Parrezikshmëria e kremrave për mbrojtjen nga dielli

Jeni pajisur me krem mbrojtës nga dielli? Të gjithë ne e dimë se duhet ta përdorim atë çdo ditë, pavarësisht në bie shi apo shkëlqen dielli për të ulur rrezikun e kancer-it të lëkurës dhe për të ndihmuar të parandalohen shenjat e plakjes së parakohshme.

Por gjetja e një kremi të tillë mund të jetë çoroditëse. Ka lloje të ndryshme dhe me përbërës të ndryshëm dhe etiketat e kremrave për mbrojtjen nga dielli ndryshojnë vazhdimisht.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ju gjithashtu mund të keni dëgjuar paralajmërime nga disa grupe që disa prej përbërësve të kremrave janë të rrezikshëm.

Pra, çfarë duhet të keni parasysh nga të gjithë këto? Çfarë mund të thuhet për rrezikun e kancer-it të lëkurës? Dhe çfarë ka brenda në shishe? Këtu do të gjeni përgjigjet:

Rreziku nga kremrat për mbrojtjen nga dielli

Ju mund të keni dëgjuar që disa prej këtyre kremrave përmbajnë përbërës potencialisht të rrezikshëm, duke përfshirë ata që do të renditen më poshtë:

Palmitati i Retinilit. I rrjedhur nga vitamina A, palmitati i retinil-it iu shtohet disa kremrave për mbrojtjen nga dielli për të ndihmuar të reduktohen shenjat e plakjes. Ai nuk është filtrues i rrezeve ultravjollcë, pra nuk është një përbërës i rëndësishëm i kremrave për mbrojtjen nga dielli. Disa dermatolog ndjejnë që studimet sugjerojnë një lidhje midis palmitatit të retinilit dhe kancerit të lëkurës, në analizat laboratorike me minjtë, gjë që është për t’u shqetësuar.

“Unë nuk do ta përdorja kurrë palmitatin e retinilit. Kur sugjeroj kremra për mbrojtjen nga dielli”, thotë Dr. Debra Jaliman, asistent profesore e dermatologj-isë në Shkollën e Mjekësisë në Malin Sinai.

Disa prodhues të kremrave për mbrojtjen nga dielli po e heqin këtë përbërës nga produktet e tyre dhe vetëm një e treta e të gjithë kremrave e përmbajnë atë.

Ekspert-ë të tjerë e konsiderojnë këtë përbërës të parrezikshëm.

Kremi për mbrojtjen nga dielli dhe rutina juaj e makijazhit

A dëshironi të parandaloni rrudhat dhe kancer-in e lëkurës? Është mirë të përdorni krem për mbrojtjen nga dielli. Por mbulesa duket e shkëlqyeshme dhe e zbardhur, veçanërisht nën makijazh.

Shumë produkte kozmetike ofrojnë një mbrojtje nga dielli që i përgjigjet faktorit të mbrojtjes nga dielli. A është kjo zgjidhja më e mençur për bukurinë tuaj? Dermatolog-ia Dr. Leslie Baumann thotë që nuk duhet t’i jepeni kësaj joshjeje.

“Makijazhi nuk siguron mbrojtje të mjaftueshme”, thotë ajo. “Ju keni nevojë për një bazë dhe 14 herë më shumë pudër që të siguroni faktorin mbrojtës të shkruar në etiketë. Askush nuk e bën këtë gjë”.

Është e mundur që të bashkoni makijazhin dhe kremin për mbrojtjen nga dielli dhe ende të keni një pamje të bukur, por duhet të ndiqni hapat që paraqiten në vijim.

