KancerProstateTrajtime

Urolog-u dhe onkolog-u që ndjekin rastin tuaj do t’ju këshillojë trajtimin më të mirë pasi të kenë marrë në konsideratë moshën, shëndetin e përgjithshëm dhe shkallën e kancer-it të prostatës (prostata) suaj. Efektet anësore që ju jeni përgatitur për të pranuar janë gjithashtu të rëndësishme.

Mjekët mund t’ju rekomandojë survejimin aktiv, që do të thotë që ju nuk keni trajtim të menjëhershëm, por kanceri juaj monitorohet në mënyrë aktive. Nëse keni trajtim, juve mund t’ju ofrohet një lloj trajtimi ose një kombinim trajtimesh. Kirurgji-a, radioterapi-a ose terapia hormonale mund të përdoren.

Mbikqyrja aktive

Vëzhgimi aktiv do të thotë që mjeku juaj nuk rekomandon asnjë trajtim ose e shtyn atë, por do të monitorojë nga afër kancerin me kontrolle të rregullta.

Ndërkohë që nuk ka asnjë protokoll standard për mbikqyrjen aktive, ajo në përgjithësi përfshin:

  • Testim të shpeshtë të antigjen-it specifik të prostatës PSA (Prostate Antigen Specific), çdo 3-6 muaj;
  • Ekzaminim digital rektal (DRE);
  • Biopsi-të e vazhdueshme për të monitoruar rritjen e kancerit.

Mospasja e një trajtimi të menjëhershëm mund të jetë një alternativë nëse kanceri është i vogël (vëllim i ulët) dhe i ngadaltë në rritje (klasë e ulët).

Survejimi aktiv mund të sugjerohet për burrat mbi 50 vjeç, burra që mund të kenë trajtim, por dëshirojnë të shmangin efektet anësore. Ai mund të jetë një alternativë e mirë në qoftë se efektet e mundshme anësore të trajtimit do të kenë më shumë ndikim në jetën e tyre sesa vetë kanceri. Ju gjithmonë mund të ndryshoni mendjen tuaj dhe të keni trajtime të mëvonshme. Nëse kanceri fillon të rritet, trajtimi zakonisht është ende i mundur me një normë shërimi të mirë.

Jetesa me një kancer të patrajtuar mund t’ju bëjë që të ndiheni të shqetësuar. Ju mund të gjeni të dobishme për të biseduar me urologun tuaj ose onkologun apo të kontaktoni në spital punonjësin social.

Kirurgjia

Leuçemia

Pikëpamja, sipas së cilës leuçemia (leukemi) është një sëmundje absolutisht fatale, tashmë është shumë e vjetëruar. Këto 20-30 vitet e fundit kanë sjellë përparime të mëdha në trajtimin e saj. Në lidhje me të gjitha rastet, tani ekziston një jetëgjatësi më e madhe dhe ekzistojnë prova të konsiderueshme për këtë, veçanërisht ndërmjet fëmijëve të prekur, që shërohen nga sëmundja.

Çfarë është leuçemia?

Leuçemia (leukemi) është një sëmundje e pjesëve të trupit që lidhet me gjaku-n. Ajo prek më shumë të rriturit sesa fëmijët dhe më shpesh meshkujt sesa gratë.

Ekzistojnë 3 lloje kryesore të qelizave të gjakut.

  • Qelizat e kuqe që përmbajnë oksigjenin;
  • Qelizat e bardha që ndihmojnë në luftën ndaj infeksionit;
  • Trombocidet që ndihmojnë gjakun që të mpikset.

Në rastin e leuçemisë trupi prodhon shumë qeliza të  bardha, pjesa më e madhe e së cilave janë anormale. Kjo rezulton në:

  • Infeksione, sepse qelizat e bardha anormal-e nuk mund të bëjnë punën e tyre të zakonshme në mënyrën e duhur.
  • Anemi-a (qelizat e bardha përmbysin sistemin, duke reduktuar numrin e qelizave të kuqe); dhe
  • Gjakderdhje (pasi me qelizat e kuqe, prodhimi i trombocideve bie).

