apandesiti

Apendicit-i është inflamacion i apendiksit. Apendiks-i është një qese e shkurtër dhe e ngushtë e zorrëve, që është e mbyllur në një nga fundet. Apendiksi lind nga zorra e trashë.

Në rastin e apendicitit, apendiksi inflamohet, skuqet dhe infektohet. Apendiksi mund të formojë një absces (një koleksion qelb-i) ose madje edhe plasje, duke përhapur infeksionin nëpër zgavrën e barkut dhe duke shkaktuar peritonit (një gjendje shumë e rëndë që përfshin inflamacionin e membranë-s në linjat e brendshme të murit të barkut dhe në organ-et e brendshme).

Apendicit-i prek kryesisht fëmijët e rritur dhe të rinjtë (më shpesh ato të moshës 10–30 vjeç), por ai gjithashtu mund të ndodhë në çfarëdolloj moshe.

Shkaqet

Nuk është gjithmonë e qartë se çfarë e shkakton apendicitin. Ndonjëherë  ai ndjek një bllokim në të hapurën e apendiksit ose një infeksion gastrointestinal.

Simptomat e Apendicitit

Pjesa më e madhe e njerëzve me apendicit do të përjetojnë ngërçe dhe dhimbje barku. Kjo zakonisht fillon në mes të barkut, rreth kërthizës. Në pjesën më të madhe të rasteve, dhimbja zakonisht përkeqësohet, bëhet e vazhdueshme dhe zbret poshtë, në anën e djathtë të poshtme të barkut. Shpesh dhimbja përkeqësohet me lëvizjen–ecjen, lëvizjen në krevat dhe madje edhe me kollën.

Simptomat e tjera përfshijnë:

  • Humbje të urisë;
  • Përzierje;
  • Të vjella;
  • Temperaturë; dhe
  • Kapsllëk ose diarre.

Disa njerëz nuk i përjetojnë këto simptoma tipike të apendicitit. Gratë shtatzëna dhe fëmijët kanë shumë mundësi që ta shpjegojnë dhimbjen në zona të ndryshme të barkut.

Diagnostikimi

Doktori do t’iu pyesë rreth simptomave dhe do t’iu bëjë ekzaminime fizike, duke përfshirë ekzaminimin e barkut.

Njerëzit me apendicit zakonisht përjetojnë ndjeshmëri dhe ankohen për dhimbje, kur presioni është aplikuar në anën e djathtë e të ulët të barkut. Mjekët gjithashtu do të shikojnë për “ndjeshmërinë e reagimit” – dhimbje të mprehta, në pjesën e poshtme e të djathtë të barkut, që ndodhin kur presioni është aplikuar në zonë.

Polipet e zorrëve

Polipi i zorrëve është një mbirritje e indeve nga muri i zorrëve ose zorrës së trashë. Polipe-t mund të ndryshojnë në masë. Ka shumë lloje polipesh të zorrës së trashë, disa nga të cilat nuk bartin potencial për zhvillimin e kancerit dhe disa që e bartin atë.

Polipet e zorrëve mund të jenë të vetme ose të shumëfishta, shumë të vogla në masë, mund të rriten 2 centimetra në diametër ose edhe më të mëdha. Ato janë më të zakonshme në vendet perëndimore.

Adenoma dhe polipi hiperplastik

Dy llojet më të zakonshme të polipeve janë adenoma dhe polipet hiperplastike.

Adenoma kolonike është më e zakonshme në njerëzit më të moshuar. Mjekët besojnë se ato përfaqësojnë një rrezik në rritje të kancerit kolo-rektal, dhe gjithashtu ato besojnë se vetëm një numër i vogël i adenomave mund të zhvillohet në kancer. Polipet hiperplastike nuk zhvillojnë një rrezik për kancerin kolorektal, ato mundet që ndonjëherë të mbajnë adenomë, veçanërisht nëse polipet hiperplastike janë të mëdha.

Çfarë e shkakton polipin e zorrëve?

