Simptomat e stresit

Stresi na prek të gjithëve. Gjithkush mund të përjetojë simptoma të stresit; kur disiplinoni fëmijët, gjatë një dite të ngarkuar në punë, kur përpiqemi të rregullojmë gjendjen financiare apo kur kemi të bëjmë me një marrëdhënie sfiduese. Stresi është kudo. Nëse stresi i pakët nuk është problem, ndonjëherë dhe i dobishëm, stresi i shumtë mund t’ju përkulë dhe t’ju sëmurë, si mendërisht ashtu dhe fizikisht.

Hapi i parë për të kontrolluar stresin, është të dini simptomat e stresit. Por të njohësh simptomat e stresit është më e vështirë nga ç’mendoni. Shumë prej nesh janë të mësuar me stresin dhe shpesh nuk e kuptojmë që jemi të stresuar, deri sa shkojmë në pikën kritike.

Çfarë është stresi?

Stresi është reagim i trupit tuaj ndaj situatave të dëmshme. (qofshin këto të vërteta apo të perceptuara). Kur ndjeheni në rrezik, në trupin tuaj fillon një reaksion kimik për t’ju mbrojtur nga dëmtimet. Ky reaksion njihet me emrin “luftë ose largim”, apo përgjigjia ndaj stresit. Gjatë kundërpërgjigjes ndaj stresit, zemra fillon të rrahë më shpejt, frymëmarrja bëhet më e shpeshtë, muskujt tendosen dhe tensioni i gjaku-t rritet. Kjo do të thotë se jeni gati për veprim. Kjo është mënyra si mbroni veten.

Stresi ka kuptim të ndryshëm për njerëz të ndryshëm. Çfarë është strësuese për njërin, nuk është ndonjë shqetësim i madh për tjetrin. Disa njerëz e përballojnë më mirë stresin. Jo i gjithë stresi  është negativ! Në sasi të vogla, stresi mund t’ju ndihmojë të arrini diçka apo t’ju mbrojë që të mos lëndoheni. P.sh. Stresi është ai që ju bën të shtypni frenat fort për të mos u përplasur me makinën para jush.

Trupat tanë janë të projektuar për të përballuar sasi të vogla stresi.  Mirëpo, ne nuk jemi aq të pajisur sa të përballojmë sasi të mëdha të vazhdueshme stresi, pa patur pasoja.

Cilat janë simptomat e stresit?

Kanceri i gjirit: Trajtimet

Trajtimi i kancerit të gjirit përgjithësisht do të fillojë pasi gjendja juaj shëndetësore ka qenë e vlerësuar plotësisht sepse lloje të ndryshme të kancerit të gjirit kërkojnë trajtim të ndryshëm. Një numër faktorësh duhet të merren në konsideratë në zgjedhjen e trajtimit më të përshtatshëm për ju. Kampionët e marrë nga një biopsi mund të përdoren për të gjetur nëse qelizat kanceroze kanë receptor estrogjen ose progesteron.

Mjekët nevojitet të gjejnë nëse kancer-i është përhapur në nyja limfatike nën krahun tuaj ose mbi kockën e qafës ose kudo tjetër në trup. Faktorë të tjerë për t’u marrë në konsideratë kur zgjidhet trajtimi më i përshtatshëm janë madhësia e bllokut të qelizave dhe sa shpejt ai rritet. Fakti nëse e keni kaluar menopauzë-n apo jo mund të ndikojë po ashtu në trajtim.

Alternativat e trajtimit

Alternativat e trajtimit përfshijnë ndërhyrjen kirurgjik-ale për të hequr ose bllokun e qelizave ose tërë gjirin, radioterapi-në dhe terapitë suplementare hormonale apo kemioterapinë.

Ndërhyrja kirurgjikale

Ajo përfshin ose heqjen e të gjithë gjirit (mastektomi) ose vetëm bllokun e qelizave dhe një zonë të indit normal që rrethon atë (lumpektomi). Një lumpektomi është një ndërhyrje kirurgjikale që e ruan gjirin. Llojet të tjera të ndërhyrjes kirurgjikale janë mastektomia e pjesshme ose një prerje e gjerë në të cilën hiqet më shumë ind i shëndetshëm dhe kuadrantektomia në të cilën hiqet një e katërta e gjirit.

Ndërhyrja kirurgjikale që e ruan gjirin

Studimet kanë treguar se në kancerin e hershëm të gjirit, lumpektomia (heqja e tumori-t) e pasuar nga një trajtim me rrezatim ka pothuaj të njëjtën shkallë kurim-i të suksesshëm sa edhe mastektomia (heqja e të tërë gjirit). Kirurgjia që e ruan gjirin me heqje të nyjeve limfatike, e pasuar nga radioterapia e gjirit është trajtimi më i zakonshëm i përdorur për kancerin e gjirit të zbuluar herët. Ideja është që të largohen qelizat kanceroze para se ato të mund të përhapen në pjesë të tjera të trupit.

Nyjat limfatike dhe limfoedema

Udhëheqës vizual: Çfarë tregojnë flokët dhe lëkura e kokës për shëndetin tuaj

[ssba_hide]

Udhëheqës vizual: A merrni hekur? Shumica e grave nuk marrin

[ssba_hide]

Udhëheqës vizual: 18 Pyetje "të sikletshme" për bukurinë

[ssba_hide]