Llojet e leuçemisë

Leuçemia vjen në dy forma kryesore: akute dhe kronike.

Leuçemia akute shfaqet papritur dhe zhvillohet në mënyrë të shpejtë. Ajo gjithashtu shfaqet në dy forma: leuçemia akute limfocistike (limfoblastik-e) e cila është më e zakonshme në fëmijëri, veçanërisht në moshat ndërmjet 12 muajsh dhe 4 vjeç: dhe leuçemia akute miloide që ndodh më shumë tek të rriturit. Përpara se trajtimi të ishte i mundur, 90% e rasteve akute (pjesa më e madhe e tyre ishin fëmijë) do të vdisnin brenda një viti. Në ditët e sotme, 80% e njerëzve me leuceminë akute limfocistike kurohen.

Simptomat kryesore janë lodhja, zbehtësia, tendenca për mavijosje dhe ndjeshmëria e lartë ndaj infeksioneve.

Trajtimi i kancerit të ezofagut

Pasi pacienti është diagnostikuar me kancer të ezofagut, mjeku do të dojë që ju t’i nënshtroheni më shumë testeve, për të përcaktuar nëse qelizat e kancerit janë përhapur edhe në pjesë të tjera të trupit. Mjekët e quajnë këtë “përcaktim të fazave”. Kanceri ezofagut mund të trajtohet më mirë në qoftë se diagnostikohet në  faza të hershme, para se të jetë përhapur në pjesë të tjera të trupit. Kjo është arsyeja pse njerëzit me ezofag të tipit Barret, që i ekspozon më shumë ndaj kancerit të ezofagut se sa njerëzit e tjerë, ekzaminohen rregullisht në mënyrë që kanceri të diagnostikohet herët dhe t’i japin një shans të mirë kirurgjisë për ta kuruar atë.

Megjithatë, kanceri i ezofagut ka shumë pak simptoma në fazën e hershme dhe shpesh shfaqet në një fazë të zhvilluar, para se të jenë identifikuar simptoma të njohura. Trajtimi i kancerit të ezofagut do të varet nga madhësia, nëse është i përhapur dhe mosha e gjendja e përgjithshme shëndetësore e pacientit.

Alternativat e trajtimit të kancerit të ezofagut

Alternativat e trajtimit të kancerit të ezofagut ose të lehtësimit të simptomave përfshijnë sa më poshtë vijon:

Kirurgjinë për ta hequr e prerë kancerin. Kirurg-u mund të heqë pjesën e prekur nga kanceri ose të gjithë ezofagun: kjo quhet një ezofagektomi. Ndonjëherë hiqet edhe pjesa e sipërme e stomaku-t. Gjithashtu, hiqen edhe nyja limfatike dhe indet tjera në zonë për të parandaluar përhapjen e qelizave të kancerit në pjesë të tjera të trupit. Nëse pritet një pjesë e ezofagut, atëherë kirurgu do të ketë mundësi të lidhë pjesën e shëndoshë të ezofagut në stomak, në mënyrë që personi të mund të gëlltisë. Ndonjëherë kirurgu krijon një tub që lidh stomakun me atë pak pjesë të ezofagut që ka mbetur pas operacionit.

Në rastet kur kanceri e bllokon ezofagun, kirurgu mund të fusë një tub që zgjerohet (të quajtur stendë) për të mbajtur ezofagun të hapur. Mund të përdoren edhe rrezet lazer për të shkatërruar qelizat e kancerit në ezofag.

Kanceri i vezoreve: Alternativat e trajtimit

Trajtimi i kancerit të vezoreve zakonisht përfshin ndërhyrjen kirurgjik-ale dhe kemioterapinë. Ndonjëherë ai përfshin radioterapi-në.

