Kolesteroli: Kontrolloni nivelet tuaja

Sasia e kolesterolit dhe yndyrave të tjera të njohura si trigliceride në gjaku-n e njeriut janë një indikacion i fortë i mundësisë së atakut të zemrës. Nivelet e larta të quajtura kolesterol “i keq” dhe trigliceridet janë shkak për shqetësim pasi ato mund të shkaktojnë aterosklerozë dhe sëmundjen koronare të zemrës, një faktor rreziku madhor për atakun e zemrës.

Për këtë arsye, është e rekomandueshme për të gjithë të rriturit për të matur nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve të paktën një herë. Nëse nivelet janë të ulëta dhe ju nuk ndryshoni dietën dhe të ushtruarit, atëherë nuk do të jetë e nevojshme që t’i kontrolloni ato përsëri, të paktën për një kohë. Por, nëse nivelet e kolesterolit janë anormalisht të larta, mjeku duhet t’ju këshillojë rreth menaxhimit të kolesterolit.

Fondacioni i zemrës rekomandon që të gjithë të rriturit e moshës 45 vjeçare dhe mbi të duhet të bëjnë kontrolle të rregullta të gjakut për të kontrolluar nivelin e kolesterolit dhe të triglicerideve. Ato, të cilët janë më të rinj se 45 vjeç dhe kanë faktorë të tjerë rreziku për sëmundjen e zemrës, siç janë diabet-i ose historia familjare e kolesterolit të lartë, gjithashtu duhet të kontrollojnë rregullisht nivelet e tyre të gjakut–të paktën njëherë në vit.

Si mund të reduktohet kolesteroli?

Nivelet e yndyrave në gjak mund të reduktohen në mënyra të ndryshme. Humbja e peshës nëse jeni mbipeshë ose obez, përmirësimi i dietës tuaj, rritja e nivelit të të ushtruarit, lënia e duhanit dhe reduktimi i konsumimit të alkool-it shpesh ndihmon.

Disa njerëz do të kenë nivele të larta kolesteroli pavarësisht dietës së mirë dhe të ushtruarit të shumtë. Për ato, mund të jetë e domosdoshme marrja e tabletave për të ulur nivelin e kolesterolit dhe të triglicerideve dhe për të reduktuar rrezikun e atakut të zemrës.

Kolesteroli i lartë tek fëmijët

Zmadhimi i penisit: A funksionon?

“Mendoj se nuk ka djalë në botë që nuk do donte që penis-i i tij të ishte disa centimetra më i gjatë”, thotë Michael O’Leary, doktor shkencash dhe profesor i kirurgji-së urologji-ke në Fakultetin e Mjekësisë në Harvard.

Gjithsesi edhe pas një shekulli përpjekjeje me metoda të dyshimta dhe ndonjëherë të çmendura, për të rritur penisin, nuk keni ç’bëni. Sigurisht që dyshohet se ka disa mënyra; kokrra për penisin, kremra, ushtrime të dhunshme me tërheqje, pajisje të tmerrshme, operacion, por asnjëra nuk funksionon në të vërtetë. Rastet e pakta që mund të funksionojnë kanë rezultate modeste dhe dëme të rënda anësore. Sa të rënda? Në disa raste deri tek mos funksionimi erektues!

“Më besoni, nëse do kishte një mënyrë të sigurt dhe efektive për të rritur masën e penisit, sot do isha i pasur, por nuk ka”, thotë O’Leary.
Gjithësesi, llogjika nuk i ndalon djemtë e fiksuar me masën e penisit të provojnë kura të përcipta për një nga organ-et jetësore të tyre. Gjatë procesit ata rrezikojnë shumë.

Sa i vogël është një penis i vogël?

Mendon se e ke më të vogël se mesatarja? Ka shumë mundësi që jo.
Penisi tipik (i erektuar) është 12-13 cm dhe me perimetër 10-11 cm. Në gjendje jo të erektuar ka më shumë variacion të masës.

Disa djem e kanë në mënyrë natyrale, më të vogël se kaq. Në raste të rralla, gjenetika ose problemet hormonale, shkaktojnë një gjendje që quhet mikro-penis; një penis i erektuar më pak se 5 centimetra.

