Katarakti

Çfarë është katarakti?

Katarakt-i (perdja e syrit) është shkaku kryesor i verbimit në mbarë botën. Shumë njerëz arrijnë deri në verbim nga katarakti sepse për fat te keq ata nuk e dinë që kjo sëmundje mund të kurohet, por jo me medikamente ose me pika në sy. Me rritjen e moshës, katarakti bëhet i pashmangshëm.

Cilat janë shkaqet e kataraktit?

Shkaku kryesor i kataraktit është kalimi i viteve. Faktorët që rrisin rrezikun e kataraktit përfshijnë:

  • Ekspozim të pambrojtur afatgjatë ndaj rrezeve të diellit;
  • Duhan;
  • Diabet;
  • Një histori familjare me kataraktin;
  • Dëmtim të syve;
  • Inflamacion kronik në sy; dhe
  • Përdorim të ilaçeve steroidale për një kohë të gjatë.

Disa katarakte janë shkaktuar nga një çrregullim i trashëguar gjenetik. Infeksioni i rubeolë-s në mitër mund të shkaktojë kataraktin, gjë që mund të ndodhë që në lindje.

Cilat janë simptomat e kataraktit?

Problemi i shkaktuar nga katarakti është ndikimi që ai sjell tek shikimi. Tipikisht, njerëzit me katarakt ankohen për vështirësi në lexim, vështirësi në njohjen e fytyrave të njerëzve dhe të dhënies së makinës në kohe të keqe dhe natën. Ato gjithashtu mund të jenë të ndjeshëm ndaj dritës.

Cili është trajtimi për kataraktin?

Trajtimi i vetëm efektiv për kataraktin është operimi. Operimi mund të bëhet nën anestezi-në lokale dhe kërkon vetëm një qëndrim afatshkurtër në spital. Disa pika në sy mund të jenë më pas të rekomandueshme dhe duhet të eleminohet aktiviteti i tepërt fizik.

Vendimi për operacionin varet plotësisht në sesa shumë katarakt mund të ndikojë në pamjen tuaj dhe në aftësinë për të patur një jetë normale.

Nëse ju jeni në moshën 60 vjeçare ose më të moshuar, shikimi juaj është duke humbur për shkak të kataraktit, dhe më pas kirurgji-a do të ndryshojë jetën tuaj. Shmangni dritën e shumtë dhe vendosni syze kur jeni të rinj pasi kjo mund të shtyjë nevojën tuaj për operim.

Osteoporoza: Si ndikon tek kockat tuaja

Kur shohim më nga afër kockat, zbulojmë 2 lloje strukturash: strukturën e dendur të quajtur kockat kortikale dhe strukturën tjetër të quajtur kockat sfungjerore.

Kockat kortikale formojnë shtresën e jashtme të fortë të të gjitha kockave të trupit dhe formojnë pjesën më të madhe të kafkës dhe brinjëve. Kockat sfungjer janë gjetur kryesisht në brendësi të rruazave (segmenteve kockëmëdha të shtyllës kurrizore), dhe brenda skajeve të eshtrave të gjata si femuri (kockat e kofshës). Në vizatimin e mëposhtëm të një kocke të kofshës normale, mund të shihen kockat kortikale jashtë boshtit të kockave dhe kockat sfungjerore brenda përfundimit të kockave, pranë nyjeve.

kocka normale

Kocka është një ind i gjallë që është në një gjendje të vazhdueshme qarkullimi. Qelizat brenda janë të përfshira në formimin e kockave të reja. Bilanci ndërmjet aktiviteteve të kundërta brenda kockave është i ndikuar nga disa faktorë, duke përfshirë:

  • Moshën;
  • Sasinë e hormoneve seksuale (siç janë estrogjenet dhe testosteron-i); dhe
  • Gjenet.

Gjendjet e tjera që ju mund të keni, ashtu sikundër ilaçe të caktuara që mund të jeni duke marrë, siç janë kortikosteroide-t gjithashtu mund të ndikojnë në shëndetin e kockave.