Kirurgjia

Trajtimi parë për kancerin e vezoreve zakonisht është një operacion i quajtur laparotomi. Në këtë operacion bëhet një prerje në abdomen dhe kjo e lejon mjekun të gjejë dhe të largojë sa më shumë kancer që është e mundshme.

Në shumë raste mjeku do të bëjë një biopsi të tumor-it në fillim të operacionit për që qenë i sigurt që ai është kancer. Kjo quhet një “prerje e ngrirë”. Në qoftë se kanceri konfirmohet, atëherë operacioni do të vazhdojë. Operacioni zakonisht heq vezoret dhe tubat fallopianë (tubat uterine), mitrën dhe omentum majus dhe disa nyja limfatike në atë zonë. Gjithashtu mund të hiqet edhe apendicit-i. Ndonjëherë nevojitet të hiqet edhe një pjesë e zorrëve dhe madje edhe fshikëza e urinës.

Mund të tingëllojë që shumë nga pjesët ose organ-et e trupit tuaj hiqen në këtë operacion. Megjithatë këto organe janë fare të vegjël në krahasim me çdo gjë tjetër në abdomen-in dhe pelvisi-n tuaj dhe heqja e tyre nuk le ndonjë hapësirë bosh.

Disa gra mund të mos kenë nevojë për një kirurgji ekstensive. P.sh. një grua e re me një kancer epitelial të vezoreve në fazë të hershme mund të mos ketë nevojë t’i hiqet uterus (mitra) dhe të dy vezoret. Në këtë rast për të është ende e mundur që të ketë fëmijë.

Përcaktimi i fazave të sëmundjes

Pas operacionit, kampionë të një pjese të organeve që janë hequr dërgohen për ekzaminim në laborator. Rezultatet, të kombinuara me disa rezultate të testeve diagnostike japin informacion për llojin dhe shtrirjen e kancerit tuaj. Kjo bën të mundur që mjekët të përcaktojnë fazat e sëmundjes në mënyrë që të munden të përpunojnë trajtimin më të mirë për ju. Në qoftë se kanceri i vezoreve është kufizuar vetëm tek vezoret ose fare pranë tyre, ai mund të quhet i fazës 1 ose 2. Në qoftë se ai është përhapur në organe të tjerë ai mund të jetë i fazës 3 ose 4. Njohja e fazës së sëmundjes e ndihmon mjekun tuaj që të diskutojë me ju zgjedhjet për trajtimin e mëtejshëm.

Kanceri i mushkërive: Trajtimi

Zgjedhja e trajtimit nga ana juaj varet nga faza në të cilën është kanceri, gjendja juaj e përgjithshme shëndetësore dhe kapaciteti i frymëmarrjes, si edhe nga dëshirat tuaja.

  • Kanceri i mushkërive i qelizave jo të vogla mund të trajtohet me anë të kirurgjisë, radioterapisë ose kemioterapisë.
  • Kanceri i mushkërive i qelizave të vogla zakonisht trajtohet me anë të kemioterapisë. Disa persona me kancer në njërën mushkëri (sëmundje e kufizuar) do t’i nënshtrohen radioterapisë në kraharor dhe në tru (të quajtur radioterapi parandaluese ose profilaktike). Meqenëse ai përhapet qysh herët, kirurgji-a nuk përdoret shpesh për këtë lloj të kancerit.
  • Mesothelioma është rrallëherë e mundur të largohet me anë të ndërhyrjes kirurgjik-ale. Megjithatë, personat zakonisht kanë lloje të tjera trajtimi, si kemioterapinë ose thoracentesis për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes apo për të ndihmuar të menaxhohen simptomat.

Studimet tregojnë që lënia e duhanit do të përmirësojë shanset tuaja për të reaguar ndaj trajtimit. Në qoftë se ju tymosni duhan, ekipi mjekësor ka mundësi t’ju kërkojë lënien e duhanit para se të bëni një operacion.