Shkaku i polipit të zorrëve është i paqartë. Disa dëshmi sugjerojnë që ato mund të jenë të lidhur me faktorë të pashëndetshëm jetese: duhani, të qenit mbipeshë.

Limfoma

Sistemi limfatik është pjesë e sistemit imunitar (sistemi imunitar) dhe përbëhet nga nyjet limfatike (nganjëherë referuar si gjëndra limfatike) që janë të lidhura me qeliza të vogla të njohura si enët limfatike. Shpretka dhe palca e kockave konsiderohen gjithashtu që të jenë pjesë e sistemit limfatik.

Në këtë lloj kancer-i, qelizat në sistemin limfatik të quajtura limfocitet (një lloj i qelizave të bardha të gjaku-t) bëhen abnormale dhe ndahen e rriten në mënyrë të pakontrolluar. Kjo rritje e pakontrolluar çon në zhvillimin e tumor-eve kanceroze në nyja limfatike dhe në pjesët e tjera të sistemit limfatik. Është gjithashtu e mundur për limfomën që të përfshijë organ-et jashtë sistemit limfatik.

Ka 2 lloje kryesore të Limfomë-s: Limfoma Hodgkin dhe Limfoma jo-Hodgkin.

Limfoma Hodgkin

Limfoma Hodgkin (e njohur edhe si sëmundja Hodgkin) tenton të prekë moshat e reja, më së shpeshti ato që janë në fillim të  moshës 30 vjeçare. Edhe pse Limfoma Hodgkin është një sëmundje serioze, shumë njerëz janë shëruar me trajtim pas 5 vitesh; shkalla e mbijetesës është mbi 80%.

Limfoma jo-Hodgkin

Kjo formë e limfomë-s është më e zakonshme se sëmundja Hodgkin. Në fakt, mbi 85% e të gjithë njerëzve me limfomë kanë formën e sëmundjes jo-Hodgkin. Rreziku i zhvillimit të limfomës jo-Hodgkin rritet me moshën, dhe sëmundja është më e zakonshme në njerëzit e moshës mbi 50 vjeç. Ndërsa numri i rasteve të reja të sëmundjeve jo-Hodgkin duket të jetë në rritje me kalimin e kohës, shkalla e mbijetesës është përmirësuar, dhe është aktualisht rreth 55% pas 5 vjetësh.

Cilat janë simptomat?

Simptomat e limfomës Hodgkin dhe jo-Hodgkin janë të ngjashme. Zakonisht simptoma e parë është një ënjtje apo një gjëndër në nyja limfatike. Gjëndra e nyjeve limfatike vihet re më shpesh në qafë, nën sqetull, mbi klavikula, ose në zonën e ijeve. Njerëzit me limfomë mund të përjetojnë ndonjë ose të gjitha simptomat e mëposhtme:

  • Temperaturë;
  • Djersitje, veçanërisht gjatë natës;
  • Zvogëlim të urisë;
  • Humbje të peshës;
  • Kruarje të përgjithshme; dhe
  • Lodhje të vazhdueshme.

Çfarë e shkakton limfomën?

Refluksi tek fëmijët

Shumë njerëz përjetojnë ndjenjë jo të mirë kur kanë atë që njihet si refluks ose urth. Kjo vjen si pasojë e acidit të stomaku-t që ngjitet në ezofag, gjë që ndodh pas zmadhimit të tij të tepërt nga konsumi i ushqimit ose i pijeve. Më pak i njohur është fakti që edhe shumë bebe dhe fëmijë të vegjël e kanë këtë problem. Kjo shpesh shkakton shqetësim tek fëmijët dhe ankth për prindërit e tyre.

Refluksi tek bebet dhe fëmijët

Pas ushqimit, shumë nga bebet kanë të vjella. Nëse fëmija nuk është i shqetësuar dhe nëse fiton peshë kjo mund të konsiderohet normale. Zakonisht fëmijëve “u del” ushqim nga goja. Kjo për shkak të zhvillimit të ngadaltë të valvulave midis pjesës së fundit të ezofagut dhe stomakut. Me kalimin e kohës kjo valvul fillon të funksionojë në mënyrë normale dhe ushqimi qëndron atje ku duhet-në stomak dhe vazhdon në zorrë.