Nëse sasia e kockave që janë duke u formuar është më e madhe se sasia e kockave të riabsorbuara, në masën e kockave tuaja, atëherë – sasia e kockave në skeletin tuaj – do të rritet, ashtu siç ndodh gjatë fëmijërisë. Megjithatë, rreth moshës 30 vjeçare, ri-absorbim-i i sasisë së kockave fillon e bëhet pak më i madh se shuma e kockave të formuara dhe për shumë vite pas kësaj moshe, ky çekuilibër i vogël çon në një humbje graduale të masës kockore.

Kujdesi ndaj rrezeve të diellit

Është shumë e rëndësishme për të mbrojtur lëkurën gjatë ekspozimit në diell, për shkak të rrezikut të kancer-it të lëkurës. Ekspozimi afatgjatë në diell mund të shkaktojë plakjen e parakohshme, ku lëkura bëhet më pak elastike dhe rrudhat fillojnë të shfaqen.

Mbrojtja e mirë diellore përfshin:

  • Përpjekjet për të qëndruar larg diellit në verë nga ora 11 deri në 14.
  • Vendosjen e një kapeleje mbrojtëse, syzeve të diellit, rrobave dhe buzëkuqit;
  • Përdorimin e kremrave për të parandaluar djegie-n e lëkurës;
  • Përdorimin e kremrave pas ekspozimit diellor.

Mbrojtja kundër rrezeve të diellit (SPF)

SPF është faktori mbrojtës kundër diellit dhe është i lidhur me sasinë e absorbim-it të rrezeve ultraviolet të llojit B (UBV). SPF përcakton teorikisht sesa gjatë ju mund të qëndroni në diell përpara se ju të digjeni. Nëse koha juaj e djegies pa mbrojtës diellor është 10 minuta, atëherë faktori 15 mund t’ju lejojë që të qëndroni në diell 150 minuta (15 minuta x 10) ose 2 orë e 30 minuta. Megjithatë, ju duhet ta riaplikoni kremin gjatë kësaj kohe.

Koha e djegies varet nga lloji i lëkurës. Megjithatë, për shkak të niveleve të larta të UV, është e rëndësishme që të gjitha llojet e lëkurave të kenë një mbrojtje maksimale ndaj diellit.

Kur duhet të aplikohet kremi i mbrojtjes nga dielli

Ju duhet të aplikoni kremin e mbrojtjes nga dielli 20–30 minuta përpara se të dilni jashtë. Ju duhet gjithashtu ta riaplikoni shpesh atë (të paktën çdo dy orë), ose më shpesh nëse jeni duke u ushtruar ose notuar.

Kremi i diellit të fëmijëve duhet të aplikohet më rregullisht (çdo 20 deri më 40 minuta) sepse fëmijët janë më aktivë dhe kremi i tyre mbrojtës ka më shumë mundësi për tu fshirë.

Mbani mend se reflektimi i ujit, borës dhe rërës mund të shkaktojë djegien nga dielli, kështu që ju duhet ta aplikoni kremin e diellit edhe nëse dielli është prapa resë. Ju duhet gjithashtu të mbroni edhe buzët tuaja.

Produktet e mbrojtjes së diellit

Kremi kundra diellit: A jeni me të vërtetë të mbrojtur?

1. Sa më i lartë të jetë faktori mbrojtës, aq më e mirë është mbrojtja

E GABUAR. Kjo tingëllon e drejtë: një faktor mbrojtës 100 duhet të jetë dy herë më mbrojtës sesa një faktor 50, por ai është vetëm disa pikë përqindjeje më mbrojtës. Një faktor mbrotës 15 filtron 93% të rrezeve të diellit dhe një faktor mbrojtës 30 filtron 97% të tyre. “Por numri bëhet i parëndësishëm nëse ju nuk aplikoni aq krem sa duhet”, thotë Dr. Mona Gohar, një dermatolog-e në Danbury – Konektikat dhe një profesoreshë klinik-e, asistente në departamentin e dermatologji-së në Universitetin e Yale-it. Studimet e fundit tregojnë se njerëzit nuk përdorin mjaftueshëm krem.
“Për një mbrojtje më të mirë aplikoni 20-40 gr (pak a shumë sa madhësia e një topi ping pongu ) krem kundër diellit në trup, 30 minuta para se të dilni (kështu që lëkura ta përthithë plotësisht), si dhe çdo dy orë në çdo pjesë të ekspozuar të lëkurës, pas kësaj”, thotë Gohar.
Për fytyrën, aplikoni një porcion me madhësi sa një monedhë çdo ditë, pavarësisht nga moti. Vini re gjithashtu se faktori mbrojtës (SPF) i referohet mbrojtjes vetëm kundër rrezeve UVB (rrezet që të djegin) dhe jo kundër rrezeve UVA (rrezet që e plakin lëkurën). Është e nevojshme të ruheni nga të dyja këto rreze, pasi të dyja këto rreze mund të sjellin kancer të lëkurës.

