Si ta dini kur jeni në ovulacion?

Kur ju jeni në ovulacion (ose çlironi një vezë nga vezorja), kjo vezë ka një shans që të fekondohet. Kur ajo vezë fekondohet, ju jeni shtatzënë.

Ju jeni më së shumti pjellore nga dy deri tre ditë para ovulacionit deri në ditën kur veza është çliruar nga vezorja. Në qoftë se ju e dini kur kjo vezë çlirohet, mund të planifikoni marrëdhënie seksuale në përputhje me këtë dhe të shtoni shanset tuaja për të mbetur shtatzënë (ose për të parandaluar shtatzëninë, në qoftë se po përpiqeni të bëni këtë). Këtu janë tre mënyra për të përcaktuar se kur ndodh kjo gjë, nga më e thjeshta e deri tek më e sakta.

Numëroni ditët

Mënyra më e lehtë për të llogaritur kur çlirohet veza nga vezorja juaj është të numëroni në të kundërt. Së pari gjeni se në çfarë dite ka gjasa të fillojë perioda juaj. (Në qoftë se perioda juaj është shumë e parregullt, kjo metodë nuk do të funksionojë për ju).

Nga kjo ditë, numëroni mbrapsht 12 ditë dhe pastaj katër të tjera. Ka shumë të ngjarë që ju të keni ovulacionin gjatë këtij intervali pesë ditor. Në qoftë se ju jeni një grua nga të shumtat që kanë një cikël 28 ditor, ekziston një shans i mirë për ju që ta keni ovulacionin në ditën e 14-të. (Dita 1 është dita e periodës tuaj, dita e 28 është dita e fundit para ditës 1 të periodës tuaj pasuese).

Ju ndihmon për të numëruar ditët

Provoni kalkulatorin e ovulacionit për të bërë llogaritjet në vendin tuaj. Ai u tregon se kur ka të ngjarë që ju të keni ovulacionin pasues dhe cila është dita e duhur për të mbetur shtatzënë.

Klikoni këtu për të bërë testin.

Ndiqni dhe hidhni në grafik sinjalet e trupit tuaj

Një mënyrë më e saktë për të gjetur se kur e keni ovulacionin është të gjurmoni modelet e temperaturës së trupit tuaj dhe të shkarkimit vagina-l për një cikël apo dy. Kjo gjë është e natyrshme dhe pa kosto, por kërkon kohë dhe përpjekje.

Në qoftë se u kushtoni vëmendje këtyre sugjerimeve dhe i hidhni ato çdo ditë në një grafik, ju mund të filloni të shikoni një model që mund t’ju ndihmojë për të parashikuar se kur e keni ovulacionin pasues.

Temperatura e trupit

Kur mjeku ju jep një recetë, është marrë një vendim i kujdesshëm për të zgjedhur ilaçin e duhur për ju. Marrja në mënyrë korrekte e ilaçit të dhënë përfshin gjithashtu edhe marrjen e ilaçit në dozën e duhur, në rrugën që duhet dhe në kohën e duhur. Ju keni qenë pjesë e procesit të vendimmarrjes duke iu përgjigjur pyetjeve të mjekut që ky i fundit të ketë një histori të plotë të sëmundjes.

Si pjesë e këtij procesi ju i keni treguar mjekut tuaj për çdo reaksion të mëparshëm alergji-k ndaj ilaçeve që ju keni kaluar. Ju i keni treguar mjekut tuaj për çdo lloj ilaçesh që ndoshta po merrni ndërkohë (duke mbajtur mend që vitaminat, mineralet, plotësuesit barna apo ushqimore dhe ilaçet e marra pa recetë duhen marrë të gjitha në konsideratë).

Ju nevojitet t’i tregoni mjekut tuaj për çdo lloj problemi shëndetësor kronik që mund të keni dhe nëse jeni shtatzënë apo po ushqeni foshnjën me gji.