Ndonjëherë sëmundja Peyronie që lidhet me formimin e një mase fibrore në penis që shkakton dhimbje dhe përthyerje gjatë ereksion-it) dhe kancer-i prostatës (prostata), mund të ulin masën e penisit. Por studimet tregojnë se shumica e djemve që kërkojnë zmadhim të penisit, janë të masës mesatare. Ata thjesht mendojnë se nuk janë.

Pse? Një rol luan këndvështrimi. Është vështirë të “gjykosh” penisin tënd; nëse e sheh nga lart është kënd i keq vështrimi.

Kuptimi i kirurgjisë së kancerit: Një udhëheqës për pacientët dhe familjet e tyre

Planifikimi dhe përgatitja për kirurgjinë e kancerit

Edhe ju edhe mjeku juaj kanë gjëra për të bërë para kirurgji-së për t’u siguruar që ju keni shansin më të mirë për një rezultat pozitiv. Sa më shumë që të jetë e mundur ju duhet të dini çfarë do të prisni dhe të ndjeni që vendimi që keni marrë është më i miri për ju. Njerëzit ndryshojnë lidhur me atë se sa të përfshirë duan të jenë në procesin e marrjes së vendimit. Por të dini sa më shumë që të jetë e mundur për atë se çfarë ju pret, kjo të paktën redukton nivelin e stresit për ju.

Nuk është e pazakontë që pacientët të presin disa javë pasi mësojnë që ata kanë kancer që të bëhet një operacion kirurgjikal. Ju keni kohë të:

  • Mësoni më shumë për kancerin;
  • Të flisni me të tjerë që kanë pasur kancer;
  • Të eksploroni alternativat e trajtimit tuaj;
  • Të gjeni ekipin më të mirë për t’u kujdesur për ju.

Gjithashtu ju mund të doni që të merrni një opinion të dytë. Pothuaj në të gjithë rastet koha e nevojshme për t’u përgatitur për operacionin nuk duhet të ketë ndikim mbi suksesin e tij. Por në qoftë se ju keni ndonjë lloj problemi urgjent mjekësor, operacioni duhet bërë sa më shpejt që është e mundur.

Miratim i informuar

Miratimi pasi të jeni i informuar është një nga pjesët më të rëndësishme të përgatitjes për operacionin kirurgjikal. Ai është një proces gjatë të cilit juve u tregohen të gjithë aspektet e trajtimit para se të jepni miratimin tuaj me shkrim për operacionin. Ky miratim zakonisht nënkupton që mjeku juaj ka shpjeguar sa më poshtë:

  • Kushtet ose diagnozë-n tuaj dhe përse operacioni është një alternativë;
  • Qëllimin e operacionit;
  • Si do të bëhet operacioni;
  • Si mundet të jetë ai i dobishëm për ju;
  • Cilat janë rreziqet;
  • Çfarë efektesh anësore duhen pritur;
  • Çfarë alternativash të tjera trajtimi keni.

Kur ju e nënshkruani miratimin tuaj ju me këtë pranoni që e keni marrë këtë informacion, e kuptoni atë dhe jeni i gatshëm t’i nënshtroheni operacionit kirurgjikal. Gjithashtu kjo do të thotë që ju e kuptoni se nuk ka garanci që trajtimi do të funksionojë.

Testimi para operacionit

11 mënyra për të pakësuar kolesterolin tuaj kur jeni esëll

Si është kolesteroli juaj? Në qoftë se mendoni që leximi normal që keni pasur në vitin 2004, bën që ende të jeni në rregull, mendoni përsëri: Nivelet e substancës së mpiksjes së arterie-ve shpesh rriten me kalimin e moshës. Kardiolog-ët thonë që çdo njeri në moshën 20 vjeç e më tepër duhet të kontrollohet për kolesterol të lartë, të paktën një herë në pesë vjet, me ekzaminime më të shpeshta për një person që mendohet me risk të lartë për sëmundjet e zemrës.

Lajmi i mirë? Në qoftë se kolesteroli juaj esëll në total është 200 ose në qoftë se kolesteroli juaj “i keq” nuk është atje ku duhet, çuarja e tij në një nivel më të ulët mund të jetë më e lehtë nga sa ju e mendoni. Në fakt, me modifikime të thjeshta të mënyrës së jetesës dhe në qoftë e nevojshme me mjekimin e përshtatshëm, njerëzit shohin shpesh një reduktim të konsiderueshëm të kolesterolit brenda gjashtë javëve.

