A mundet që stresi juaj të ndikojë fetusin?

Siç rezulton, presioni i vazhdueshëm mund ta rrezikojë foshnjën tuaj. Sjellja e një njeriu të ri në këtë botë nuk është një detyrë e lehtë. Ju shqetësoheni për gjithçka. A janë mjaft të shëndetshme ushqimet që ju hani? A është e pa rrezikshme të bëni ushtrime fizike? Si do të manovroni midis punës tuaj dhe të qenit prind pasi të vijë në jetë foshnja?

Një farë stresi gjatë shtatzënisë është normal, po aq sa është edhe gjatë periudhave të tjera kohore të jetës. Por në qoftë se stresi bëhet konstant, efektet mbi ju dhe foshnjën tuaj mund të jenë të zgjatura.

Kur ju jeni e stresuar, trupi juaj kalon në një gjendje “lufte apo fluturimi” duke dërguar një shpërthim të cortisol-it dhe hormoneve të tjera të stresit. Këto janë po ato hormone të cilat fryhen kur ju jeni në rrezik. Ato ju përgatisin juve të vraponi duke dërguar një shpërthim të lëndës djegëse (karburantit) në muskujt tuaj dhe duke bërë që zemra juaj të rrahë më shpejt.

Në qoftë se ju mund ta menaxhoni stresin tuaj dhe të vazhdoni më tej, reagimi juaj ndaj stresit do të tërhiqet (largohet) dhe trupi juaj do të kthehet në barazpeshë. Por “lloji i stresit realisht i dëmshëm është ai që nuk qetësohet”, thotë Susan Andrews, neuropsikologe klinik-e dhe autore e librit Zgjidhje për stresin për nënat shtatzënë: Si e shton potencialin e foshnjës tuaj çlirimi nga stresi. Në fakt, stresi i vazhdueshëm mund ta ndryshojë sistemin e menaxhimit të stresit të trupit tuaj, duke bërë që ai të reagojë me tepri dhe të shkaktojë një reagim inflamator.

Nga ana e vet, inflamacion-i ka qenë lidhur me një shëndet të dobët të shtatzënisë dhe me probleme të zhvillimit tek foshnja që është duke ardhur. Ka disa të dhëna që tregojnë se stresuesit më të lartë kronik tek gruaja dhe aftësitë e pakta për t’i trajtuar ata, mund të shoqërohet me peshë të ulët në lindje dhe me lindje të parakohshme.

Stresi i amësisë dhe truri i fetus-it

Stresi kronik mundet që të kontribuojë edhe për diferenca të holla në zhvillimin e trurit të cilat mund të çojnë në probleme të sjelljes me rritjen e foshnjës.

Udhëzime për stërvitjen javë pas jave: Tremujori i tretë

[ssba_hide]

Kanceri ovarian: Çfarë ndodh pas trajtimit?

Shumë njerëz janë në pritje ankthi për të zbuluar jetën pas trajtimit te kancer-it ovarian, që zakonisht paraqet sfidat e veta. Gjatë trajtimit, ju mund të keni qenë të zënë me takimet dhe të fokusuar në trajtimet, por pastaj ju mund të ndiheni më të shqetësuar sesa të sigurt. Ju mund të shqetësoheni për çdo dhimbje dhe të pyesni veten në qoftë se kanceri po kthehet. Kontrollet e rregullta dhe të komunikuarit me mjekun tuaj në lidhje me çfarë mund të pritet nëse kanceri rikthehet, mund t’ju qetësojë disi.

Disa njerëz mund të ndjejnë presion nga familjarët dhe miqtë e tyre për t’u rikthyer në jetën e tyre normale. Gjithkush do të rikrijojë një rutinë të përditshme, por ajo do të jetë në ritmin e saj dhe mund të jetë e ndryshme nga sesi gjërat ishin në të kaluarën. Disa njerëz e quajnë këtë “një normalitet të ri”.

Jepini vetes tuaj kohë për tu përshtatur me ndryshimet fizike dhe emocionale. Ju ndoshta mund të mos jeni në formë për të bërë ushtrimet e mëparshme. Nëse ju jeni duke u kthyer në punë, mundohuni që të tregoheni të kujdesshëm.

Disa njerëz thonë se pas kancerit, ato kanë ndryshuar prioritetet e tyre dhe e shohin jetën në një këndvështrim tjetër. P.sh. ju mund të vendosni për të kaluar më shumë kohë me familjen, për të filluar një hobi të ri, për të udhëtuar ose për ta përfshirë veten në punët vullnetare. Të komunikuarit me dikë që ka patur kancerin ovarian mund t’ju ndihmojë në përballjen me ndryshimet në jetë.

Kërkimet ndaj kancerit ovarian

Studimet për kancerin ovarian janë në vazhdimësi. Disa klinika mund të përfshijnë reduktimin e rrezikut, terapinë e gjeneve dhe imunoterapinë. Këto nuk mund të miratohen apo të jenë në dispozicion si trajtime standarte. Gjithmonë diskutoni mundësitë diagnostike dhe opsionet e trajtimit me mjekun tuaj.

Përballja me efektet anësore

Shërimi nga trajtimi mund t’ju marrë pak kohë. Ju do të zbuloni se ka ndryshime fizike dhe emocionale. Ky seksion diskuton mënyrat sesi mund të përballohen këto ndryshime.

Lodhja