Gjyshja duhanpirëse kalon rrezikun e kancerit tek nipat e mbesat

Një fëmijë, gjyshja e të cilit ka pirë duhan, ka rrezik të dyfishtë për kancer krahasuar me një tjetër fëmijë, gjyshja e të cilit nuk ka pirë duhan.

Kjo rritje relative e riskut të kancerit shtohet në të dhënat që lidhen me dëmet që sjell duhanpirja dhe tregon se dëmi nga duhanpirja mund të kalohet në breza në familje, thonë kërkuesit.

Studimi i 128 fëmijëve me kancer dhe 128 kontrolleve me fëmijë pa kancer u bë në Spanjë nga kërkues amerikanë dhe spanjollë (Journal of Paediatrics and Child Health 2010; in press).

Ekspozimi dhe përdorimi i duhanit u përcaktua në tre breza me sjellje duhanpirjeje të nënave dhe gjysheve nga ana e nënave.

Nga kërkimi u gjet se 60% e nënave të fëmijëve me neuroblastomë (një tip kanceri që formohet në qelizat nervore) ishin duhanpirëse dhe 27% e gjysheve të fëmijëve me leuçemi (leukemi) akute limfoblastik-e ishin duhanpirëse.

Konsumi i duhanit nga gjyshet dhe nënat e fëmijëve dhe konsumi i duhanit nga nënat gjatë shtatzënisë ishin në mënyrë sinjifikative të lidhura me rrezikun në rritje për kancer te fëmijët.

Rezultatet sugjeruan se jo vetëm ekspozimi i nënave në duhanpirje (nënat e fëmijëve), por edhe ekspozimi pasiv gjatë zhvillimit të vezëve me ovare-t e nënave (pirja e duhanit nga ana e gjysheve të fëmijëve nga ana e nënave) rriste rrezikun e malinj-itetit të fëmijëve.

Studimet në brejtës kanë treguar se ekspozimi ndaj agjentëve që shkaktojnë kancer gjatë shtatzënisë rezulton në një rritje të incidencë-s së tumor-eve në brezat e ardhshëm.

“Kjo çështje është shumë kontraversale, por duhet që të qartësohet me kujdes”, shkruajnë  studiuesit.

Rritja globale e kancerit te fëmijët mund të shaktohet nga rritja e konsumit të duhanit në dekadat e mëparshme nga femrat, sugjeruan ata.

Llambat tharëse të salloneve të bukurisë mbartin riskun e kancerit

Një sallon i zakonshëm i manikyrit që ka thonj të sapo lyer nën një llambë tharëse që çliron rreze ultravjollcë lidhet me kancerët e lëkurës.

Por një studim i ri i kohëve të fundit sugjeron që frekuentimi mesatar i sallonit të bukurisë mbart një potencial të vogël kanceroz.

Duke marrë në konsideratë ekspozimin e pakët ndaj rrezeve ultravjollcë me energji të ulët, vizitat e shumta në sallon për të bërë manikyr, mund të duhet të kenë një prag, i cili po të kalohet mund të çojë në dëmtimin e mundshëm të ADN-së, shkruan një ekip për studimin e kancerit në përfundimet e tij në 30 prill në revistën JAMA Dermatologji.

Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Lyndsay Shipp e Departamentit të Dermatologjisë në Universitetin Georgia Regents në Augusta, thonë se studimet e mëparshme mbi përdorimin e llambave tharëse të cilat emetojnë rreze ultravjollcë nuk kanë pasur aq shumë saktësi që të kenë arritur në konkluzione të besueshme.

Në këtë studim, të udhëhequr nga Dr. Shipp, u përdorën matës të teknologjisë së lartë për të matur ekspozimet ndaj dritës ultravjollcë mbi duart e mbajtura në pozicione të ndryshme nën 17 lloje të ndryshme llambash tharëse. Studimi u bë për 16 sallone.

Para së gjithash, kishte “dallime të konsiderueshme” në sasinë e rrezeve ultravjollcë të emetuara nga pajisje të ndryshme dhe sasia e ekspozimit edhe ajo varej nga pozicionimi i pajisjes.

Në total, një seancë e vetme e tharjes së llakut nën njërën prej llambave nuk do ta ekspozonte një person ndaj një sasie të rrezeve ultravjollcë që potencialisht mund të shkaktojë kancer. Madje edhe me ekspozime të shumta risku për fillimin e një kanceri mbetet i vogël.

Por autorët e studimit janë në një mendje me autorët e studimeve të mëparshme se duhen marrë masa parandaluese duke përfshirë përdorimin e maskave mbrojtëse nga dielli ose doreza mbrojtëse nga rrezet ultraviolet për të kufizuar edhe riskun e kancerit, edhe plakjen e parakohshme të lëkurës.

Gjithashtu, dermatologët janë në një mendje që studimi ka ekspozuar një problem me të cilin duhet të merren, se ka pak apo aspak norma për prodhimin e këtyre llambave.