Më poshtë keni 11 udhëzime të ekspert-ëve se si ta ulni kolesterolin tuaj esëll.

1. Caktoni një objektiv

Ju e dini se duhet ta çoni më ulët kolesterolin tuaj, por si duhet të veproni? Kjo varet nga disa faktorë, duke përfshirë historinë tuaj personale ose familjare si edhe faktin nëse keni faktorë risku kardiovaskular, si obezitet-i, presioni i lartë i gjaku-t dhe duhanpirja.

Në qoftë se risku juaj konsiderohet i lartë, shumica e mjekëve do të caktonte një objektiv të kolesterolit të “keq” prej më pak se 70. Në qoftë se risku për ju është i moderuar një objektiv prej 130 është në përgjithësi i mirë. Në qoftë se risku për ju është i ulët vlera prej më pak se 160 është një objektiv i arsyeshëm. Tendenca tani është që njerëzit të trajtohen më herët veçanërisht në qoftë se kanë dy a më shumë faktorë risku.

 2. Merrni në konsideratë mjekimin

Një studim i ri ka zbuluar se përdoruesit e statinave për kolesterolin, po konsumojnë më shumë ushqime jo të shëndetshme se më parë

Një studim i ri ka zbuluar se përdoruesit e statinave (medikamenteve që bllokojnë procesimin e kolesterol-it), po konsumojnë më shumë ushqime jo të shëndetshme se një dekadë më parë.

Një studim i ri ka zbuluar se shumë amerikanë, të cilët përdorin statina për të ulur kolesterolin, duket se besojnë që ata mund të hanë shumë ushqime jo të shëndetshme, pa patur asnjë pasojë.

Studiuesit zbuluan se njerëzit që përdorën statina në vitet 2009-2010 konsumuan më shumë yndyra dhe kalori, se ata që i morën këto medikamente 10 vjet më parë. Kjo rritje e konsumit të kolarive dhe yndyrave nuk u vu re mes njerëzve që nuk i përdornin këto medikamente, u shprehën kërkuesit e Universitetit të Los Anxhelos-it në Kaliforni.

Analizat e të dhënave nga Vëzhguesit e Institutit të Shëndetit dhe Ushqyerjes, treguan se përdoruesit e statinave në vitet 2009-2010 kishin konsumuar 9.6% më shumë kalori dhe më shumë yndyrë se 14.4% e përdoruesve të statinave në vitet 1999-2000.

Përdoruesit e statinave në vitet 1999-2000 konsumonin më pak kalori dhe yndyrë se njerëzit të cilët nuk i kishin përdorur fare këto medikamnete, por ky raport nuk është më i njëjti, sipas studimit i cili u botua në internet në 24 prill në numrin e revistës Jama: Mjekësia e Brendshme dhe në të njëjtën kohë, u prezantua në takimin vjetor të Shoqërisë së Përgjithshme të Mjekësisë së Brendshme në Denver.

“Ne besojmë se ky është studimi i parë për të treguar se njerëzit që përdorin statina konsumojnë më shumë kalori dhe yndyra se njerëzit që i përdornin të njëjtat medikamente dhjetë vjet më parë”, u shpreh autori i studimit Takehiro Sugiyama, një klinicist trajnues në Qendrën Kombëtare për Shëndetin dhe Mjekësinë Globale në Japoni, në një deklaratë për shtyp nga UCLA (Universiteti i Los Anxhelos-it në Kaliforni).

“Statinat janë përdorur nga rreth një e gjashta e të rriturve. Ne mund të kemi nevojë të ritheksojmë rëndësinë e modifikimeve dietike për ata që janë duke i përdorur këto barna, tani që obezitet-i dhe diabet-it janë probleme të mëdha në shoqëri”, tha Sugiyama, i cili udhëhoqi hulumtimin.

Shenjat e para paralajmëruese të kancerit; A jeni në rrezik ?

Shumë nga ne nuk i dinë shenjat paralajmëruese  të formave më të njohura dhe vdekjeprurëse të kancerit. Një vëzhgim shqetësues tregon se 26% e amerikanëve  nuk i dinë shenjat dalluese të kancerit të mushkërive, kancerit kryesor, vrasësi i burrave dhe i grave.

