8 hapa të thjeshtë për banjën e parë të foshnjës tuaj

Banjat me sfungjer

Rreth javës së parë më e mira është që t’i bëni foshnjës tuaj banja me sfungjer, me një shtupë të njomur me ujë të ngrohtë. Lani shpesh fytyrën dhe duart dhe mbani të pastër zonën gjenital-e pas çdo ndërrimi të pelenave.

Banjat në vaskë

Pasi baza e të quajturit kordoni umbilikal thahet, i bie korja dhe shërohet, ju mund të filloni t’i bëni të porsalindurit (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) tuaj banja në vaskë. Meqë foshnja është e vogël, ka kuptim të përdoret një vaskë e vogël plastike për foshnjat.

Edhe pse disa prindër i lajnë foshnjat e tyre çdo ditë, një banjë nuk është e domosdoshme më shumë se sa tre herë në javë gjatë vitit të parë të jetës. Larja shumë e shpeshtë e foshnjës mund ta thajë lëkurën e saj.

Disa foshnja e gjejnë ujin e ngrohtë shumë qetësues. Nëse ndodh kështu me foshnjën tuaj, është në rregull që ajo të zgjatet paksa. Të tjerë qajnë gjatë banjës dhe duan të dalin prej saj. Banjat nuk ka nevojë të zgjasin shumë: pesë minuta është një kohë e mjaftueshme për ta mbajtur foshnjën të pastër para se uji të ftohet më shumë se duhet.

Kur ju i bëni banjë një të porsalinduri, në fillim mund të jetë paksa frikësuese. Mbajtja e një krijese të lagur e të rrëshqitshme kërkon praktikë dhe besim në vetvete, kështu që qëndroni e qetë dhe ruani një kontroll të mirë mbi të.

Siguria gjatë banjës

• Asnjëherë mos e lini foshnjën pa mbikëqyrje, as edhe për një minutë. Nëse bie zilja apo telefoni dhe ju mendoni që ju duhet të përgjigjeni, mbështilleni atë me peshqir dhe merreni me vete.
• Asnjëherë mos e lini foshnjën kur uji është duke rrjedhur. (Ai mund të jetë shumë i nxehtë dhe me thellësi më të madhe nga sa duhet).
• Kufizoni temperaturën e ujit në jo më shumë se 45° C. Një foshnjë mund të pësojë djegie të shkallës së tretë në më pak se një minutë në temperaturën 60° C.

Piketat e zhvillimit të foshnjës tuaj: Rrokullisja

Rrokullisja

Pasi foshnja juaj fiton kontrollin mbi kokën e vet dhe pothuaj në të njëjtën kohë kur mësohet të qëndrojë ulur, ajo do të mësohet edhe të rrokulliset. Do të mësojë të kthehet nga shtrirë në shpinë, në shtrirë mbi bark dhe anasjelltas dhe do ta përdorë këtë aftësi të re të tij për të lëvizur nëpër shtëpi. Stimul-i për këtë është një lodër larg tij, apo edhe juve vetë.

Kur krijohet kjo aftësi?

Foshnja juaj mund të jetë në gjendje të kthehet nga pozicioni barkas në shpinë, qysh në moshën 4 muajsh. Do t’i duhet edhe një apo dy muaj që të rrotullohet nga pozicioni në shpinë në atë barkas, sepse ka nevojë për muskuj më të fortë të qafës dhe të krahëve për ta realizuar këtë manovër.

Si krijohet?

Rreth moshës tre muajsh kur foshnja vihet mbi bark do të fillojë të ngrejë kokën dhe shpatullat duke përdorur krahët për t’u mbështetur. Kjo mini ulje-ngritje e ndihmon atë që të forcojë muskujt që do të përdorë për t’u rrokullisur. Foshnja do t’ju çudisë ju dhe veten herën e parë që rrokulliset.

Në moshën 5 muajsh foshnja juaj ndoshta do të jetë në gjendje të ngrejë kokën e tij, të ngrihet mbi krahë dhe të harkojë shpinën për të ngritur gjoksin nga toka. Madje ai mund të mbështetet mbi barkun e tij, të shkelmojë me këmbë dhe të “notojë” me krahë. Të gjithë këto ushtrime e ndihmojnë që të zhvillojë muskujt që i nevojiten për t’u rrokullisur në të dy drejtimet, ndoshta rreth moshës 6 muajsh.

