertetin kanë mbetur vetëm 300 000 deri në 500 000. Pjesa tjetër janë shpërbërë dhe absorbuar nga trupi në një proces natyror të quajtur atresia.

Ndarja e vezëve

Shumica e qelizave në trup përmbajnë dy kopje të strukturave të quajtura kromozome. Kromozomet përmbajnë ADN-në tonë, informacionin tonë gjenetik. Qeniet njerëzore kanë 23 çifte kromozomesh të ndryshëm, domethënë 46 kromozome në secilën qelizë. Kur një oocit primar ndahet, çdo pjesë ka vetëm një kromozom. Pasi oociti i nënshtrohet kësaj ndarje, quhet vezë. Qelizat e spermës po ashtu kanë vetëm një kopje të secilit kromozom, 23 në total. Kjo siguron që kur veza dhe sperma takohen dhe shkrihen me njëra tjetrën, veza e fekonduar që vjen si rezultat, që së shpejti do të bëhet embrion, do të ketë dy kopje të secilit nga kromozomet në çdo qelizë.

Problemet e menstruacioneve

Zbuloni se çfarë është normale dhe se çfarë nuk është normale për periodat tuaja.

Amenorre-a (mungesa e periodave)

Amenorre nënkupton një mungesë të periodave. Mjekët zakonisht e klasifikojnë amenorre-an në primare dhe në sekondar-e.

  • Amenorrea primare: kur periodat tuaja nuk kanë filluar dhe ju jeni të paktën 16 vjeç;
  • Amenorrea sekondare: kur ju normalisht keni perioda po ato janë ndaluar për 6 muaj ose më shumë.

Kur është normale për të mos patur perioda?

Është normale për të mos patur perioda:

  • Përpara se të arrini pubertet-in;
  • Kur jeni shtatzënë;
  • Nëse ushqeni me gji; dhe
  • Nëse ju keni arritur menopauzë.

Shkaqet e amenorreas

Amenorre-a mund të shkaktohet nga:

  • Mosfunksionimi në gjëndra tiroide, hipotalam (pjesë e trurit që ndihmon në rregullimin e ciklit menstrual) ose gjëndrës së hipofizës;
  • Problemet me vezoret;
  • Problemet anatomi-ke në qafën e mitrës, mitër ose tek vagina;
  • Vonesa e pubertetit;
  • Ushtrimet e zgjatura;
  • Stresi;
  • Depresion-i dhe disa forma të tjera të problemeve mendore;
  • Pesha e vogël trupore;
  • Disa ilaçe, që përfshijnë pilulat kontraceptive (mund të duhet 3–6 muaj për të filluar përsëri periodat pas ndalimit të pilulave), ilaçet e caktuara antipsikotike dhe kemiotarepia për kancer-in;
  • Sëmundjet kronike;
  • Zhbalancimi hormonal siç është sindroma policistike e ovareve;
  • Menopauza e parakohshme.

Dismenorrea (perioda të dhimbshme)

Dismenorre nënkupton perioda të dhimbshme. Dhimbjet e periodave dhe parehatia shpesh janë më të forta në ditën e parë të periodave. Dismenorre tenton që të arrijë kulmin shumë shpejt pas pubertetit, kështu që nëse periodat janë duke u bërë më të dhimbshme ndërkohë që rriteni, shkoni tek doktori. Doktorët zakonisht e klasifikojnë dismenorre-an në primare dhe sekondare (shihni më poshtë).

Simptomat e dismenorreas

Simptomat e zakonshme të dismenorreas përfshijnë:

  • Dhimbje barku dhe ndonjëherë dhimbje në kofshën e sipërme;
  • Ngërçe
  • Dhimbje koke;
  • Përzierje; dhe
  • Kapsllëk ose diarre.

Me raste mund të keni të vjella.