Kirurgjia

Heqja me anë të një ndërhyrje kirurgjikale e një tumor-i ofron shansin më të mirë të një kurim-i për pacientët që kanë një fazë të hershme të kancerit. Ekipi mjekësor do të shikojë nëse kanceri është përhapur përtej mushkërive apo jo, gjendjen tuaj të përgjithshme dhe kapacitetin e frymëmarrjes. Ata do të vlerësojnë nëse ndërhyrja përbën një alternativë për ju.

Llojet e kirurgjisë së mushkërive

Ekzistojnë disa lloje të kirurgjisë së mushkërive.

  • Prerje: Hiqet vetëm një pjesë e mushkërisë dhe jo një lob;
  • Lobektomi: Hiqet një lob i mushkërisë;
  • Pneumoktomi: Hiqet një mushkëri e tërë.

Në qoftë se kanceri është përhapur ose në qoftë se ju keni mesotelioma në abdomen-in tuaj, ju mund t’i nënshtroheni një lloji tjetër kirurgjie.

Pas një operacioni

Alternativa të trajtimit të kancerit të lëkurës

Diskutimi i kancerit të lëkurës, zakonisht bëhet për melanomat (deri tani forma më e rrezikshme) dhe për kancerin e lëkurës që nuk është melanomë.

Trajtimi i këtij lloji të dytë të kancerit të lëkurës ka një shkallë të lartë suksesi, me kushtin që kanceri të jetë diagnostikuar në fazën e hershme të tij.

Nëse ju keni një histori të kësaj sëmundje, atëherë duhet të bëni kontrolle të rregullta të zonave të lëkurës të trajtuara më parë si edhe në zona të tjera të ndjeshme ndaj kancerit të lëkurës.

Diagnostikimi i kancerit të lëkurës

Mjeku juaj do të shikojë një plagë të dyshimtë (ose një njollë në lëkurë) dhe të ekzaminoj nyja limfatike pranë saj. Nëse dyshon se mund të keni një kancer të lëkurës, do të sugjerojë një biopsi për të konfirmuar diagnozë-n. Kjo është një procedurë e shpejtë dhe relativisht e thjeshtë, e cila kryhet me anestezi lokale. Mund të jetë një biopsi e një grumbulli indesh me anën e së cilës mblidhet një pjesë e vogël e lëkurës ose një biopsi me prerje, në të cilën hiqet e gjithë zona e dyshuar.

Po ashtu, ju duhet t’u nënshtroheni testimeve suplementare, si biopsisë së nyjeve limfatike, e cila tregon nëse kanceri është i përhapur.

Trajtimi

Gjatë planifikimit të trajtimit, mjeku juaj do të marrë parasysh një numër faktorësh, duke përfshirë:

• Llojin dhe madhësinë e kancerit;

• Vendndodhjen; dhe

• Nëse kanceri është përhapur në pjesë të tjera të trupit.

Kur mjeku ka mësuar se në çfarë faze ka përparuar kanceri, ai mund të vendosë për llojin e trajtimit që kërkohet në këtë rast. Shpesh trajtimi përfshin disa lloj procedura kirurgjik-ale ose radioterapi.

Llojet e trajtimit për formën jo melanomë të kancerit të lëkurës

Kirurgjia

Kur merret një biopsi, shpesh largohet tërë zona ku është shfaqur kanceri lëkurës. Në këtë rast kjo është procedura e nevojshme e trajtimit. Por në disa raste, në qoftë se kanceri i lëkurës është i madh apo i përhapur, mund të nevojitet që të hiqet një sasi e madhe e lëkurës dhe mund të duhet lëkurë tjetër për ta mbuluar zonën.

