Në mitër: Fakte me vlerë për zhvillimin

Kur ju jeni shtatzënë mund të duket sikur foshnja juaj është mbështjellë në universin e vet privat (dhe të vogël) brenda barkut tuaj. Por ajo së bashku me ju po përjeton botën jashtë, madje edhe sikur po bën përgatitje për të dalë në të. Këtu keni tre fakte magjepsëse që ndoshta nuk i dini.

Trembja në mitër

Foshnja juaj trembet në mitër kur dëgjon një zhurmë të madhe apo të papritur. Kjo aftësi shfaqet rreth javës së 23 të shtatzënisë, siç mund të dëshmohet nga çdo grua shtatzënë në tremujorin e dytë apo të tretë të shtatzënisë. Në qoftë se nëna teshtin, foshnja kërcen.

Por në qoftë e njëjta zhurmë përsëritet shpesh, foshnja juaj mësohet me të dhe pushon së reaguari. Nuk ka nevojë të shqetësoheni, kjo është një shenjë që truri po zhvillohet normalisht, thonë ekspert-ët.

Frymëmarrja nën ujë

Foshnja juaj fillon të “marrë frymë” qysh kur është në mitër, edhe pse mushkëritë e tij nuk thithin oksigjen. Rreth javës së 27-të, mushkëritë e saj të mbushura me lëng fillojnë të zgjerohen dhe të mblidhen për shkak të kontraktim-eve ritmike të diafragmë-s tuaj dhe muskujve të kraharorit. Këto kontraktime e ndihmojnë atë të zhvillojë muskujt dhe qarqet motore të domosdoshme për frymëmarrjen e vërtetë. Kështu, kur foshnja juaj thith ajër për herë të parë, ka bërë tashmë shumë praktikë.

Ndjesia e nuhatjes në mitër

Duke filluar nga java e 28 foshnja juaj mund të nuhasë në mitër të njëjtat gjëra që nuhasni edhe ju.

Disa nga provat për ndjesinë e të nuhaturit të fetus-eve vijnë nga foshnjat e lindura para kohe: Në një studim ekstrakti i mendërzës u mbajt nën hundën e foshnjave të lindura para kohe. Foshnjat më pak se 28 javë nuk reagonin. Më të mëdhenjtë reagonin duke thithur, duke u ngërdheshur ose duke iu larguar.

Lëngu amniotik ku është zhytur foshnja e shton ndjesinë e saj të nuhatjes. Përse? Sepse ne jemi më mirë të aftë që të nuhasim gjërat pasi molekulat e aromës bashkohen me një lëng.

7 shenja që tregojnë që i vogli juaj ju do

Kopjon shprehjet tuaj të fytyrës. Shprehjet e fytyrës tuaj janë më ngjitëse për fëmijën tuaj se sa virusi më i ri. Ja sepse ai shpesh do të buzëqeshë kur ju buzëqeshni apo do të shfaqet i frikësuar kur frikësoheni juve. Ky pasqyrim fillon në periudhën menjëherë pas lindjes por shtohet në mënyrë dramatike midis moshës 9 dhe 18 muajsh.

Merr sinjale nga ju. Si do të reagojë fëmija juaj 1 vjeçar ndaj një elefanti që skuq një vezë në kuzhinën tuaj? Shanset janë që më parë ai t’ju shohë juve. Bota mund të jetë një vend i ndërlikuar dhe befasues për të voglin tuaj dhe ai i përdor reaksionet tuaja për ta kuptuar atë. Ai ju do juve dhe beson në mendimin tuaj.

Kopjon sjelljen tuaj. A përpiqet fëmija juaj i vogël që të hapë derën me çelësat e tua? A i rregullon flokët në pasqyrë si edhe juve? Thonë që imitimi është forma më e sinqertë e lajkatimit, por për fëmijët e vegjël është gjithashtu një formë e respektit dhe dashurisë.