Nga gjithë të anketuarit, më pak se gjysma njohën marrjen e frymës si shenjë  paralajmëruese të kancerit të mushkërive dhe vetëm 39% kollën. Disa nga ata që u përgjigjën dalluan me saktësi simptoma shqetësuese  më specifike, kolla që përkeqësohet ose të kollitësh gjak. Vëzhgimi u drejtua nga Ipsos MORI në emër të Koalicionit Ndërkombëtar të Kancerit të Mushkërive (ONKM).

Zbulimet janë të frikshme duke marrë parasysh se kjo sëmundje vret afërsisht 160.000 amerikanë në vit. “Pacientët shpesh diagnostikohen në një fazë të vonë të sëmundjes, kur trajtimi nuk është më një mundësi”, thotë Dr. Matthew Peters dhe kryetari i ONKM. “Nëse pacientët do diagnostikoheshin më herët, ne mund t’i trajtonim dhe të shpëtonim jetë. Prandaj të njohësh simptomat është kaq e rëndësishme”. 

Shenjat paralajmëruese: Kur duhet të shkoni tek doktori

Dr. Dale Shepard, i cili punon në repartin e onkologji-k të tumor-eve solide në spitalin e Klevelandit shton se është tragjikisht e rëndomtë që pacientët të injorojnë shenjat paralajmëruese të llojeve të tjera të kancerit. “Kanceri mund të kurohet thuajse në secilin rast nëse kapet herët, por shumë shpesh, njerëzit presin kaq gjatë para se të shohin një doktor, saqë sëmundja nuk është më e kurueshme”.

Nëse vini re njërën nga këto shenja të pashpjegueshme, mos hezitoni të këshilloheni me doktorin:

    • Rënia e pashpjegueshme në peshë

Aktiviteti fizik dhe të ushtruarit: Fillimi

Jeni duke menduar për t’u bërë më aktivë? Kjo është diçka e jashtëzakonshme. Të qenit aktiv në mënyrë të rregullt ndihmon në përmirësimin e shëndetit dhe të lumturisë.

Ushtrimet, aktiviteti fizik ose të dyja bashkë

Aktiviteti fizik i referohet të gjitha llojeve të aktivitetit, ashtu sikundër është edhe ngjitja e ngadaltë ose e shpejtë e shkallëve. Të ushtruarit është një aktivitet që ju vë një qëllim të specifikuar. Që një aktivitet të konsiderohet  ushtrim ai duhet të jetë të paktën 20 minuta ose më shumë, i përbërë me ushtrime të moderuara, p.sh. ecje me një ritëm mesatar.

Shembujt e aktivitetit fizik përfshijnë:

  • Zbritjen ose ngjitjen në metro, një stacion përpara në mënyrë që të praktikohet ecja në këmbë;
  • Ngjitjen e shkallëve, në vend të përdorimit të ashensorit;
  • Ngjitjen e shkallëve në qendrat tregtare dhe në stacionet e metrove; dhe
  • Parkimin në cepin e vendit të parkimit, që të ketë distancë me hyrjen.

Shembujt e ushtrimeve që përfshijnë të ushtruarit për 20 minuta ose më shumë:

  • Ecje të shpejta të moderuara;
  • Kërcimi;
  • Ushtrimet aerobike në ujë;
  • Çiklizmi;
  • Trajnimet e forcës;
  • Klasat e ushtrimeve të lehta, siç është tai çi ose joga.

Rritja e aktivitetit fizik nuk do të marrë shumë kohë shtesë, ashtu sikundër nuk merr edhe 20 minuta ushtrime në ditë. Qëllimi është që të sigurohet që ushtrimi ose aktiviteti është planifikuar për të shumtën e ditëve dhe nuk lihet mënjanë. Aktiviteti fizik dhe ushtrimet do t’ju ofrojnë përfitime shëndetësore. Përfshirja e aktivitetit fizik dhe të ushtruarit në stilin e jetës ofrojnë përfitim më të madh të humbjes së peshës.

Dallimi midis aktivitetit fizik dhe të ushtruarit është shumë i rëndësishëm, sepse përfshirja e aktivitetit fizik do të përforcojë ndryshimin e plotë të jetesës. Rekomandohet që të gjithë njerëzit ta shohin aktivitetin fizik “si një mundësi, jo si një bezdisje”.

Sekreti për të qenë më aktiv