Rregulla të thjeshta për rritjen e fëmijës

Sjellja e fëmijëve është një nga punët më të vështira dhe më të rëndësishme që çdonjëri prej nesh merr përsipër. Autori amerikan Robert Fulghum sugjeron këto 10 rregulla të dobishme:

1.  Fëmijët nuk janë kafshë shtëpiake.

2.  Jeta që ato në të vërtetë jetojnë dhe jeta që i transmetoni atyre nuk është e njëjtë.

3.  Mos merrni shumë personalisht atë që fëmijët bëjnë.

4.  Mos i mbani “letrat” hapur për to–një memorie e shkurtër është më e domosdoshme.

5.  Pisllëku dhe rrëmuja janë një terren ushqyes për mirëqenien.

6.  Qëndroni larg dhomave të tyre pas pubertet-it.

7.  Qëndroni jashtë miqësisë së tyre dhe jetës së tyre intime, përveç nëse ato ju përfshijnë vetë.

8.  Mos u mërzisni nëse ato asnjëherë nuk ju dëgjojnë; shqetësohuni që ato gjithmonë ju vështrojnë.

9.  Mësoni nga ato; ato kanë shumë për t’ju mësuar.

10. Dashurojini ato gjatë; lejojini të largohen herët.

Përdorimet

Infertilitet hipopituitar (pjellori e ulët nga hipopituitarizmi), trajtim i pasuksesshëm me klomifen. Trajtim superovulativ (nxitës ovulacion-i), koncepsion i asistuar (p.sh. in vitro fertilizimi). Hipogonadizëm hipo-gonadotropik me oligospermi (ulja e sasisë së spermës nga gonadet e vogla me prodhim të ulët të gonadotropina-ve). Pubertet i vonuar.

Kundërpërdorimet

Tumor-et me androgjene-varësi.

Efektet anësore

Edemë, dhimbje koke, ndryshim i disponimit, gjinekomasti (rritje e gjinjve në mënyrë patologji-ke), reaksione lokale, shtatzëni e shumëfishtë, lodhje.

Dozimi

Doza akordohet varësisht prej rezultatit të terapisë.

Format farmaceutike dhe dozat

Ampula: 1.500 njësi, 2.000 njësi, 5.000 njësi, 10.000 njësi. Solvensi është i bashkangjitur. Administrimi është me injeksion subkutan (S.C) ose ineksion intravenoz (I.V).

Përdorimet

Terapi zëvendësimi në trajtimin e pubertetit (pjekja seksuale) të vonuar tek djemtë, dhimbje e gjinjve pas lindjes, hipogonadizëm (aktivitet i ulët i gjëndrave seksuale) mashkullor, kancer i gjinjve i paoperueshëm.

Kundërpërdorimet

Hipertrofi beninj-e prostatës (prostata), me obstruksion (bllokim); kancer prostate; shtatzëni; karcinomë gjiri tek meshkujt; hiperkalcemi (kalcium i rritur në gjak).

Efektet anësore

Akne, çrregullime menstrual-e, karcinomë prostate, shqetësim, suprimim (ulje) i spermatogjenezë-s (prodhimit të spermës), alopeci (rënie flokësh).

Dozimi

Përgatitjet me veprim të zgjatur: me rrugë I.M (muskulare):

Terapi zëvendësimi të hormoneve androgjene, 10-50 mg 2-3 herë në javë; hipogonadizëm mashkullor 50-400 mg çdo 2-4 javë; pubertet i vonuar tek djemtë, 50-200 mg çdo 2-4 javë.

Format farmaceutike dhe dozat

Kapsula: 40 mg.

Injeksion: 250 mg (si enantat), 20 dhe 40 mg (si propionat).

Informacion i përgjithshëm

Shytat përbëjnë një infeksion të gjëndrave të pështymës, të cilat gjenden në anën e qafës, poshtë veshëve tuaj. Shytat janë më të zakonshme tek fëmijët e moshës shkollore dhe adoleshentët.

Shytat shkaktohen nga një virus dhe përhapen nëpërmjet kollës dhe teshtitjes. Pasi është prekur nga virusi, sëmundjes i duhet rreth 12 deri në 25 ditë për t’u përhapur (periudha e inkubacion-it).

