Udhëzime për stërvitjen javë pas jave: Tremujori i tretë

[ssba_hide]

Sëmundjet e zemrës dhe rrahjet anormale të saj (Aritmia)

Një rrahje zemre e parregullt quhet aritmi, e cila nuk është e njëjtë me pulsin e çrregullt. Në fakt, nuk është e thënë që të ndodhin të dyja së bashku.
Norma e pulsit të zemrës është nga 50 deri në 100 rrahje në minutë. Aritmitë mund të shfaqen edhe kur pulsi është normal, por dhe kur pulsi është i ngadaltë ose i shpejtë. Në SHBA, më shumë se 850,000 njerëz shtrohen në spital për shkak të një aritmie çdo vit.

Cilat janë shkaqet e aritmisë?

Aritmitë mund të shkaktohen nga disa faktorë, duke përfshirë :

    • Sëmundjen e arterie-ve koronare;
    • Disbalancat e elektrolite-ve në gjak (të tilla si natriumi ose kalium-i);
    • Ndryshimet në muskujt e zemrës tuaj;
    • Dëmtimi nga një atak në zemër;
    • Procesi i shërimit pas një operacioni në zemër;
    • Ritmet e parregullta të zemrës (puls i çrregullt) mund të ndodhin edhe tek zemrat e shëndetshme.

Cilat janë llojet e aritmive?

Llojet e aritmive përfshijnë :

      • Tkurrje të parakohshme atriale. Këto janë rrahjet e para shtesë që e kanë origjinën tek atria (dhomat e sipërme të zemrës). Ato janë jo të dëmshme dhe zakonisht nuk kërkojnë trajtim.
      • Kontraktimet ventrikulare të parakohshme (PVC). Këto janë ndër aritmitë më të zakonshme dhe ndodhin tek njerëzit me ose pa sëmundje të zemrës. Kjo është ajo rrahja e munguar e zemrës, që ne të gjithë e përjetojmë herë pas here. Për disa njerëz, kjo mund të jetë e lidhur me stresin, kafeinë-n ose nikotinë-n e shumtë, apo me stërvitjen e tepërt. Por ndonjëherë, PVC-të mund të shkaktohen nga sëmundjet e zemrës apo nga çekuilibri i elektroliteve. Njerëzit të cilët i përjetojnë shpesh PVC-të ose simptomat që lidhen me to, duhet të vizitohen nga një mjek i zemrës. Megjithatë, në shumicën e njerëzve, PVC-të janë zakonisht të padëmshme dhe rrallë kanë nevojë për trajtim.
      • Fibrilacioni (dridhja) atrial. Fibrilacion atrial është një ritëm i parregullt i zemrës, tepër i zakonshëm, i cili bën që atria, dhomat e sipërme të zemrës, të kontraktohen në mënyrë anormal-e.