Angazhohet bashkë me ju. Ec-e-jak-ja e cila ka filluar gjatë foshnjërisë tani është shumë më e sofistikuar. I vogli juaj tashmë dëshiron t’ju përgjigjet pyetjeve tuaja, të dëshmojë reagim-in tuaj ndaj asaj që po bën dhe t’ju tregojë në mënyrën e vet idetë e tij. E njohur si vëmendje reciproke sociale, kjo është një shenjë e lidhjes dhe besimit që ka i vogli juaj tek ju.

Ju përdor si bazën e vet. Në një mjedis të ri, i vogli juaj mund të alternojë eksplorim-in dhe kthimin në prehrin tuaj. Kjo është një shenjë e sigurt e besimit dhe lidhjes me ju. Ju jeni një vend i sigurt, që i jep atij siguri, sa herë që kthehet në të.

Kthehet nga ju për të shpëtuar. Ju po  ecni në mes të një parku kur një qen i madh afrohet me vrap. Ai ngre duart që ta merrni në krahë dhe ta mbani afër vetes. Ju beson se do ta ndihmoni, e kjo është një mënyrë për të shprehur dashurinë.

Kërkon komoditet nga juve. I vogli juaj mund të ngrejë dorën që ju ta puthni nga larg ose mund të fillojë të qajë në qoftë se ju nuk e përqafoni pasi niset e ngjit shkallët e para. Ai e di që mund të mbështetet tek ju dhe ju beson aq shumë saqë ju bën të ditur që ka nevojë për këtë.

Elementët bazë të gjumit të foshnjave: Nga 3 deri në 6 muajsh

Në moshën 3 muajsh shumica e foshnjave flenë një total prej 15 orësh, duke përfshirë gjumin natën dhe dremitjet gjatë ditës.

Një mundësi për të trajnuar të fjeturit

Zakonisht, nga mosha 4 muajsh apo më shumë, foshnjat fillojnë të krijojnë një model të rregullt gjumë/zgjuar dhe ndërpresin pjesën më të madhe të marrjes së ushqimit gjatë natës.

Kjo nuk do të thotë që papritur të vendosni një program të ngurtë gjumi për foshnjë tuaj 4-5 muajsh. Në fakt, ai mund ta ketë krijuar modelin e tij për gjumin, i cili përshtatet me jetën e familjes tuaj. Por në qoftë se doni ta ndihmoni foshnjë tuaj të flejë për periudha më të gjata, dhe të respektojë orare më të rregullt, tani ndoshta është koha më e përshtatshme të filloni ndonjë lloj të trajnimit për të fjeturit.

Kini parasysh që çdo foshnjë ka një grafik unik të zhvillimit të tij. Vëzhgoni se si reagon foshnja juaj ndaj këtij trajnimi dhe në qoftë nuk ju duket se është gati për të, merreni shtruar dhe provoni përsëri pas disa javëve.

Gjumi gjatë natës

Midis moshës 4 dhe 6 muajsh, shumica e foshnjave janë të aftë të flenë natën. “Gjatë natës” për këtë moshë, në përgjithësi do të thotë nga 8 deri në 12 orë. Kjo është një arritje e rëndësishme për ju, si edhe për foshnjën tuaj, e cila ju lejon të kapërceni disa cikle të gjumit dhe të ndjeheni më të çlodhur në mëngjes.

Nëse foshnja juaj ende nuk ka arritur të flejë 8 orë, nuk jeni e vetmja. Shumë foshnja ende zgjohen më shumë se një herë gjatë natës për t’u ushqyer në këtë moshë. Por, nga mosha 6 muajsh, por edhe më parë, foshnja është e gatshme që ta shkëpusni nga gjiri gjatë natës, në qoftë se doni ta bëni këtë.

Zgjimi përsëri

Nëse foshnja juaj tashmë fle për periudha të gjata natën, kënaquni me këtë. Por foshnjat që flenë tërë natën për javë dhe muaj të tërë mund të fillojnë të zgjohen përsëri. Mos u befasoni në qoftë se ato do të fillojnë të zgjohen përsëri çdo dy tre orë.