Ndërsa disa foshnja e kanë rrokullisjen si mënyrën e tyre parësore të transportit mbi dysheme, të tjerë e kapërcejnë këtë fazë dhe zhvendosen duke qenë ulur, duke u zgjatur dhe duke u zvarritur.

Për sa kohë foshnja juaj vazhdon të fitojë aftësi të reja dhe të tregojë interes për të ardhur vërdallë dhe për të eksploruar mjedisin e vet, mos u shqetësoni.

Po më pas?

ALS - Skleroza amiotrofike laterale

Çfare eshte skleroza amiotrofike laterale?

Skleroza amiotrofi-ke laterale, ose ALS (amyotrophic lateral sclerosis) është një sëmundje në të cilën disa qeliza të trurit dhe të shtyllës kurrizore vdesin dalëngadalë. Këto qeliza nervore quhen neurone motorike dhe kontrollojnë muskujt që lejojnë të lëvizin pjesët e trupit tuaj. ALS quhet edhe sëmundja Lou Gehrig (LOU GEHRIG-ut Sëmundja e).

Personat që kanë këtë formë skleroze gradualisht bëhen gjithnjë e më të paaftë. Periudha e keqësimit të sëmundjes është e ndryshme për njerëz të ndryshëm. Disa persona jetojnë me ALS për disa vjet. Por me kalimin e kohës ALS ua bën të vështirë të ecin, flasin, të gëlltisin dhe të marrin frymë. Këto probleme mund të çojnë në plagosje, sëmundje dhe në fund të fundit në vdekje. Në shumicën e rasteve vdekja ndodh brenda tre deri pesë vjetësh pasi fillojnë të shfaqen simptomat, megjithëse disa persona jetojnë edhe për shumë vjet, madje edhe dhjetëvjeçarë.

Mund të jetë shumë frikësuese për dikë që të mësojë se ka ALS. Biseda me mjekun, marrja e këshillimeve dhe bashkimi në një grup mund ta ndihmojnë që të merret me ndjenjat e veta. Edhe pjesëtarët e familjes mund të kenë nevojë për mbështetje apo këshillim me keqësimin e sëmundjes.

ALS është e rrallë. Çdo vit në SHBA dhe në pjesën më të madhe të botës vetëm 1 ose 2 vetë në 100 000 sëmuren nga ALS. Burrat e marrin ALS pak më shumë se gratë. ALS mund të shfaqet në çdo moshë, por më shpesh fillon tek të rriturit e moshës së mesme dhe të moshuarit.

Çfarë e shkakton ALS?

Mjekët nuk e dinë çfarë e shkakton ALS. Në rreth 1 rast në 10 ajo shfaqet në familje. Kjo do të thotë që 9 herë nga 100 një person me ALS nuk ka ndonjë pjesëtar të familjes me këtë sëmundje.

Cilat janë simptomat?

Piketa të zhvillimit të foshnjës tuaj: Qëndrimi ulur

Qëndrimi ulur

Qëndrimi ulur në mënyrë të pavarur i jep foshnjës tuaj një perspektivë të re për botën. Pasi muskujt e shpinës dhe të qafës së tij të jenë mjaft të forta për ta mbajtur atë drejt dhe ai të kuptojë se ku duhet t’i verë këmbët që të mos rrëzohet, është vetëm çështje kohe, deri sa ai të kalojë në zvarritje, të ngrihet më këmbë dhe të fillojë të ecë.

Kur zhvillohet kjo aftësi?

Ka mundësi që foshnja juaj do të mësojnë të qëndrojë ulur në mënyrë të pavarur midis moshës 4 dhe 7 muajsh. Afërsisht kjo është koha kur ai ka zotëruar rrotullimet dhe mbajtjen lart të kokës. Shumica e foshnjave mund të qëndrojnë mirë ulur për disa minuta pa mbështetje në kohën kur ata janë 8 muajsh. Edhe foshnjat që kanë zotëruar të qëndruarit ulur, herë pas here rrëzohen, shpesh për shkak se e humbasin interesin për të qëndruar drejt.

