Piketë për vogëlushin tuaj: Ecja

Kur dhe si ndodh kjo

Fëmija juaj është stërvitur vazhdimisht për hapat e parë qysh nga dita e lindjes. Gjatë vitit të parë, ai ka zhvilluar fuqinë dhe koordinimin e muskujve të tij dhe ka zotëruar një shkathtësi pas një tjetre, që nga rrokullisja deri tek qëndrimi ulur, zvarritja apo largimi me shpejtësi.

Pasi i ka bërë të vetat këto aftësi, ai ka qenë gati ta detyrojë veten të qëndrojë në pozicionin në këmbë e madje edhe të udhëtojë rreth e qark dhomës duke u mbajtur tek mobiliet. Paskëtaj është çështje besimi dhe balance që ai të ecë vetë.

Mësimi i ecjes kërkon shumë praktikë dhe mund të dojë shumë kohë. Dhe zotërimi i saj është një përparim i madh në betejën e fëmijës tuaj për t’u bërë më i pavarur.

12 deri 18 muaj

Shumica e fëmijëve i hedhin hapat e tyre të parë afërsisht kur është ditëlindja e tyre e parë, por diapazoni normal për të arritur këtë piketë është shumë i gjerë. Mos u shqetësoni në qoftë se fëmija juaj është nga ata të vonshmit, i rëndësishëm është progresioni i aftësive. Në qoftë se ai ka qenë pak i vonuar në rrokullisjet dhe zvarritjet e tij, shanset janë që atij do t’i duhen edhe disa javë ose muaj të tjerë për të ecur. Për sa kohë ai vazhdon të mësojë gjëra të reja, nuk keni pse të shqetësoheni tepër.

19 deri 24 muaj

Kur  fëmija bëhet më i sigurt mbi këmbët e veta, ai do të fillojë të ndjehet më komod kur ecën me diçka në dorë, si p.sh. një kafshë prej pellushi ose një top. Ai do ta sfidojë veten duke mbajtur edhe pesha më të rënda, si p.sh. një çantë. Gjithashtu do të emocionohet kur të zbulojë që mund të vrapojë dhe jo vetëm të ecë nga një vend në tjetrin.

25 deri 30 muaj

Në kohën që mbush 2 vjeç, është bërë aq i sigurt për aftësitë e tij, saqë tashmë merr pjesë në lojëra të ndryshme. Hapat e tij po bëhen më të sigurt dhe po fiton aftësinë që të shkelë thembrën dhe gishtat e këmbëve, ashtu siç bëjnë edhe të rriturit.

Elementët bazë të gjumit të foshnjave: Nga 3 deri në 6 muajsh

Në moshën 3 muajsh shumica e foshnjave flenë një total prej 15 orësh, duke përfshirë gjumin natën dhe dremitjet gjatë ditës.

Një mundësi për të trajnuar të fjeturit

Zakonisht, nga mosha 4 muajsh apo më shumë, foshnjat fillojnë të krijojnë një model të rregullt gjumë/zgjuar dhe ndërpresin pjesën më të madhe të marrjes së ushqimit gjatë natës.

Kjo nuk do të thotë që papritur të vendosni një program të ngurtë gjumi për foshnjë tuaj 4-5 muajsh. Në fakt, ai mund ta ketë krijuar modelin e tij për gjumin, i cili përshtatet me jetën e familjes tuaj. Por në qoftë se doni ta ndihmoni foshnjë tuaj të flejë për periudha më të gjata, dhe të respektojë orare më të rregullt, tani ndoshta është koha më e përshtatshme të filloni ndonjë lloj të trajnimit për të fjeturit.

Kini parasysh që çdo foshnjë ka një grafik unik të zhvillimit të tij. Vëzhgoni se si reagon foshnja juaj ndaj këtij trajnimi dhe në qoftë nuk ju duket se është gati për të, merreni shtruar dhe provoni përsëri pas disa javëve.

Gjumi gjatë natës

Midis moshës 4 dhe 6 muajsh, shumica e foshnjave janë të aftë të flenë natën. “Gjatë natës” për këtë moshë, në përgjithësi do të thotë nga 8 deri në 12 orë. Kjo është një arritje e rëndësishme për ju, si edhe për foshnjën tuaj, e cila ju lejon të kapërceni disa cikle të gjumit dhe të ndjeheni më të çlodhur në mëngjes.

Nëse foshnja juaj ende nuk ka arritur të flejë 8 orë, nuk jeni e vetmja. Shumë foshnja ende zgjohen më shumë se një herë gjatë natës për t’u ushqyer në këtë moshë. Por, nga mosha 6 muajsh, por edhe më parë, foshnja është e gatshme që ta shkëpusni nga gjiri gjatë natës, në qoftë se doni ta bëni këtë.

Zgjimi përsëri

Nëse foshnja juaj tashmë fle për periudha të gjata natën, kënaquni me këtë. Por foshnjat që flenë tërë natën për javë dhe muaj të tërë mund të fillojnë të zgjohen përsëri. Mos u befasoni në qoftë se ato do të fillojnë të zgjohen përsëri çdo dy tre orë.