Operacioni Moh

Kanceri i gjirit: Trajtimet

Trajtimi i kancerit të gjirit përgjithësisht do të fillojë pasi gjendja juaj shëndetësore ka qenë e vlerësuar plotësisht sepse lloje të ndryshme të kancerit të gjirit kërkojnë trajtim të ndryshëm. Një numër faktorësh duhet të merren në konsideratë në zgjedhjen e trajtimit më të përshtatshëm për ju. Kampionët e marrë nga një biopsi mund të përdoren për të gjetur nëse qelizat kanceroze kanë receptor estrogjen ose progesteron.

Mjekët nevojitet të gjejnë nëse kancer-i është përhapur në nyja limfatike nën krahun tuaj ose mbi kockën e qafës ose kudo tjetër në trup. Faktorë të tjerë për t’u marrë në konsideratë kur zgjidhet trajtimi më i përshtatshëm janë madhësia e bllokut të qelizave dhe sa shpejt ai rritet. Fakti nëse e keni kaluar menopauzë-n apo jo mund të ndikojë po ashtu në trajtim.

Alternativat e trajtimit

Alternativat e trajtimit përfshijnë ndërhyrjen kirurgjik-ale për të hequr ose bllokun e qelizave ose tërë gjirin, radioterapi-në dhe terapitë suplementare hormonale apo kemioterapinë.

Ndërhyrja kirurgjikale

Ajo përfshin ose heqjen e të gjithë gjirit (mastektomi) ose vetëm bllokun e qelizave dhe një zonë të indit normal që rrethon atë (lumpektomi). Një lumpektomi është një ndërhyrje kirurgjikale që e ruan gjirin. Llojet të tjera të ndërhyrjes kirurgjikale janë mastektomia e pjesshme ose një prerje e gjerë në të cilën hiqet më shumë ind i shëndetshëm dhe kuadrantektomia në të cilën hiqet një e katërta e gjirit.

Ndërhyrja kirurgjikale që e ruan gjirin

Studimet kanë treguar se në kancerin e hershëm të gjirit, lumpektomia (heqja e tumori-t) e pasuar nga një trajtim me rrezatim ka pothuaj të njëjtën shkallë kurim-i të suksesshëm sa edhe mastektomia (heqja e të tërë gjirit). Kirurgjia që e ruan gjirin me heqje të nyjeve limfatike, e pasuar nga radioterapia e gjirit është trajtimi më i zakonshëm i përdorur për kancerin e gjirit të zbuluar herët. Ideja është që të largohen qelizat kanceroze para se ato të mund të përhapen në pjesë të tjera të trupit.

Nyjat limfatike dhe limfoedema

Përsëritja e kancerit të gjirit pas radioterapisë

Radioterapi-a e përgjysmon përsëritjen e kancer-it të gjirit pas një ndërhyrje kirurgjik-ale që e ruan gjirin dhe po ashtu redukton e rrezikun e vdekjes nga kanceri i gjirit në 15 vitet në vazhdim. (Lancet, 20 tetor 2011, botim online).

Studiuesit britanikë ekzaminuan të dhëna nga 10 800 gra të regjistruara në 17 prova të rastit, duke krahasuar rastet që u ishin nënshtruar radioterapisë pas ndërhyrjes kirurgjikale që e ruan gjirin, ndërhyrjes kirurgjikale me heqje të tumor-it dhe indit rreth tij, por jo tërë gjirin. Ndërhyrjet kirurgjikale varijonin nga lumpektomia deri në heqjen e një të katërtës së gjirit në të cilën ndodhej tumori.

Studiuesit gjetën që 12.6% e grave që i ishin nënshtruar radioterapisë kishin zhvilluar një tjetër kancer të gjirit në 5 vitet e ardhshme pas ndërhyrjes fillestare kirurgjikale, krahasuar me 25.6% të grave të cilat i ishin nënshtruar vetëm ndërhyrjes kirurgjikale dhe shifrat për 10 vitet e ardhshme ishin 19.3% dhe 35% përkatësisht.

