Kanceri i mushkërive: Trajtimi

Zgjedhja e trajtimit nga ana juaj varet nga faza në të cilën është kanceri, gjendja juaj e përgjithshme shëndetësore dhe kapaciteti i frymëmarrjes, si edhe nga dëshirat tuaja.

  • Kanceri i mushkërive i qelizave jo të vogla mund të trajtohet me anë të kirurgjisë, radioterapisë ose kemioterapisë.
  • Kanceri i mushkërive i qelizave të vogla zakonisht trajtohet me anë të kemioterapisë. Disa persona me kancer në njërën mushkëri (sëmundje e kufizuar) do t’i nënshtrohen radioterapisë në kraharor dhe në tru (të quajtur radioterapi parandaluese ose profilaktike). Meqenëse ai përhapet qysh herët, kirurgji-a nuk përdoret shpesh për këtë lloj të kancerit.
  • Mesothelioma është rrallëherë e mundur të largohet me anë të ndërhyrjes kirurgjik-ale. Megjithatë, personat zakonisht kanë lloje të tjera trajtimi, si kemioterapinë ose thoracentesis për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes apo për të ndihmuar të menaxhohen simptomat.

Studimet tregojnë që lënia e duhanit do të përmirësojë shanset tuaja për të reaguar ndaj trajtimit. Në qoftë se ju tymosni duhan, ekipi mjekësor ka mundësi t’ju kërkojë lënien e duhanit para se të bëni një operacion.

Kirurgjia

Heqja me anë të një ndërhyrje kirurgjikale e një tumor-i ofron shansin më të mirë të një kurim-i për pacientët që kanë një fazë të hershme të kancerit. Ekipi mjekësor do të shikojë nëse kanceri është përhapur përtej mushkërive apo jo, gjendjen tuaj të përgjithshme dhe kapacitetin e frymëmarrjes. Ata do të vlerësojnë nëse ndërhyrja përbën një alternativë për ju.

Llojet e kirurgjisë së mushkërive

Ekzistojnë disa lloje të kirurgjisë së mushkërive.

  • Prerje: Hiqet vetëm një pjesë e mushkërisë dhe jo një lob;
  • Lobektomi: Hiqet një lob i mushkërisë;
  • Pneumoktomi: Hiqet një mushkëri e tërë.

Në qoftë se kanceri është përhapur ose në qoftë se ju keni mesotelioma në abdomen-in tuaj, ju mund t’i nënshtroheni një lloji tjetër kirurgjie.

Pas një operacioni

 Përdorimet

Tek të gjitha format e epilepsi-së.

Kundërpërdorimet

Te pacientët me mbindjeshmëri ndaj barit, hepatit akut, hepatit kronik, porfiri.

Efektet anësore

Ndjenjë të vjelle, ataksi, irritim gastrik, hiperamonemi, shtim oreks-i dhe shtim në peshë, rënie e përkohshme e flokëve, edemë, trombocitopeni dhe inhibim i agregimit të trombociteve, dëmtim i funksionit të mëlçisë.

Dozimi

Në fillim 600 mg në doza të ndara, më mirë para ushqimit duke e rritur dozën me nga 200 mg në ditë, në intervale 3 ditore, deri në dozën maksimale prej 2,5 g në ditë; në doza të ndara, doza e zakonshme mbajtëse është 1-2 g në ditë.

Tek fëmijët: deri 20 kg, në fillim 20 mg/kg në ditë, në doza të ndara; doza rritet gradualisht deri në 40 mg/kg në ditë; mbi 20 kg, në fillim 400 mg në ditë, në doza të ndara; doza rritet gradualisht deri në 20-30 mg/kg në ditë; doza maksimale, 35 mg/kg në ditë.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 150 mg, 200 mg, 300 mg.

Pika oral-e: 300 mg/mL.