Rregullimi i dëgjimit dhe fëmijët e shkollave

Termat “vështirësi në dëgjim”, “shurdhim” dhe “rregullim i dëgjimit” mbulojnë një sërë gjendjesh që përfshijnë aftësinë e dëgjimit tek fëmijët dhe shpesh zhvillimin e tyre edukativ dhe social.

Dy llojet e humbjes së dëgjimit

1. Konduktive

Kjo është shkaktuar nga problemet e veshit të jashtëm ose të mesëm që parandalojnë zërat që të futen në veshin e mesëm dhe në nervat e dëgjimit. Dëgjimi mund të ndikojë dhe mund të prekë një apo të dy veshët në shkallë të ndryshme.

Problemet e përçueshmërisë zakonisht prekin sasinë (volumin e zërit). Ato zakonisht janë shëruar në mënyrë mjekësore ose kirurgjik-ale.

Një shkak i zakonshëm për humbjen e përçueshmërisë së dëgjimit tek fëmijët është infeksioni në veshin e mesëm.

2. Sensorneural

Ky lloj i humbjes së dëgjimit është për shkak të një problemi në kërmillin (pjesën ndijore të veshit) ose në nervin e dëgjimit (pjesën nervore). Ajo mund të jetë fituar ose të ketë qenë e pranishme që në lindje. Nuk është zakonisht një humbje qartësie siç është volumi i zërit, d.m.th. cilësia dhe sasia e zërit të prekur.

SHËNIM: Është e mundur që të ekzsitojë një humbje dëgjimi në lidhje me përçueshmërinë dhe shurdhimin. Kjo lloj humbjeje dëgjimi është quajtur një përzierje humbjeje dëgjimi.

Karakteristikat e humbjes së njëanshme të dëgjimit

  • Është prekur vetëm një vesh;
  • Shkakton vështirësi të shumta në dëgjim dhe zhurma;
  • Vështirëson lidhjen ndërmjet burimit të ardhjes dhe zërit (e rëndësishme për sigurinë në rrugë).

Karakteristikat e humbjes bilaterale të dëgjimit

  • Të dy veshët janë prekur;
  • Përveç dëgjimit të fjalimit në një nivel të ulët, humbja bilateral-e dëgjimit mund të shkaktojë shtrëmbërimin e tingujve. Vendosja së bashku e tingujve në mënyrë të kuptueshme mund të jetë e vështirë;
  • Ndërhyrjet mjekësore zakonisht nuk janë të mundura dhe humbja është e përkohshme;
  • Aparatet e dëgjimit shpesh ndihmojnë fëmijën që të dëgjojë, në varësi të shkallës së humbjes së dëgjimit.

Strategjitë mbështetëse

Çfarë po ndodh në këtë fazë të zhvillimit?

Me fëmijën tuaj

Ndërsa fëmija juaj 4 vjeçar përgatitet të hyjë në arsimin parashkollor, ai/ajo mund të jetë në gjendje madje edhe të shkruajë emrin e vet dhe kënaqet duke krijuar fjalë qesharake. Imagjinata dhe realiteti ndonjëherë mund të jenë pak të përziera dhe “shokët dhe shoqet” e  përfytyruar mund të fillojnë të shfaqen.

Me ju

Në qoftë se fëmija juaj është paksa fjalëshumë, ju mund ta gjeni veten të bezdisur nga koha në kohë. Por të dëgjuarit është i rëndësishëm, ai shton besimin e tyre, i ndihmon ata të fitojnë aftësi të reja në gjuhë dhe forcon lidhjen midis jush. Kur vjen puna për sjelljen, shpërthimet e vjetra përsëri ka të ngjarë të ndodhin, por jeta do të jetë më e lehtë kur ata fillojnë të reagojnë më shumë me arsye.