Në total, përqindja vjetore e vdekjeve nga kanceri i gjirit ishte reduktuar me një të gjashtën tek grupi që i ishte nënshtruar radioterapisë.

Përdorimet

Tek vjelljet dhe pështirosjet duke përfshirë edhe vjelljet dhe mundimet të provokuara nga levodopa dhe bromokriptina, pastaj të provokuara nga terapia citotoksik-e dhe radioterapi-a tek fëmijët, dispepsi funksionale.

Kundërpërdorimet

Tek fëmijët, rreptësisht përdoret vetem tek vjelljet dhe pështirosjet e provokuara nga terapia citotoksike dhe radioterapia, shtatzënia dhe gjatë ushqimit të fëmijës me gji, vjelljet post-operative.

Dozimi

10-20 mg çdo 4-8 orë, periudha maksimale e trajtimit 12 javë. Tek fëmijët 200-400 mcg/kg  çdo 4-8 orë (vetëm tek vjelljet dhe pështirosjet e provokuara nga terapia citotoksike dhe radioterapia), tek dispepsi funksionale, 10-20 mg 3 herë në ditë para ushqimit dhe  10-20 mg natën, kohëzgjatja maksimale e trajtimit 12 javë. Nuk rekomandohet tek femijët.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 10mg.

Mieloma multiple

Mieloma multiple (mielomë e shumëfishtë) është një lloj i qelizave të kancer-it që prek plazmën, të cilat janë një formë e maturuar e qelizave të bardha të gjakut, që gjenden në palcën e eshtrave. Qelizat e shëndetshme të plazmës janë pjesë e sistemit imunitar (sistemi imunitar) dhe luftojnë infeksionet duke prodhuar antitrup-a. Tek njerëzit me mielomën multiple, qelizat e plazma-s nuk funksionojnë siç duhet. Ata rriten dhe ndahen në mënyrë të pakontrolluar dhe nuk janë në gjendje për të prodhuar normalisht antitrupa.

Kush është prekur nga kjo sëmundje?

Në afërsisht 1000 persona të cilët janë diagnostikuar me mielomën multiple çdo vit, pothuajse të gjithë janë më tepër se 40 vjeç. Mieloma multiple është më e zakonshme tek njerëzit e moshës 70 vjeçare dhe më të moshuar, dhe meshkujt janë më shpesh të prekur sesa femrat.

Cilat janë efektet në trup të mielomës multiple?

Palca e kockave tuaja (gjendet brenda shumicës së kockave në trup) është përgjegjëse për prodhimin e qelizave të gjakut – qelizave të kuqe të gjakut, qelizave të bardha të gjakut dhe trombociteve. Tek njerëzit me mielomën multiple, qelizat abnormale të plazmës (qelizat mielomë) grumbullohen nga palca e kockave normale, kështu që ajo nuk mund të prodhojë numrin e zakonshëm të qelizave të shëndetshme të gjakut. Kjo mund të shkaktojë anemi, probleme në gjakderdhje dhe dobësim të sistemit imun.

Qelizat mieloma, gjithashtu mund të pushtojnë dhe të dobësojnë vetë kockat, duke shkaktuar dhimbje të kockave dhe nganjëherë madje edhe fraktura. Përveç kësaj, qelizat mieloma zakonisht prodhojnë proteina anormal-e (të njohura si paraproteinë), të cilat mund të dëmtojnë veshkat nëse janë të pranishme në sasi të mëdha.

Cilat janë simptomat e mielomës multiple?

Disa shenja karakteristike dhe simptoma të sëmundjes përfshijnë:

  • Dhimbje të kockave (më gjerësisht e prekur në shtyllën kurrizore, brinjët dhe ije);
  • Kocka që pësojnë fraktura shumë lehtë;
  • Një tendencë për t’u mavijosur shumë lehtë;
  • Prirje ndaj marrjes së infeksioneve;
  • Humbje të peshës; dhe
  • Lodhje.