Kafshët shtëpiake dhe alergjitë që vijnë prej tyre

Çfarë i shkakton alergjitë e kafshëve?

Reaksionet alergjike shkaktohen nga shumë lloje molekulash, veçanërisht proteina, të cilat quhen “alergjenë”. Të gjithë qentë përmbajnë alergjenë në lëkurë, pështymë dhe urinë. Pa marrë parasysh gjatësinë e qimeve të tyre, të shkurtra apo të gjata, ose çfarë lloj rrace janë, asnjë qen nuk është plotësisht hipo-alergjik (që nuk shkakton asnjë lloj alergjie).

Gjatësia e qimeve, nuk është problemi.

Zbokthi i lëkurës (fjala zbokth i referohet materialit që qentë lëshojnë bashkë me qimet) është një alergjen i rëndomtë. Ai ngjitet pas qimeve të kafshëve dhe njerëzit mendojnë se janë qimet e rëna janë ato që i përçojnë alergjenët tek njerëzit.

Por, problemi nuk është gjatësia e qimes së qenit. Qentë me qime të gjatë nuk është se kanë më shumë gjasa të shkaktojnë alergji se qentë me qime të shkurtër. Por disa rraca (si qeni portugez i ujit), lëshojnë më pak qime se rracat e tjera. Më pak qime të rëna do të thotë më pak alergji. Gjithashtu, disa njerëz janë më të ndjeshëm ndaj alergjenëve se disa të tjerë.

Cilat rraca të qenve lëshojnë më pak qime?

Klubi i Kolibeve Amerikane ka listuar disa rraca që kanë gëzof “që nuk lëshon qime”. Ata lëshojnë pak qime, por ndryshe nga rracat e tjera, ata nuk lëshojnë qime të pjesës së brendshme të gëzofit, kështu që lëshojnë më pak zbokth.

Lista e AKC-së: terrieri i berlingtonit, Bichon Frise, qeni kinez me kreshtë, spanieli irlandez i ujit, terrieri i kerry-it (një rracë lope e vogël), Maltezi, qeni qimedredhur (poodle), qeni porugez i ujit, schnauzer-i, terrieri i grunjtë me gëzof të lehtë dhe Xoloitzcuintli (qeni meksikan me qime të shkurtër).

  • Qentë e dizenjuar
    Disa përzierje specifike rracash, që quhen qentë e dizenjuar, janë shumë të popullarizuar. Një shembull është Labradoodle-i. Kjo përzierje Labrador/doodle (qeni qimedredhur) thuhet se është një rracë që ka shumë pak zbokth, AKC paralajmëron se nuk ka garanci se këta qenë do ta kenë gëzofin me qime të dredhur.
  • Tiparet individuale të qenit kundër atyre të rracës

Në 28 cm dhe afërsisht 450 gram, pothuajse sa një pako makarona, foshnja juaj po fillon të duket si një i sapolindur në miniaturë. Buzët, qepallat dhe vetullat po i bëhen më të dallueshme dhe madje po i zhvillohen kicat e dhëmbëve nën mishra. Sytë janë formuar por bebes së syrit (pjesës së ngjyrosur), ende i mungon pigmenti. 2

Në qoftë se do të mund të shihni brenda mitrës, ju do të ishit në gjendje të dallonit qimet e holla që i mbulojnë trupin dhe rrudhat e thella në lëkurë, të cilat do të mbeten deri sa të mbushen me yndyrë. Brenda barkut, pankreas-i, thelbësor për prodhimin e disa hormoneve të rëndësishme, po zhvillohet vazhdimisht.

Si po ndryshon jeta juaj:

Në këtë fazë, ju mund të gjeni që barku juaj po bëhet një magnet për duart. Është fare e rregullt t’u thoni njerëzve që prekin barkun tuaj, se do të donit që më mirë të mos e bënin këtë gjë. Dhe në qoftë se njerëzit ju thonë që dukeni më e madhe apo më e vogël se sa do të duhej, kujtohuni që çdo grua shton, dhe e tregon këtë në një shkallë apo në një tjetrën.

E rëndësishme është të bëni vizita të rregullta tek mjeku për t’u siguruar që rritja e foshnjës të jetë normale. Ju mund të vini re shenja tendosjeje në abdomen-in tuaj, ndërkohë që ai zgjerohet për t’i bërë vend foshnjës.

paktën gjysma e grave shtatzënë kanë shenja të tendosjes në kohën që lindin. Këto vija të vogla të lëkurës, të endura në mënyra të ndryshme, mund të luhaten nga rozë në kafe të errët (varësisht nga ngjyra e lëkurës). Megjithëse ato zakonisht shfaqen në bark, mund të jenë edhe në mollaqe, kofshë apo ije dhe gjinj. Nuk ka ndonjë provë që ndonjë lëng për fërkim të ndihmojë për të penguar shenjat e tendosjes, por mbajtja e lagësht e lëkurës mund të ndihmojë për kruajtjet.

Trupi ndryshon jo vetëm në bark.

Ju e prisnit që barku t’ju rritej, ndoshta edhe gjinjtë, por ndryshimet e mëposhtme fizike mund t’ju zënë në befasi. Ashtu si edhe për shumë ndryshime të pamjes tuaj gjatë shtatzënisë, hormonet luajnë rol në shumicën e tyre.

Konjuktiviteti: Konjuktiviteti alergjik

Konjuktiviti alergjik mund të prekë jo vetëm sytë por edhe hundën, dhe kjo njihet nga doktorët si rhino-konjuktiviti alergjik. Simptomat e syve përfshijnë skuqje, kruarje, djegie, shikim të turbullt dhe përlotje. Këto kushte shpesh shkaktojnë edhe jokomformitet me dritën e diellit (fotofobi) dhe kruarje e djegie të pjesës përreth syve.

Konjuktiviti alergjik mund të jetë stinor ose simptomat mund të përjetohen gjatë gjithë vitit nëse personi është i ekspozuar ndaj alergjenëve si:

  • Pluhuri i shtëpisë;
  • Qime dhe copa lëkure kafshësh;
  • Spore të myqeve përjashta dhe brenda shtëpisë;
  • (Në mënyrë okazionale) ushqimet dhe aditivët ushqimorë.

Alergjenë stinor ajror

Këta janë alergjen-ë të zakonshëm të mjediseve të jashtëm si polen-i i bimëve, pemëve etj. Simptomat e alergji-së nga poleni variojnë nga dita në ditë dhe mund të jenë në varësi të motit. Shpesh simptomat e shkaktuara nga poleni pakësohen në ditë me lagështirë, por rishfaqen në ditë të nxehta dhe me erë. Tipet e sporeve mykore që gjenden në ajër mund të variojnë nga stina në stinë kështu që edhe simptomat e tyre mund të jenë stinore.

Shenjat fizike të konjuktiviteve alergjike

Shenjat fizike përfshijnë:

  • Ënjtje të konjuktivë-s. Kjo ënjtje mund të variojë nga e lehtë në të rëndë që njihet si kemoza
  • Skuqje
  • Infra – orbitalo-edemë (fluid rreth orbitë-s së syve) dhe ekimozë (dëmtim të syve ose “dëmtime alergjike”).