2. Është në rregull të përdor krem nga viti i kaluar

E VËRTETË. Shumica e kremrave mbrojtës kanë një afat përdorimi prej dy vitesh, thotë Dr. Jordana Gilman, një dermatologe në qytetin e Nju Jork-ut. Gjithsesi, nëse ju e përdorni në mënyrën e duhur kremin kundër diellit, nuk duhet t’ju ngelë tepër pasi nevojiten 20-40 gr krem për të mbuluar gjithë trupin. Një shishe 80 gramëshe, duhet të zgjasë maksimumi për 4 aplikime.

3. Kremi kundër diellit ka nevojë të aplikohet vetëm në pjesët e ekspozuara të lëkurës

Osteoporoza: Ulja e rrezikut

Janë të shumtë njerëzit që vuajnë nga osteoporoza – një gjendje që rezulton në dobësimin e kockave që shkaktojnë më vonë frakturë. Mjekët thonë që osteoporoza prek një në 2 gra dhe një në 3 meshkuj – një arsye e mirë për këdo për të bërë atë që munden për të mbajtur kockat e tyre të forta dhe të shëndetshme dhe për të reduktuar rrezikun e tyre të zhvillimit të kësaj sëmundjeje.

Disa hapa shumë të vogla mund të reduktojnë rrezikun e zhvillimit të osteoporozë-s: marrja e mjaftueshme e kalcium-it në dietën; marrja e mjaftueshme e vitaminave; dhe kryerja e ushtrimeve. Nëse ju i kushtoni vëmendjen e duhur këtyre masave të thjeshta në një bazë ditore, ju do të reduktoni rrezikun e osteoporozës.

Kalciumi: Përmbushja e kërkesave ditore

Kalciumi është një lëndë ushqyese thelbësore e nevojshme për të krijuar dhe ruajtur fortësinë e kockave tuaja. Trupi juaj nuk mund të prodhojë kalcium – ai e merr atë nëpërmjet ushqimeve. Kështu që është e rëndësishme që të sigurohemi që dieta jonë përmban mjaftueshëm kalcium për të ruajtur shëndetin e kockave. Nevojat e njeriut për kalcium ndryshojnë në varësi të fazës së jetës në të cilën ato ndodhen. Meshkujt dhe femrat mbi moshën 19 vjeçare kanë një marrje për të paktën 1000 mg kalcium në ditë, për gratë e moshës 50 vjeçare dhe meshkujt e moshës 70 vjeçare marrja e tyre është për të paktën 1300 mg në ditë.

Dieta e rekomanduar e marrjes së kalciumit

Grupi Kalcium (marrja e rekomanduar e dietës)
Gratë e moshës 19 deri më 50 vjeç 1000 mg në ditë
Gratë mbi moshën 50 vjeçare 1300 mg në ditë
Meshkujt 19 deri më 70 vjeç 1000 mg në ditë
Meshkujt mbi 70 vjeç 1300 mg në ditë
Ushqimet e bulmetit siç është qumështi, kosi dhe djathi janë burimet më të pasura me kalcium, me një sasi më të vogël të gjetur tek peshku, disa arra, bajame dhe legume.

Vitamina D

Vitamina D luan gjithashtu një rol madhor në ruajtjen e shëndetit të kockave. Vitamina D rrit absorbim-in e kalciumit nga stomaku dhe ndihmon në forcimin e kockave tuaja.