Por tek disa bebe dhe fëmijë të vegjël ky refluks “normal” mund të shkaktojë probleme të mëdha. Bebja mund të mos rritet pasi ushqimi nuk qëndron në sistemin tretës. Acidi i stomakut mund të irritojë ezofagun në atë masë sa të shkaktojë dhimbje. Kjo duket në rast se fëmijët qajnë pasi janë ushqyer dhe kanë dhimbje barku ose kolit. Mund të kenë edhe gjakrrjedhje që mund të shkaktojnë anemi për shkak të deficencës në hekur. Ushqimi i kthyer mbrapsht mund të shkojë në mushkëri duke shkaktuar të kollitura kronike, frymëmarrje me vështirësi dhe pneumoni. Fatmirësisht këto komplikacion-e janë të rralla, por janë potencialisht serioze.

Menaxhimi i refluksit

Ka disa mënyra për t’u marrë me këtë problem.

Në rastet më serioze, kryesisht nëse bebet nuk vazhdojnë të rriten, duhen bërë disa teste. Këto mund të përfshijnë rrezet X, matjen e nivelit të acidit në stomak dhe ndoshta edhe endoskopi-në, në të cilën një tub teleskopik kalohet në stomakun e bebes për të parë se çfarë ndodh atje.

Leuçemia

Pikëpamja, sipas së cilës leuçemia (leukemi) është një sëmundje absolutisht fatale, tashmë është shumë e vjetëruar. Këto 20-30 vitet e fundit kanë sjellë përparime të mëdha në trajtimin e saj. Në lidhje me të gjitha rastet, tani ekziston një jetëgjatësi më e madhe dhe ekzistojnë prova të konsiderueshme për këtë, veçanërisht ndërmjet fëmijëve të prekur, që shërohen nga sëmundja.

Çfarë është leuçemia?

Leuçemia (leukemi) është një sëmundje e pjesëve të trupit që lidhet me gjaku-n. Ajo prek më shumë të rriturit sesa fëmijët dhe më shpesh meshkujt sesa gratë.

Ekzistojnë 3 lloje kryesore të qelizave të gjakut.

  • Qelizat e kuqe që përmbajnë oksigjenin;
  • Qelizat e bardha që ndihmojnë në luftën ndaj infeksionit;
  • Trombocidet që ndihmojnë gjakun që të mpikset.

Në rastin e leuçemisë trupi prodhon shumë qeliza të  bardha, pjesa më e madhe e së cilave janë anormale. Kjo rezulton në:

  • Infeksione, sepse qelizat e bardha anormal-e nuk mund të bëjnë punën e tyre të zakonshme në mënyrën e duhur.
  • Anemi-a (qelizat e bardha përmbysin sistemin, duke reduktuar numrin e qelizave të kuqe); dhe
  • Gjakderdhje (pasi me qelizat e kuqe, prodhimi i trombocideve bie).

Llojet e leuçemisë

Leuçemia vjen në dy forma kryesore: akute dhe kronike.

Leuçemia akute shfaqet papritur dhe zhvillohet në mënyrë të shpejtë. Ajo gjithashtu shfaqet në dy forma: leuçemia akute limfocistike (limfoblastik-e) e cila është më e zakonshme në fëmijëri, veçanërisht në moshat ndërmjet 12 muajsh dhe 4 vjeç: dhe leuçemia akute miloide që ndodh më shumë tek të rriturit. Përpara se trajtimi të ishte i mundur, 90% e rasteve akute (pjesa më e madhe e tyre ishin fëmijë) do të vdisnin brenda një viti. Në ditët e sotme, 80% e njerëzve me leuceminë akute limfocistike kurohen.

Simptomat kryesore janë lodhja, zbehtësia, tendenca për mavijosje dhe ndjeshmëria e lartë ndaj infeksioneve.