Si zhvillohet ajo?

Ndërsa ju mund ta mbështesni foshnjën tuaj që ai të qëndrojë ulur qysh nga dita e parë, të qëndruarit ulur në mënyrë të pavarur, nuk do të fillojë deri sa ai të ketë kontrollin mbi kokën e tij. Duke filluar nga mosha 5 muajsh, muskujt e qafës dhe të kokës të foshnjës tuaj forcohen me shpejtësi dhe ai mësohet ta mbajë kokën lart, ndërsa qëndron shtrirë mbi bark.
Pastaj, ai do të kuptojë se si të mbështetet mbi krahët e tij dhe ta ngrejë gjoksin e tij, një lloj ulje ngritje e vogël mbi krahë. Në moshën 5 muajsh, ai mund të jetë i aftë që qëndrojë ulur për disa çaste pa u ndihmuar, megjithëse ju duhet të qëndroni pranë për t’i dhënë mbështetje dhe për ta rrethuar me jastëkë për të zbutur ndonjë rënie të mundshme.
Së shpejti, foshnja juaj do të kuptojë sesi ta ruajë ekuilibrin duke qenë ulur dhe duke u anuar përpara mbi njërën apo të dyja duart në pozicionin e një trekëmbëshi. Nga mosha 7 muajsh, ndoshta do të jetë në gjendje të qëndrojë ulur pa mbështetje (duke i lënë të lira duart që të eksplorojnë) dhe do të mësojë se si të arrijë një objekt të dëshiruar ndërsa qëndron ulur.

Slideshow: Udhëheqës vizual për të kuptuar Lupus-in

[ssba_hide]

Simptomat dhe zgjidhjet e tiroides

Kur tiroidja “shkon” keq

A ju zvarritur lodhja dita ditës? A keni mjegull të trurit (një sëmundje që prek gjykimin dhe ndërgjegjen në përgjithësi), shtim në peshë, ethe apo rënie flokësh? Apo është krejtësisht e kundërta për ju: A jeni shpesh tejet të lëvizshëm, të djersitur, apo të shqetësuar? Gjëndra tiroide mund të jetë fajtore. Ky rregullator i madh i trupit dhe mendjes ndonjëherë çrregullohet, veçanërisht tek gratë. Marrja e trajtimit të duhur është kritike, në mënyrë që të ndjeheni sa më mirë dhe të shmangni problemet e rënda shëndetësore.

Çfarë është gjëndra tiroide?

Tiroidja eshte një gjëndër në formë fluture në pjesën e përparme të qafës. Ajo prodhon hormonet që kontrollojnë shpejtësinë e metabolizmit, sistemi që ndihmon trupin të përdorë energji. Çrregullimet e tiroides mund ta ngadalësojnë ose ta përshpejtojnë metabolizmin tuaj, duke ndaluar prodhimin e hormoneve tiroide. Kur nivelet e hormoneve janë shumë të ulëta apo shumë të larta, ju mund të përjetoni një gamë të gjerë simptomash.

Simptomë: Rënia ose shtimi në peshë

Ndryshimet e pashpjegueshme në peshë janë një nga shenjat më të zakonshme të një çrregullimi të tiroides. Rritja e peshës mund të raportojë nivele të ulëta të hormoneve tiroide, një gjendje mjekësore që quhet hipotiroidizëm. Në anën tjetër, nëse tiroidja prodhon më shumë hormone se nevojat e trupit, ju mund të humbni peshë papritur. Kjo gjendje njihet si hipertiroidizëm. Hipertiroidizmi është shumë më i zakonshëm.

Simptomë: Ënjtje në qafë

Një ënjtje ose zgjerim në qafë është një e dhënë e dukshme se diçka nuk shkon me tiroiden. Një guterie (fryrje e qafës) mund të ndodhë si me hipotiroidizmin, ashtu dhe me ose hipertiroidizmin. Ndonjëherë ënjtja në qafë mund të vijë si pasojë e kancer-it të tiroides ose nodul-ës, gunga të cilat zhvillohen brenda tiroides. Ënjtja mund të jetë edhe pasojë e një shkaku që nuk lidhet me tiroiden.

Simptomë: Ndryshime të normës së rrahjes së zemrës

Paraplegjik apo kuadriplegjik?