Piketa të zhvillimit të foshnjës tuaj: Qëndrimi ulur

Qëndrimi ulur

Qëndrimi ulur në mënyrë të pavarur i jep foshnjës tuaj një perspektivë të re për botën. Pasi muskujt e shpinës dhe të qafës së tij të jenë mjaft të forta për ta mbajtur atë drejt dhe ai të kuptojë se ku duhet t’i verë këmbët që të mos rrëzohet, është vetëm çështje kohe, deri sa ai të kalojë në zvarritje, të ngrihet më këmbë dhe të fillojë të ecë.

Kur zhvillohet kjo aftësi?

Ka mundësi që foshnja juaj do të mësojnë të qëndrojë ulur në mënyrë të pavarur midis moshës 4 dhe 7 muajsh. Afërsisht kjo është koha kur ai ka zotëruar rrotullimet dhe mbajtjen lart të kokës. Shumica e foshnjave mund të qëndrojnë mirë ulur për disa minuta pa mbështetje në kohën kur ata janë 8 muajsh. Edhe foshnjat që kanë zotëruar të qëndruarit ulur, herë pas here rrëzohen, shpesh për shkak se e humbasin interesin për të qëndruar drejt.

Si zhvillohet ajo?

Ndërsa ju mund ta mbështesni foshnjën tuaj që ai të qëndrojë ulur qysh nga dita e parë, të qëndruarit ulur në mënyrë të pavarur, nuk do të fillojë deri sa ai të ketë kontrollin mbi kokën e tij. Duke filluar nga mosha 5 muajsh, muskujt e qafës dhe të kokës të foshnjës tuaj forcohen me shpejtësi dhe ai mësohet ta mbajë kokën lart, ndërsa qëndron shtrirë mbi bark.
Pastaj, ai do të kuptojë se si të mbështetet mbi krahët e tij dhe ta ngrejë gjoksin e tij, një lloj ulje ngritje e vogël mbi krahë. Në moshën 5 muajsh, ai mund të jetë i aftë që qëndrojë ulur për disa çaste pa u ndihmuar, megjithëse ju duhet të qëndroni pranë për t’i dhënë mbështetje dhe për ta rrethuar me jastëkë për të zbutur ndonjë rënie të mundshme.
Së shpejti, foshnja juaj do të kuptojë sesi ta ruajë ekuilibrin duke qenë ulur dhe duke u anuar përpara mbi njërën apo të dyja duart në pozicionin e një trekëmbëshi. Nga mosha 7 muajsh, ndoshta do të jetë në gjendje të qëndrojë ulur pa mbështetje (duke i lënë të lira duart që të eksplorojnë) dhe do të mësojë se si të arrijë një objekt të dëshiruar ndërsa qëndron ulur.

Të rrish ulur shumë: Sa e keqe është kjo?

Të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë lidhet me një mori problemesh. Ja se si mund ta reduktoni kohën tuaj të qëndrimit ulur.

Ta kalosh jetën ulur, duket se mund të jetë shumë keq për shëndetin tonë madje edhe për shpresat për jetën tonë.

Qysh nga janari, studiuesit kanë raportuar se të qëndruarit ulur për shumë orë është i lidhur me:

  • Shëndet më të keq mendor;
  • Një risk më të madh për vdekjen nga sëmundje të zemrës dhe shkaqe të tjera;
  • Një risk më të lartë për t’u bërë i paaftë.

Studimet e reja sugjerojnë që të qëndruarit e tepërt ulur është një gjë e keqe, edhe nëse ju bëni rregullisht ushtrime fizike.

Ekspert-ët thonë se ata ende nuk e dinë me siguri se cila vjen e para. A është të qëndruarit e tepërt ulur që shkakton shëndet të keq apo e kundërta.

Gjithashtu, ata thonë se ne mund të kemi nevojë të mendojmë rreth qëndrimit ulur dhe ushtrimit fizik, si për sjellje të veçuara, çdonjëra nga të cilat kontribuon në vetvete për shëndetin tonë. Pra, ndërsa 1 orë shkundje është shumë e mirë për ju, ajo mund të mos i zhbëjë dot 8 orë të qëndruar ulur në tryezën tuaj të punës.

Ekspertët e pyetur se si e vlerësojnë atë çfarë dimë lidhur me të qëndruarit ulur dhe si mund ta reduktojmë kohën e të ndenjurit ulur.

Cilat probleme shëndetësore lidhen me të qëndruarit e tepërt ulur?

”Të qëndruarit e tepërt ulur lidhet me probleme kardiovaskular-e si ataku kardiak, vdekja nga sëmundja e zemrës dhe vdekja nga kancer-i,” thotë Dr. Andrea LaCroix, drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore për Gratë në Universitetin e California-s, San Diego.

Në studimin e saj më të fundit, ajo ka gjetur se gratë e moshuara të cilat kanë raportuar më shumë kohë qëndrimi ulur, kishin më shumë gjasa të vdisnin gjatë 12 muajve pasues. Ato që qëndronin ulur më shumë se 11 orë në ditë ishin me riskun më të lartë, shkruan ajo në revistën American Journal of Preventive Medicine.

Koha e qëndrimit ulur lidhet edhe me presionin e lartë të gjakut, obezitet-in, kolesterol-in e keq dhe me shumë dhjamosje në bark.