Ulcera peptike

Rreth një në 10 njerëz do të zhvillojnë ulçerë-n peptik-e në një moment të caktuar të jetës së tyre, dhe pjesa më e madhe e tyre nuk do të kenë njohuri rreth kësaj.

Çfarë e shkakton ulçerën peptike?

Ulçera është dëmtim i mureve të stomakut, si tek ulçera gastrike, ose në pjesën e sipërme të zorrëve. Ajo është shkaktuar nga një sërë faktorësh, duke përfshirë përdorimin e aspirinave ose ilaçeve të tjera anti-inflamatore, duhanin, alkool-in dhe stresin. Ndonjëherë, shumë acid prodhohet nga stomaku si pjesë e procesit të tretje-s.

ulcera

Shumë kërkime kanë treguar se shumë njerëz me ulçer kanë një infeksion në stomak nga një bakter i quajtur helikobakter pilori, që është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e ulçerës peptike.

Cilat janë simptomat e një ulçere?

Simptomat e zakonshme të një ulçere janë dhimbja në pjesën e sipërme të barkut. Shpesh është si një ndjenjë thike ose djegie, që kalon në pjesën e shpinës. Kjo dhimbje zakonisht ndodh kur stomaku është bosh (disa orë pas ushqimit) dhe zakonisht të ngre nga gjumi në orën 2 ose 3 të mëngjesit. Dhimbja shpesh lirohet nëpërmjet të ngrënit.

Probleme më serioze ndodhin kur ulçera pëson gjakderdhje. Kjo mund të tregohet nga fakti nëse villni gjak ose jo dhe shfaqet nëpërmjet lëvizjes së zorrëve. Në të tilla raste shpeshherë kërkohet kirurgji-a.

Si është diagnostikuar ulçera peptike?

Ulçera diagnostikohet nëpërmjet rrezeve X dhe më zakonisht nëpërmjet endoskopi-së, ku një tub fleksibël teleskopi kalohet në stomak duke lejuar mjekun për të parë se çfarë është duke ndodhur dhe për të marrë nëse është e nevojshme mostra.

Cili është trajtimi për ulçerën peptike?

Spondiloartropatitë

Çfarë janë spondiloartropatitë?

Spondil-artropati-të janë një familje sëmundjesh kronike të nyjeve. Këto sëmundje shfaqën tek fëmijët dhe të rriturit. Ato përfshijnë spondilit-in ankilos, sindromën Reiter (artritin reaktiv), artritin psoriatik dhe probleme të nyjeve të lidhura me sëmundjen inflamatore të fshikëzës së urinës (artriti enteropatik). Spondiloartropatitë ndonjëherë quhen spondiloartrit.

Megjithëse të gjithë spondiloartropatitët kanë simptoma dhe rezultate të ndryshme, ato janë të ngjashme në atë që të gjitha:

  • Zakonisht përfshijnë gjithçka midis pjesës së poshtme të shpinës dhe pelvisi-t (nyjes sakroiliak-e).
  • Prekin zonat rreth nyjeve ku ligament-et dhe tendinat (tendinë) i bashkohen kockës, si në gjunjë, këmbë dhe ije.

Është e rëndësishme të pranohet se spondiloartropatitë janë të ndryshme nga artriti reumatoid tek të rriturit dhe nga artriti idiopatik juvenil tek fëmijët.

Çfarë i shkakton spondiloartropatitë?

Ekspert-ët nuk e dinë se çfarë i shkakton spondiloartropatitë. Prania e një geni të veçantë, HLA-B27, shoqërohet shpesh me atë që njihet si spondiliti ankilozues. Spondiloartropatitë ka më shumë të ngjarë që të ndodhin në familje më shumë se sa format e tjera të sëmundjes reumatik-e, siç është lupus eritematoz apo artrit reumatoid.

Cilat janë simptomat?

