Komplikimet gjatë lindjes

Një shtatzëni e cila ka përparuar pa ndonjë vështirësi të dukshme ende mund të t’ju hapë rrugën ndërlikimeve gjatë lindjes. Këtu janë disa nga shqetësimet më të zakonshme:

Mungesa e përparimit (proces i zgjatur i lindjes)

Një përqindje e vogël e grave, në më të shumtën e rasteve, ato që do të bëhen nëna për herë të parë, mund të përjetojnë një lindje që zgjat shumë. Në këtë situatë edhe nëna edhe foshnja janë të rrezikuar nga disa ndërlikime duke përfshirë edhe infeksionet.

Paraqitje jo normale

Paraqitja i referohet pozicionit që fetus-i merr ndërsa trupi juaj përgatitet për të lindur dhe mund të jetë ose me kokën poshtë, ose me të ndenjurat poshtë. Në javët para ditës së caktuar të lindjes, fetusi zakonisht bie më poshtë në mitër. Pozicioni më i mirë për të lindur është kur foshnja pozicionohet me kokën poshtë, me fytyrë nga shpina e nënës me mjekrën të mbështetur në gjoksin e tij dhe pjesën e pasme të kokës të gatshme për të hyrë në pelvis. Në këtë mënyrë pjesa më pak e mundshme e kokës së foshnjës çan rrugën nëpër qafën e mitrës nëpër kanalin e lindjes.

Meqenëse koka është pjesa më e madhe dhe më pak elastike e foshnjës, më e mira për të është të hapë rrugën për në kanalin e lindjes. Në këtë mënyrë ka pak rrezik që trupi ta shtyjë dhe koka të bëhet e varur. Në disproporcion-in cefalo-pelvik koka e foshnjës shpesh është shumë e madhe për të kaluar në pelvisi-n e nënës, qoftë për shkak të dimensioneve të tyre relative ose për shkak të pozicionimit jo të mirë të fetusit.

Disa herë foshnja nuk është i kthyer drejt shpinës së nënës por drejt barkut. Kjo rrit shanset për një lindje të dhimbshme, të zgjatur dhe që e gërvisht kanalin e lindjes. Në pozicionimin e keq, koka e foshnjës është pozicionuar me ballin, majën e kokës ose fytyrën në hyrje të kanalit të lindjes.

Foshnja juaj po bëhet më i mirë në lokalizimin e objekteve shumë të vegjël dhe në ndjekjen e tyre në lëvizje. Në këtë pikë, ajo mund të jetë e aftë ta njohë një objekt pasi të shohë një pjesë të tij, si p.sh. një pjesë të lodrës së saj të preferuar që del jashtë nga poshtë batanijes. Kjo do të jetë bazë për lodrat kukafshehthi që ju do të luani me të në muajt e ardhshëm. Gjithashtu, ajo mund të ndjekë një objekt që është jashtë sferës së saj të shikimit.

Ju mund të vini re që ajo do të arrijë një bllok (apo një objekt tjetër) në tryezë në qoftë se e mbani afër dhe në qoftë se ka arritur një, mund të tentojë për të kapur një të dytë.

Marrja e një dadoje

Fillimi i punës së një dadoje është një vendim i rëndësishëm. Ndoshta pjesa më e vështirë është gjetja dhe zgjedhja e dikujt që ju pëlqeni dhe kini besim. Pyetja e miqve, fqinjëve dhe prindërve të tjerë të rinj për referenca është një goxha rrugë për të lokalizuar kandidatët.

Një alternativë tjetër është të këmbeni kohën e kujdesit për foshnjën me një prind apo një çift tjetër që kujdeset për fëmijët.

Ka një numër faktorësh të rëndësishëm për t’u marrë në konsideratë kur zgjidhni një dado, duke përfshirë moshën, përvojën, njohjen e karakteristikave të fëmijëve dhe ndihmën e parë. Kërkimi për referenca është një fillim i mirë, siç është dhe një intervistë e hollësishme për t’ju ndihmuar ju që të mësoni mbi karakterin e dados, personalitetin dhe kualifikimet.

Gjithashtu, ndiqeni dadon në bashkëveprimin me foshnjë tuaj. Një adoleshent mund të jetë tepër i ri në moshë për ta lënë vetëm me foshnjën, ai mund të punësohet si ndihmës, si dikush që mund ta ruajë foshnjën ndërsa ju punoni nëpër shtëpi.