Hapat që duhet të ndiqni për mbrojtjen ndaj diellit pa sakrifikuar makijazhin

Zgjidhni kremin e duhur

Para se të dilni para pasqyrës së banjës, gjeni një krem për mbrojtjen nga dielli që ofron mbrojtje të mjaftueshme. Fondacioni për Kancerin e Lëkurës këshillon që të përdorni një lagështues që përmban një mbrojtës të spektrit të gjerë nga dielli (që do të thotë që i bllokon rrezet ultraviolet) me një klasifikim të faktorit mbrojtës nga dielli të paktën 15. Përbërësit si oksidi i zinkut, avobenzone (Parsol 1789) ose Meroksil, të kombinuar me octocrilene dhe avobenzone funksionojnë më së miri bashkë me makijazhin dhe sigurojnë një spektër të gjerë të mbrojtjes nga dielli.

Udhëzime të ekspertëve:

  •  Baumann thotë që të përdoret një shtresë mbrojtëse nga dielli si Aveeno me një krem mbrojtës kimik për të bllokuar shumicën e rrezeve të diellit.
  • Tina Turnbow, grimiere këshillon përdorimin e një lagështuesi natyral si Pur-lisse me faktorin e mbrojtjes nga dielli 30, që është i lehtë dhe i lëmuar dhe është i mirë për një lëkurë të freskët. Ajo thotë gjithashtu se Arcona Reozone me FMD 20 është pak më i pasuruar.
  • Patti Bell, grimiere, thotë se DDF Matte Finish mbrojtës nga plakja me FMD 30 është pa yndyrë.
Llambat tharëse të salloneve të bukurisë mbartin riskun e kancerit

Një sallon i zakonshëm i manikyrit që ka thonj të sapo lyer nën një llambë tharëse që çliron rreze ultravjollcë lidhet me kancerët e lëkurës.

Por një studim i ri i kohëve të fundit sugjeron që frekuentimi mesatar i sallonit të bukurisë mbart një potencial të vogël kanceroz.

Duke marrë në konsideratë ekspozimin e pakët ndaj rrezeve ultravjollcë me energji të ulët, vizitat e shumta në sallon për të bërë manikyr, mund të duhet të kenë një prag, i cili po të kalohet mund të çojë në dëmtimin e mundshëm të ADN-së, shkruan një ekip për studimin e kancerit në përfundimet e tij në 30 prill në revistën JAMA Dermatologji.

Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Lyndsay Shipp e Departamentit të Dermatologjisë në Universitetin Georgia Regents në Augusta, thonë se studimet e mëparshme mbi përdorimin e llambave tharëse të cilat emetojnë rreze ultravjollcë nuk kanë pasur aq shumë saktësi që të kenë arritur në konkluzione të besueshme.

Në këtë studim, të udhëhequr nga Dr. Shipp, u përdorën matës të teknologjisë së lartë për të matur ekspozimet ndaj dritës ultravjollcë mbi duart e mbajtura në pozicione të ndryshme nën 17 lloje të ndryshme llambash tharëse. Studimi u bë për 16 sallone.

Para së gjithash, kishte “dallime të konsiderueshme” në sasinë e rrezeve ultravjollcë të emetuara nga pajisje të ndryshme dhe sasia e ekspozimit edhe ajo varej nga pozicionimi i pajisjes.

Në total, një seancë e vetme e tharjes së llakut nën njërën prej llambave nuk do ta ekspozonte një person ndaj një sasie të rrezeve ultravjollcë që potencialisht mund të shkaktojë kancer. Madje edhe me ekspozime të shumta risku për fillimin e një kanceri mbetet i vogël.

Por autorët e studimit janë në një mendje me autorët e studimeve të mëparshme se duhen marrë masa parandaluese duke përfshirë përdorimin e maskave mbrojtëse nga dielli ose doreza mbrojtëse nga rrezet ultraviolet për të kufizuar edhe riskun e kancerit, edhe plakjen e parakohshme të lëkurës.

Gjithashtu, dermatologët janë në një mendje që studimi ka ekspozuar një problem me të cilin duhet të merren, se ka pak apo aspak norma për prodhimin e këtyre llambave.