Spondiloartropatitë shpesh shkaktojnë:

  • Dhimbje të pjesës së poshtme të shpinës që mund të përhapet në mollaqe;
  • Ngurtësim të mëngjesit, veçanërisht në shpinë e në qafë, që përmirësohet gjatë ditës ose pas një ushtrimi fizik;
  • Lodhje.

Megjithëse të gjithë spondiloartropatitë japin si rezultat dhimbje të nyjeve, secila nda llojet ka edhe simptoma specifike.

Gurët në veshka

kidney

Gurët në veshka janë masa të forta kristalinash me forma dhe përmasa të ndryshme që formohen brenda sipërfaqes së veshkave. Ato zakonisht janë të përbëra nga kalcium-i, fosfati dhe acidi urik (urik acidi) dhe ndryshojnë në përmasa nga 2 mm deri në 12 mm.

Si formohen ato?

Gurët në veshka formojnë substanca të caktuara në urinën e një personi që bëhen shumë të përqendruara. Kjo rezulton në mineralet dhe në substancat e tjera në urinën e tyre duke u kristalizuar mbi sipërfaqet e brendshme të veshkave. Kristalet mund të kombinohen për të formuar gurë të fortë. Normalisht, urina përmban substanca kimike që pengojnë formimin e kristale-ve.

Simptomat e gurëve në veshka

Ju mund të keni gurë në veshka dhe të mos dini që i keni ato. Pjesa më e madhe e gurëve të vegjël të veshkave kalojnë nëpërmjet ureter-it (tubat që lidhin veshkat me fshikëzën) në fshikëz pa shkaktuar probleme. Megjithatë, nëse ju kaloni një gur të madh veshkash, ju do të viheni në dijeni për këtë, pasi ju do të keni dhimbje, madje shpesh dhimbje torturuese.

Simptoma të tjera të gurëve në veshka janë:

  • Gjak në urinë;
  • Përzierje dhe të vjella;
  • Një nevojë urgjente për të shkuar për të urinuar;
  • Të ngjethura dhe ethe; dhe
  • Kalimi i gurëve të vegjël në urinë.

Kur guri fillon të lëvizë në traktin urinar, personi do të përjetojë “kolikë renale”, që është një dhimbje e vazhdueshme në shpinë, nën brinjët. Dhimbja zakonisht shkon deri poshtë nën ije – dhe në testikujt e meshkujve.

Faktorët rrezikues

Meshkujt kanë tendencë që të marrin gurët në veshka 3 herë më shpesh sesa gratë. Incidenca për të paturit e gurëve në veshka është midis moshës 20 deri 40 vjeçare, por njerëzit e çdo moshe mund të ndikohen.

Njerëzit të cilët kanë pasur infeksione të përsëritura të urinës dhe njerëzit të cilët kanë një histori familjare të gurëve në veshka janë më të ndjeshëm për zhvillimin e tyre, siç janë edhe njerëzit me cermë.

Parandalimi i gurëve

Kanceri i mushkërive: Trajtimi

Zgjedhja e trajtimit nga ana juaj varet nga faza në të cilën është kanceri, gjendja juaj e përgjithshme shëndetësore dhe kapaciteti i frymëmarrjes, si edhe nga dëshirat tuaja.

  • Kanceri i mushkërive i qelizave jo të vogla mund të trajtohet me anë të kirurgjisë, radioterapisë ose kemioterapisë.
  • Kanceri i mushkërive i qelizave të vogla zakonisht trajtohet me anë të kemioterapisë. Disa persona me kancer në njërën mushkëri (sëmundje e kufizuar) do t’i nënshtrohen radioterapisë në kraharor dhe në tru (të quajtur radioterapi parandaluese ose profilaktike). Meqenëse ai përhapet qysh herët, kirurgji-a nuk përdoret shpesh për këtë lloj të kancerit.
  • Mesothelioma është rrallëherë e mundur të largohet me anë të ndërhyrjes kirurgjik-ale. Megjithatë, personat zakonisht kanë lloje të tjera trajtimi, si kemioterapinë ose thoracentesis për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes apo për të ndihmuar të menaxhohen simptomat.