Njerëzit me shyta janë të prekur në rreth një javë para fillimit të simptomave, deri në nëntë ditë më pas, pasi ënjtja të jetë shfaqur.

Simptomat

  • Temperaturë;
  • Dhimbje koke;
  • Lodhje;
  • Humbje oreksi;
  • Gjëndra të fryra.

Zakonisht ka ënjtje dhe ndjeshmëri apo dhimbje që ndikojnë në të dy gjëndrat pështymore. Ndonjëherë një gjëndër do të bymehet, pasuar nga të tjera pas një ose dy ditësh. Mund të keni dhimbje dhe parehati, ndërkohë që gëlltisni, flisni, përtypni ose pini.

Disa fëmijë nuk kanë simptoma dhe mund të kenë shytat pa e ditur.

Komplikacione

Shytat janë zakonisht një sëmundje e butë, por disa njerëz mund të zhillojnë komplikacione serioze dhe rrallë këto komplikacione mund të jenë fatale. Komplikacionet përfshijnë meningjit-in dhe shurdhimin e përhershëm.

Meshkujt që kanë shyta pas pubertet-it janë në rrezik të të zhvilluarit të ënjtjes së testikujve. Kjo mund të jetë shumë e dhimbshme dhe në disa raste mund të sjellë probleme të fertilitetit, ndërkohë që sterilitet-i është një komplikacion i rrallë. Simptomat duhet të largohen brenda një jave.

Shytat gjithashtu do të rrisin rrezikun e abort-it gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë.

Vaksinimi

Nuk ka një trajtim specifik për shytat, kështu që parandalimi i tij nëpërmjet imunizim-it është shumë i rëndësishëm.  Kujdesi për shëndetin publik ndër të tjera përfshin vaksinë-n e fruthit falas duke përfshirë edhe vaksinën e fruthit-shytave-rubeolë-s (vaksina MMR). Fëmijët të cilët janë të imunizuar marrin vaksinën MMR në moshën 12 muajshe deri në 4 vjeç.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

Gjithmonë duhet të shkoni tek doktori nëse ju mendoni se fëmija juaj ka shytat.

Gjithashtu shkoni tek doktori nëse:

Menarke është emri i kohës kur një vajzë ka periodat e saj të para. Mosha në të cilën kjo vjen është në varësi të personit. Në shoqëritë perëndimore shumica e vajzave e përjetojnë këtë midis moshës 10-14 vjeç. Kjo moshë ka ardhur në rënie nga viti në vit, ndoshta për shkak të përmirësimit të kushteve sociale dhe të të ushqyerit.

Përpara se të arrijnë periodat e para, shumica e vajzave shfaqin shenjat e para të pubertitetit—fillimi i zhvillimit të gjoksit dhe dalja e qimeve të buta në zonën pubik-e dhe poshtë sqetullave. Nëse shenjat e pubertitetit tek vajzat shfaqen shumë herët, përpara moshës 8 vjeçare, kjo quhet pubertitet me zhvillim të parakohshëm. Kjo mund të jetë normale për një individ, por në të vërtetë mund të jetë shenjë e problemeve hormonale, kështu që është mirë që vajzat me pubertitet të hershëm të shikohen nga mjeku.

Zakonisht cikli i rregullt menstrual nuk ndjek periodën e parë. Periodat tentojnë të shfaqen kuturu gjatë vitit të parë ose të dytë përpara se të shfaqen sipas një rregulli të caktuar, që zakonisht vjen çdo 24-30 ditë.

Disa vajza i përjetojnë periodat e para pa e kuptuar se ç’janë ato. Papritur shikojnë gjak tek të brendshmet, në shtrat dhe kjo është përgjithësisht një përvojë e frikshme. Për këtë arsye, është e rëndësishme që prindërit të përgatisin vajzat që më parë për menarken, për ndryshimet që shoqërojnë rritjen e saj.