Dhjetë përfitimet më të mëdha të ushtrimeve fizike gjatë shtatzënisë

Shtatzënia vjen me pjesën e vet të ankesave të mërzitshme. Specifikisht në rastin e nënave të ardhshme ushtrimet fizike të shtatzënisë munden që të:

  1. Luftojnë lodhjen nga shtatzënia. Lodhja e një niveli të ulët torturon shumë gra gjatë tremujorit të parë, e më pas gjatë tremujorit të tretë. Duket paradoksale por disa herë një pushim i tepërt bën që ju të ndjeheni më shumë të lodhura. Dhe ndërsa asnjëherë nuk duhet ta mundoni veten shumë gjatë shtatzënisë dhe në veçanti në momentet që e ndjeni veten të lodhura, një shtytje e vogël mund të ndryshojë shumë nivelin e energjisë tuaj gjatë shtatzënisë. Pra bëni hapa të vegjël, shkoni e bëni një ecje të lehtë dhe do të befasoheni se sa energjike do ta ndjeni veten paskëtaj.
  2. Përmirësojnë gjumin gjatë shtatzënisë. Ndërsa shumë gra shtatzëna raportojnë që ato kanë vështirësi të flenë (për të mos përmendur të flenë pas ndërprerjeve të shumta për të shkuar në banjë), ato që ushtrohen fizikisht në mënyrë të qëndrueshme thonë që cilësia e gjumit të tyre është më e mirë dhe që ato kur zgjohen e ndjejnë veten më të çlodhura.
  3. Dominojnë kapsllëkun gjatë shtatzënisë. Një trup aktiv inkurajon zorrë aktive. Disa gra betohen që një ecje e shpejtë 30 minutash ndihmon mjaft për këtë gjë.
  4. Bëhen ushtrime për shpinën gjatë shtatzënisë. Dhimbja e shpinës prek gjysmën e të gjithë grave shtatzënë dhe mbrojtja më e mirë është muskuj të fortë të abdomen-it. Bëni ushtrime të thjeshta e të parrezikshme të shtatzënisë për të forcuar abdomenin, që do t’ju japë më pas atë mbështetje që ju nevojitet. Por mos ndaloni këtu. Edhe ushtrimet që nuk janë të destinuara për muskujt e barkut, një ecje e shkurtër deri në postë, munden që edhe ato të qetësojnë dhimbjen dhe presionin.
Grisjet e perineumit

A është e zakonshme që të shkaktohen grisje gjatë një lindje vaginale?

Po. Me hyrjen e foshnjës tuaj në botë, ju mund të përfundoni me një grisje. Shpesh kjo ndodh në perineum (zona midis anusit dhe vaginës tuaj). Grisjet janë më të zakonshme tek gratë të cilat bëjnë lindjen e tyre të parë vagina-le dhe luhaten nga prerje dhe gërricje të vogla deri në shqyerje të thella që prekin disa muskuj të dyshemesë së pelvisi-t. Është e mundshme që të griseni edhe në qoftë se keni një epiziotomi. Në fakt, një epiziotomi e shton rrezikun e grisjeve të rënda.

Grisjet më sipërfaqësore përfshijnë lëkurën e perineumit dhe indit rreth hapjes së vaginës ose shtresës më të jashtme të vetë vaginës, por jo muskujt. Këto grisje, të quajtura laceracione të shkallës së parë shpesh janë kaq të vogla saqë kërkojnë pak apo aspak qepje. Zakonisht shërohen shpejt dhe shkaktojnë pak apo aspak siklet.

Laceracionet e shkallës së dytë shkojnë më thellë në muskujt poshtë. Këto grisje duhet qepur që të mbyllen, shtresë pas shtrese. Ato do shkaktojnë njëfarë sikleti dhe zakonisht kërkojnë disa javë për t’u shëruar. Qepjet treten vetë gjatë periudhës së shërimit.

Rreth 4% e grave që lindin në rrugë vaginale përfundojnë me një grisje më serioze në perineumin e tyre, që shtrihet deri në anus dhe përtej. Kjo lloj grisje mund të shkaktojë dhimbje të konsiderueshme për shumë muaj dhe rrit rrezikun e mospërmbajtjes anale.

Këto grisje të rënda quhen laceracione të shkallës së tretë ose të katërt. Një laceracion i shkallës së tretë është një grisje në indet vaginale, lëkurën dhe muskujt e perineumit që shtrihet në sfinkter (muskuli që rrethon anusin tuaj). Një grisje e shkallës së katërt shkon nëpër sfinkterin anal dhe indin nën të.

Gjithashtu është e mundshme që të griseni edhe në vende të tjera. Disa gra grisen në pjesën e sipërme të vagjinës, pranë preterit (kjo njihet si lacerim peri-ureter-al). Këto grisje janë shpesh krejt të vogla dhe në qoftë se ju pësoni një të tillë, ndoshta do të keni nevojë për vetëm pak ose aspak qepje.