Studimet tregojnë që lënia e duhanit do të përmirësojë shanset tuaja për të reaguar ndaj trajtimit. Në qoftë se ju tymosni duhan, ekipi mjekësor ka mundësi t’ju kërkojë lënien e duhanit para se të bëni një operacion.

Kirurgjia

Heqja me anë të një ndërhyrje kirurgjikale e një tumor-i ofron shansin më të mirë të një kurim-i për pacientët që kanë një fazë të hershme të kancerit. Ekipi mjekësor do të shikojë nëse kanceri është përhapur përtej mushkërive apo jo, gjendjen tuaj të përgjithshme dhe kapacitetin e frymëmarrjes. Ata do të vlerësojnë nëse ndërhyrja përbën një alternativë për ju.

Llojet e kirurgjisë së mushkërive

Ekzistojnë disa lloje të kirurgjisë së mushkërive.

  • Prerje: Hiqet vetëm një pjesë e mushkërisë dhe jo një lob;
  • Lobektomi: Hiqet një lob i mushkërisë;
  • Pneumoktomi: Hiqet një mushkëri e tërë.

Në qoftë se kanceri është përhapur ose në qoftë se ju keni mesotelioma në abdomen-in tuaj, ju mund t’i nënshtroheni një lloji tjetër kirurgjie.

Pas një operacioni

Alternativa të trajtimit të kancerit të lëkurës

Diskutimi i kancerit të lëkurës, zakonisht bëhet për melanomat (deri tani forma më e rrezikshme) dhe për kancerin e lëkurës që nuk është melanomë.

Trajtimi i këtij lloji të dytë të kancerit të lëkurës ka një shkallë të lartë suksesi, me kushtin që kanceri të jetë diagnostikuar në fazën e hershme të tij.

Nëse ju keni një histori të kësaj sëmundje, atëherë duhet të bëni kontrolle të rregullta të zonave të lëkurës të trajtuara më parë si edhe në zona të tjera të ndjeshme ndaj kancerit të lëkurës.

Diagnostikimi i kancerit të lëkurës

Mjeku juaj do të shikojë një plagë të dyshimtë (ose një njollë në lëkurë) dhe të ekzaminoj nyja limfatike pranë saj. Nëse dyshon se mund të keni një kancer të lëkurës, do të sugjerojë një biopsi për të konfirmuar diagnozë-n. Kjo është një procedurë e shpejtë dhe relativisht e thjeshtë, e cila kryhet me anestezi lokale. Mund të jetë një biopsi e një grumbulli indesh me anën e së cilës mblidhet një pjesë e vogël e lëkurës ose një biopsi me prerje, në të cilën hiqet e gjithë zona e dyshuar.

Po ashtu, ju duhet t’u nënshtroheni testimeve suplementare, si biopsisë së nyjeve limfatike, e cila tregon nëse kanceri është i përhapur.

Trajtimi

Gjatë planifikimit të trajtimit, mjeku juaj do të marrë parasysh një numër faktorësh, duke përfshirë:

• Llojin dhe madhësinë e kancerit;

• Vendndodhjen; dhe

• Nëse kanceri është përhapur në pjesë të tjera të trupit.

Kur mjeku ka mësuar se në çfarë faze ka përparuar kanceri, ai mund të vendosë për llojin e trajtimit që kërkohet në këtë rast. Shpesh trajtimi përfshin disa lloj procedura kirurgjik-ale ose radioterapi.

Llojet e trajtimit për formën jo melanomë të kancerit të lëkurës

Kirurgjia

Kur merret një biopsi, shpesh largohet tërë zona ku është shfaqur kanceri lëkurës. Në këtë rast kjo është procedura e nevojshme e trajtimit. Por në disa raste, në qoftë se kanceri i lëkurës është i madh apo i përhapur, mund të nevojitet që të hiqet një sasi e madhe e lëkurës dhe mund të duhet lëkurë tjetër për ta mbuluar zonën.

Operacioni Moh