Pasi të largoheni nga mjeku juaj janë disa përgjegjësi të cilat duhet t’i merrni mbi vete.

Të kuptoni përgjegjësitë tuaja

Ju duhet të dini ta administroni ilaçin që do të merrni në mënyrën e përshtatshme dhe se si të respektoni grafikun dhe dozën. Ju duhet të jeni të ndërgjegjshëm për çfarëdo lloj efektesh anësore të identifikuara për këtë ilaç në mënyrë që ta dini çfarë prisni. Gjithmonë pyeteni mjekun ose farmacistin tuaj për efektet anësore.

Është e rëndësishme që ju nevojitet të jeni në dijeni të shenjave apo simptomave që mund të tregojnë nevojën për të kontaktuar mjekun tuaj lidhur me ndonjë problemi të mundshëm nga ky ilaç. Për fat të keq, shpesh njerëzit largohen nga kabinet-i i mjekut pa e kuptuar trajtimin që do të fillojnë dhe kjo shpesh do të thotë që ata nuk janë në gjendje që të respektojnë këshillën e mjekut.

Gjërat që nuk duhet të bëni

Mos e ndaloni marrjen e ilaçit para se ai të ketë mundësinë të funksionojë si duhet, edhe në qoftë se mendoni se nuk po funksionon apo keni filluar të ndjeheni më mirë. Në qoftë se përjetoni efekte anësore të pakëndshme kontaktoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Një studim i ri ka zbuluar se disa barna kundër dhimbjeve sjellin rrezikshmëri më të lartë për të patur rrahje të çrregullta të zemrës

Një studim afatgjatë sugjeron se të moshuarit që përdorin qetësues të zakonshëm me recetë, duke përfshirë këtu edhe ibuprofen e dhënë shpesh nëpër receta, mund të jenë duke e rritur rrezikun që të zhvillojnë një rrahje të çrregullt të zemrës, të quajtur fibrilacion atrial.

Studiuesit vunë në dukje se fibrilacion atrial rrit rrezikun e atakut dhe dështimit të zemrës dhe mund të shkurtojë jetën. Edhe studimet e mëparshme i kanë lidhur këto barna kundër dhimbjeve, të quajtura ilace  josteroide anti-inflamatore, ose (IJSAI: NSAID-Nonsteroidal anti-inflammatory drug) me një rrezik për të pësuar atak në zemër dhe infarkt.

Edhe pse ky studim është në gjendje të tregojë vetëm një lidhje mes IJSAI-ve dhe rrezikut për t’u prekur nga fibrilacioni atrial, studiuesi Dr. Bruno Stricker, profesor i farmako-epidemiologji-së në Qendrën Mjekësore Erasmus në Roterdam, në Holandë, tha se ai, beson se kjo lidhje “sugjeron një marrëdhënie shkak- pasojë”.

Megjithatë, një ekspert amerikan beson se duhen kryer më shumë kërkime në lidhje me këtë.
“Studime të mëtejshme janë të nevojshme për të vlerësuar përdorimin e IJSAI-ve dhe rrezikun e shfaqjes së fibrilacionit atrial”, tha Dr. Greg Fonarou, një profesor kardiologjie në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos dhe një zëdhënës i Shoqatës “Zemra Amerikane”.

Për studimin, ekipi i Stricker-it mblodhi të dhëna për më shumë se 8400 njerëz të cilët morën pjesë në studimin e kryer ne Roterdam. Që nga viti 1990, ky studim ka gjurmuar shëndetin e personave të moshës 55 vjeçare e lart, të cilët jetojnë në një zonë të qytetit holandez.

Gjatë periudhës mesatare të ndjekjes prej 13 vitesh, 857 prej pjesëmarrësve zhvilluan fibrilacion atrial. Nga këta, 261 vetë nuk kishin përdorur kurrë ilace josteroidale anti-inflamatore, 554 prej tyre kishin përdorur në të kaluarën dhe 42 prej tyre po i përdornin ato në momentin e studimit.