Shpina e njerëzve përbëhet nga kafazi, i cili vetë përbëhet nga segmente të kockave të quajtura vertebra. Ato mbrojnë kordën shpinore, që zë pjesën më të madhe të gjatësisë së brendshme të shpinës. Korda shpinore është si një masë e linjave telefonike, që transmetojnë mesazhet nervore nga truri për në pjesët e ndryshme të trupit. Ato japin stimul-uesin fillestar nga truri për ndjeshmërinë dhe lëvizjet.

Në dëmtimet e kordës shpinore, shpina normalisht dëmtohet përgjatë gjatësisë së saj. Në këtë rast, thuhet se ke thyer kurrizin apo qafën. Kockat e shpinës mjekohen, sikurse dhe kockat e tjera të trupit kur thyhen. Megjithatë, kur dëmtohet korda shpinore, dëmtohen edhe qeliza nervore në kordën shpinore; këto nuk riparohen. Është ky dëmtim i nervave, që shkakton humbje të përhershme të funksioneve dhe rezulton në gjendjen e njohur si paraplegji ose  kuadriplegji. Këto gjendje mund të rezultojnë në kushtet mjekësore si tumor-e ose abscese në shpinën e dëmtuar.

Këto dëmtime mund të shkaktojnë humbje permanent-e të ndjesisë ndaj lëvizjes së këmbëve, krahëve dhe trung-ut. Kjo do të thotë edhe humbje të ndjesisë së fundshpinës, fshikëzës së urinës dhe funksioneve seksuale lokale.

Paraplegjia

Paraplegji-a përfshin një humbje të ndjesive dhe të lëvizjeve në këmbë dhe në pjesët e tërë trungut. Kjo varion në përputhje me nivelin e plagosjes. Në përgjithësi, plagosjet e lehta kanë më pak humbje të ndjesive dhe lëvizshmërisë. Para-plegji zakonisht rezulton nga një plagosje e kordës shpinore në pjesën e poshtme, të mesit dhe në pjesën e pasme të trupit.

Kuadriplegjia

Normalisht, kuadriplegji do të thotë humbje e ndjesive dhe lëvizjeve në të katërta gjymtyrët dhe në trungun e trupit. Kjo në përgjithësi vjen nga një plagosje e kordës shpinore dhe të qafës. Megjithatë, humbja e ndjesive dhe e lëvizjes, mund të mos jetë e plotë me disa ndjesi dhe lëvizje, në pjesë të krahëve dhe të këmbëve.

Pozicioni i rikthimit përdoret për rastet kur dikush është pa ndjenja por merr frymë, ose për një person pa ndjenja që ka substanca të huaja në rrugët e frymëmarrjes, ose për pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes nga uji pas një mbytjeje.

Është e rëndësishme që të thërrisni për ndihmë sa më shpejt që të jetë e mundur kur dikush është pa ndjenja. Nëse dikush tjetër është i disponueshëm kërkojini që të telefonojë për të thirrur ambulancën. Nëse jeni vetëm me viktimën, vendoseni atë në pozicionin e rikthimit në normalitet përpara se t’i telefononi ambulancës.

Ky pozicion i përshkruar më poshtë është për fëmijët mbi moshën një vjeç dhe të rriturit. Fëmijët duhen kthyer me fytyrë poshtë duke i mbështetur në parakrahun tuaj dhe duke iu mbajtur kokën me dorë.

  • Gjunjëzohuni përpara personit;
  • Vendosni krahun e tyre, atë që është më larg jush, në kënd të drejtë me trupin e tyre;
  • Vendosni krahun e viktimës që keni më afër përmes kraharorit;
  • Përthyeni këmbën e viktimës që keni më afër, këmbën tjetër lëreni drejt;
  • Ndërsa i mbani kokën edhe qafën, rrotullojeni personin;
  • Kur janë në një anë, mbajeni këmbën e viktimës të përthyer tek gjuri, duke prekur kështu tokën me gjurin e përthyer.

rikthim

Pastaj lëvizeni kokën avash pas dhe para në mënyrë që çdo gjë që mund të jetë brenda (si p.sh. të vjellat) të dalë jashtë dhe pastrojini rrugët e frymëmarrjes me gishta.